Programi Ekonomik Propagandistik-Humoristik

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Ketu munde te shenoni pak publicitet humoristik :blla:


Shembull:
Kur te gjithë vajtojnë dhe qajnë ne mendojmë për rehatin tuaj.


Kompania për bartjen e kufomave''GثZIMI YNث'' ju ofron arkivole me kushte te mira dhe çmime te lira. Arkivolet kanë komoditet te jashtzakonshëm :kondicioner,sistem kabllovik TV,telefon mobil, pishinë, si dhe shfrytëzim interneti pa pagesë( forumivirtual online 24 orë ),si dhe diskotekë me DJ me te njohur ku mund ti kaloni vikendet. Mos ngurroni ejani sa me shpejt dhe shijoni komoditetin tonë.
Ne njëherit organizojmë edhe lojën shpërblyese ,tre vizitoret e pare do te kenë mbulimin e varrezës dhe bartjen falas.




NE JEMI ME TE MIRET NE ECIM ME KOHEN
 

Attachments

  • arkivoli.jpg
    arkivoli.jpg
    58.5 KB · Shikime: 35
NE KUJDESEMI PER TRUPIN TUAJ

Nëse vuani nga trashësia kjo sëmundje moderne e kohës dhe jeni zhgënjyer me te gjitha dietat qe keni mbajtur deri tani ne ju ofrojmë recetën e suksesit tuaj e cila do ju bën te ndjeheni te lumtur dhe merrni fryme lirisht, si dhe do kthej buzëqeshjen ne fytyrën tuaj.
Trashaluq dhe trashaluqe përdorni recetën tone dhe binduni se suksesi nuk do ju mungoj. Receta jone mbështetët ne moton:

---Keni probleme me peshën????? S’keni kohe te shkoni ne palestër???????
Ky nuk është problem i madhe -----boni seks!!!!!!!!!!

Ne vazhdim do ju japim recetën me gjithë kaloritë qe do shpenzoni.

---Vrapim deri te vendi ku do te takoni dashnorin/ën + frika ----------- 80 Calori(Kalori)

(Për meshkuj dhe femra –ushtrimi i gishtave te dorës dhe muskujve te duarve)

---Zbërthimi i cicoreve me dy duar(meshkujt ) --------------------------15 Calori

---Zbërthimi i cicoreve me një dore (meshkujt ) -------------------------30 Calori

---Zhveshja e mashkullit pasiv (femrat ) ----------------------------------30 Calori

(Për meshkuj dhe femra –ushtrimi i nofullave te fytyrës, buzëve dhe muskujve te duarve)

---10 minuta për nxehje (meshkujt ) --------------------------------------85 Calori

---10 minuta për nxehje (femrat ) ----------------------------------------80 Calori

(Për meshkuj dhe femra –ushtrimi i buzëve dhe muskujve te shpinës, komblikut etj.)

---10 minuta seks ai sipër (meshkujt ) ------------------------------------300 Calori

---10 minuta seks ajo sipër (femrat ) -------------------------------------200 Calori

(Për meshkuj dhe femra –ushtrimi i muskujve te barkut, duarve, këmbëve etj.)

---10 minuta seks nga prapa gardhit(kujdes nga therrat e gardhit ) --200 Calori

(Për meshkuj dhe femra –ushtrimi i muskujve te gjithë trupit.)

---10 minuta seks në këmbë(kur ska vende ku mu ul ) + rrezik për muskuj --500 Calori

Nga një cigare e ndezur pas seksit nëse eliminohet rreziku--------------15 Calori

Veshja e shpejt dhe vrapi nga frika e nxënies ne flagrancë + rreziku---110 Calori

SUKSESE!


Nëse ketë recetë te dietës sonë e zbatoni me rigorozitet te madhe për 10 ditë rresht nga dy here ne dite ne mëngjes (ne tesell) para mëngjesit dhe kafes dhe ne mbrëmje pas darkës dhe çajit do te ndiheni te befasuar me ndryshimin e trupit tuaj.


