Profili i Qarkut te Fierit

WxP

Staf në FV.AL
fier.jpg

Qarku i Fierit numeron nje popullsi prej 374.948 banore. Ky qark ka gjithsej 6 bashki duke perfshire, Fierin, Patosin, Roskovecin, Lushnjen, Divjaken, Ballshin si dhe 36 komuna.
Me shume se gjysma e popullsise jane perqendruar ne zonat rurale pasi perllogariten 252.127 banore te cilet jetojne ne fshatra te Qarkut te Fierit, ndersa pjesa tjeter jeton ne zona urbane. Sipas statistikave niveli i papunesise ne kete qark arrin ne 10.7 % pasi numerohen rreth 15.181 persona te papune nga 142.509 qe perllogaritet te jete forca aktive per pune, ndersa te punesuar jane vetem 127.370 vete.

Mbi 4.700 familje jetojne vetem ne saje te ndihmes ekonomike dhe keto jane te perqendruara me shume ne qytet. Qarku i Fierit konsiderohet si qarku me nivel mesatar ekonomik ne vend. Shtyllat kryesore ku mbeshtetet ekonomia e ketij qarku jane industria e naftes, fasonet, ndertimi, bujqesia, blektoria dhe peshkimi. Shume zona rurale jane ne nivelet me te larta te varferise, vecanerisht ne zonen e Mallakastres ku siperfaqa e tokes se punueshme eshte shume e ulet dhe mungesa e infrastruktures ka bere qe prodhimet bujqesore te demtohen pa dale ne treg.

Ky qark eshte i njohur per industrine e naftes dhe investimeve private ne kete drejtim. Turizmi dhe sektori i peshkimit jane ne nivelet me minimale per shkak investimeve te pakta, mungeses se infrastruktures. Zona te shumta ne kete qark vuajne pasojat e renda te ndotjes nga industria. Lumi Seman ne shume pjese te tij eshte demtuar nga mbetjet e naftes qe shkarkohen nga zonat naftembajtese por edhe industria e perpunimit.

Zona me e madhe bujqesore eshte ne rrethin e Lushnjes dhe bujqesia ne kete qark paraqet ekstreme. Nese ne Divjake fermeret arrijne te bejne marreveshje edhe me rrjetet e njohura te supermarketeve europiane ne zonen e Mallakastres fermeret vazhdojne te perdorin teknikat e vjetra ne punimin e tokes.

Ne zgjedhjet parlamentare qe zhvillohen gjate dites se diele ne listen e zgjedhesve per Qarkun e Fierit rezultojne 352.423 votues te shperndare ne 488 qendra votimi. Ne zgjedhjet e se dieles, Qarku i Fierit do te zgjedhe 16 deputete nga ku presin te zgjidhen nje sere problemesh. Ndaj beteja pritet te jete e ashper ndermjet forcave politike ne gare. Rezultati i Qarkut te Fierit eshte teper i rendesishem per percaktimin e fituesit te zgjedhjeve.

Top-Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top