Poezi e lire

Pe: Titulli: Poezi e lire

Kam më shum se 10 vjet që skam pikturuar,,ka nja dy jav që jam rikthyer ,,kur me del koh,,, ktë e kam bër mbrëm!

"ësht" nje nga Moderatoret e Forumit, sweetzzinna,:ban:

fantastike :D
 
Pe: Poezi e lire

...
Sot do të vija në shtëpinë tënde,
e do të bëja një rrugë aq të gjatë,
vetëm për të futur këtë tufë vargjesh
përposh derës.
Nuk mund ta thyej dot betimin
Që të mos shihemi më.
Asgjë s`do të doja të thoja,
Vetëm këtë asgjë.
Se gjithçka tashmë është thënë.
E që nga koha që nuk shihemi
Ne veç mbijetojmë,
Jemi shkatërimi i asaj kohe.
Pas teje, është kjo asgjëja ime
Që më mban e më forcon,
Rritet mirë bashkë me kohën
Madhohet, ma hesht zërin,
Nuk do më të rrijë me mua,
E del gjithnjë më shpesh,
Në kërkim të asgjëve të tjera,
Padobishmërisht të bukura
Siç qeshë dhe unë.
Sytë tanë patën fiksuar diellin,
E nuk shohin më,
Duke menduar se patën parë të tërin,
Atëherë pse do t`më duhej vallë të të shihja?
Do të humbisja asgjënë time.
Nga të gjitha gjërat që mund të bëja
Zgjodha gjithmonë një të vetme,
I gjymtuar nga aq shumë jetë të pajetuara
Ti je asgjëja që më zgjodhi.
E ty unë të përkas përgjithmonë.
 
Pe: Poezi e lire

...

Kur të mbes tregim, më tregoni drejtë

Thoni: lindi, rroi, iku me të shpejtë

Bota e gllabëroi si të gjithë më parë

E humbi në vete, nuk e la n’të mbarë

Stinët që të katra e shpërbën me radhë

I’a ngrysën fytyrën që kishte, të bardhë

E munduan fort sikur c’do të tretin

Dhe në fund ja shkelën dinjitetin.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Poezi e lire

Te prita,
prita gjate ne oret e pafun
te harrimit!
te prita,
e vetme ne terrin e muzgut
te shpirtit!
te prita,
me vagellime te cmenura
ne kalterimin e enderres!
te prita,
deri ne humbje,
Tani u lodha
humbja....i funit cak
i pritjes,
paskeq ken...
vec....
Sa vone u kujtova
S'me ka metur ma fuqi
As per te harruar!
 
Pe: Poezi e lire

Heshtje pa kufi
ne brendesi te unit tim ka vetem heshtje
vrasetare dhe e kote
pa kuptim, pa kohe dhe motiv
vetem heshtje.
dhe pres gjithmone e heshtur
c'fare pres as vete se di
di vetem qe minutat duken shekull
nje perjetesi
eshte e veshtire te presesh ne heshtje
ate qe do te vij,nese do te vij
dhe une jam duke pritur
emocionet qe shkaktojme une dhe ti


 
Titulli: Poezi e lire

e verteta esht,,qe esht hera e par qe po te shoh ne kte Fletore te perfunduar,,dhe me behet qefi per disa gjera,,

per ato qe nuk do ti perserisja Sot! por as nuk do te doja te shlyhen neser! sepse ajo qe un kam qen,,dua te jem,,dhe do te ngelem pergjithmon!

prandaj / kur te vish ne Drit,,do te shohesh se mua ka per te me mbetur vetem te citoj
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Poezi e lire

Thjeshtesia Esht Ajo Qe Neve Na Bon Me Kan Te Vecant. . .Vertetsia e Fjalve Tona Dallohet Ne Tana Ant. . .B.u.t.u.e.s.i...
 
Titulli: Poezi e lire

PثSHPثRIS EMRIN TثND,

Edhe qiellit ia tregova emrin tënd,
lehtë -lehtë në pëshpëritje pa u ndjerë,
dhe ai qeshi me dashurinë time,
më quajti të çmendur dhe të mjerë.

Kur hëna u peshua në dritaren time,
unë i pëshpërita lehtë emrin tënd,
ajo më përqeshi ,,më verboi sytë,
më tha : ç'bën mos u çmend..?"

Erës ia dërgova tëndin emër,
dhe i thashë: mbaje brenda mos trego,
kur fryn si e tërbuar në çdo skaj,
mos të lutem,,mos më tradhto.

