PS proteston qetësisht para KQZ, kreu i vëzhguesve të ODIHR, takon Ristanin

ida angel

:)
V.I.P
Deputetë dhe mbështetës të shumtë të PS janë mbledhur në sheshin para Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe kane kërkuar që ky institucion të shpallë drejt rezultatin për zgjedhjet vendore. Deputetja e PS, Ermelinda Meksi theksoi se misioni I opozitës është shumë më i madh nga sa duket.
kqz-21maj-1-150x150.jpg


Misioni për votën e lrië tha ajo është progres për vendin, por vjedhja e votës së lirë, deklaroi deputetja në fjalën e saj, ka ndalur progresin në vend. Ndërkohë që kreu I misionit të vëzhguesve të ODIHR Jonathan Stonestreet është gjendur sot paradite në ambientet e brendshme të KQZ ku është takuar me kreun e KQZ, Arben Ristani.

Takimi i Stonestreet me Ristanin zhvillohet pikerisht disa ore para shpalljes se rezultatit zyrtar per zgjedhjet vendore te 8 majit. Mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku do shpallet edhe rezultati përfundimtar për bashkinë e Tiranës është shtyrë për më vonë. KQZ kishte lajmëruar se do të mblidhet në orën 10:00 por mbledhja është shtyrë për në orën 12:00 të mesditës së sotme.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme KQZ përfundoi numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara ndërkohë që sot pritet që të bëhen edhe përllogaritjet përfundimtare të tabelave përmbledhëse për kryeqytetin. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për 11 njësitë e kryeqytetit në të gjitha pikat e tij, ndërsa në mbledhjen e sotme ky vendim pritet të miratohet në tërësi. Sot pritet që KQZ të miratojë edhe tabelën përmbledhëse për njësinë 5 dhe vetëm pas nxjerrjes së tabelës për këtë njësi do të kryehet edhe përllogaritja.

Ndërkohë pas numërimit të 125 kutive ku gjendeshin fletët e kontestuara, rezultuan 171 vota për kandidatin e “aleancës për qytetarin” Lulzim Bashën dhe 83 vota për kandidarin e “aleancës për të ardhmen” Edi Rama. Duke përllogaritur rezultatin paraprak ku kandidati i majtë rezultonte me 10 vota përpara, diferenca mes dy kandidatëve është 78 vota në favor të Lulzim Bashës.gazetajone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top