Poezi te ndryshme

Titulli: Poezi te ndryshme

Pash nje meteor si nje diamant ne qiell,
si shpirti i dikujt qe kalon pa u ndjere
ndricon me driten tende ku kalon andej
me jep fuqi shpirt te vazhdoj me tej.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Female-Head-La-Scapigliata,-c1508-+Da+Vinci.jpg
MOS VDIS DASHURI

Mesnata e dhjetorit zbriti në tatëpjeten e shkallëve
me flokë të lëshuar e ftyrë të çjerrë
si në vdekjet pagane
unë jam i vetmi dëshmitar i vdekjes tënde
me një cigare të ndezur
që mezi i ngroh sekondat e fundit që s'duan të ikin...

Tani askush s'përgjon vetmine time
tani mund të rri vetem me mendimet e mia per ty.
Të tjerët flënë të harruar
harku i dorës sime përkëdhel imazhin tënd
hapsira që ti i merr errësirës ështe fare e vogël
dhe frymemarrjen ta ndjej paksa të mbytur...
Vetem kaq!
Oh sa pak dashuri na afroi jeta!
Diku larg nje gjoks i çjerrë përcjell një këngë

këngë me dhëmbje e brengë
për diçka që ka ikur e s'kthehet kurr më
për diçka të shtrenjtë.
Pastaj heshtja hajdute vjen të rrëmbejë fjalët
në retinen e syve tanë të njëllojtë vjen imazhi yt
i mbledhur kruspull
dhëmbët kafshojnë urrejtjen
e dënesat në zemren tënde sa vinë e shtohen.
Duan të rrëmbejne trokitjen nga zemra jote
e ti s'e duron dot këtë dhëmbje...

Të rëndojne supet
drithërojnë qëpallat si fletëza mbi ujë
me një peshë të tillë edhe degët e lisit thyhen
siç u thye sontë nje kockë gjoksin tënd
prej nga doli një zog i kaltër, krahëthyer
me përpëlitjen e vuajtjes
e rend në të katër horizontet i dehur me ndjenjen e lirisë
rrugën për tek unë e di, por ai bie në sokak pa frymë

në sokakun e të marrëve ku era argas fytyrat e njerëzve
pa dashuri
se dashurinë e kanë mbyllur në burgun e gjoksit
e nuk gjen kurrkund një sokak ku njerëzit të duhen
pa frikë...

Ndersa unë kërkoj të mëlcoj dhëmbjen e plagëve
nata e errët indiferente
si fshesare hedh në kosh çdo kujtim të djeshëm
duke vendosur pushtetin e heshtjes
duke shuar fenerët e shpirtit
duke m'i shtuar kështu shtërngesat e zemrës.

Nata heq zvarrë patericat nëpër rrugët e qytetit
më kot e shtyj- ajo çalon si e çmëndur
dhe s'do t'ja dijë se e pres të nesërmen me ankth.

Kam një trëndafil të zjarrtë që më përvëlon në buzë
kam një rrahje në gjoks që po ma çan zemrën
dhe s'kam ç'të të jap në këtë natë veç një buçete me yje
e hënën që varet si shportë mbi kokën tënde
me puthjen e nesërme- kur të dalë dielli
nën thirrjen e zjarrtë të Nerudës
Mos vdis Dashuri! Mos vdis!

Se neser nuk do të jesh kurrgjë më shumë se një muranë.
 

Attachments

  • Female-Head-La-Scapigliata,-c1508-+Da+Vinci.jpg
    Female-Head-La-Scapigliata,-c1508-+Da+Vinci.jpg
    53.5 KB · Shikime: 0
  • Female-Head-La-Scapigliata,-c1508-+Da+Vinci.jpg
    Female-Head-La-Scapigliata,-c1508-+Da+Vinci.jpg
    53.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Poezi te ndryshme

Zgjohem ne jastekun
e lagur te loteve,
endrrat e thyera
me shtrengojn ne gji,
me hijen e zez
shpresat i mbulon nata,
nen zerin e shpirtit
"Kthehu Perseri"!!!
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Ne lufte

Une s'jam nga ata qe ikin nga lufta,
Kur marrin ne trup nje gervishtje,
As nga ata qe heshtin, te futur ne tuta,
Kur i peshtyjne me tallje e skermitje.