Yjet i qëndisa radhë-radhë,
ato e kuptuan,,ishte emri jot,
dhe e din ç'më thanë: mos beso shumë..
ndoshta nuk të do..dhe me ty lot.

Në çdo vend ku shihja ,,veç imazhi jot,
dhe thoja me vete : ndoshta jam çmendur,
betohem shpresoja të ish vetëm fantazi,
o ndoshta thjesht veç një ëndërr.

Pëshpërita,,pëshpërita emrin tënd,
s'më dëgjove ,,unë ku ta dija...
prisja natën ,,ditën që më kot,
me forcën e mallit mijra herë vija.

Tek ti,,kur larg ishe nga unë,
dhe nuk dija vallë ku ishe në ç'vend?
pëshpërisja më kot një emër,,
ah,,pëshpërisja emrin tënd..!!
 
Sje ma i sigurt bos, forumin mos ma prek se e kom dost
se di a e ki te qart, po ne kete loje une jam ma real yeah
ti sillesh neper tema, une jom vet kryetema
ti lyp tituj e dekorate, e une jom vet medalja e arte
une jom i verteti, a ti je sa gjysa e vetonit
ti ki veq reagime, a une zemra wow, e shpirta
trunin intelekto, postimet shume djegsto
midis forumit jam ma urban
secilen teme ku kam prek, ti dukesh si virgjereshe
per ju shume nuk di , veç e di qe jeni sikur hiç
une per ty kom shume rendsi, sa kur tshkruj, ti veq kqyr
keta antar jane bo marak veq qysh me hi ne marak
amo prape, me njerin ma kull smundesh me u prek
yeah yeah

hands up.
 
Shum sene m'sillen neper mene
Me mujt kisha ik krejt n'tjera vene
Dikah ku kerkush hiq sum njeh
As prej dostav kerkush sum sheh
As dikon shqip me e ni tu fole
Du me pa ftyra treja, jo ma tu mrrole

Jum lodh tu pa e tu ni gjithcka FAKE
Sun pi shoh besom, m'vyn pak BREAK
Me menu per shpirt tem se veQ njo e kom
Llom truni mu ka bo tu menu per te ton
Po spo ja vlejke se di ti sa pom kupton
Nashta e kom gabim po kshtu njeri sun rrnon
Se t'harron gjithkushi e s'tnjeh ma askushi
Qata bonu dikushi sa s'ke mbet hiq kerkushi
 
Dashuro një burrë që me mëngjes e kupton si ndihesh
në drekë me buzëgaz të pret e në mbrëmje s ‘harron kush je
dashuro një burrë që frymon për ty
je vegim i tij i parë e i fundit
dashuro një burrë që të puth papritur
një burrë të hareshëm që nuk e njeh trishtimin
dashuro një burrë që respekton lirinë tënde
e vlerëson zgjedhjet e tua
dashuro një burrë që të pranon
ashtu siç je, e brishtë e guximshme unike
dashuro një burrë që e ka kuptuar
që gjithçka që e rrethon je ti
e nëse nuk e gjen atëherë dashuro jetën
se vlen të dashurosh çfarëdo burri.
 
Kur ikja larg, drejt teje vija
Kur vija afër, ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.

As e kuptoja si të desha
Një mjegull pus, një çmenduri
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse, i bën hi.

Dhe ndoshta kjo ish dashuria
E çakërdisur kuturu,
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu.
 
...................................................................
I fshiu gjithë shenjat e vetes dimri
dje qau me ngashërim të madh
dhe nuk ndalej
një det i carë në mijra anë...
Sot sythat e dehur nga shiu
i nxorën tantellat e bardha ti thajnë
lëpinte dielli nektarin
flladet vallzonin duar zënë.
Ti anës mbylljes së qerpikëve
ikën,me bicikletë ngadalë
nga blu e thonjve plagosur
ëndrra që nuk fjeti mbrëmë.
Sa krahë është nga shputat e tua horizonti
shtoj dhe unë një meskrahë
ndalu kur ndjen që heshtjen dot se urdhëroj
nuk di si të dilet përballë.
A e di cili është gëzimi më i vogël
i një fitoreje të madhe?
Mendimi për të.
Ti je pranvera...
Një festë krijohet
aty ku shpirti takohet me gjak
kundroj aromën e imazhit tënd.


11.03.2020. @Hera
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top