Poezi te ndryshme

@Lauri burri..e kerkova nuk lash vend per të gjetur një poezi për ty...😁
Vlerso faktin qe une e postova..s'ka rendesi kush e ka shkruar ok 😁😂



Ti je piktura me e bukur, ndaj edhe une hesht,
pikture e gjalle ne art,ndaj trembem aq keq...
te shoh ,dhe syte i ferkoj nga habia,
zbehen dritat ,eshte asgje magjia...
Ti je vargu i shkruar,
i thene dhe i pathene,
je poezi, e embel
poezi qe cmend cdo kend...
Ti je skulptura,
skulptura me e arrire,
cdo kompozision,per art ne delir...
Ne agimet e flladta ti je pika e veses,
dielli i dites,
ajri i shpreses...
Ti je mesdita , ne notin e harpt
je feshferima e Himalajeve,
Antarktida e mjaltte...
Ti je...
Cfare je..?
me thuaj pse hesht...
une s'gjej dot fjale,
kur ti buzeqesh...
Kur buzeqesh ti zbret dielli ne toke,
heshtin oqeanet,
heshtin edhe zogjt...
ngrihen pemet ne valsin e luleve,
ulen baladat, si ujvarrat pa funde...
Sapo zbret mbremja ti je dritherim,
je dehja e yjeve,
qe nuk njeh flijim...
Shume here pyes veten .
je art a njeri...?
je engjell, a magji...?
je legjende a poezi...?

Linda Fejzaj
Flm 🌹💋
Po hesht pra edhe unë, siç e thotë edhe poezia "jote" 😁
 
E kuqja jote

E veshur me të kuqe, ti ike atë natë
Por ajo e kuqe mbet’ në zemrën time
E u bë tunikë, madje shumë e gjatë
Trupin tënd mbështjellë edhe shumë kujtime!

E veshur me të kuqe si sonte më kujtohet
Meditoje hënën, në qoshen e preferuar
Më the që dashuria nga qielli na dhurohet
Ndaj i flasim hënës kur jemi dashuruar ...

E veshur në të kuqe ashtu të merrte gjumi
Si nerajdë përrallash, në mes të ngjyrës zjarr’
Për fat të keq ne njerëzit, veç atëherë kur humbim
Vëmë re atë që duhej, të shihnim që më parë!

Sonte e kuptova, ç’ka kurrë s’kisha kuptuar
Atë që shpesh e shihja e nuk e vija re
E kuqja ishte ngjyra jote e preferuar
Si nuk të thash njëherë, ‘’sa e bukur je’’ !

Të njoha në të kuqe e në atë të humba
Ndaj dhe ajo ngjyrë u gdhend në shpirtin tim
Ndonjëherë të bukurën s’na lë ta shohim, hunda
Kështu na ikën natën dhe kthehet në kujtim!
--------------------------------------
Bledi Ylli
FB_IMG_1696502928053.jpg
 
SI VALËT E DETIT

Të ndjej tek ikën si valët e detit
njëherë e qetë,më pas me dallgë
çdo gjë timen merr me vete
n' shkëmbinj t' mallit më përplas.

Njëherë më mbyt atje në fund
ku algat flenë qetë qetë
pastaj vjen e më shpëton
t' pafuqi më nxjerr në breg.

Si valët e detit n' shpirtin tim
ku djeg një zjarr i pashuar
imazhi yt në çast e fik
por m' le ndjesinë përvëluar.

Njëherë e qetë pastaj me dallgë
m' sillesh nëpër shpirtin tim
sa je afër pastaj je largë
herë je ndjenjë e herë mendim.

© Ylli Jahaj
 
BOTË E MBUSHUR ME NJERËZ TË PIRË

Sot kam pirë paksa e dashur
nuk e di pse e bëra por,e di që do e bëj përsëri
mendoj se ndoshta kisha nevojë të ngrohesha
në këtë ditë të nxehtë vere,
që dimri kishte pushtuar shpirtin tim.