Une jam gjithmone mes luftes mizore
Dhe them : sikur dhe lufte mos kete,
Per dhimbjen e madhe njerezore
Do ndizja luften me rete.

Agolli
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Bie Shi
Bie shi,
Adrianë,
bie shi i qetë mbi qytet,
shi që më bluan e më vret,
dhe s’di ku të shkoj
nëpër Tiranë.

Të kërkoj,
Adrianë,
me ankth nëpër qytetn' e shkretë,
ku shtrydhen retë
dhe diell s’lind e s’perëndon
përmbi Tiranë.

O sa çudi,
Adrianë,
të duash të mos jesh njeri,
dhe gurëve t'u kesh zili,
-se gurët s’vuajnë kur bje shi
përmbi Tiranë!

Mitrush Kuteli
 
Titulli: Poezi te ndryshme

"Djaloshit ia mesova gjuetine,
te gjuante me hark nga kali si fajkua,
aq mire zanatin djaloshi e mesoi ,
sa nje dite ngriti harkun e qelloi mbi mua..!"

Dritero Agolli
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Lekunden pishat nen rete qe ikin
Ikin e ikin rete neper shi...
Une pres te shoh pas reve pak qiell
Ashtu sic pres pasditeve, te me telefonosh ti

Po ti s'dukesh gjekund. Ku paske humbur,
Ka kaq dite qe pres. Dhe bie shi...
Si mund te jetoj, pa pak qiell te kalter
Si mund te jetoj, pa zerin tend, pa ty

Ti do te vish, une e di, do vish patjeter
Po une dua te vish tani, neper shi
Pastaj rete do te ikin dhe do dale dielli
Po une dua diellin te ma sjellesh ti.

Drita Como
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Je me e mire se ne endrren time
Je me bukur
Tash edhe ne endrra me merr malli per ty
Nuk eshte se ti mungon. Po kur nuk je
As une nuk jam dot aty.
Je rrezja e diellit qe me pershkon si mjegullen
Jam gjurma jote prej drite.
Ti nuk ke faj... Flutrat kurre s'e dine
Sa te bukura jane, sa te rralla.
Je prizmi i syve te mi te permallur
Pa ty nuk ka ngjyra! Drita zbret e bardhe
Dhe e padukshme, si ajri.
Je me e mire se ne endrren time, ta dish!
Ti je nje perralle
Qe zemra e degjon gjithmone per here te pare
Dhe rri zgjuar gjithe naten.
Alban Bala
14572138_10153718152377000_5103678509343475963_n.jpg
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Në erë pemët rrinë pranë e afrojnë krahët,
Në erë pemët kërkojnë mes tyre ngrohtësi,
Po ne të dy?
Ne jemi kaq të largët!
ا'erë mund të na afrojë, nuk e di...

_Dritëro Agolli
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Non innamorarti di una donna che legge

di Martha Rivera Garrido



Non innamorarti di una donna che legge,

di una donna che sente troppo,

di una donna che scrive…

Non innamorarti di una donna colta, maga, delirante, pazza.

Non innamorarti di una donna che pensa,

che sa di sapere e che inoltre è capace di volare,

di una donna che ha fede in se stessa.

Non innamorarti di una donna che ride

o piange mentre fa l’amore,

che sa trasformare il suo spirito in carne e, ancor di più,

di una donna che ama la poesia (sono loro le più pericolose),

o di una donna capace di restare mezz’ora davanti a un quadro o che non sa vivere senza la musica.

Non innamorarti di una donna intensa, ludica,

lucida, ribelle, irriverente.

Che non ti capiti mai di innamorarti di una donna cosى.

Perché quando ti innamori di una donna del genere,

che rimanga con te oppure no, che ti ami o no,

da una donna cosى, non si torna indietro.