Për çdo informacion shtesë
paraqituni ne zyret tona

SEXBODY:kercejme:

ripurpunuar
 
Shoqata e Grave ‘’اEIZI JUAJ BRENGA JONث’’

Nëse jeni te fejuara dhe brengoseni se ditën e martesës krejt gratë dhe plakat e mëhallës do ju stërkeqshin pasi qe ju nuk keni përgatitur çejzin tuaj sepse keni qen duke lodruar për ta shfrytëzuar sa ma shumë deri ne maksimum çiknin tuaj, atëherë mos hezitoni fare dhe drejtohuni tek kompania qe do ju zbardhe fytyrën tuaj ketë ditë madhështore. Mjafton te trokisni në rruga C, My documents, Program files, Desktop, Recycle Bin pa numër, dhe sa qel e mbylle sytë problemet tuaja do te zgjidhen për ditën me te rëndësishme. Ne ju ofrojmë te gjitha llojet e çejzave multimedial te cilët mendjen e plakave do ta bitisin fare dhe do ju shkoje lavdi ne shtatë mëhalle t’katunit. Ne për shyhretin tuaj do ju përgatisim tentena digjitale, aknagësh me JavaScript, pixel-telde, goblena object-oriented, çarshafa 3D, اorapa me flash, qylyma n’shockwave, xhempera per vjehrrien dhe kunetet me PHP, dantella në MySQL, jeleka në CGI të madhsive XXL, mitona me ASP, JAVA dollama me JSP kllopodan, dimija filuri me SQL befasia e madhe e kesaj nate per ju do jetë brek mercedeska nga mendafshi me Sophos Anti-Virus dhe Hight Keys Protection.
Nëse keni nevojë për kompleks dyzen qe do jua xigloj nervat plakave te mahalles dhe do ju shkoje shurra vadë nga lezeti i dyzenit tuaj atëherë na bani za mos harroni.
 
Publicitet



Neser, me date 17.09.2008, te gjitha Televizionet Kombtare dhe lokale duke filluar nga ora 10:00 deri 12:00 do jene per nje vizite ne faqen e Forumitvirtual. Kjo do te realizohet me qellim te krijimit te nje imazhi me te mire ta faqes sone virtuale. Gjate kesaj kohe Televizionet do te regjistrojne sekuencat me te mrekullueshme te forumit me qellim te shpalosjes se bukurive te rralla qe munde te gjenden ne kete faqe. Pra, anetare dhe anetare, te dashur dhe shume te respektuar ju lusim qe brenda kesaj kohe te qendroni offline. :ciaoo:

Me respekt.
 
C'fantazi per tu patur zili se me doli me rime sic me vjen cdo mendim, apo jo Shpetim :D ?
 
Titulli: Programi Ekonomik Propagandistik-Humoristik

Keni per te shitur ndonje gje qe ka kohe qe nuk u eshte shitur dhe nuk shpreh askush interesim per ta blere. Cfardo qe te jete ajo: toke, banese, patundshmeri madje edhe imtesi. Lajmerohuni ne agjensnionin me te suksesshem per shitje: Fatmir Sejdiu & Hashim Thaci Company. Per nje gje munde te ju garantojme se shitja do jete e sigurt. Per cmime nuk ju garantojme. Mos hezitoni lajmerohuni sa me pare.:gjujpeshk::gjujpeshk::gjujpeshk:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Programi Ekonomik Propagandistik-Humoristik

Shes shina te trenit. Shinat jane te nje kualiteti te larte dhe shume te forta

Cmimi sipas marreveshjes .

Per informata me te hollesishme numrat e tel.

044 // *******
 
Titulli: Programi Ekonomik Propagandistik-Humoristik

RISI RISI RISI



Cafe/Bar/Restorant/ Forumivirtual – me rastin e festes se 14 Shkurtit ( ditës së Dashuruarve) duke filluar nga ora 18:00 e deri sa tju lodhen këmbët, :pepe:eek:rganizojmë gala mbrëmje për ROMEOT E XHULIETAT tona. Në ketë mbrëmje te këndshme festive te organizuar enkas për ju jeni te ftuara se bashku me dashnorët/ret tuaj/a.

Mundësisht bashkshortët/et leni te shtëpija.

Me rastin e kësaj mbrëmje restoranti ynë me traditë kombëtare dhe ndërkombëtare do te ofroj menynë me speciale të mundshme. Gjate kësaj nate do keni mundësin te shijon edhe specialitetet me bashkëkohore duke përfshi: pasul DVD, gullash MP3, Paq me Servis, Sarme të vluara ne WinZip, lakna të punuara në Photoshop, laknuer me Setup, pitë me petë të licencuara, sandwich Acrobat Reader 5.0, Hamburger me kartel grafike, fafarona djegës 256 Mega Bajt, sallat Quarantine 1 Giga , rasoj me Windows 98, Biftek Sophos Anti – virus, kadaif Wireles, bakllav me Update, Shortcut te tomlarizit si dhe shume ëmbëlsira tjera. Te gjitha këto i pjekim ne Nero për te ftuarit tonë. Skara jonë ketë dite do punoj online 24 orë sepse është e lidhur me CPU-s. Për ketë natë te hareshme kemi angazhuar kuzhinier te certifikuar si dhe kamerier me shpejtësi 128 Mega bajt për sekondë. Ushqimin e tepruar mundë ta merrni me vete ne floppy ose në CD. Pijet do jen befasia e mbrëmjes.

