Provokimi me pankarten e LBGT-s!

Nga Nada Dosti

75557429_2432352550224119_733330919506575360_n-e1573452954993-765x510.jpg

Në Republikën e mjeruar të Shqipërisë…në Mëmëdheun tim me pesëqind e një halle .. dy gra, ose femra, ose quajini si të doni, na qenkan puthur. Po, pikërisht m’u në sheshin “Skënderbe”, të premten që kaloi me datë 8 nëntor, gjatë Marshimit Dyke.

Por nejse, në fund të fundit nuk mund të quhet gjë tjetër veçse “Dashuri në kohërat e kolerës”, gjëra që kanë ndodhur dhe do të ndodhin. “Për këtë bëhen dhe filma “, apo jo? Gjithsesi, në këtë shkrim nuk dua të merrem me listimin e halleve që kemi, se sa legjitime dhe e drejtë është zhvendosja e vëmendjes nga problemet reale në disa lajme sensacionale për të tërhequr vëmendjen, dhe aq më tepër nuk dua të merrem me orientimin seksual të ndokujt, se as më takon dhe as nuk kam dëshirë ta bëj.

Ajo që mua më shqetëson është diçitura e cila shoqëroi foton, pra ”Hatixhja e don Xhemilen”.

Hatixhe dhe Xhemile janë dy emra shqiptarë muslimanë dhe që mbartin një identitet më vete. Përzgjedhja e këtyre emrave mendoj se ka qenë e qëllimshme dhe provokative, por edhe nëse nuk ka qenë e tillë mbetet një gabim fatal, një zgjedhje paradoksale për dy arsye:

Emrat e përzgjedhur nuk mund të konsiderohen tipikë për Republikën e Shqipërisë. Sipas INSTAT-it, në një popullsi prej 2.862.427 njerëz, vetëm 3386 persona e kanë emrin Xhemile, çka përbën gati 0.01 përqind të popullsisë. Ndërsa 2845 persona kanë emrin Hatixhe dhe kjo përbën akoma më pak se 0.01 përqind.

E dyta, vajzat në foto duken diku rreth te 30-at, pra bëjnë pjesë në atë lloj gjenerate që ditët e sotme njihen si Milenials, pra persona që konsiderohen të rritur në shekullin e 21, dhe kanë lindur përafërisht në vitet 80’-90’. Kujtojmë që në këtë kohë Shqipëria ka qenë në komunizëm dhe nuk ka patur shanse që fëmijët që lindnin në atë kohë të kishin emra karakteristikë muslimanë. Madje, përsëri sipas INSTAT-it, pesë emrat më të përdorur dhe më të famshëm të periudhës kohore 1971, atëherë kur Hamide Sadiku i këndonte Xhemiles “N’shami t’kuqe”, deri në vitin 2017 janë Arben, Gëzim, Lindita, Mimoza, Shpresa, pra jo Hatixhe dhe Xhemile.

-NOT IN MY NAME- bëni çfarë të doni me jetën tuaj dhe orientimet tuaja, por mos e bëni këtë në emrin tim! Jo në emrin e një komuniteti të tërë shqiptarësh muslimanë. /tesheshi.com/
 
@Ivy Xhemileja ne aksion ??....dhe kete me bet more bir une vetem Qanos ja kam shprehur dashurin kaq hapur ??

Tema: perrtova ta lexoj se nuk me terhoqi shume

lexoje eshte interesante
Tregon qe jemi mendje hapur nuk na behet vone ke puth xhemilja! Thjeshte kemi problem pse pikerisht te quhet Xhemile lol
 
Me duket e veshtire te gjej fjalet e duhura mes mijera fjaleve e te gjykoj njerez qe kane preferenca seksuale ndryshe nga tonat, por bashkohem me Naden, autoren, qe edhe per mua ky eshte nje provokim i ulet.

Darius
 
Xhemileja me Hatixhene le ti grisin me thonje po deshen, ama ne hapesirat e tyre private... Po qene te bukura dhe sexy si te filmat me metrazh te shkurter, po e mbyllim nje sy per kurreshtje :p
 
Me duket e veshtire te gjej fjalet e duhura mes mijera fjaleve e te gjykoj njerez qe kane preferenca seksuale ndryshe nga tonat, por bashkohem me Naden, autoren, qe edhe per mua ky eshte nje provokim i ulet.