Mai.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Paolo Nori

Ti voglio dire,
che ti voglio
dire, che ti
voglio dire, che
voglio dirti, che
ti voglio dire,
che ti voglio.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Asgjë s’mund të jetë siç ishte më parë,
Sepse kemi brenda vetes diçka tepër.
Një gjysmë dashurie nga ty e vrarë,
Dhe atë që ruaj unë, gjysma tjetër.
 
Por sot të ndara janë ato, veç e veç,
Ashtu siç jemi të ndarë unë dhe ti.
Tek njeri rri ajo që nuk di të vdesë,
Dhe e vdekura pa një varr tek tjetri rri.
 
Ndodh rrallë të shihemi në sy të heshtur,
Mbështjellë me urrejtje, mbështjellë me mall.
Unë që s’vrava kam pjesën tënde të vdekur,
Ti që vrave ke pjesën time të gjallë.

Sokrat Habilaj
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Giochi ogni giorno
Giochi ogni giorno con la luce dell’universo.
Sottile visitatrice, giungi nel fiore e nell’acqua.
Sei più di questa bianca testina che stringo
come un grappolo tra le mie mani ogni giorno.
A nessuno rassomigli da che ti amo.
Lasciami stenderti tra ghirlande gialle.
Chi scrive il tuo nome a lettere di fumo tra le stelle del sud?
Ah lascia che ti ricordi come eri allora, quando ancora non esistevi.
Improvvisamente il vento ulula e sbatte la mia finestra chiusa.
Il cielo è una rete colma di pesci cupi.
Qui vengono a finire tutti i venti, tutti.
La pioggia si denuda.
Passano fuggendo gli uccelli.
Il vento. Il vento.
lo posso lottare solamente contro la forza degli uomini.
Il temporale solleva in turbine foglie oscure
e scioglie tutte le barche che iersera s’ancorarono al cielo.
Tu sei qui. Ah tu non fuggi.
Tu mi risponderai fino all’ultimo grido.
Raggomitolati al mio fianco come se avessi paura.
Tuttavia qualche volta corse un’ombra strana nei tuoi occhi.
Ora, anche ora, piccola, mi rechi caprifogli,
ed hai anche i seni profumati.
Mentre il vento triste galoppa uccidendo farfalle
io ti amo, e la mia gioia morde la tua bocca di susina.
Quanto ti sarà costato abituarti a me,
alla mia anima sola e selvaggia, al mio nome che tutti allontanano.
Abbiamo visto ardere tante volte l’astro baciandoci
gli occhi
e sulle nostre, teste ergersi i crepuscoli in ventagli giranti.
Le mie parole piovvero su di te accarezzandoti.
Ho amato da tempo il tuo corpo di madreperla soleggiata.
Ti credo persino padrona dell’universo.
Ti porterٍ dalle montagne fiori allegri, copihues,
nocciole oscure, e ceste silvestri di baci.
Voglio fare con te
ciٍ che la primavera fa con i ciliegi
Pablo Neruda
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Ku po shkon ti gardian bukurosh
Me atë kyç me njolla gjaku
Po shkoj të liroj atë që e dua
Po të jem ende në kohë
E që e kam mbyllur
Butësisht mizorisht
Në skutat e dëshirës
E në thellësitë e vuajtjes
Në gënjeshtrat e ardhmërisë
Në marrëzitë e betimeve
Dua ta liroj
Dua të jetë e lirë
E madje të më harrojë
E madje të ikë
E madje të kthehet
Dhe prapë të më dojë
Ose të dojë dhe një tjetër
Nëse ky tjetri i pëlqen
Dhe po të mbetem vetëm
Dhe ajo të ketë shkuar
Do t’ia ruaj thjesht
Do t’ia ruaj gjithmonë
Në dy pëllëmbët e mia
Derisa të jetoj
Butësinë e gjinjve të modeluar nga dashuria.

Jacques Prévert
 
Titulli: Poezi te ndryshme

DRITA MALLI”

Ajo zhurma buzës detit....
Një aromë mbushur "natyrë"...
Bashkë me dritat e qytetit...
Më kujtuan një "fytyrë"...

