Presidenti Topi dekoroi aktorin amerikan me origjine shqiptare, Xhejms Belushi.

Bilderberg

Anëtar i ri
Presidenti Topi dekoroi aktorin amerikan me origjine shqiptare, Xhejms Belushi, me Urdhrin "Nderi i Kombit".



Tirane, 12 nentor - Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi, ka dekoruar aktorin e mirenjohur amerikan me origjine shqiptare, Xhejms Belushi, me Urdhrin "Nderi i Kombit", gjate spektaklit te mbremshem "Dua me shume Shqiperine" ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane. Kjo dekorate iu dha Belushit me kete motivacion: "Me mirenjohje dhe krenari, aktorit te shquar, me fame boterore ne kinematografine, teatrin dhe televizionin amerikan, njeriut qe trashegoi dhe ruajti me dinjitet dashurine per prejardhjen e tij shqiptare dhe per Shqiperine". Ndersa aktori i shquar, Xhejms Belushi, pasi falenderoi, tha se per te "ky eshte nje çmim shume i rendesishem dhe me peshe, dhe nje nder i madh". "Eshte nje pergjegjesi e larte. Nuk e di nese e meritoj. Une jam krenar per ate qe jam dhe per ate se nga jam. Jam lindur e rritur ne Amerike, por genet e mia jane shqiptare.. Gjaku im eshte gjak shqiptar dhe do te jete i tille pergjithmone. Ju faleminderit dhe njehere. Faleminderit z. President!", tha Belushi.





Ne mbremje, Presidenti i Republikes, Bamir Topi dekoroi aktorin e mirenjohur me origjine shqiptare, Xhejms Belushi, me Urdhrin "Nderi i Kombit", gjate shfaqjes "Dua me shume Shqiperine" te organizuar ne Pallatin e Kongreseve ne
Tirane.

Pas ceremonise se dekorimit te z. Belushi me Urdhrin e larte me motivacionin: Me mirenjohje dhe krenari, aktorit te shquar, me fame boterore ne kinematografine, teatrin dhe televizionin amerikan, njeriut qe trashegoi dhe ruajti me dinjitet dashurine per prejardhjen e tij shqiptare dhe per Shqiperine, Presidenti Topi, ne fjalen e mbajtur me kete rast, u shpreh:

"Mirembema te gjitheve!


Duke qene ne nje pozicion, une ju shikoja me shume vemendje. Shikoja qe ishit njeriu me i lire ne kete salle gjate pauzave, levizje pa asnje lloj ndroje dhe rezerve. Une e kuptoj shume mire qe juve e beni kete sepse ndjeheni ne familjen tuaj, ne shtepine tuaj. Rreth dy muaj me pare, ne nje mbremje ne Boston ku ishin me shume se nje mije shqiptare, ku une natyrisht jam takuar per here te pare me Xhimin, por duke marre ne konsiderate qe, prej dekadash keni ndjekur famen e familjes suaj, karrieren tende te mrekullueshme, ne nje moment kur juve therritnit me shume pathos, per nje moment njeriu mendon se eshte pjese e ekzibicionit artisitik.

Por padyshim qe nuk eshte keshtu. Nuk eshte e veshtire qe njeriu te dalloje tek njeriu qe e thote me aq sinqeritet, qe i
del nga shpirti "Jam shqiptar!". Dhe duke eksploruar ne jeten tuaj artistike, natyrisht me nje motivacion te veçante, per ate qe do te them pak me vone, edhe juve gjate nje interviste ne nje televizion presitigjoz europian, vite me pare, deklaronit emocionet e perjetuara ne Shqiperi ne nje vizite qe kishit bere me babain tuaj dhe realisht aty shikoje emocione shume te thella. Ju i shpreheshit gazetarit gjerman: Une kudo ku shikoja shqiptare, ne te gjithe ambientet, me dukej sikur shikoja veten time ne pasqyre. Ne menyre shume intuitive ju shkonit pikerisht ne rrenjet e famijes suaj, pikerisht tek gjaku juaj, shkonit ne filogjenezen tuaj dhe ju jeni nje rast i mrekullueshem per te cilin ne krenohemi. Kjo eshte arsyeja qe sonte une deshiroj te bej nje gjest simbolik, natyrisht ne emer te te gjithe shqiptareve, qe ju i doni dhe ata ju duan shume.

