Pole Position i Rosberg në provat zyrtare të Bahrain

cent

...Lontano
Për herë të parë në këtë sezon Nico Rosberg do të startojë nga pole position. Pas dy garave të para të sezonit kur nga ky pozicion u nis shoku i tij te ekipi Mercedes Lewis Hamilton piloti gjerman siguroi kohën më të shpejtë duke mbajtur prapa pikërisht kolegun e tij. Në fakt provat zyrtare të Cmimit të Madh të Bahreinit konfirmuan sërish problemet e mëdha që po përjetojnë të gjitha skuadrat që garojnë me motor Renault. Jo vetëm kaq por garat e para të sezonit po shndërrohen në një makth të vërtetë për fituesin e katër titujve të fundit Sebastian Vettel, që këtë radhë nuk u fut dot as ndërmjet 10 të parëve. Vetëm një javë më parë në Malajzi Vettel startoi nga vendi i dytë ndërsa këtë herë në Sakhir kampioni në fuqi u mund edhe nga shoku i skuadrës Daniel Ricciardo. 26-vjecari nga Heppenheimi në minisesionin e dytë zhvilloi vetëm një xhiro kompetitive dhe Vettel mori plot 0.4” diferencë nga piloti australian, ndërkaq po në këtë minisesion dështoi për t’u kualifikuar mes më të mirëve gjithashtu edhe gjermani tjetër Nico Hulkenberg, pavarësisht se piloti i ekipit Force India kishte regjistruar kohën më të shpejtë të minisesionit të parë.

Pra Hulkenberg do të niset menjëherë pas Sebastian Vettel, që gjithsesi rikuperon një pozicion për shkak të zbritjes me 10 vende në vijën e nisjes të kolegut të tij te skuadra Red Bull Daniel Ricciardo. 24-vjecari nga Perthi ishte ndër të vetmit që u përmirësua në pjesën e dytë të minisesionit përmbyllës duke e mbyllur ditën afërsisht 0.9” larg kohës së Nico Rosberg, sidoqoftë makina me numër 3 do ta nisë garën e Bahreinit nga vendi i 13 për shkak të daljes së tij në mënyrë të rrezikshme në Sepang nga korsia e box-eve. Lewis Hamilton i cili ishte nisur në pole position si në Australi ashtu edhe në Malajzi për shkak edhe të kohëve konsiderohej si favoriti kryesor, megjithatë kampioni i botës i vitit 2008 në tentativën e tij të dytë, në minisesionin e fundit gaboi duke bllokuar gomat në kthesën numër 1, e për pasojë piloti britanik doli gjerë duke humbur kështu mundësinë për të thyer kohën e shokut të tij të skuadrës. Përfundimisht Rosberg e ndali kronometrin në kohën 1’33”185, 0.279” më i shpejtë sesa Hamilton duke regjistruar të pestën pole në karrierë dhe përsëritur njëherësh në Bahrein edhe suksesin e 12 muajve më parë.

Finlandezi Valtteri Bottas me Williams pas zbritjes me 10 pozicione të Ricciardos do të startojë nga vendi i tretë, ndërsa në krah të tij do të niset piloti meksikan i ekipit Force India Sergio Perez. Kimi Raikkonen u përmirësua në fund nga pozicioni i 10 dhe në Sakhir do ta fillojë aventurën e tij nga vendi i pestë, për vetëm 0.024” vonesë me Perez. 0.019” larg tij i mbylli provat Jenson Button me McLaren, ndërsa vija e katërt e nisjes hapet nga braziliani Felipe Massa që këtë herë do të duhet të ruhet nga 21-vjecari danez i skuadrës McLaren Kevin Magnussen. Përsa i përket Fernando Alonsos, dy herë kampioni i botës do të startojë për herë të parë në këtë sezon pas shpinës së Raikkonen. Piloti asturian i cili ka fituar tre nga nëntë garat që janë zhvilluar gjithsej në Bahrein e mbylli ditën në vendin e fundit nga pilotët e dhjetëshes së parë, me plot 0.6” diferencë kundrejt shokut të tij te skuadra Ferrari.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top