Kresha
A pretty face can never trick me
"Kriminel lufte!" –bërtet një protestues gjersa qëndron para shtëpisë së bardhë. "Kam pritur 8 vite për ta bërë këtë," thotë një grua gjersa e gjuan një këpucë në portretin e presidentit Bush.
Këto ishin vetëm disa nga fyerjet e drejtuara nga aktivistet e paqes qe ishin tubuar përpara shtëpisë së presidentit Bush, si solidarizim me gazetarin Irakian që është burgosur pasi hodhi këpucët e tij në presidentin Bush gjatë një konference në Bagdad të dielën.
"Për një reporter të ketë trimërinë që ti hedhë këpucët e tij në presidentin e Amerikës gjersa ai flet për sukseset e tij në Irak është një vepër shumë trimërore," thotë Medea Benxhamin, anëtare e grupit anti luftë CODEPINK, e cila organizoi protestën.
I veshur me tesha të burgut dhe me një pamje qe simbolizon Bushin, Tig Berri, një 50 vjeçar u godit me këpuce nga aktivistet që merrnin pjesë në këtë protestë.
"Po e bëj për shaka," thotë ai. Në qoftë se do të isha Bushi i vërtetë do të ishte si të vdisja dhe te shkoja në ferr. Ai nuk ka shpirt."
Rende të këpucëve me emrat dhe moshat e Irakianëve dhe ushtarëve Amerikan të vrarë në Irak e mbushën trotuarin para shtëpisë së bardhë ne përkujtim të të vrarëve nga kjo luftë ilegale.