Protestantizmi pesë shekuj më pas dhe Ungjillorët Shqiptarë

martin-luteri-300x210.jpg


Reformacioni i Martin Luterit dhe nisma e një prifti të provincës gjermane, që me idetë e tij “pushtoi” gjithë botën. Idetë e një kleriku që i hapën rrugë revolucionit kulturor, filozofik dhe industrial. Ndikimi i Ungjillorëve Shqiptarë në përhapjen e kulturës dhe krijimit të identitetit kombëtar.

Nuk është vetëm teologji, lëvizja e tij ishte më shumë sa kaq.

Janë ide që koha nuk i tret edhe 500 vjet pas reformës Luteriane qëndron mes besimit, frymës së lirë individuale dhe një boshti filozofik që i dha më pas kuptim revolucionit kulturor, industrial dhe modernizimit.

Nuk rrëzoi vetëm një dogmë, por ngriti ide…

Vëllazëria Ungjillore, ose Protestantizmi rrënjët i ka në themeluesin e saj Martin Luterin, priftin e një province gjermane që nisi lëvizjen për reformimin e katolicizmit.

Ndikimi që pati nuk mund të konsiderohet i ngushtuar vetëm brenda teologjisë, pasi në thelb ishte sa filozofike ashtu edhe politike dhe kulturore.

Bota mori tjetër formë, ku individi hoqi mantelin e të nënshtruarit dhe pushtetet absolute fetare e politike, nisën të lëkundeshin.

“Martin Luteri nisi lëvizjen reformuese brenda kishës dhe nuk vinte jashtë saj. Midis njeriut dhe Perëndisë nuk kishte tjetër përveç të dërguarit të saj Jezu Krishti dhe ishte kundër ndikimit papal” -thotë Ylli Doçi, Kryetar i Komunitetit Ungjillor Shqiptar.

Reformizmi Protestant ishte në thelb çarja nga Kisha Katolike Romane, e nisur prej Martin Luterit dhe e vijuar nga Xhon Kalvini, si edhe reformatorë të tjerë protestantë në Europën e shekullit 16.

Ndonëse ka pasur përpjekje të mëparshme për të reformuar Kishën Katolike Romane, sërish Luteri njihet gjerësisht si nismëtari i Reformizmit në vitin 1517, me veprën: “95 Tezat”.

Prifti katolik Luteri, nisi të kritikojë shitjen e indulgjencave, duke insistuar se Papa nuk ka autoritet mbi purgatorin dhe se doktrina katolike mbi meritat e shenjtëve nuk ka themel në ungjill.

Pozicioni Protestant, do të shkonte deri aty sa trupëzoi ndryshimet doktrinarë siç ishte sola scriptura dhe sola fide. Motivimi kryesor pas këtyre ndryshimeve ishte teologjik, edhe pse faktorë të tjerë gjithashtu luajtën rol, duke përfshirë edhe lindjen e nacionalizmit.

Ndarja mes luteranëve dhe katolikëve u bë publike dhe e qartë më 1521, me dekretin që e dënonte Luterin dhe zyrtarisht duke përzënë qytetarë që mbronin idetë të tij nga Perandoria e Shenjtë Romane.

Por sa më shumë luftoheshin, aq më tepër rizgjohej kjo lëvizje, e cila mori edhe karakter kombëtar. I tillë ishte edhe në Shqipëri, ku pikëpamjet e Protestantizmit lindën në kohën kur ekzistenca e komb-shtetit, ishte në pikëpyetje të madhe.

“Dokumentojmë që në vitin 1887 themelohet kisha e parë protestante ndër shqiptarë dhe kjo fillon në Manastir dhe pastaj në Korçë më 1892 me në krye predikuesin shqiptar, Gjerasim Qiriazi” -kujton Doçi, duke shtuar se në vitin 1827, u botua bibla në gjuhën shqipe nën ndikimin e Protestantëve.

Për ne nuk ishte vetëm një “libër fetar” por për të shkuar në leximin e librit të shenjtë më parë duhej mësuar shqipja.

“Themeluesit e protestantizmit përveç pjesës liturgjike, ndikuan në rritjen e identitetit kombëtar. Protestanti i parë Gjerasim Qiriazi hapi edhe shkollën e parë shqipe të vashave, dhe ishte një ndër shkollat që jetoi mbi 40 vjet në vazhdimësi, ku mbi 1000 nxënës dolën prej saj” -thotë Doçi.

Vëllazëria Ungjillore aktualisht njeh mbi 40 mijë anëtarë të saj në të gjithë vendin.

“Shumica e besimtarëve janë kryesisht të rinj, por tashmë kanë nisur të marrin dhe afrojnë pranë kishës edhe prindërit e tyre. Në thelb është njeriu, liria e tij dhe raporti personal me Perëndinë” -thotë Doçi.

Raporti kombëtar me atë teologjik nuk janë ndarë nga Protestantizmi, ku më pas njihet edhe ndikimi i motrave Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi.

Nisi si një besim lokal, i përqendruar kryesisht në zonën e Korçës, ndërsa sot Kishat Protestante janë përhapur në të gjithë vendin, ku numërohen 136 të tilla.

Në vitin 2011 u njoh si një nga pesë fetë zyrtare në vend, krah fesë Myslimane, Katolike, Ortodokse dhe Bektashiane.

Në shumë vende të botës kujtohet 500-vjetori i reformacionit të nisur nga Martin Luteri dhe përhapjen më të madhe përveç Europës e ka edhe në vendet e Amerikës Latine.

95 tezat e Luterit janë ende një “udhëzues” që besimin shpirtëror e lidh fort me individin dhe konceptin e lirisë.

Mapo.al
 

Attachments

  • martin-luteri-300x210.jpg
    martin-luteri-300x210.jpg
    8.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top