Darius

ku e shef provokimin ketu ?
Po te ishte kshu ata qe Kane emrin Hajdar duhet te ndihen te ofenduar dhe te provokuar cdo dite :p
Une se besoj qe ka te beje me fene ketu fare shifni pak sensin e humorit! Qe kur dolen Keto Nadat dhe Ritat na humbi deshira te lexojme Libra lol
 
Per mua, shume mire mund te perzgjinin miliona emra te ndryshem, por keto dy emra kane nje ndikim te gjeren ne besimin musliman.
Vetem humor nuk perceptoj, gjithsesi, mbetet mendim i im, edhe ndoshta i gabuar.
 
Yes
I Gabuar pa ndoshta
 
Autorja ka dashur te thote qe dy lesbike mund te quhen si dhe cfare te duash por kurrsesi Hatixhe,Xhemile,Qefsere, Gjylsihane,Zenepe,Mereme etj, etj.
Si gjithmone ata qe predikojne dhe kerkojne tolerance per veten e tyre jane intolerantet e pare ndaj te tjereve.
Apo nuk eshte intolerance te duash ti nderrosh emrin dikujt vetem e vetem sepse ndjehet e cenuar feja jote?
A jemi kaq te sigurt qe ne Shqiperi nuk ka asnje Xhemile apo Hatixhe lesbike?
Autorja eshte shume e sigurt qe nuk ka...

PS-Nuk po i futem fare debatit cfare mendoj per LBGT.
 
Shoqeri e cthurrur ! Lloji i ketyre jane kancer i shoqerise ne pergjithesi
 
P
Shoqeri e cthurrur ! Lloji i ketyre jane kancer i shoqerise ne pergjithesi
po pse Cancer ? Ca na duhet ne ku e fut llapen xhemilja me shoqet?
Per mua me cancer Jane keta qe predikojne dhe marin ne qafe dhe femijet e tyre duke perfundu ne kampet e Isist! Dhe akoma me cancer eshte kjo Nada qe Nxjer problem ku nuk ka.
 
@Daisy

Ne vend se te sherohen, u ipen te drejta dhe mbeshteten, duke e ditur se nuk lind i/e tille, por behesh. Tjeter muhabet eshte se lobi LGTB eshte nder lobet me te forta ne bote, ndaj edhe i kemi punet sic i kemi.

Me fal qe nuk ndaj te njejtin mendim si ju dhe ca te tjere, por kurre nuk do i mbeshtes, le te bejne cfare te duan me jeten e tyre private, por per aq kohe sa kerkojne te drejta mbi te drejta, luajne rolin e viktimes, madje edhe kerkojne te drejten qe te adaptojne femije, per mua cenojne natalitetin e popullit.
 
Nuk behesh por lind. Mesojeni nje here e mire. Sic ka cdokush preferencat e veta dhe terheqjet seksuale.
 
@Daisy

Ne vend se te sherohen, u ipen te drejta dhe mbeshteten, duke e ditur se nuk lind i/e tille, por behesh. Tjeter muhabet eshte se lobi LGTB eshte nder lobet me te forta ne bote, ndaj edhe i kemi punet sic i kemi.

Me fal qe nuk ndaj te njejtin mendim si ju dhe ca te tjere, por kurre nuk do i mbeshtes, le te bejne cfare te duan me jeten e tyre private, por per aq kohe sa kerkojne te drejta mbi te drejta, luajne rolin e viktimes, madje edhe kerkojne te drejten qe te adaptojne femije, per mua cenojne natalitetin e popullit.

une nuk thashe opinion fare ca mendoj per LGTB
Ideja eshte se ska pse te preket komuniteti musliman pse ka lesbike me emrin Xhemile!
Ske pse kerkon ndjese pse nuk ndan te njejtin mendim me mua!
Ps. Me dukesh I mencur per te menduar qe homosekualizmi eshte semundje
 
@Loverboy as une sjam shume pro ktyre manifestimeve ,sepse zgjedhjet seksuale jane individuale dhe andaj quhen intime , te rrine brenda nje ambientibte caktuar
Po qe homoseksualiteti ishte grip viral sot po e ngjoj.
Lerini njerzit te lire te bejne cte duan me "organet " e tyre se asgje askujt spo ia marrin.
Nese Nades i duket provokim , na vjen keq po le te drejtohet ne gjendjen civile e ti ndryshoj emrat njerezve....budallallik me brire.
 