Por jam i bindur qe duke bere kete gjest, une padyshim vleresoj te gjithe artistet, te gjithe njerezit e letrave, inxhinieret, mjeket, shkencetaret, profesoret e nderuar, kudo ku ata jane, ata qe jetojne dhe punojne ne Shqiperi, ata qe jetojne dhe punojne jashte Shqiperise, kualitete me te cilat ne krenohemi dhe ne momente te veçanta si kjo nate magjike, vleresojme qe ne kemi shume kualitete dhe padyshim ju jeni ambasadoret me te mire te Shqiperise.

Me shume se kaq une nuk deshiroj te them asgje, sepse vepra juaj flet shume shume me teper se çmund te flas une. Dhe ne fund para se te perfundoj fjalen time, deshiroj te jap nje falenderim te veçante per zonjen Vera Grabocka, e cila se bashku me bashkeshortin e saj, Timo Flloko, per shkak te identitetit te tyre te forte, human dhe artistik, mbajne mbiemra te ndryshem, bene te mundur qe ti japin simboliken e ketij takimi shume te rendesishem, sepse ju jeni shembull i qarte, nje shembull elokuent, qe keni ditur te ndertoni karrieren tuaj ketu, edhe ato vite qe i shpenzuat jashte Shqiperise, juve i perdoret per te rritur kualitetin tuaj. Faleminderit te gjitheve, faleminderit te gjithe artisteve, personaliteteve te nderuara, edhe njehere nga zemra faleminderit sepse juve te gjithe i beni nje nder te jashtezakonshem Shqiperise.

Ndersa aktori i shquar, Xhejms Belushi, mes emocionesh te medha e ne prani te qindra te pranishmeve, u shpreh:

"Faleminderit shume te gjitheve. Faleminderit! Ky eshte nje çmim shume i rendesishem dhe me peshe, dhe nje nder i madh.. Eshte nje pergjegjesi e larte. Nuk e di nese e meritoj. Une jam krenar per ate qe jam dhe per ate se nga jam. Jam lindur e rritur ne Amerike, por genet e mia jane shqiptare. Gjaku im eshte gjak shqiptar dhe do te jete i tille pergjithmone. Ju faleminderit dhe njehere. Faleminderit z. President!"


6284.jpg





6285.jpg





6283.jpg

Presidenti Topi dekoron aktorin e mirenjohur amerikan me origjine shqiptare, Xhejms Belushi me Urdhrin "Nderi i Kombit".

6282.jpg

Presidenti Topi, Zonja e Pare, Teuta Topi dhe vajzat gjate spektaklit "E dua me shume Shqiperine".

6286.jpg

Presidenti Topi gjate dhenies se titujve "Ambasador te Kombit" personaliteteve te jetes artistike, kulturore, sociale dhe sportive

 
hallall, dhe une e vlerësoj shumë Xhejms Belushin si aktor gjithashtu dhe si njeri me vlera.
Bravo i qoftë për konsiderimin që ka bërë.
 
I lumte edhe shtetit tone qe i ka bere nje pritje te mire me sa shoh.
 
kete gje duhet ta bejme me shpesh me ata qe e ndiejne me te vertet qe ne venat e tyre rjedh gjak shqiptari,me ata qe na kan nderuar ne fusha te ndryshme(pervec politikes),duhet tu tregojme se ne interesohemi per ta,se shqiperia nuk i harron,se shqiperia nuk i 'ha' femijet e vet.





 
Gjithmone e kam patur simpati kete person..se shume here e kam degjuar qe flet per prejardhjen e tij..Nje gjest i mire bravo
 
me ne fund dicka e mire nga qeveria jone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top