Poezi Dashurie

Dhe ja ku jam rrethuar,
Me burra e me gra.
Plagosur nga mungesat,
Nga ndarjet e mëdha.
Letra, pusulla, fjalë,
Që nisen në hapësirë.
Ëndrra ende pa çelur,
Mendime ende pa gdhirë.
Të gjitha marrin udhën,
Drejt vatrës e drejt pragut.
Si ndjenjë dërguar ndjenjës,
Si gjak dërguar gjakut.
| Miguel Ernandes |
 
Che fra la Culla e la Tomba
Si può Sorridere soltanto una volta;
Ma, quando è Sorriso una volta,
C’è una fine a tutta l’Angoscia.

William Blake

Nese nga djepi deri ne varr
Mund te buzeqeshe vetem nje here
Por kur eshte e qeshur nje here,
Eshte nje fund i cdo shqetesimi.
 
Bukowski për dashurinë:

Nuk të kam harruar! E si do të mundja vallë! Vetëm kam zgjedhur që të mos flas për ty, nuk të përmend më.
Të ruaj si thesarin më të shtrenjtë, të fshehur në zemrën time. Harresa nuk të gjen atje. Deri atje vetëm unë e di rrugën.
Dhe se atje shkoj sa herë më merr malli për TY. /
 
  • Zemer e Coptuar
Reactions: D.
Edhe fjalët e asaj prodhuan "mjaltë".
Edhe zëri i saj krijoi muzikë.
Edhe hapat e saj shkaktuan mirëqenie.
Edhe mendimet e saj, krijuan ledhatime.
Dhe befas buzëqeshja e saj, realizoi mrekullira!
| Henry Cobo |
 
DUKE TË PRITUR TY…
Pritja i paska
minutat orë
orët ditë
ditët muaj
muajt vite
vitet shekuj
ku koha vdes...
po të pres prej vitesh…
prej shekujsh…
po të pres...
Pritja i paska ngjyrat të cuditshme,
të bardhën të zezë,
të zezën gri
grinë blu
dhe bluja sa lehtë kthehet
në një shpresë të gjelbër,
e vetmja gjë e gjelbër
në këtë vjeshtë të verdhë,
në këtë vjeshtë gri
në këtë vjeshtë të thinjur…
dhe unë po të pres
me dashurinë e bardhë
me pikëpyetjet e zeza,
i thinjur gri si vjeshta
me sytë blu drejt një reje shpresash
të gjelbëra…të gjelbëra…
Pritja paska muzikën e saj të pazakontë…
këngët pa fjalë,
muzikën pa nota
melodinë të ashpër
e unë duke të pritur ty
rënkoj muzikën
pa fjalë
pa nota
pa melodi
me zërin tim
të cjerrë
të ashpër
të tmerrshëm…
Pritja paska mallin e saj
ku
kujtimi dhe harrimi
përleshen
plagosen
vriten
e të përgjakur
ringjallen
se edhe malli paska
pritjen....
Pritja paska lotët e saj
të lodhur
të rëndë
plot trishtim
pritja ka edhe
fshirje lotësh
pritja ka edhe zgjim…
Pritja paska dashurinë e saj
të kuqe
rozë
të verdhë
dhe dashuria paska
pritjen e saj
të madhërishme
të heshtur
të thellë…

©Artan Gjyzel Hasani 1996
 
DUART
prej kohësh ne të dy s’puthemi më…
përkëdhelje s’ka…as grindje…as përqafim…
dashuri nuk bëjmë e s’jemi më dashnorë…
flokëve të tu s’u vjen më era e duhanit tim…
por e zeza nuk na duket më aq e errët
dhe së fundmi dakort kemi rënë
se në pemën pa gjethe vjeshta është e tepërt
dhe ndarje do të thotë të takohesh rallë…
megjithatë ka një çast kur jemi bashkë
kur duart e mia mbi të tuat dorëzohen…
lodrojnë…fërkojnë…kërkojnë…
rrënjët atje thellë zënë e ngatërrohen
kërleshen…përleshen…
duan të shpërthejnë jashtë …
duke kujtuar duan të harrrohen…
ndërsa sytë meken dhe duart rrëfejnë
si udha hapave fundin e ecjes
në heshtje filloj të besoj përsëri
lulëzimin e gjetheve mbi lëkurë...
vesën që lind përrenj
artin e madhërishëm të prekjes…
(nga libri “MEKATARI”, 2011)

©Artan Gjyzel Hasani
 

Poezi nga Arjana Fetahu Gaba


Mos u kthe në erë vjeshte, s’mundem,
Mos ma kthe shpinën, sikur të mos jem,
Hajde, më sill rrezet e një dielli të lindur,
Unë dua pranë të të kem.

S’mund të rezistoj pa puthjen tënde, se ndryshe vyshkem,
Si një lule mbetur tharë, nën degën e thyer,
Ndaj mos u kthe, në një mal prej guri,
As mos qëndro, me shpinë të kthyer.

