Prishtina zyrtare: Nisma serbe do të dështojë

Ado

FISEBILIL-LAH
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka shprehur bindjen e tij se nisma serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk do të ketë sukses. Ndërkaq kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se veprimet e ditëve të fundit të Serbisë janë përpjekje për t'u justifikuar para opinionin të vet, pasi Beogradi e ka të qartë se pavarësia e Kosovës është punë e kryer dhe s'ka kthim prapa.

"Serbia është duke i bërë lëvizjet e fundit për t'u arsyetuar kinse para opinionit të vet. Serbia e di se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga 46 shtete të botës. Procesi i pavarësisë do të ketë vetëm njohje dhe avancim dhe integrim, dhe assesi rikthim, ashtu siç pretendon Serbia", tha të hënën Thaçi.

Ndërkaq sipas kryeparlamentarit Krasniqi, nëse اështja e Kosovës kalon në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, atëherë gjykata do të jap vendim në favor të Kosovës.

"Kemi besim se Gjykata ndërkombëtare nuk do të marrë vendim kundër vullnetit të qytetarëve të Kosovës, pasi i gjithë aktiviteti politik që është zhvilluar në Kosovë, nga shpallja e pavarësisë, është bërë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, dhe, nëse dikush ka vepruar kundër kësaj të drejte ndërkombëtare, atëherë ky është regjimi i Beogradit", theksoi Krasniqi.
/Telegrafi/
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top