Sigurisht! Te pish s'ështe burrëri
por,as të mos e bësh,ta them unë që s'është
di që i përket brendisë time
ajo pjesa kur veten tejkaloj shpesh'herë.

E unë shpesh dhe më shpesh e gjej veten tapë
por,jo kur pi,se për dreq gota më s'më deh
shpesh e më shpesh e gjej veten tapë
nga njerëzit...,
nga bota...,
nga dashuria...,
që shitet e blihet çdo mbrëmje e mëngjes.

Eh...unë piva !
Ja ! Piu dhe ai miku im !
Ja dhe një tjetër paska pirë sot...,
hëmm...,
moj e dashur...!
Kjo botë është e mbushur me njerëz të pirë
pa kthyer kurrë në jetën e tyre as edhe një gotë !

© Ylli Jahaj
 


Ti më flet, edhe më flet, edhe më flet
dhe e di që s’thua të vërtetën-
Ti më flet, edhe më flet, sepse ke frikë:
po të heshtësh, heshtja jote
shum’ më tepër do të më flasë …

Unë s’e dua jetën:
Çdo gjë që njeh, njeriu s’e do më
Por unë të dua ty –
ndoshta pse s’të njoh akoma ,
ndoshta pse ndër sy
ti ruan fshehtësin’ e mrekullueshme
të seksit tënd, që s’don të njihet kurrë:

Më vjen e më vjen porsi aroma
e luleve të bardha të kajsisë…

Më ikën e më ikën si ré e bardhë
drejt pafundësisë…

Robert Shvarc
 
Pak qetësi
Tani më lini vetëm.
Mësoni të bëni pa mua.
Unë po mbyll sytë.
Dhe dua vetëm pesë gjëra,
Pesë rrënjët favorite.
E para është dashuria pafund.
E dyta është të shoh vjeshtën.
Unë s’mund të jem nëse gjethet
Nuk fluturojnë dhe bien në tokë.
I treti është dimri solemn,
Shiu që e doja, përkëdheljet
E zjarrit në dimrin e egër.
Në vend të katërt, vera
Rrumbullake sa një shalqin.
Gjëja e pestë janë sytë e tu.
Mikja ime, e shtrenjtë,
Unë nuk dua të fle pa sytë e tu,
Unë nuk dua të jem nëse ti nuk shikon në mua:
E jap pranverën
Që ti të vazhdosh të më shikosh mua.
Kjo, miq është gjithë ç’dua.
Gati asgjë dhe pothuaj gjithçka.
Tani ju mund të shkoni nëse dëshironi.
Unë jetova aq shumë sa një ditë
Ju do të më harroni
Do të më fshihni nga dërrasa e zezë:
Zemra ime shkoi përgjithmonë.
Por sepse po kërkoj qetësi
Mos mendoni se po shkoj të vdes.
Përkundrazi:
Ndodh që po shkoj të jetoj.
Kështu do të jetë vetëm brenda meje
Që gruri do të rritet,
Së pari filizat çajnë përmes
Tokën të shohin dritën,
Se nënë toka është e errët:
Unë jam si një pus në ujrat e të cilit
Nata lë yjet e saj
Që të shkojë e vetmuar përmes fushave.
Sepse jetova kaq shumë
Unë dua të jetoj dhe aq më shumë.
Kurrë nuk jam ndjerë kaq kumbues,
Kurrë nuk kam pasur kaq shumë puthje.
Tani, si gjithmonë, është shpejt.
Drita fluturon me bletët e saj.
Më lini vetëm me ditën.
Kërkoj lejë të lind.
Pablo Neruda
 
- Xhepi im i vogel, cfare kerkon nga mua?
Nje shami te paster
Per hundet e tua....!

poezi e gjalle dhe emocionuese miq te dashur....


