Produkti që mbron shëndetin e flokut – Si ta përdorni

Hera

Έτερος εγώ
Produkti Që Mbron Shëndetin e Flokut – Si Ta Përdorni


1578819365260.png


Majoneza është një nga salcat më të përdorura në botë.

Kohët e fundit, industria ushqimore po prodhon variante me pak yndyrë dhe me përbërës natyralë në përpjekje për ta vendosur majonezën në listën e ushqimeve të shëndetshme
Studimet thonë se majoneza ka disa vlera shëndetësore për organizmin, gjithmonë nëse nuk e teproni me të.
Sipas tyre, majoneza është e pasur me vitaminë E dhe acide yndyrore omega-3 që e mbajnë zemrën të shëndetshme dhe parandalojnë goditjet e ndrhyshme.
Pa dyshim që majoneza ka shumë yndyrë, por kjo nuk do të thotë që duhet ta hiqni një herë e përgjithmonë nga menuja ushqimore.
Majoneza ka edhe vitaminat A, D, E dhe K të cilat treten në yndyrë.
Yndyrnat tek majoneza janë të pangopura dhe ndihmojnë në përthithjen e ushqyesve dhe uljen e kolesterolit në gjak.
Majoneza rekomandohet të përdoret edhe në maska flokësh, sidomos për flokë të thatë.
Si Të Përdorni Majonezën Për Zbutjen e Flokëve
Njerëzit që duan të zbusin flokun dhe ta mbajnë atë nën kontroll, duhet të përdorni majonezën si një maskë të shkëlqyer.
Ajo përmban një antioksidant të fuqishëm që i jep flokut forcë, shkëlqim dhe volum.
Siç e thamë edhe më lart, majoneza është mirëbërëse për flokë të thatë e të dëmtuar.
Për këtë maskë ju nevojiten gjysëm filxhan çaji me majonezë me yndyrë të plotë.
Rriheni majonezën deri sa të bëhet e butë si push.
Flokët duhet të jenë të lagur.
Lyejini ato me majonezë në të gjithë gjatësinë e tyre dhe përqendrohuni tek zonat e dëmtuara të flokëve.
Më pas mbështilleni kokën me një kapuç plastik për 30 minuta.
Flokun duhet ta shpëlani me ujë të ftohtë dhe më pas ta lani me shampo si zakonisht.
Trajtimi me majonezë është tejet i rekomanduar nga stilistët më në zë të flokëve dhe mund të bëëhet krejt lehtë në shtëpi./AgroWeb.org


Top Channel
 
Last edited by a moderator:
Majonezja ka veze limon dhe vaj lule dielli
ti shtojme dhe nje domate dhe del super
 
Une e kam provuar para disa vitesh,ti shpëtoja ato katër flokë që kishin mbetur ne kembe për hir të deshmorëve qe kishin rënë,por me ranë edhe ato në shpatulla e nuk me shkulen më akoma sot.
 
haha ...

un ne fakt kam provuar vaj ulliri , ta zbut goxha per te tjerat skam ber prove
 
Genjeshtra te gjitha. Kam provuar shume produkte origjinale madje nga jashte i porosisja qe te me vinin, kur i kisha floket e gjata, megjithate lamtumire flokeve u thash.
 
perveq disa vitaminav se mund ti marresh ,”produktet tjera nuk kan efekt.
mir tani se mund ti mbjellin floket meshkujt?me nje kosto jo shume te madhe.
 
Sa jemi ktu un do kerkoja dicka pr fitilat e djegura te flokeve. Kush m sugjeron dicka?
 
Maskat me te mira te flokut jane ato qe behen me produkte bio..
E para eshte vaji kokosit..ta aplikosh 20 min perpara se ti lash floket...ne te gjithe gjatesine e tij..por jo ne rrenje..
Maska tjeter shume e mire eshte: 1 e verdhe veze..1 luge vaj ulliri..nje luge mjalte..nje luge vaj kokosi..dhe nje luge kos...i bene si krem dhe e aplikon tek floket e mban 30 min deri ne 1 ore...
E mira dhe mbret i gjithe maskave eshte vaji kokosit te lyesh floket dhe ti mbash gjate gjithe nates..ne mengjes ti lash si zakonisht..nese e bene kete goca do te me falenderoni..floket do te jene super super te bute dhe te shendetshem...
E mira eshte te perdoresh edhe vitamina shtes..Biotin dhe zink..gjithe kompleksin e vitamines B..
Une i filloj nga Nentori deri ne Janar...eshte ajo periudha qe njerezit ankohen shpesh nga renia e flokeve..une i ndjej me te forte se kurre..
Ka te beje ushqimi shume..dhe vitaminat shtes..sepse jo te gjitha ushqimet i gatuajme sic duhet..shpesh i perpunojme aq shume sa i humbasin gjithe vlerat qe ka...
Edhe maskat ne kushte shtepie bejne shume efeket...
 
perveq disa vitaminav se mund ti marresh ,”produktet tjera nuk kan efekt.
mir tani se mund ti mbjellin floket meshkujt?me nje kosto jo shume te madhe.
Cfare vitaminash e ke fjalen se nuk lash shampo pa ba prove? Prep kurgje e kam flokun shum te but se di me mbushet me te bardhe ka ndonje gje qe mund ta blej ta heq?
 
Cfare vitaminash e ke fjalen se nuk lash shampo pa ba prove? Prep kurgje e kam flokun shum te but se di me mbushet me te bardhe ka ndonje gje qe mund ta blej ta heq?

Mer shampo Vichy antidandruff
Eshte shum e mire per scalps

Dhe ha shendetshem
Mos harro u are what u eat :p
 
ja nga kto te fshiva ,
Tani jemi qe jemi ne teme, me rekomando per kacurrelat cfare duhet te perdor dhe tjetra, per ngjyren se me shpahet shume shpejt

Ty te ka bere zoti special u don’t need to much work girl :p

Gjithmone perdor shampo per floke te lyera ti i ke dhe te dekoloruara apo jo?
 
Nuk e kam studiuar por me shembuj me kane orientuar per atje.
Gjithsesi, po nuk pertove, me shkruaj ne PM ate vendin e mire ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top