Presidenti i Gambisë, me origjinë shqiptare – dëshmi plisi dhe një letër”

legjenda

Tetova
Dramaturgu Jeton Neziraj ka vazhduar mahinë me “gjurmët shqiptare nëpër botë”. Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar sërish me një postim më të hershëm të Behgjet Pacollit që pretendonte se ka gjetur një kullë shqiptare në Kazakistan.

Neziraj ka publikuar një fotografi të presidentit të Gambisë, Yahya Jammeh, duke “i gjetur” atij rrënjë shqiptare.

“Presidenti i Gambisë, Yahya Jammeh ka origjinë shqiptare. Këtë gjë ma konfirmoi para disa ditësh biznesmeni i njohur shqiptar, B. P., në një darkë private. ‘Po, mund ta konfirmoj, Yahya ka origjinë shqiptare. Këtë gjë e konfirmoi ai vet para disa ditësh në një letër që ma ka nisur nga Gambia e largët’ (citat)”, ka shkruar Neziraj.
Neziraj ka thënë se ishte “kureshtar për letrën”.

“Dhe pastaj, e pashë vet me sytë e mi. Në të, me një shqipe të brishtë, shkruante: ‘U’ glitnji e kam n’mejtime poplin skipetar, atu ku jمn rēnjt e mua. Xemla e poplit skipetar لst e bard, si ky plis m’i ball mu’”, shkruan më tej Neziraj.

Në ironizimin e tij, Neziraj ka shkruar se “dëshmi e origjinës shqiptare të presidentit gambian Yahya Jammeh është edhe plisi i bardhë që ai vazhdimisht e bartë me shumë krenari, e që e përmendë edhe në letrën e tij dërguar biznesmenit shqiptar”.

“Dëshiroj që këtu publikisht, t’i ftoj studiuesit dhe dashamirët e historisë shqiptare që të hulumtojnë këtë lidhje tonë të mundshme me presidentin Jammeh, e pse jo, mbase edhe me krejt popullin bujar gambian. Personalisht do të sponsorizoja një ekspeditë studiuesish në Gambi. I juaji, J.N”, ka shkruar Neziraj.

Kohë më parë, Pacolli, në profilin e tij në Facebook kishte shkruar se dëshironte që ta ndante me ndjekësit e tij “një foto nga një tempulli shqiptar që u ndërtua mes viteve 1216-1238 për Hasan Djalalin, i quajtur ndryshe Mbreti i Albanisë (Roi d’Albanie). (Në atë kohë nuk ishte Arbëria apo Shqipëria)”.

“Në këtë Tempull në Azerbaixhan kam parë edhe shkrimet e para me gërma shumë të ngjashme me alfabetin shqiptar. Siç duket, gjuha shqipe është përdorur më herët se ‘’Meshari i Buzukut’’, ose shenjat e para të shqipes të gjetura në Dubrovnik të viteve 1286. Në këtë Tempull kishte shenja të ngjashme me ato që dëshmonin ekzistencën e Albanisë së Kaukazit tre shekuj e gjysmë para erës sonë. I ftoj historianët e Kosovës të vizitojnë vendet ku ishte instaluar Albania Kaukaziane, gjegjësisht, pjesën jugore të Azerbaixhanit, Karabahut dhe pjesën Iraniane të Kaspikut jugperëndimor. Një sponsorizim të eksploruesve kosovarë për këtë çështje do ta mbështetja me shumë dëshirë”, kishte shkruar Pacolli.

TWITTER FACEBOOK20151213142312176646-700x465.gifhttp://www.shkupi24.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top