:p 😂
(ej Neve- @NeVertiti e kom qa fare m'duket- emocion i papershkruar mgja.... :ploollool🤗)
Bo noj varg e ma nis per konkursin e letersise.
Mrama,Babo. Me bohet qejfi qe te lexoj perseri. 🤗
 
ღஐღ

E dashur, erdha

E dashur erdha!
Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri,
Mos u çudit, unë jam një zog.

Kur dashuroj bëhem si ajri,
E ngre folenë aty ku dua!
Do, s'do, të futem në kraharor,
Të pushtoj si i marri.
Po e mbylle derën,
Unë me forcë do ta hap,
Do ta coptoj!

Do bësh sikur më ke inat.
Ndodhi e vjetër, unë e di!
S'jam buzëqumësht, por esnaf,
Për dashurinë di plot dredhi!
Unë do të puth, do të pushtoj në gji,
Dhe po ma mbylle derën ti.

E dashur, erdha, në prag ke dalë,
Ke hapur portën dhe qesh nën hundë.
Sa përbetohesh me qindra fjalë,
Më mirë, eja e më puth!

Kur dashuroj bëhem si ajri,
E ngre folenë aty ku dua!
Do, s'do, të futem në kraharor,
Të pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derën,
Unë me forcë do ta hap,
Do ta coptoj!

E dashur, erdha, pse vrenjtesh kot,
Ti po më prisje përsëri.
Mos u çudit! Unë jam një zog.
Po e mbylle ti derën,
Unë me forcë do ta hap,
Do ta coptoj!

|Teodor Keko |
 
Ti je e athët,
e hidhur,
e ngurtë,
e pashpresë,
pa zemër ,
pa mantel,
pa të ardhme,
pa bij dhe bija ,
pa shërim...

Ti je ujë,
ujë dhe lot
që derdhen ujëvarave
të kontinenteve pa grafik.

Ti je masë ujore që
kullon,
dhe unë
si një fëmijë i vogël,
mbaj në duar një kanë përplot.

Duhet të pish,
se ti je lot që qan e
lan vetveten,
ndaj kam frikë se shteron.

L.Mulaj
 
LUMTURIA IME

Ju dua, të vegjël dhe ju të mëdhenj!
Sikur të më derdhen të ligjtë përrenj,
U thyej dhe qafën, i çoj mu në djall
Me gotën përpara, me këngën me mall!
Shpesh vuaj dhe dhëmbët kërcas domosdo,
Po jeta është luftë dhe unë jam hero;
Ndaj jam i shkujdesur, pa pare në xhep,
As mbreti të drejtat s’m’i merr e s’m’i jep.
Më shtyp zgjedhë e skamjes nga viti në vit,
Por mbrëmjes me miqtë unë vitin e ndrit:
Kur mbrrijmë qëllimin dhe gazi na djeg,
Përse t’i kujtojmë ca ferra në shteg?
Ç’të merrem me fatin, me kalin gërmuq?
Pa hiqmu nga sytë, i poshtri thuthuq!
Kur brenga dhe gazi trokasin në xham,
U them: “Mirë se vini, një sofër e kam”!

Dritero Agolli


Ps: se di por sa herë lexoj Dritëroin më mbushet shpirti plot ❤️
 
n'prag t'26 vjetorit 🤗

zjarri prometeian

n'Prekaz, n'treten dite
mesues Shabani,
vazhdoi oren letrare
femijet tane kohen recitonin:
"Besa - Bese, besen ta kam dhan
per Kosove jeten dojme me dhan"!,
gjersa ju mek zani,
gjersa ju ndal, t'tanve, fryma e fundit

Kulla u nda n'dysh
e s'shembej
tri dite, digjej flake
behej hi
ribehej perseri

Promotheu u çlirua
n'der t'kulles kqyrke seri
kulshedren qe vjellte zjarr
s'tutej,
syni verr si bani
lemoi mjekrren, mustaqet e tha:
"ta kam mbjelle zjarrin
qe nuk shuhet kurre"!

