Pse arti është kaq i shtrenjtë edhe në kohë krize?

Love

βeℓℓe â๓e
  • Ndërsa ekonomia botërore vuan, pikturat dhe skulpturat vijojnë të mbajnë çmime marramendëse. Georgina Adam shpjegon se si miliarderët konkurrentë, pasuritë e krijuara së fundmi dhe moda e super të pasurve i mbajnë çmimet në qiell
Autoportrete-nga-Francis-Bacon-150x150.jpg
Britma-e-Munch-150x150.jpg
Lojtaret-nga-Sezane-u-ble-nga-Katari-me-parate-e-naftes-per-250-milione-dollare-150x150.jpg
pisacco-Endrra-150x150.jpg


Ankandet
Imagjinoni tmerrin e pronarit të kazinove të Las Vegasit, Steve Wynn, kur, shtatë vjet më parë, aksidentalisht mbështeti bërrylin e tij mbi tablonë e Pikasos – “Rêve” (ثndrra), pikërisht në kohën kur kjo tablo ishte duke u shitur për 139 milionë dollarë.

Tabloja është njëra nga seria e portreteve sensuale që artisti i bëri dashnores së tij Marie-Thérèse Walter. Ajo u pikturua më 1932 gjatë aventurës së tyre të rrëmbyeshme. Vepra të tilla janë mes më të dëshiruarave nga Pikaso dhe çmimi do të përcaktonte një rekord të ri për këtë artist – por për shkak se tabloja u dëmtua, blerësi, miliarderi i fondeve të investimit Steve Cohen, u tërhoq nga marrëveshja.

Tashmë, pas një riparimi shumë të mirë, shitja u krye, por këtë herë, çmimi u rrit në 150 milionë, duke vendosur rekordin e ri më të lartë për një tablo të Picasos, si dhe çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë nga një koleksionist amerikan për një vepër arti.

Kjo ishte një shitje private, ndërsa edhe rekordet e shënuara përmes ankandeve, u thyen: vitin e kaluar, “Britma” e Edvard Munch u shit për 120 milionë dollarë në një ankand në Nju Jork.

Ndërsa bota është e zënë nga kriza ekonomike, tregu i artit – i cili rregullisht sheh çmime shumëmilionëshe për tablo apo skulptura – duket se po jeton në një univers paralel. “Le Rêve” është vetëm një shembull se si çmimet po fluturojnë, për shkak të pasurive të krijuara rishtas, ekonomive të saposhfaqura, spekulimit dhe një modë për art që mbivendoset me stilet e jetesës dhe me industrinë e mallrave të luksit.

Në atë që duket si një treg arti që sfidon gravitetin, reflektohet edhe natyra e pasurisë sot. Sasia e stërmadhe e parave në duart e privatëve u lejon miliarderëve – dhe, sipas llogaritjes së fundit të “Forbes”, bota ka 1,426 të tillë, t’i hyjnë një sporti shumë konkurrues për të marrë nën posedim veprat më të mira të artit. Dhe në fund të fundit, nëse mund të shpenzosh mbi 1 miliard dollarë për një jaht, siç ka bërë miliarderi rus Roman Abramovich, disa pak milionë të tjera për një pikturë trofe nuk duken aq shumë.

Por ndërsa një pasunar mund të ndërtojë një jaht tjetër super të shtrenjtë, nuk është e mundur të marrësh një kryevepër të dytë të Monesë (Manet), Sezanit, (Cézanne) apo Rafaelit (Raphael) të përgatitur vetëm për ty. Vepra të tilla duhet t’i marrësh nga koleksionistë të tjerë dhe vetëm kur ato dalin në shitje.

Një tablo në ndryshim

Ky është një treg i cili, gjatë 25 viteve të fundit, ka parë një rritje masive në përmasa. Sipas ekonomistit të artit, dr. Clare McAndrew, në një raport të publikuar vitin e kaluar, në vitin 1990 në botë u shitën vepra arti me vlerë të përgjithshme prej 27.2 miliardë dollarësh. Në 2007-n, viti i bumit para krizës, vlera e përgjithshme e tregut ishte rreth 66 miliardë dollarë. Më 2012-n, u qarkulluan vepra arti me vlerë të përbashkët prej 56 miliardë dollarësh, disi më pak se sa një vit më herët.

Përveç faktit që është zgjeruar, biznesi i shitjes së artit është modifikuar thellësisht nga mbërritja e ekonomive të reja. Tashmë ky është një treg botëror, jo më i dominuar nga SHBA dhe Europa dhe nga artistët amerikanë e ata europianë. Vetëm dy vjet më parë, Kina kapërceu në vend të parë, me shumën më të madhe të shpenzuar në këtë fushë. Megjithëse Kina ka rënë në vend të dytë, ajo dhe Hong Kongu përbëjnë 25 për qind të shitjes së artit dhe vetëm SHBA është para tyre me 33 për qind.

Veprat e artit janë shitur në Kinë në nivele që dukej se u rezervoheshin vetëm emrave perëndimorë. Për shembull, një rolle kaligrafie e shekullit të 11 nga Huang Tingjian u shit së fundmi për 64 milionë dollarë në Pekin.

Moda për muze private dhe gjithashtu për muze të financuara nga shteti kanë udhëhequr pjesën e sipërme të tregut – veçanërisht shtetet e Gjirit, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë blerë me egërsi vepra arti për programe ambicioze muzesh. Familja mbretërore e Katarit, veçanërisht vajza e sheikut Mayassa Al Thani, ka qenë jashtëzakonisht aktive, dhe mendohet se është blerësja më e madhe në botë sot. Por çfarë blen ajo? Më së shumti art modern dhe bashkëkohor, dhe Katari mendohet se ka blerë veprën më të shtrenjtë në histori, Lojtarët nga Sezani, për 250 milionë dollarë.

Pabarazi në pasuri

Blerja e artit u jep pasunarëve të rinj edhe akses në jetën e të famshmëve. Ka një seri të pafund panairesh arti, bienalesh, ankandesh dhe organizimesh të tjera në të gjithë botën. Në këto aktivitete galeritë dhe shtëpitë e ankandeve organizojnë festat më të lustruara.

Revistat e modës, të mallrave të luksit dhe kompanitë e orëve të shtrenjta shkojnë atje, ashtu si edhe bankat, të cilat po e shohin artin si një kategori e re asetesh. Në disa vende si Kina apo India, blerja e artit konsiderohet si investimi më i rëndësishëm, jo thjesht një pasion apo një hobi.

Pasoja anësore e të gjithë kësaj është polarizimi, ku një grusht i vogël njerëzish super të pasur po udhëheqin tregun, duke rritur çmimet për një grusht artistësh të mbivlerësuar dhe duke pasuruar pak galeri të mëdha dhe pak shtëpi ankandesh. Më poshtë në renditje gjithsesi janë shtresa e mesme dhe e ulët e blerësve, ku shumat në qarkullim janë shumë më modeste. Pra ndërsa panorama e përgjithshme duket e mirë, në fakt ajo fsheh pabarazinë në rritje në pasuri.

Veçanërisht në tregun e mesëm, disa galeri po mbyllen apo po kalojnë kohë të vështira. Arti, trishtueshëm duket se është bërë një lojë e kufizuar vetëm për njerëzit super të pasur. Dhe ndërsa uria për emra të mëdhenj si Pikaso duket e pangopshme për momentin, gjërat nuk janë po kaq mirë për artistët më të rinj dhe më pak të njohur.
G.Shqip
 
Titulli: Pse arti është kaq i shtrenjtë edhe në kohë krize?

Ah sa doja te blija ate pikturen e Munch :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top