Prerja më e mirë e flokëve që i përshtatet fytyrës suaj

Jetmira

V.I.P
Harrojini reklamat dhe flokët e modeleve që duken të përkryer nga jashtë: pamja juaj varet më së miri nga cilësia e flokut tuaj dhe forma e fytyrës.

Flokë të drejta, fytyrë e rrumbullakët
Një prerje deri në shpatulla me zgjatime më të gjata përreth fytyrës suaj. Balluke të forta, të drejta theksojnë edhe më shumë mollëzat e faqeve tuaja.
201309-omag-round-straight-284x426.jpg

Flokë të drejta, fytyrë katrore
Një prerje e flokëve deri në shpatulla me zgjatime nga mjekrra deri në qafë, balluke anësorë që japin ndjesinë e zvogëlimit të ballit të madh.
201309-omag-square-straight-284x426.jpg

Flokë të drejta, fytyrë formë zemre
Provoni modelin ‘pixie’ të prerjes, në mënyrë që të theksoni sytë dhe mollëzat tuaja. Apo modelin ‘bob’ me disa shkallëzime të gjata.
201309-omag-heart-straight-284x426.jpg

Flokë të drejta, fytyrë ovale
Nivelizimi i shkallëzimit që fillon poshtë syve e bën fytyrën tuaj të duket më e plotë. Shmangni flokët me gjatësi të gjatë.
201309-omag-oval-straight-284x426.jpg

Flokë kaçurrela, fytyrë e rrumbullakët
Gjatësia mund të jetë deri në qafë apo në supe, por gjithnjë me shtresa më të gjata për të luftuar efektin pyramidal. Një pjesë e thellë anësore thekson strukturën kockore.
201309-omag-round-wavy-284x426.jpg

Flokë kaçurrela, fytyrë katrore
Provoni një prerje me gjatësi deri në supe me shtresa apo shkalëlzim nga veshi deri në maje. Më pas mund të shtoni disa nivelizime më të shkurta që lëshohen mbi ballin tuaj.
201309-omag-square-wavy-284x426.jpg

Flokë me kaçurrela, fytyrë formë zemre
Me një prerje të gjatësisë deri në supe, dredhat janë më të plota dhe balancojnë gjatësinë e ballit.
201309-omag-heart-wavy-284x426.jpg

Flokë kaçurrela, fytyrë ovale
Një prerje flokësh që ngjesh supet tuaja me kaçurrela plot volum, një ndarje anësore e flokëve thekson shumë mollëzat e faqeve.
201309-omag-oval-wavy-284x426.jpg

Flokë shumë të përdredhura (afro), fytyrë e rrumbullakët
Flokët mund të bien apo lëshohen deri në mjekërr apo supe. Shtresat diagonal heqin peshën nga anësh. Një ndarje e mesme ose anësore, e zvogëlon fytyrën tuaj duke e bërë të duket më e holluar.
201309-omag-round-kinky-284x426.jpg

Flokë shumë të përdredhura (afro), fytyrë katrore
Zgjedhni një stil të prerjes së flokëve mbi mjekërr ose më poshtë. Prerjet që përfundojnë deri në linjën e nofullës, shtojnë gjërësi në fytyrën tuaj.
201309-omag-square-kinky-284x426.jpg

Flokë shumë të përdredhura (afro), fytyrë me formë zemre
Një prerje flokësh ‘bob’ me gjatësi deri në mjekërr, plotëson pamjen tuaj rreth linjës së nofullës. Shmangni brisqet dhe hollimin e flokëve, këto mund të dëmtojnë flokët.
201309-omag-heart-kinky-284x426.jpg

Flokë shumë të përdredhura (afro), fytyrë ovale
Një prerje flokësh afro – super të shkurta apo të plota i jep fytyrës suaj një ekuilibër të përsosur bëjeni prerjen më të rrumbullakët në krye, ndërsa më konike tek veshët./femra.net/
201309-omag-oval-kinky-284x426.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top