Problem me Quick Launch në Windows XP SP3!

ricky_ch

******
Para disa ditëve kisha problem me Windows Live,
nuk i memorizonte username dhe password .
Për ta korrigjuar këtë problem përdora një program që quhet
MakeMessengerRemember dhe Mesengerin e rregulloi,
por i fshiu të gjithë pssword-at që i kisha memorizuar në cache
si dhe prej atëherë Quick Launch u zhduk dhe më nuk paraqitet.
Sa here tentoj ta kthej, më thot "Cannot create Toolbar".
Kam kërkuar mjaft por nuk gjeta asgjë përveç se që thot
të ekzekutoj IE4UINIT.EXE si dhe REGSVR32 /i SHELL32.DLL.
Kam provuar edhe disa tools(vbscript) nga faqa
Troubleshooting Windows XP, Tweaks and Fixes for Windows XP por pa sukses.

Ju falënderoj paraprakisht!
 
Titulli: Problem me Quick Launch në Windows XP SP3!

Problemi u zgjidh!

Instalova rastesisht një program që në fund të instalimit
të pyet se a dëshiron simbolet e programit (icons) të i vendosësh
Desktop dhe Quick Launch, unë aktivizova që të paraqitet simboli
i programit në Quick Launch, dhe mandej provova prap nga
Taskbar\Toolbar\Quick Launch
ta aktivizoj Quick Launch i cili
u paraqit me një simbol të vetëm të programit të fundit që instalova.
Mandej vetëm kopjova edhe njëherë simbolet që ishin fshirë dhe çdo gjë
funksionon si më parë.
 
Pe: Problem me Quick Launch në Windows XP SP3!

I ben update windowsit apo jo se mendoj gjithcka ka ardh nga kjo
 
Titulli: Problem me Quick Launch në Windows XP SP3!

Jo, jo..nuk ma mer mendja se ëshë për shkak të Update-eva.
Win XP aty e kam që moti të instaluar dhe pothuajse të gjitha
Update-s i ka të instaluar.
Siç thash edhe në postimin e parë i gjithë problemi filloi me Yahoo Mesenger
i cili ma çregulloi Windowse Live, e mandej MakeMessengerRememer.exe ma çregulloi
Quick Launch.

Këtë e programin e fundit që e instalova, ishte vetëm rastësi, sepse nuk është Tool
për ta riparuar systemin, është një file menager e ngjajshme me total menager
që shërben për administrimin e fajlave. Ka shumë programe që fund të instalimit
të pyesin ku po dëshiron t'i të i shfaqës simbolet.

Ekziston mundësia që Quick Launch është riparuar më herët por me zero simbole
dhe ndoshta për atë nuk e kam hetuar, dhe kur e instavoa këtë programin e fundit
u krijua Quick Launch me vetëm një Simbol në të.
Shpresoj të kem qenë i kjartë.
 
Pe: Problem me Quick Launch në Windows XP SP3!

Ah dmth ky prog i fundit te dha te kuptoje qe Quick Launch po funksiononte ok e kupt gjithsesi rendesi ka qe kryve pune :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top