Hapi krahët nostalgjia..
Edhe nis’ të fluturoi..
I rrëmbeu, ndjenjat e mija..
Gjer atje..! Atje i çoi…

Të përk’dhela unë sërisht,
Sërisht e ndjeva atë zjarr..
M’u mor fryma, tmerrsisht..
Zemra rrihte si e marrë..

E në qiellin e ëndrrës sime..
Me sy mbyllur si gjithnji..
Krahët hapur zemra ime..
Fluturon mbi dashuri..

U përpoqa të të flisja..
Fjalët mbledhur lëmsh në fyt..
“Të dua”, doja të thërrisja…
Por pa dashur hapa sytë..

E kur do të them ''të dua''....
Mirë e di, do të jesh larg...
Ike ! Po, por le tek mua..
Një pafund kujtimesh,varg...!

Dhe tani ti vjen me rrallë...
E me rrallë akoma, flet...
Dikur vije mbushur mall...
Tani ''malli'', je ti vete...

Ajo zhurma buzës detit..
Ajo aromë që hap mushkritë..
Mij’ra, dritat e qytetit..
E unë shihja veç një dritë…

bledi ylli
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Heshtje

Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri
Pushteti i fjalës është i veçantë
Gatuan male dhe kakërdhi.

Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë
Pikojnë çezma me helm të zi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Nga fjala humbën Judë e Pilatë
Strategë e mbretër me mbretëri
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Kur fjala nxiret nga buzët jashtë
Si dallëndyshja s'vjen në shtëpi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Unë fjalën vetë e shtroj në kartë
Dhe brenda syve se ç'është e di...
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!
Dritero Agolli
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Poezi te ndryshme

Shpirti dhe fjalët

Marr një botë e hedh në letër

E një qiell e bëj diçka

Marr një laps edhe një tjetër

E di mirë ç'të bëj me 'ta...



Marr pak ngjyrë nga zemra ime

E ngjyros një botë të tërë

Marr një raft mbushur kujtime

E di mirë se ç'duhet bërë.



Marr një femër të lënduar

Që besoi në dashuri

Dhe e bëj të dashuruar

E di mirë atë ''sesi''.



E nga shpirti m'dalin shkronja

Unë me zemër i bëj fjalë

U jap dritë si xixëllonja

E di mirë se çdo të dalë...



E kur shkrimi të ketë mbaruar

Emri im do të jetë stampim

Gjer më sot c'ka unë kam shkruar

Eshtë merit e shpirtit tim !



Bledi Ylli

:)
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Per zemren time
Pablo Neruda


Per zemren time mjafton kraherori yt,
per lirine tende mjaftojne krahet e mi.
prej gojes sime gjer ne qiell do ngrihet
gjithcka qe thelle ne shpirtin tend flinte.

Vegimi i cdo dite eshte te ti.
Dhe ti je vesa ne zemer te lules.
Kur ti mungon zhduket horizonti.
Si nje dallge je qe perjetesisht iken.

Une thashe qe ti kendoje neper ere
si pisha ato e larte dhe e heshtur.
Trishtohesh pernjeheresh si nje rruge.

E mirepritur je si nje shteg i vjeter,
ku gelojne oshetimat, zerat nostalgjike.
Sapo une zgjohem-ikin, fluturojne
zogjte qe flinin ne shpirtin tend.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Ulu!
T'i japim fund njëherë e mirë.
Të shahemi me rrënjë e degë.
Kush kujt, jetën ia ka nxirë.

Ulu!
T'i japim fund, fundit pa fund.
Të thyejmë sende në nerva e sipër.
Kush më fort themelet i tund.

Ulu!
Të bëj një kafe si ditën e parë.
Të them që jeta jonë do jetë ndryshe.
E çdo gjë do shkojë sërisht mbarë.

Ulu!
T'i japim fund,fundit pa fund
Se nesër sërish do zihemi.
E sërish dashuria do na mundë.

Gerhard Pregapuca
 
Titulli: Poezi te ndryshme

DETIT

Stuhi rebel lamtumire!
Ne cast te ndarjes perseri,
Ti dallget con perpjet i lire
Dhe zjen, shkelqen me krenari.

