Policia malazeze arreston kosovarin me 4 kg heroinë

Ado

FISEBILIL-LAH
Meho dhe Zeno Braliq nga Rozhaja dhe Gëzim Ferizoviq nga Peja janë arrestuar të enjten nga policia malazeze në afërsi të Rozhajës, e cila ka sekuestruar edhe 4 kilogramë heroinë.

Siç bën të ditur e përditshmja “Vijesti”, i arrestuar kishte planifikuar që drogën ta shiste për 250 mijë tek dy qytetarë të Rozhajës, po ashtu të arrestuar.

Dy vëllezër Braliq dhe qytetari nga Peja Ferizoviq janë arrestuar në një aksion të policisë së Rozhajës dhe të Beranës, ndërsa sipas të dhënave të policisë ata tre janë pjesë e një zinxhiri të rëndësishëm të kontrabandimit të drogës nga Kosova drejt Rozhajës (Malit të Zi) dhe më pas shpërndarjes së saj në shtetet e Evropës Perëndimore.

Droga është gjetur në makinën e Ferizoviqit, “Mercedes 240 D” (423-KS-449), e cila ishte e paketuar në katër pako të ndryshme, ndërsa sasia thuhet të jetë 4 kilogramë.

Po ashtu kjo gazetën malazeze njofton se po të njëjtën ditë policia ka sekuestruar edhe 1.5 kg heroinë në një aksion tjetër, mirëpo për shkak të hetimeve nuk e ka bërë publik këtë lajm. /Telegrafi/
 
kemi mberri na shqiptarte spo shihem as ne harte...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top