Daisi, po flasim per ne Tirane edhe jo ne Siri.

Te respektosh lirine e fjales se gjithe njerezve ne nje shoqeri, nuk do te thote te biesh dakord me ate mendim e fjale te lire qe cdo njeri shpreh. Aspak. Te respektosh fjalen e lire te dikujt do te thote te respektosh te drejten e atij njeriu per te shprehur ate qe mendon lirshem. Por pasi njihesh me kete mendim te lire, eshte e drejta e secilit prej nesh qe po ashtu te shprehim mendimin tone te lire qe merr dy forma: bie dakord me ate qe sapo lexove, ose nuk bie aspak dakord me ate qe sapo lexove. Dhe si pjese e lirise se fjales eshte edhe e drejta per te kundershtuar mendimin e lire te nje personi tjeter ne shoqeri. Kundershtimi eshte pjese e lirise se fjales dhe eshte po aq e rendesishme sa edhe vete e drejta per te shprehur ate fjale te lire. Te dyja keto jane te pandara nga njera-tjetra.

Shume njerez bejne gabimin e diskriminimit te lirive te njerezve duke dashur i meshojne me shume vlere lirise se fjales, se sa lirise se ndergjegjes. Te dyja keto liri jane themeltare per njeriun, pasi te dyja keto liri se bashku, jane esenca e natyres njerezore. Nuk mund ti ndash nga njera-tjetra e nuk mund t'i diskriminosh ato nga njera-tjetra.

E bera hyrjen e mesiperme, per te ndihmuar ata qe lexojne kete teme te kuptojne esencen e gjerave.

Autorja Nada, ka te drejten e saj te shprehi lirine e fjales, duke marre formen e nje shkrimi. Kjo eshte liria e saj dhe te gjithe duhet ta respektojme, edhe pse mund te mos biem dakord me ate.

Eshte shume legjitime per cdo besimtar musliman te ndihet i fyer nga perdorimi i dy emrave qe ne besimin e tyre ka nje perdorim te gjere, per nje gjini te trete qe ata e kundershtojne. Kaq!

Darius
 
@Daisy

Une nuk e nderlidha me komunitetin Islam fare. Per mua, eshte apo nuk eshte provokim ajo pankarde, nuk con peshe. Neser mund te vendosen dy emra tjere qe s'jane musliman, cfare problemi ka ? Ne në vend se te shpenzojme kohe per zgjedhjen e problemit, ne diskutojme problemin bie fjala.

@Senseo

Kurre nuk lind as gay as lesbo. Mund tlindesh transeksual, me dy organet, por te lindesh gay ose lesbike, eshte jashte logjike se shendoshe. Aq sa ti mund te sjellesh mendimet nga doktore a ku ta di, qe mbeshtesin mendimin tend, po aq ka edhe mendime dhe studime te kunderta.

Neser para syve te femijeve tu dhe te mi, kur t'i sheh duke u puthur e tpyet cuni apo goca cili eshte mami ose babi, ose c'eshte kjo, ta shohim si do t'ja shpegosh se eshte OK.

Remember, God created Adam & Eve, He did not created Adam & Steve
 
Hahahahaha... Autorja paska kryer edhe hulumtime statistikore rreth dy emrave ne fjale per te treguar se nuk mund te perfaqesojn shoqerine shqiptare. Keto metodat keta tipat i aplikojn sipas qejfit, kur u intereson. Sa do deshiroja te kishin nje qasje po aq kritike/shkencore edhe per ceshtje qe u sfidon besimin. Nese u kerkon, per shembull, te lexojn mbi teorine e evolucionit, ajo pjese e trurit fiket dhe zevendesohet me pergjigje te llojit "vlla me majmunin je vete - mua me ka bere zoti!"...

p.s. Besimtaret jane te bindur se c'do gje eshte e shkruar, pjese e nje plani hyjnor te kontrolluar nga i plotefuqishmi. Atehere a nuk i bje qe edhe homoseksualet i ka bere zoti?!
 
