Pse dashuria e parë?

Kresha

A pretty face can never trick me
Dashuria, ndjenjat dhe marrëdhëniet e ngrohta mes çiftit bëjnë që çdo vështirësi të lehtësohet. Këtu përfshihen ndjenjat e sakrificës dhe prej saj rrjedhin burimet e pashtershme të kontributit njerëzor.



Nga: Sabina Tufa

Më pëlqen ajo që thuhet, por realiteti ndryshon shumë. Ka bashkëshortë që me kalimin e kohës nuk ndiejnë më ato ndjenja që kishim kundrejt njëri-tjetrit. Midis tyre shumë herë shfaqet mendimi dyshues për forcën e dashurisë. Ky është realiteti ynë, me të jetojmë çdo ditë. Këto fjalët ndoshta mund të jenë përsëritur me dhjetëra herë nga burra apo nga gra të tjerë dhe të heshturit janë me mijëra. Secili ka ndrydhur brenda tij dhembjen dhe keqardhjen për një ëndërr bashkëshortore e cila kaloi shumë shpejt.

Ata e kthyen dashurinë në një vepër që praktikohet. Kërkoni së bashku vendet dhe nxitësit që ju rinovojnë dashurinë mes jush. Të mos e lini lidhjen tuaj e t'ia dorëzoni vdekjes.

Pyete veten. Pse kam filluar të ndiej humbjen e dashurisë? Pse ndjenjat e mia nuk janë si më parë? Si udhëtoi dashuria në fund të ndjenjave, kur ajo zinte vendin e parë? Kush e ushqente këtë ndjenjë?

ثshtë e vërtetë, kur punët ishin të pakta, ashtu ishin edhe përgjegjësitë. Vështirësitë e pakta bënin që marrëdhëniet të ishin të forta. Kjo marrëdhënie s'duhet të qëndrojë në kufij të caktuar apo brenda disa transformimesh të kufizuara. Koha ndryshon, me të ndryshojnë edhe kërkesat e jetës, me të zgjerohet dhe ndërlikohet natyra e marrëdhënieve bashkëshortore. E tërë kjo kërkon harmonizim dhe ambjentim, që të mund të arrihet suksesi, të mund të kalohen vështirësitë, pa arritur që ndonjëri të zhgënjehet nga tjetri apo t'i hidhen akuza palës tjetër se është burimi i tërë të këqijave dhe disfatave.

Më pëlqen vigjilenca dhe hulumtimi i disa bashkëshortëve ndaj natyrës dhe formës së marrëdhënieve mes tyre. Do të ishte mirë që kjo vigjilencë të jetë stil jetese dhe të praktikohet tek bashkëshortët, e jo vetëm për një pjesë.

Bashkëshortët duhet të duan njëri-thetrin. Ata duhet të gjejnë mënyrat për komunikim. Gjetja e mënyrave për rinovimin e kësaj dashurie është si ushqimi për njeriun, që nuk e lë të vdesë.

Ashtu si bima ka nevojë për ushqim, përkujdesje dhe interesim, ashtu edhe dashuria ka nevojë për kushte të tilla.

Ushqimi apo uji i pakët do ta thajë atë, derisa të mbetet një degë e thatë, pa jetë. اdo martesë, madje edhe ato më të lumturat kalojnë periudha të mbushura me pengesa e probleme dhe kërkojnë një përkujdesje të veçantë, që këto vështirësi të mos krijojnë ambjent varfërie ndjenjash mes bashkëshortëve.

Kërkoni ato mënyra apo veprime që dikur ndiznin dhe forconin ndjenjat tuaja. Rinovojini dhe praktikojini ato. Secila palë le t'i bëjë të kuptojë palës tjetër se është drita e syve të tij. Bashkëshortët mund të përdorin fjalë të ngrohta, të ëmbla, shprehje të buta, pasi kështu ata do ta ndiejnë veten të vlerësuar. Kështu, në çdo pjesë të jetës, kur ju të jeni vetëm, do të ndjeni praninë e njëri-tjetrit. Gjithashtu, lërini vend të qeshurës dhe shakasë. Dijeni se ai është aktivizuesi i marrëdhënies suaj martesore, i cili udhëheq drejt suksesit. Nuk ka pse të nënvleftësohen, sepse ato janë burimi i ngrohtësisë dhe afrimitetitdhe nxitin shkëmbimin e ideve dhe të ndjenave.

Edhe pushimet mund të bëjnë punën e magjisë në jetën tuaj, nëse koha gjatë tyre organizohet me mençuri. Ju keni nevojë të largoheni nga shtëpia për të qetësuar mendjen. Kjo, nga ana e saj, do të bëjë që ju të dilni nga rrethi i acarimit dhe i punëve rutinë, freskon mirëkuptimin mes jush dhe ju ngre moralin. Kështu i lihet vend rifillimit të një jete të re.

Shkëmbeni mendime dhe dëgjoni njëri-tjetrin. Kjo ka shumë rëndësi në jetën tuaj. Duhet të gjeni një vend të përshtatshëm për diskutim, ku të shprehen hapur si ndjenjat pozitive ashtu edhe ato negative, sepse kjo ka ndikim të madh në rinovimin dhe përmirësimin e marrëdhënies mes jush. Fshehja dhe mbledhja në vetvete do të çojë në ndrydhje dhe acarim të marrëdhënieve, që ndoshta mund të shpërthejë një ditë.

Ashtu si dëgjoni mirë, mundohuni të kuptoni po aq mirë. Pyetni për atë që s'e keni kuptuar. Nëse do të mund të ndiqen këto mënyra e të vihen në praktikë, mund të thuhet me siguri që të dy bashkëshortë nuk do të ndiejnë plogështi në marrëdhëniet e tyre.


Revista Familja
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top