Si gjeme e britme pikellimi
E shokut qe na le dhe shkon,
Vikama jote dhe bucimi
Ne gji,se fundi,me kumbon.

O vend i shtrenjte i zemres sime
Ne bregun tend plot bukuri
I zhytur thelle ne mendime
Sa shpesh kam bredhur ne vetmi!

Jehona jote bucimtare,
Me mbush plot gezim e jete
Dhe heshtja jote magjistare
Dhe vrulli camarok o det!

Nje varke e bindur peshkatare
Lundron e ruajtur nga ti
Dhe mes tallazit shket krenare;
po ti terbohesh,c’mendesh fare;
Anije mbyt ne thellesi.

..

S’mu dha prej brigjeve shkembore
Te ikja vec njehere, o det,
Te nisja rendjen, dallget prore;
Atje ku ti gjemon, bucet.

Ne c’vis, ne c’vis te kesaj bote
Po shkoj tani ne shtegetim?
O det, nga shkretetira jote
Nje gje me dhemb ne shpirtin tim.

……………………………

O lamtumire! Lamtumire!
Ne shpirt do te te kem perjete
Do ta degjoj me plot deshire
Jehonen tende larg, o det!

Ne shkretetira,neper pyje,
Ku rruga po me con tani,
Do marr me vete shkulmen, hijet,
Shkelqimin tend plot bukuri

Aleksander Pushkin
 
Titulli: Poezi te ndryshme

PREJ PSHERثTIMAVE

Prej psherëtimave lind diçka,
Jo frikë, këtë e kam anuluar
Para agonisë; shpirti rritet,
Harron, qan;
Lind një kotësi që, po ta provosh, është e mirë;
Jo çdo gjë mund të deziluziononte;
Ka, falë Zotit, disa qartësira:
Që nuk është dashuri, kur nuk dashurohet mirë,
Kjo është e vërtetë pas një humbjeje të plotë.

Pas një të tille lufte, ashtu siç e di më i dobëti,
Ka më tepër se sa të vdesësh;
Lë dhimbjet e mëdha, apo mbyll plagën,
Akoma për shumë kohë ai duhet të vuaj,
Dhe jo prej pendimit të të lënit të një gruaje në pritje
Të ushtarit të saj tërë fjalë të pista
Që shpërndajnë gjak aq të hidhur.

Po të mjaftonte, po të mjaftonte kjo për të lehtësuar dhimbjen,
të provosh pendim për diçka të humbur
që më bënte të isha i lumtur nën diell,
Sa e lumtur koha që zgjaste,
Po të mjaftonte dykuptimshmi dhe bollëku i gënjeshtrave të ëmbla,
Do të mundnin fjalët e boshta për të përballuar gjithë dhimbjen
E të më shëronin nga e keqja.

Po të mjaftonte kjo, kocka, delli, gjaku,
Truri i bërë gongël, beli i bukur,
Duke kërkuar me duar materien poshtë kusisë së qenit,
Njeriu mund të shërohej nga sëmundja e qenit.
اdo gjë që duhet të thuhet, unë e ofroj:
Thërrmijëza, stallën, frerët.

Dylan Thomas
 
Paul Celan

Në syrin tënd ka hyrë

Në syrin tënd ka hyrë
arratia që u ep udhë pyjeve:
duke u vllazëruar me çdocilin vështrim tëndin
ai mbufat sythin,
sythin e zi.
Përgjatë gjithë gjerësisë së qiellit u shtri qepalla e kësaj pranvere.
Përgjatë gjithë gjatësisë së qepallës tendoset qielli,
dhe poshtë, nën strehën e sythit
pas plorit ecën i Paraamëshueshmi,
ecën Zoti.
O, ndjeje si kërcet tehu,
si cijat duke u prerë
pas të gurëzuarit, të qashtrit,
të stërlashtit lot.

