Prespa dhe pelikanët

Hera

Έτερος εγώ
Prespa dhe pelikanët


Ndonëse ana shqiptare e Prespës nuk ka kushtet e përshtatshme për folezimin e pelikanit, ajo përmbush më së miri nevojat e kësaj specie duke u përdorur si zonë pushimi dhe zonë ushqimi nga pelikanët. Liqeni i Prespës na jep mundësinë të kundrojmë dy lloje pelikanësh që folezojnë në Prespën e vogël greke: Pelikani Kaçurrel (Pelecanus crispus) dhe Pelikani i Bardhë (Pelecanus onocrotalus).

Deri në 600 individë ka qënë numri më i lartë i numuruar në një ditë gjatë monitorimeve të kaluara në pjesën shqiptare të Liqenit të Prespës. Periudha e frekuentimit të pelikanëve në Prespën shqiptare nis nga java e dytë e muajit mars deri në fillimin e dhjetorit, ndërsa numri më i madh i individëve regjistrohet gjatë muajit qershor.



PPNEA në bashkëpunim me AdZm Korce dhe KFW, realizoi së fundmi numërimin e pelikanëve në Prespë për konfirmimin e pikave më të përdorura në liqen, ku u vrojtuan rreth 400 individë, me shumicën e përbërë nga Pelikani Kaçurrel (Pelecanus crispus).




auto_66049381_2367242249989103_697757552229744640_o1562658748.jpgauto_66396385_2367242149989113_7913738312467087360_o1562658749.jpgauto_66469358_2367242436655751_8047016022449848320_o1562658746.jpgauto_66306441_2367242569989071_625681738940547072_o1562658745.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top