Premier League - Formacioni i sezonit 2009/10.

Sc0rP10n

Antar Aktiv
Liga Premier: Më të mirët e sezonit
Forma e shkëlqyeshme e Wayne Rooneyt i ka dhënë atij edhe statusin e Lojtarit më të Mirë të sezonit në Ligën Premier - sipas vlerësimit të mediave angleze - edhe pse ai nuk arriti të fitojë titullin e kampionit edhe për të katërtën herë radhazi.
Por, nëse jo Rooney kush tjetër do të mund të ishte zgjedhur ‘Më i Miri i Sezonit’? Ky ishte viti i sulmuesit të Manchester United, i cili gjeti një hapësirë më të madhe këtë sezon me largimin e Cristino Ronaldo. Ai shënoi 26 gola në 32 ndeshje në Ligën Premier.

Rooney shoqërohet në sulmin më të mirë të sezonit nga rivali i tij Didier Drogba. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë shënoi më shumë gola se sa Rooney dhe fitoi këpucën e artë si dhe titullin e kampionit me Chelsean.

Në portë, Brad Friedel dhe Shay Given që të dy kanë qenë të shkëlqyeshëm, por mediat angleze kanë zgjedhur Friedel të qëndrojë në portën e sezonit.

Bashkëlojtari i tij te Aston Villa, Richard Dunne, dhe mbrojtësi i Birminghamit, Roger Johnson, janë zgjedhur mbrojtësit më të mirë këtë vit, duke mbajtur edhe John Terryn jashtë këtij formacioni.

Ashley Cole është rreshtuar në të majtë të mbrojtjes duke mposhtur rivalin e tij të Manchester United, Patrice Evra, ndërsa krahu i djathtë i mbrojtjes i takon atij i Liverpoolit, Glen Johnson.

Befasia e formacionit është mesfushori i Blackburnit, David Dunn, i cili ka mposhtur atë të Chelseat, Frank Lampard, për t’u rreshtuar në krah të Cesc Fabregas në qendër të mesfushës. Kapiteni i Arsenalit la jashtë formacionit yllin e Manchester United, Ryan Giggs.

Pavarësisht shkëlqimit të Jermaine Defoe dhe Gareth Bale, Aaron Lennon është i vetmi lojtar i Tottenhamit në këtë formacion, ekip ky që bëri befasinë duke siguruar pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Derisa Lennon lëviz në krahun e majtë të mesfushës, krahu i djathtë i takon një mesfushori tjetër me tipare sulmuese. ثshtë fjala për yllin e Manchester Cityt, Craig Bellamy.

Në vazhdim më të mirët e sezonit në Ligën Premier:

Portier: Brad Friedel (Aston Villa)

Mbrojtës: Glen Johnson (Liverpool); Richard Dunne (Aston Villa); Roger Johnson (Birmingham); Ashley Cole (Chelsea)

Mesfushorë: Aaron Lennon (Tottenham); David Dunn (Blackburn); Cesc Fabregas (Arsenal); Craig Bellamy (Manchester City)

Sulmues: Wayne Rooney (Manchester United); Didier Drogba (Chelsea)

Formacioni i sezonit (lojtari është dashur të ketë së paku 19 starte gjatë sezonit):

Friedel

Johnson – Dunne – Johnson – Cole

Lennon – Dunn – Fabregas – Bellamy

Rooney – Drogba

Vend të veçant zë edhe sulmuesi i Liverpool - it, Fernando Torres (El Ninho) i cili për 18 ndeshje sa ishte në formacionin startues shënoi 18 gola.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top