* * *

Numëro bajmet
Mblidhe gjithë vrerin e pagjumësisë tënde
Dhe shpallmë llogarinë:

Memzi hape sytë ndaj të gdhirë
Në orët kur askush nuk të sheh,
Vështrimin tënd pata kërkuar
Dhe mendimet e tua të fshehta të vesës
Në shtëmbat e mia të vagullta
Mblodha

Aty ti përftove
Emrin tënd të vërtetë;
Vetvetja jote u bëre.
Fjala ime rrahu me çekiç
Arkitraun e heshtjes tënde
Dhe tek ti flatroi;
Duke dhënë shpirt në rrugë, ty për supesh të përqafi,
Dhe ju të vetëm brodhët përmes natës.

Numëroji bajamet,
Kthema hidhësirën.
 
Gënjeshtarja

Unë prapë për ty nuk mendoj keq,
kur thua se më do më tepër,
ti më gënjen, por mua më pëlqen
mënyra se si e thur ti një gënjeshtër!

Si ty në tërë botën nuk gjen,
ndaj unë më tepër se çdo gjë të dua!
Po pse dridhesh kur më gënjen,
dhe sytë nuk i heq nga mua?!

Unë për ty jam ai që të ringjall,
dhe të nxjerr nga honi ku ke rënë!
Nëse nuk u bëra dot një zjarr i madh,
një zjarr i vogël, sidoqoftë, kam qënë!

Skënder Rusi
 
Poète : Alfred de Musset (1810-1857)

Recueil : Poésies posthumes (1888).


Jeune ange aux doux regards, à la douce parole,
Un instant près de vous je suis venu m'asseoir,
Et, l'orage apaisé, comme l'oiseau s'envole,
Mon bonheur s'en alla, n'ayant duré qu'un soir.

Et puis, qui voulez-vous après qui me console ?
L'éclair laisse, en fuyant, l'horizon triste et noir.
Ne jugez pas ma vie insouciante et folle ;
Car, si j'étais joyeux, qui ne l'est à vous voir ?

Hélas ! je n'oserais vous aimer, même en rêve !
C'est de si bas vers vous que mon regard se lève !
C'est de si haut sur moi que s'inclinent vos yeux !

Allez, soyez heureuse ; oubliez-moi bien vite,
Comme le chérubin oublia le lévite
Qui l'avait vu passer et traverser les cieux !
Alfred de Musset.
 
Lasgush Poradeci

Ere Trendeline

Sesi m`ju lendon dashurija!
Sesi m`ju lendon pa pushim!
O lotet e syve te mija!
O klithmez e tingellit t`im


Ju shoqe te kohës mitare…
Mikesha…motricka…pa faj!
Ju humbte ne mjegull perfare,
Dh`u solla nder mend e po qaj!

As flak` e shkendijes q`u shua,
As syri qe nxihet e plas,
Nuk lane-o ju vasha për mua
Vurratat e erreta pas :

Haj!flutur` e zeze me duar
Një flutur secila prej jush
Me la ne gishtrinj dyke shkuar
Pluhurin qe ndrin posi prush…

Sot cela pellemben e dores
Q`u ciku gazmore dikur-
Si pah verbimtar i debores
Se-rish po me ndrin një pluhur…

Përse nuk m`u shojte përherë
Të hesht te pushoj për kurdo,
Ti mall qe ner to pate lere
Dh`u rite dh`u ndrite ner to!

Ju shoh përtej mjegulles s`uaj
E shpirtin prej jush e kam plot,
Pa s`mund si t`a them, si t`a shuaj
Ah!këngën e mbushur me lot.

Se koti-u larguat menjane,
Me vajtte me kot aq larg,
Kur sumbulla lot qe me rane
Si ruazat i shkova ne varg…

Dh`i ndrita me syrin e fshehur…
Dh`i vela me zërin mitar…
Dh`i skuqa me buzen e dehur…
Me shpuzen e flogut si ar…

Oji!trendelin` e venitur
Ju fali gjith eren e saj…-
Pse rreh kaq me hov te cuditur,
Haj!Zemera ime ti haj?...

Ju lule q`u leu parevera,
Dh`u cika me gas një mëngjes!...
Se largu prej jush me ra era,
E desha prej mallit te vdes.
 