Që mbrëmja juaj te jetë sa më glamuroze dhe e hareshme do kujdeset orkestra e mirënjohur: Play back dhe Qiuck Time Player ndersa shijen tuaj për muzik do ta plotësoj DJ i njohur Windows Media Player.

Ju njoftojmë se nesër nuk do punojmë sepse kemi Formatizim.

Mos humbni shansin ejani dhe binduni vet.
Mundësisht rezervoni vendet me herët. Mos hezitoni te na kontaktoni ne adresën tonë: rruga C, My documents, Program files, Desktop, Recycle Bin pa numër.

Kur të gjithë ju harrojnë ne mendojmë për ju.
Mundësisht dashnoret tuaj ti mbushin kuletat sa më shumë.

HYRJA BELESH !:canna:


p.s. Modifikim
 
Titulli: Programi Ekonomik Propagandistik-Humoristik

Wow mrekulli, une sa te karikoj baterite dhe erdha :D
 
Titulli: Programi Ekonomik Propagandistik-Humoristik

:haha: :haha: :haha: :haha: :haha: :haha:

Kitrra ke nje fantazi per tu pasur zili...:)
 
Titulli: Programi Ekonomik Propagandistik-Humoristik

KثSHILLI ORGANIZATIV PثR MBAJTJEN E PROTESTAVE

shpall:

K O N K U R S
PثR VENDE Tث LIRA PUNE (mos u ankoni per papunesi)
Nr. 01/2012


Përshkrimi i detyrave të punës


Titulli i pozitës: PROTESTUES/E
Institucioni: KOMP
Niveli i pagës: SIPAS MARRثVESHJES
Kontrata fillestare: Periudha provuese 3 ditë ( me mundësi vazhdimi)
Nëpunësi mbikëqyrës: MBIKQYRثSI I PROTESTثS

Detyrat kryesore:

1. Punon nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të mbikqyrësit të protestës,
2. Shkaktimi i zhurmave, pengesave dhe dramatizimi i panevojshëm i kotësirave,
3. Mbledh informata dhe përgatit raporte për punën e vet,
4. Kryen edhe punë të tjera sipas nevojës.

Përgjegjësitë kryesore:

ثshtë përgjegjës për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.

Shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:


1. Shkathtësi të shkëlqyeshme në komunikim me gojë..........E nevojshme
2. Të ketë aftësi në gurhedhje........................................E nevojshme
3. Të jetë i aftë për përdorimin e molotovit dhe zjarrëvënje ..E nevojshme
4. Të ketë qëndryeshmëri në situata të jashtzakonshme........E nevojshme
5. Të jetë sa më i dëgjueshëm ....................................... E nevojshme
6. Dy vjet përvojë pune profesionale.................................E nevojshme
7. Njohja sa më e mirë e fjalorit te fyerjeve – shqip-shqip......E domosdoshme

Përgatitja arsimore dhe profesionale për këtë post:

1. Provimi i dhënë për protestues .....................E domosdoshme
2.اertifikatë lidhur me vijimin e ndonjë trajnimi.....................E dëshirueshme
 
Titulli: Programi Ekonomik Propagandistik-Humoristik

[h=5]Ne prag te 100 vjetorit vjen deshmia me e madhe se megjithate ne duhet te festojme mijevjecare e jo shekuj. U gjete USB -ja e kohes se gurit![/h]

USB.jpg
 
Titulli: Programi Ekonomik Propagandistik-Humoristik

Rubrika e mjekut! ;)

10516661_781998098525962_5498463562786529029_n.jpg
 
Titulli: Programi Ekonomik Propagandistik-Humoristik

Folja LIKE eshte bo perditshmeri jona dhe me sa po shifet duhet me ba kerkese me fut ne leksikun tone gjuhesore.


Paramendojeni sikur shqipja te kish pas mundesi me ua ba Like-ve Llajk e ish ba kalavesh me Like.
Beje be edhe s’tutna hiq qe kerkush ma nuk kish shkru veq tu ba Like per Liken, Like per Liken e Likes, Like per Liken e Likes se Likes dhe kur te ja kishim nis me zgjedhe neper veta kish me dal bukur:

Une ta Liki
Ti ma Like
Ai/Ajo ta Liki
Ne ta Likem
Ju na Liket
Ata/ato ta Liken

Hajde kush po e zgjedhe ne te shkuaren e thjeshte ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top