Pse kemi nevojë për insektet?

Arfenilla

Themelues i Forumit

bleta.jpg

Insektet luajnë rol jetësor në jetën tonë të përditshme. Në fakt, 30 për qind e ushqimeve që konsumojmë varen nga pjalmimi i bletëve, shumica e të cilave janë të egra. Pjalmimi është vetëm një nga punët e dobishme që kryejnë insektet. Insektet e mbajnë tokën të pastër nëpërmjet një sistemi të efektshëm riciklimi, pasi ato ripërpunojnë bimët dhe kafshët e ngordhura. Kështu, toka pasurohet dhe lëndët ushqyese që çlirohen, ndihmojnë në procesin e zhvillimit të gjallesave. Mungesa e insekteve ndihet jashtëzakonisht kur puna e tyre nuk bëhet. Një shembull i qartë është Australia, e cila është habitati i miliona gjedhëve. Kopetë jashtëqitin kudo. Përveçse një pamje e pakëndshme, plehu i kafshëve favorizon shumimin e mizës së gëmushave, e cila përhap sëmundje epidemike si te njerëzit, ashtu edhe te gjedhët. Për të ekuilibruar gjendjen dhe për të zgjidhur problemin, autoritetet importuan brumbuj plehu nga Evropa dhe nga Afrika.
Burimi Al
 
Titulli: Pse kemi nevojë për insektet?

Gjallesat në tokë
20140401185927359270.jpg

Therrimet e tokës përbëhen nga substancat humike dhe grimcat minerale nga jashtqitja e gjallesave të tokës, nga kolonit bakteriale, fijet këpurdhërore, qimet rrënjore dhe nga mbetjet e tyre të lidhura form sungjeri (shuze) me strukturë poroze.

Në grupin e gjallesave toksore janë krimbat e tokës, kërcyllët, krimbat shumëkëmbëzor, shapinët, breshkat etj.. te cilat ndihmojnë thermimin e tokës. Substancat organike dhe materjet ushqyese përbëjnë një struktur të përhershme humusore apo therrimet e tokës me ndikimin mjedisor mbajnë një strukturë të qëndrueshme në përpunimin e tokës.
20140401184936460.png



Krimbi shumkëmbësh është grabitqare dhe jeton nga insektet tjera të tokës. Jashtqitjet e tij, ndihmojnë shkrifterimin e tokës dhe pasurimin e saj me materje ushqyese.

20140401185051249.png


Kercyllët ushqehen me substanca te vdekura organike, veqanarisht shum medeshirë ushqehen me fijet këpurdhërore. Jan shum te rendësishme për pasqyrimin e humusit, sepse bëjnë infuzionin e mbetjeve bimore me mikroorganizma. Kercejtë ndihmojnë në lirimin e tokës. Madhësija e tij është 1 – 6 mm.

20140401185355755.png


Skrraja biron tokën dhe krijon nje sistem kanali tokësor. Ushqehet me mbeturinat e bimëve dhe me mikroorganizma duke perfshirë ketu edhe dheun. Në zorrët e tij, aj përzien argjilen me komplekse humusi te cilat ato si fekalje i rikthen prap ne tokë.

Skrrajat ndikojnë në perpunimin dhe shkriftësinë e tokës (Thermimin e saj)

Skrraja është organizëm i rëndësishëm i tokës me efekte pozitive, veçanarisht për strukturën e thermuar (shkriftë) të tokës. Ndikimi i tij eshte i mash në mbajtjen e tokës në gjendje te shkrift dhe ndikon shum në përmirsimin e saj. Formimi dhe mirëmbajtja e tokave vreshtare në gjendje të shëndoshë është e lidhur ngusht me promovimin dhe populacionin e skrrajave aktive. Aristoteli ishte nga të paret qe verejti ndikimin pozitiv te skrrajave ne perpunimin e tokes prodhuese te te mirave materjale per njeriun.

Egzistojnë rreth 40 lloje të skrrajave. Në bujqësi njihen 4 deri 10 sosh relevante. Sipas thellsisë së tokës ku jetojnë ato, ndahen në tri lloje, klasifikimi i përafërt sipas thellësisë ku ato ndodhen dhe kanë veti të ndryshme varësisht hapsirës ku ato jetojnë. Skrrajat Epigeiale (qe jetojnë menjëhere nen siperfaqen e tokës), Endogeike (që jetijnë në „trupin“ e mesem te pedosferës në tokë) dhe llojet e diferencuara vertikalisht në thellësinë e pedosferës së tokës. Më të përhapurat dhe më këtë me të domethense janë skrrajat Lumbricus terrestris (teashtuqujturat skrrajat e shurdhta), ju takojnë llojeve te Lumbricidëve vertikalisht të thella dhe jetojnë deri 2,5 m thellësi.

Në tokat kompakte jo poroze, rrënjët e bimëve rritën kryesisht nëpër vrimat e hapura te krimbave të tokës (skrrajave). 90 % të rrënjëve preferojnë këto kanale sepse ato në tokat e dendura gjejnë rritje dhe ushqim si dhe lagështinë e favorshme te krijuar nga jashtqitja (fekaliet e skrrajave).