Lasgush Poradeci


Vrapojne Zemrat
Me sulm te ri, me shpirtin plot
Ti ben nje vrap per t'udhetuar.
Ben dhe nje si vjet dhe sot,
Dhe nje dhe mot e pa pushuar.

Dhe nuk u pyet per ngaj po shkon,
Qe ngaj po vjen ngaj te fryn era.
Vec udheton vec perparon,
Si vjet e sot e mot perhera.

Dhe ik...e ik...e ik...e ik...
E ja! keputet zemr` e shkrete.
E ja! pershembet vrap i lik
E bje permbys pergjithejete.

E pa t'u thare pika lot,
Vrapojne zemerat e tjera,
Me sulm te ri, me shpirtin plot,
Si vjet e sot e mot perhera.
 
Théophile Gautier


? deux beaux yeux




Vous avez un regard singulier et charmant ;
Comme la lune au fond du lac qui la reflète,
Votre prunelle, où brille une humide paillette,
Au coin de vos doux yeux roule languissamment ;

Ils semblent avoir pris ses feux au diamant ;
Ils sont de plus belle eau qu'une perle parfaite,
Et vos grands cils émus, de leur aile inquiète,
Ne voilent qu'à demi leur vif rayonnement.

Mille petits amours, à leur miroir de flamme,
Se viennent regarder et s'y trouvent plus beaux,
Et les désirs y vont rallumer leurs flambeaux.

Ils sont si transparents, qu'ils laissent voir votre âme,
Comme une fleur céleste au calice idéal
Que l'on apercevrait à travers un cristal.
Théophile Gautier.
 
E kam shiju der n'damaj n'versionin gegnisht!

N'mujsh

N'mujsh me e ruejtë mendjen
kur të gjithë e kanë hupë
dhe fajin ty ta lajnë;

N'mujsh me besue në vedvedi
edhe kur e din se të gjithë
kundër i ke;

N'mujsh me durue
edhe kur s'durohet ma
e pa u krenue shpifësit
t’mos i përgjigjesh me shpifje;

N'mujsh me andrrue
pa u ba andrrimtar
e me mendue pa e çoroditë mendjen;

N'mujsh me i qindrue
si Triumfit edhe Rrenimit
tue u sjellë njisoj
me të dy këta mashtrues;

N'mujsh mos me u ligshtue
edhe kur të vërtetat tuaja
horat i shtrembnojnë
për me rrejtë naivët,
dhe as kur shef tuj u shkatërrue
e tanë ajo çka ti prej asgjasë ke ndërtue;

N'mujsh që mbasi ke rrezikue
me hupë pasuninë tande
(e madje hupë e ke)
me gjetë forca me ia nisë
prej s'parit pa b'za për damin;

N'mujsh me u ngjallë
kur i mbaruem je
dhe bash në këtë çast vedit t'i thuesh:
"Qindro he burrë!"

N'mujsh mos me rrejtë
edhe kur fjalim mban
e mos me u fry
as kur mbretnit mik të kanë;

N'mujsh që prej anmikut
me ruejtë po aq sa vedin
edhe mikun tand të dashtun;

N'mujsh me i besue të gjithëve
por asnjenit tejet;

N'mujsh me e mbushë
minutin që ikë
tue ia dhanë vleftën
e vet çdo sekondi;

E jotja ka me qenë bota
e çdo gja e çmueshme dhe -
(e bash kjo vlen ma fort)
- at’botë njeri, ti ke me kenë biri im!

Kipling

Përkthim i Besnik Dizdarit nga varianti italisht i I. Montanelli-t, 2000
 
Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë,
Kalonte dhe një muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
Me bicikletë a mushkë apo me kalë
Në vapë e shi, dëborë dhe thëllim.

Kur dashuroheshim në kohën tonë
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim nëpër dhomë telefonë
Dhe në ëndërr s'kishte faks dhe internet.

Megjithatë më mirë që nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Një dashuri të vjetër për një çast.

Dritëro Agolli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top