Pse është vështirë të jesh shkrimtare, femër, në Shqipëri dhe Kosovë?

AnGeLiC

VIP
V.I.P
14725469_10210966284295516_3410575453193134880_n-1.jpg

Nga Entela Kasi

Z. Hans – Joachim Lanksch bëri një pyetje – A është vështirë të jesh shkrimtare, femër, në Shqipëri dhe Kosovë?


Burrat e arenës së katundit tonë i hanë gratë. Kur nuk munden i shndërrojnë në ngrënëse. Në këtë rast nuk e kam fjalën për burrat e fshatit tim, as për tim atë, as për tim vëlla e as për burrin tim. E kam fjalën për eunukët e sulltanatit, për ata që vdesin të jenë shërbëtorë të ndonjë komandanti apo pashai. Janë interesantë pasi kanë një disiplinë ushtarake, e si të tillë kanë grada. Gëzohen të jenë mercenarë. Kjo u jep kënaqësi.
Kanë gjuhë të egër, të helmët, të pisët. Kur u ikën truri të fyejnë nga nëna, nga ati, nga fëmijët, madje të tregojnë ndonjë organ biologjik se ku duhet të fusësh edhe pasardhësit, madje krejt fshatin apo qytetin tënd të origjinës. Kjo sepse janë të çuditshëm dhe fantastikë njëkohësisht!
Pastaj të rrëfejnë histori me kurtizane, të mbajnë leksione për rolin e femrave në historinë e qytetërimit antik. Këtë e kanë prej studimeve të shumta. Ndonjëri prej tyre, më i miri i mundshëm, fjalën ‘zonjë’ e zëvendëson me ‘zonjëz’. Akt ‘kalorësiak’ prej zotërie!
Burra letrash këta, me thinja në kokë! U ka shkuar mendja se janë mullinj ere që mund të prodhojnë energji dhe dritë!
Kujtesa e tyre mbart gjëma. ثshtë e errët. Këtu në Shqipëri, në diktaturë vranë gruan e bukur, shkencëtaren Sabiha Kasimati. E syrgjynosën në burg e internim Musine Kokalarin. PEN në Gjermani organizoi një mbrëmje poetike në nderim të saj, në Berlin. Shkrimtarët nga bota lexuan poezinë ‘ Këpucët’…
Diktatura pati shërbëtorë z. Lanksch! Piramidat bazamentin nuk e kanë në qiell, por në tokë. Shtresat e saj, pra shtresat shoqërore nën kulm, sidomos ajo e midisit, duartrokiste fort dikur. Ajo shoqëri intelektuale jo vetëm heshti por u përlye me lozhat e krimit.
E ç’është më fantastikja na shfaqen si prijës të lirisë, të humanizmit nga hollet e politikës. Na mbajnë leksione për lirinë, për vlerat e saj, ndërsa ëndërrojnë të jenë murgjër të letërsisë, kur kanë anatemuar si armik dikur, edhe At Gjergj Fishtën.
Nuk di ç’të them tjetër për të keqen e madhe që u përhap si ‘vezët e gjarprit’ në këtë vend, Shqipëri.
Për mua personalisht është tepër e thjeshtë! Nuk ka nevojë të mbyllem në kullë për të thërritur muzat, e as për tu ngjitur në ndonjë qiellgërvishtës për të parë nga lart. Personazhet i kam sall para syve.
Im atë falë Zotit, është një zotëri i vërtetë. Ka një shtëpi të bukur në kodrën që të drejton kah mali i Moravës, në luginën e lumit Devoll. Nëna ime, e cila ka një kujtesë plot libra e ngjarje të para-ardhësve të saj është gruaja më e bukur që kam njohur në jetën time. A e dini pse? Sepse nuk është kukull!
E rritur me gra të bukura, gra tipike të Mesdheut, me gra të forta që koha nuk mundi ti zhbënte e as ti deformonte, mësova dhe unë shumëçka….por ja që më ndodh që këta eunukët e letrave të mykura shpëlarë-trush të vendit tim, të mi fyejnë këto gratë e bukura të shtëpisë time, e të ma thonë ashtu siç ta thonë nga duhma e urrejtjes se duhet të shkoj e të futem në barkun e tyre!
Këta z. Lanksch nuk janë politikanët, por të sëmurët psikikë të çmendinës së arenës së burrave të vendit tim. Me thinja në kokë janë këta, shkrues letrash, që për pak famë i përulen në gjunjë sulltanit!
Do të doja t’ju përgjigjem më gjatë, por më duhet të udhëtoj drejt shtëpisë së prindërve, të takohem më nënën dhe atin, pasi gjithmonë para se të marr avionin për të shkuar në qytetet e botës për të lexuar poezitë e mia apo për ndonjë aktivitet letërsie, bëj të njëjtën gjë. Ndaloj atje për të folur ma ata të dy që më krijuan njeri…

Për fat asnjëri prej prindërve të mi nuk ka facebook, si ata moshatarët e tyre, e këta të fundit, studiues me thinja në kokë, kur kthehem në Shqipëri, sapo avioni ulet në aeroportin Nëna Terezë, lëshohen me gjuhë të helmët në inbox, email, telefon, me fjalët më të ndyra të gjuhës shqipe, duke më treguar se si duhet të futem andej nga kam dalë në barkun e nënës dhe ashtin a atit tim….

Ndryshimet e klimës u kanë dëmtuar arsyen.

Stinë e keqe. Mot i vranët!

Dritare net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top