@Barnaba

Ne besojme se Zoti eshte i Pagabim. Te gabosh eshte njerezore, eshte cilesi e krijeses, jo Krijuesit. Nuk e kap logjika e shendoshe e besimtarit ne kete rast, qe Zoti te te denoje pasi qe t'ka "fale" ty ashtu.

Cdonjeri nga ne ka alternative zgjedhjeje. Por nuk mund te thuash se Zoti mka fale keshtu, sepse bie ndesh me parimet Islame. Kjo sipas kendveshtrimit Islam kuptohet.
 
@Daisy

Une nuk e nderlidha me komunitetin Islam fare. Per mua, eshte apo nuk eshte provokim ajo pankarde, nuk con peshe. Neser mund te vendosen dy emra tjere qe s'jane musliman, cfare problemi ka ? Ne në vend se te shpenzojme kohe per zgjedhjen e problemit, ne diskutojme problemin bie fjala.

@Senseo

Kurre nuk lind as gay as lesbo. Mund tlindesh transeksual, me dy organet, por te lindesh gay ose lesbike, eshte jashte logjike se shendoshe. Aq sa ti mund te sjellesh mendimet nga doktore a ku ta di, qe mbeshtesin mendimin tend, po aq ka edhe mendime dhe studime te kunderta.

Neser para syve te femijeve tu dhe te mi, kur t'i sheh duke u puthur e tpyet cuni apo goca cili eshte mami ose babi, ose c'eshte kjo, ta shohim si do t'ja shpegosh se eshte OK.

Remember, God created Adam & Eve, He did not created Adam & Steve

Atehere nuk e paske lexuar shkrimin
 
@Barnaba

Ne besojme se Zoti eshte i Pagabim. Te gabosh eshte njerezore, eshte cilesi e krijeses, jo Krijuesit. Nuk e kap logjika e shendoshe e besimtarit ne kete rast, qe Zoti te te denoje pasi qe t'ka "fale" ty ashtu.

Cdonjeri nga ne ka alternative zgjedhjeje.

Terheqja romantike/seksuale, ose 'renia ne dashuri', jane kryesisht pasoj ndjenjash, nuk jane produkt ekskluzive te nje procesi rigoroz arsyetimi. Pra individi bje viktim e ndjenjave pa arsyetuar, pa u menduar (mendimi mund te ndryshoj dicka me vone, por idea eshte se ndjenjat jane shkaku fillestar dhe ndjenjat jane influence jashtezakonisht e fort edhe kur fillojm te arsyetojm).

Ne rastin e homoseksualizmit, s'ma merre mendja se shume prej tyre mendojn "une do bje ne dashuri me gjinine time, per X apo Y arsye".

Por edhe sikur te ishte teresisht ceshtje vendim-marrje, atehere perseri ne kontekstin e bisedes sone nuk ndryshon shume thelbi, sepse qofshin ndjenja apo qofshin arsyetime jo-emocionale, te dyja bazohen gjeresisht te vetite e trurit qe jane te percaktuara pa pasur mundesi individi qe t'i ndryshoj. Jo me kote nje nga principet me te pranuara ne fushen e psikologjise eshte dualiteti 'nature versus nurture' (trashegimia dhe zhvillimi). Pra, nese individi perfundon ne rrethana ku ben "gabime" (nese vendosim t'a quajm ashtu homoseksualizmin), atehere pjese e shkakut eshte imperfeksioni i trurit... Dhe meqenese ju besoni se n'a ka krijuar zoti, atehere ai eshte fajtor per keto krijesa kaq imperfekte te cilat gabojn kaq rende. E njejta gje vlen per vrasesit serial, per perdhunuesit, per hajdutet, etj etj...
 
@Barnaba

Nese ti nuk shkon sipas terapise se mjekut dhe semuresh, fajtor je ti, por kurrsesi mjeku.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top