Presidenti i Marsejes,dua 20 milion Euro per Lorik Canen

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Marseja kërkon 20 milionë euro për Lorik Canën,kështu që klubet që dëshirojnë të marrin shërbimet e mesfushorit shqiptar, duhet të paguajnë këtë shifër marramendëse për të blerë kartonin e tij. اmimin e kartonit e ka bërë të ditur dje për mediat franceze presidenti i Marsejës,Pap Diuf, i cili ka thënë se nuk ka aspak dëshirë të privohet nga kapiteni i skuadrës së tij, por nëse ndonjë klub këmbëngul për ta pasur shqiptarin në skuadër, atëherë duhet të derdhë në arkat e Marsejës 20 milionë euro. “Marseja synon të shkojë sa më larg këtë sezon dhe ne nuk kemi dëshirë të privohemi nga xhevahiret e skuadrës sonë, ndonëse, e theksoj edhe njëherë se, asnjë futbollist i Marsejës nuk është i pashitshëm, – është shprehur kreu i klubit marsejez.

– Arsenali kërkon Canën?

Arsen Venger e ka numrin tim të telefonit dhe nëse dëshiron të më bëjë ndonjë ofertë për lojtarin, atëherë mjafton të më telefonojë”. Kreu i klubit, më pas, ka bërë të ditur edhe çmimin e kartonit të Canës.

“Sa vlen Lorik Cana?

Numri është me dy shifra dhe me shumë zero nga pas. Shifra e parë është 2, ndërsa shifra tjetër është e arsyeshme. Besoj se ju mjafton kaq”, iu ka thënë Diuf gazetarëve francezë, duke lënë të kuptohet se kërkon 20 milionë për kartonin e yllit të përfaqësueses shqiptare. Presidenti i Marsejës ka saktësuar se nuk ka pasur oferta konkrete për mesfushorin 25- vjeçar gjatë kohëve të fundit, por ka konfirmuar ofertën e Evertonit: “Disa kohë më parë, një klub anglez ofroi diçka më shumë se 10 milionë euro për Canën, por kjo ishte shumë e ulët si ofertë dhe përgjigja jonë ishte e prerë. Që atëherë nuk kemi marrë ndonjë ofertë tjetër zyrtare nga ndonjë klub”. Evertoni i ofroi rreth 13 milionëeuro Marsejës për kapitenin e saj, por klubi francez iu përgjigj negativisht duke e cilësuar si të ulët ofertën. Ndërkaq edhe Lorik Cana nuk kishte dëshirë të transferohej në këtë ekip,pasi pretendon një skuadër të nivelit të lartë, e cila minimalisht të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve. Përveç Evertonit dhe Arsenalit, për mesfushorin e përfaqësueses shqiptare interesohen edhe Reali i Madridit, Roma, Napoli dhe Bajerni i Mynihut. E ardhmja e shqiptarit te Marseja duket gjithnjë e më e largët, madje vetë futbollisti bëri të qartë disa ditë më parë se nuk kishte ndërmend ta mbyllte karrierën te klubi francez, duke dalë haptazi se dëshiron të largohet. “Ka ardhur koha që të fitoj një trofe të rëndësishëm në karrierën time. Ky është sezoni im i katërt te Marseja dhe më vjen keq që nuk kam mundur të fitoj asgjë të rëndësishme deri tani. Kjo është një skuadër ku unë kam dashur të luaj që kur isha fëmijë, por kjo nuk do të thotë se do ta mbyll karrierën time këtu”, u shpreh Cana disa ditë më parë. Nëse Cana kalon te Arsenali, ai do të ishte futbollisti i dytë i Marsejës që transferohet këtë verë te “topçinjtë”, pas Samir Nasri, i cili kaloi te klubi londinez për 13 milionë paund.

canabenshemilizh2.jpg

15248.jpg

PanoramaSport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top