Poezia rrëqethëse e Halil Matoshit për Bekim Berishën 'Abeja'

legjenda

Tetova
Shkrimtari dhe publicisti Halil Matoshi, në librin e tij “N’zanafillë”, i ka kushtuar një poezi luftëtarit të lirisë së Kosovës, Bekim Berisha i cili ishte i njohur si “Abeja”, mirëpo që në luftën atdhetare në Kroaci kishte marrë pseudonimin "Rr'feja e kaltër ".

Ne ju sjellim të plotë poezinë rrëqethëse “Rr’feja e kaltër”.

Rr’feja e kaltër

Me pëlcitë si re krype n’zjarm

E me u shn’drrue n’bubullimë

Me u ba rrfe e kaltër synin e lig me e shitue

E me ju ba palcë osit që lidhë dy O-jat

Në emnin tand kOsOvë;

Ni os qe mban t’lidhun plagën tande

Palsaritjen e nji lisi t’çamë rrfeje

Duert me i nxjerrë p’ej zingjirve si shpatë vizlluese

Me k’putë padrejtsinë

Do me thanë me u shndërrue n’rr’fe

Me u ba si Abeja* E me e shkye terrin me buzëqeshje

e me i fshi sytë e lëbyrun nga myshqet e mugta t’robnisë

me u mshef p’ej t’mbetunve e me kja deri n’delir.

Me kja për liri!?

Pusho deri n’ferk Bekë e ngreh vetullat

Prapsoje - tuj ia thye udhën naj rrezje t’bardhë

... se udhët na janë verbue e kmishazi kahmos

Duhet me kanë çastësi vetime amanet djalit me i lanë

Me i refuzue armët

E me u ngjitë n’qiellin m’i - e luftën me e p’shty

Pasha tokën je i shpëtuem - e ke fitue garën me mugëtinën

E je bâ mburojë për dashunitë e shumë brezave – syni i lig mos me i pa

Ani pse gacë e shueme - lirinë askush s’e pret i gjallë!

Luftëtari kurrë nuk kthehet në shtëpi ai kërkon dimensionet e padukshme të lirisë

(Abeja ishte emri përkëdhelës i Luftëtarit të lirisë së Kosovës, 1999, Bekim Berisha, (që në luftën atdhetare në Kroaci kishte marrë pseudonimin "Rr'feja e kaltër " )

Image
Image
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top