©️dora vet
 
n'prag t'26 vjetorit 🤗

zjarri prometeian

n'Prekaz, n'treten dite
mesues Shabani,
vazhdoi oren letrare
femijet tane kohen recitonin:
"Besa - Bese, besen ta kam dhan
per Kosove jeten dojme me dhan"!,
gjersa ju mek zani,
gjersa ju ndal, t'tanve, fryma e fundit

Kulla u nda n'dysh
e s'shembej
tri dite, digjej flake
behej hi
ribehej perseri

Promotheu u çlirua
n'der t'kulles kqyrke seri
kulshedren qe vjellte zjarr
s'tutej,
syni verr si bani
lemoi mjekrren, mustaqet e tha:
"ta kam mbjelle zjarrin
qe nuk shuhet kurre"!

©️dora vet
Vargje te ndjera pershkue me shume mall, dhimbje dhe shprese per Prekazin tone te dashtun qe fali gjithcka per te gezue te gjithe nje dite! Past muze cdo here pena juaj! Respekt!
 
Sërish vjen Marsi
Sërish vjen stina
Të rënët dhe të gjallët bëhen tok
Vesë as shi, s'duron lëndina
burrëria nuk duron lot
 
Për dy dashuri .

Sa poezi kam shkruar për ty dashuri
sa vargje gëzimi të përzier me lot,
sa shumë e ngatërruar kjo ndjesi,
më lexojn çdo dit e s'më kuptojn dot.

Sa halle të rënda që nuk mbarohen,
sa herë mundohem ti shpjegoj në varg,
sa shum dilema që nuk sqarohen,
sa fjalë shkruar bukur po vepra sa larg.

Sa bukur më duket dashuris ti shkruaj,
sa zemra gjejnë veten në vargjet e mia,
dikush gëzohet dikush thotë po vuaj,
por gëzimin dhe lotin e paska dashuria.

Sa herë do të shkruaj sa të jemë i gjallë,
për dhimbje dashurie e dashurin e vërtet,
edhe pse dashuri sot gjen shumë rradhë,
me grimca lumturie shum pak në ktë jet.
 
Dhe Pse malli ma ka kaplu shpirtin
Ti me pas mos u kthe
Jo pa e kuptuar dhimbjen
Un te fala vec gezimin dhe mirnin
Ti kte e dije ma smiri
Po sdi Pse dreqin zgjodhe tvesh barriere
Ishte frika nga pasiguria ?
Apo un vertete u shnderrova ne ligesi e pasiguri?
Jo jo un kam besim
Qe nje dite do vish te thuash fjalen e duhur
Me po aq miresi
Nese ke qen i verteti
Si ka pretenduar ky truri im
E Pse jo e bukura ndjesi.

Viki 2024 .
 
Mall për vendlindjen!!

Vendi i dashur ku unë linda,
Me shumë mallë ty të kujtoj,
Dashurinë që ndjej për ty,
Kurrë në jetë nuk të harroj.

Më dhemb zemra nga mërzija,
Kur më merr malli për ty,
Aty më kalojë fëmijëria,
Më pikon loti në sy.

U largova përgjithmonë,
Rrallëherë vij t'shoh me sy,
Malli zemrën ma përvëlon,
Kur mendoj vetëm për ty.

Edhe gjumin kur e fle,
Ëndrrat më çojnë veç tek ti,
Vëndi i dashur s'të harroj,
Të kujtoj me dashuri.

Malli i madh që kurrë nuk shuhet,
Kur kujtoj unë fëmijërinë
Zemrën ma djeg dashuria ,
Vendi i dashur vendi im.
 