Njeriu si faktor ç`rregullues i gjallesave të tokës

Faktori ç`rregullues i gjallesave të tokës është shpesh vete njeriu me nderhyrjet e tij dëmtuese. Këtu, luajnë plehrat minerale nje rrol vendimtar, pasi ato ulin vlerën e pH në tokë. Shum mikroorganizma, duke përfshirë edhe skrrajen, janë shum të ndieshme ndaj ndryshimit në ekuilibrin midis jonëve të Hidrogjenit dhe përmbajtjes gelqerore. Gjithashtu dhe pesticidet sjellin probleme në dëmtimin e gjallesave tokësore me që ato janه të ndieshme gjithashtu dhe nga hidrokarburet e klorizuara dhe nga lidhjet e fosforit reagojne negativisht. Parasegjithas herbicidet kanë një reagim toksik (helmues) në një populacion te skrrajave. Metalet e rënda gjithashtu si që janë plumbi, zingu, hekuri, kobalti, bakri, nikeli, dhe merkuri rëndojnë jetën e tyre me që ndikojnë në transportin e jonëve në indet gjëndrore dhe mbulimuin e tyre. Bakri, përveq zingut ka një efekt frenues mbi shkëmbimin e kalciumit në indet e gjëndrave të lëkurës së skrrajave. Krimbat patjetër duhet ti mbahen ekuilibrit Acid – Bazë, kalciumi prap duhet të menjanohet nga gjaku….!

Përpunimi i tokes në vreshta nuk luan ndonjë rrol në dëmtimin e gjallesave pozitive

Nuk kan asnjë ndikim të konsiderueshem nga paisjet mekanizuese dhe koha e përpunimit të tokës në vreshta në populacionin e përcaktuar te skrrajave. Klima duket të ketë një ndikim shum më të rëndësishëm në numrin e individëve që hasen në tokë. Kështu gjat muajve të ngrohta në pranverë debuhen sasi të ulta të skrrajave. Gjithashtu dhe pesha e përgjithshme e tyre është dukshëm më e ultë sepse edhe thatësija është më e madhe. Problami gjithashtu raporton në një rritje të llojeve të skrrajave Endogeike (më të thella në pedosferen e tokës, atje ku permbajtja e lagështisë është më e theksuar). Në tetor, në temperatura shum të ulta përqindja më e madhe e skrrajave epigeale (siperfaqsore) jan reduktuar dhe jan futur ne thellesi të tokës. Një reduktim i përpunimit të tokave me paisje të rënda edhe ashtu duhet të reduktohet me që ka ndikim pozitiv në rritjen e numrit të skrrajave. Përmes përpunimit të tokës, gjallesat sipërfaqsore mund të jenë të rresikuara…!
20140401185713548.png


A B

A) Shumkëmbëshi jeton gjithashtu në thellësi të pedosferës toksore. Ushqehet me mbeturinat e forta të rrenjëve dhe ato i përzien me dheun. Në zorrët e tij bënë infuzionin e ushqimit të vetë me sporet nga mikrooraganizmat dhe pasqyron materje humusore. Jeton shum mirë edhe në viset me kushte të thata, me klima aride.

B) Gjurmuesi i dheut: rreth 5 cm i gjatë; është gjallesë grabitqare dhe jeton nga gjallesat tjera të tokës.
 
Titulli: Pse kemi nevojë për insektet?

Flutura
flutura.jpg
Flutura. Gjatë zhvillimit të tyre, fluturat pësojnë një metamorfozë që nga vezët e më pas, ku kalon tre faza shumë të ndryshme: larva, fazë në të cilën flutura është akoma vemje, krisalida, vemja mbyllet në një fshikëz ku shndërrohet në flutur, në fund faza kur insekti bëhet i rritur dhe metamorfoza përfundon: është bërë një flutur dhe fluturon. Fluturon me të bukurën, për të bukurën dhe shuhet si një flutur, duke lënë pas ardhësit e tjerë.

AV

Vezët shpesh depozitohen mbi lule që mund të shërbejnë për ushqimin e larvave kur këto do të dalin nga veza. Nga veza del jashtë një larvë me shumë këmbë: vemja e fluturës. Ajo kalon një fazë rritjeje përpara se të bëhet një krisalide, për këtë, larva gjatë kësaj faze pëson një numër ndryshimesh lëkure. Me të mbaruar rritja, vemja e fluturës kërkon një vend ku mund të thurë fshikëzën, brenda së cilës do të transformohet në krisalide, këtu do të përfundojë metamorfoza dhe nga fshikëza do të dalë një insekt i rritur, flutura. Flutura e rritur, fluturon larg për t’u ushqyer dhe për t’u çiftëzuar, cikli biologjik pra kthehet të përsëritet edhe shumë herë. Mashkull, për të tërhequr femrat, kanë ngjyra të shkëlqyera falë pigmenteve mbi luspat e krahëve. Ndërsa femrat janë më të mëdha dhe paraqesin ngjyra më pak të pashme që i maskojnë dhe fshehin nga shikimi i grabitqarëve. Fluturat për të jetuar, thithin nektarin e luleve falë gojës së tyre në formë tubi. Gjatë fluturimit aparati thithës përkulet si një spirale nën kokë. Organizmi i fluturave mund të konsiderohet një sistem i gjallë, sepse është i përbërë nga një tërësi elementësh (aparati i gojës që lejon të ushqyerit dhe pra rritjen, krahë dhe këmbë që lejojnë lëvizjen, aparati gjenital që lejon të riprodhohet) që ndërveprojnë midis tyre dhe bëjnë të mundur funksionimin e organizmit dhe pra jetën e insektit. Përveç kësaj, ky sistem nuk është i izoluar, por i hapur, sepse shkëmben materie dhe energji me ambientin e jashtëm; në fakt është falë ushqimit që insekti gëlltit dhe falë energjisë që merr nga dielli që insekti ndërvepron më ambientin e jashtëm, pra jeton. Fluturat nuk kanë një temperaturë trupi të tyren, pra në mëngjes për të fluturuar duhet të ngrohin muskulaturën e tyre duke thithur rrezet e diellit dhe duke u ulur mbi lulet, fluturat lejojnë pllenimin e luleve, pra jetën e tyre.
 

Attachments

  • flutura.jpg
    flutura.jpg
    182.9 KB · Shikime: 0
  • flutura.jpg
    flutura.jpg
    182.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top