Provokon Daçiq, thotë se shqiptarët e Kosovës janë pakicë në kuadër të Serbisë

legjenda

Tetova
Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka folur sot lidhur me idenë e referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, transmeton Koha.net

Sipas asaj që përcjell b92, Daçiq ka thënë se është mirë që doli në opinion kjo ide, pasi, tha ai, bashkësia ndërkombëtare mund të shohë se Serbia ka pasur të drejtë dhe se esenca e e politikë së tyre ka qenë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

"Ne për këtë kemi folur para 20-30 vjetësh, atje nuk jetojnë dy popuj, ata nuk janë kosovarë, por shqiptarë që jetojnë në Kosovë ashtu siç jetojnë edhe serbët në Kosovë” ,ka thënë Daçi duke shtuar se kjo dëshmon se po keqpërdoret tregimi i të drejtës për vetëvendosje të shqiptarëve në Kosovë” ka thënë Daçiq. Ai ka theksuar populli shqiptar përmes Shqipërisë ka realizuar të drejtën për vetëvendosje , por në Kosovës shqiptarët janë minoritet kombëtar në kuadër të Serbisë që nuk ka të drejtë për vetëvendosje.

"Derisa dikush nga Perëndimi nuk ua bën me sy, (referendumi) me siguri se nuk do të mbahet”, ka përfunduar Daçiq.
249684_1475238772-3715174.jpg
http://www.gazetaexpress.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top