S. Zavattari- TË FORTËT DINË KUR VIJNË APO LARGOHEN

Të fortët nuk duhen nga të gjithë.
Ata janë të parehatshëm.
Janë të vështira për t'u përdorur.
Të fortët dinë ta ndiejnë veten,
i dinë të drejtat e tyre
dhe s'janë të gatshëm të dorëhiqen.
Dinë të jenë të lumtur,
pavarësisht gjithçkaje.
Kanë rrënjë të fuqishme,
që s'mund të çrrënjosen.
S'është e lehtë të shkatërrosh
parimet e tyre,
dinjitetin e tyre,
vetëbesimin e tyre.
Janë të aftë të mbështesin
çdo të vërtetë,
goditjet e fatit,
torturat e tradhtisë
stuhitë e emocioneve të dikujt.
S'kanë frikë nga dhimbja:
tashmë, e kanë përshkuar ferrin vetjak
dhe dinë t'i shndërrojnë plagët në mençuri,
dinë të shijojnë jetën,
duke ruajtur në zemër
bukurinë dhe butësinë.
Nuk enden nëpër rrugët e njerëzve të tjerë,
nuk bëjnë tregti në lumturi,
nuk lypin dashuri.
Por nëse do ta njihnin këtë ndjenjë,
do ta pranonin si dhuratë
dhe kurrë s'do t'i tradhtonin ata që duan.
Duke jetuar me ndershmëri,
të fortit zhvillohen,
thellohen.
Secili prej tyre mban një kryq vetjak
pa e lënë të bjerë mbi supet e të tjerëve.
Kur bëjnë gabime,
ringrihen duke nxjerrë një mësim,
në vend që të padisin dikë tjetër.
Të fortët dinë të largohen përgjithmonë.
Mos e vini në provë qëndrueshmërinë e tyre: do të dorëzoheshit.
 
PA TY
Sot kalova tek, Ti Nënë
U mundova të mos qaj
Ato lulet e ditëlindjes
Me lot Nënë po i lajë!

Vallë sa herë ky trishtim
Do më ndjek o moj Nënë
Shtrengoj grushtat të përqafoj
Vetëm dheun kisha zënë!

E mban mend kur të thoja
Ti je bota ylli im
Sa herë thirrja o moj Nënë
Ti po vije me nxitim!

Sot përse mu shtang zemra
Nuk më pyete as si je
Kaq e egër qenka jeta
Sdo gëzojmë së bashku Ne!

Sa herë vjen kjo ditë e Nënës
E kujtoj fëmijërin
Sa e lumtur atëhere isha
Tek ti gjeja dashurinë!

Këto lule janë për Ty
Ku ti lë Ti, ma thuaj
Përse hesht e nuk bë zë
A nuk sheh sa po vuaj!
@unë
 
PA TY
Sot kalova tek, Ti Nënë
U mundova të mos qaj
Ato lulet e ditëlindjes
Me lot Nënë po i lajë!

Vallë sa herë ky trishtim
Do më ndjek o moj Nënë
Shtrengoj grushtat të përqafoj
Vetëm dheun kisha zënë!

E mban mend kur të thoja
Ti je bota ylli im
Sa herë thirrja o moj Nënë
Ti po vije me nxitim!

Sot përse mu shtang zemra
Nuk më pyete as si je
Kaq e egër qenka jeta
Sdo gëzojmë së bashku Ne!

Sa herë vjen kjo ditë e Nënës
E kujtoj fëmijërin
Sa e lumtur atëhere isha
Tek ti gjeja dashurinë!

Këto lule janë për Ty
Ku ti lë Ti, ma thuaj
Përse hesht e nuk bë zë
A nuk sheh sa po vuaj!
@unë
Ne cdo lloj forme ne jemi te bekuar qe jemi femijet e tyre,qofte edhe nese ata na shohin nga Parajsa
Une te perqafoj forte 🤗
 
Kam shikimin tand në shpirt
dhe melodinë e pavdekshme
të gjakut në pasion.
Freskia mëngjesore
dhe bari i lagun fryjnë
zemrën time të zgjueme
nga prania jote në të.

Kam shikimin tand në shpirt.

Filli i zanit tand
depërton gjymtyrët e mija
dhe trajtat tua rrijnë
të pashlyeme
në bebzat e syve të mij,
që lahen për të parën herë
në jetë
në këtë mëngjes me diell.

Martin Camaj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top