As si bora e bardhë në bjeshkë, jo mos u kthe,
Është e ftohtë, dhe shpesh të gënjen,
Më sill pranverën më herët, që unë të lind,
Një syth dashurie, që të rrëmben.

Mos u kthe i dashur, lum i rrëmbyer
Une jam përpara teje, sikur të jesh ti,
M’i prek duart, m’i puth sytë të humbas,
Në ëndrën e quajtur, dashuri.

Shih rrugën e shtruar me yje, ndiqe me sy,
E ardhmja, valë lumturie që endet gjithandej,
Unë dhe ti në një altar dashurie,
Si dy ëngjëj, që puthen nëpër qiej.

*Titulli i origjinalit: “MOS U KTHE NE ERË VJESHTE”

ObserverKult
 
UNË JAM ME TË, POR MENDOJ PËR TY

Ne jemi dy njerëz nga dy botë të ndryshme
nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të ishim bashkë
por ne ishim bashkë
por u ndamë përsëri dhe u kthyem në dy botët e ndryshme
çdo ditë të jetës sime përpiqem të të harroj
por sa herë që jam me të mendoj për ty
kur jam duke e puthur atë mendoj se jam duke të puthur ty
kur e vështroj atë në sy, të shoh ty
sa herë që jemi duke punuar, e thërras me emrin tënd
ajo më vështron si të jem i çmendur
sepse ajo nuk e di kush je ti
dhe tashmë unë nuk e di kush jam
pa ty me duket se nuk jam ne gjendje te vazhdoj më tej
të shoh ty gjithandej
ditë për ditë natë për natë vazhdimisht
të shoh këtu dhe të shoh atje
megjithëse jetojmë në dy botë të ndryshme
ti në qiell me të pasurit
dhe unë në ferr me të varfërit
unë premtoj me dashurinë tonë
se një ditë do të fluturoj
lart e më lart derisa të prek qiellin
ne mund të jetojmë një jetë plot lumturi
kështu unë do ta filloj planin tim
në mënyrë që një ditë të mund të jem edhe një here me ty.
(G.Cazanova)
 
MALL
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.
Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq :
« Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç ».
Në ç'ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi ne vallë ?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.

| Ismail Kadare |
1642706075909.png
 
Të desha fort por ti s'më dashurove.
Më fole më në fund se duhet të largohem
Se bota na gjykoi – se shpresa s’ka për ne
Se e trishtuar je; se duhet të mundohem
Të të harroj. Ish-mbrëmje; ndrinte hën’ e re;
Mbi kopshtin e përgjumur një avull ishte shtrirë.
Un’ të dëgjoja ty dhe s’e kuptoja dot:
Nën afshin e pranverës, nën sytë e tu të dlirë
Aq fort pse derdhja lot?
Po, të kuptova; ikë -je i lirë;
T’u binda, pra, do shkoj – po si të shkoj,
Të shkoj kështu, pa fjalë, si i ngrirë
Kur ndjej në shpirt kaq dhimbje sa s’duroj?
S’them dot se sot të dua si më parë;
Ajo që shkoi më s’kthehet përsëri,
Por dashurinë nga jeta s’e kam ndarë
s’rroj dot pa dashuri.
A mos mbaroi vërtet gjith’ ç’ish e dlirë
Sikur asgjë s’na pati lidhur ne!
Sikur dy zemrat tona s’ishin shkrirë
Edhe kaq leht’ u shemb gjithçka përdhe!
Të desha fort – po ti s’më dashurove –
Jo! jo! Mos thuaj: Po! – se ti
Veç fjal’ e buzëqeshje më dhurove –
un shpirtin bëra fli.
Pra ja si mbeta sot – por prapë jam betuar
Se s’do të rri pa njohur dashuri.
Sërish do dashuroj si i shkalluar
Me etjen e një shpirti që s’u ngi.
Dhe ndoshta- po; por bota magjiplotë
Me mrekulli e gaz e dashuri
Dhe shpirt’ i ri e dhimbja lotë-plotë
Më s’kthehen përsëri.
Do shkoj, po prit, nën dorën dhe një herë
Dhe ja mbaroi e shkoi kjo dashuri.
Ky çast tani – ky çast i ndarjes se mjerë
Dhe prapë gjumë, prapë ftohtësi …
O Zot i madh! Nëm forca të besoj
Se jeta s’më shqelmoi, se prapë jam i ri,
Se mund të dashuroj!

| Ivan Sergeevič Turgenev |
Shqipëroi Petraq Kolevica
 
Urrejtje, jo

Urrejtje nuk ka ně zemrěn time
Por as měshirě nuk gjendet mě
Tě gjith' měkatet běrě thěrrime
Dhe ti aty, nděr 'to ..., asgjě !

Asgjĕ s'e lagě mě zemrěn time
Madje dhe gjakun e kam dyshim
Tě gjithĕ měkatet běrě kujtime
Dhe ti aty, nděr 'to ..., kujtim !

E zgjodhe vetě tĕ shkosh mě tej
Mendove ndoshta pěr mě mirě
Nuk mundem mě tě tě urrej
Por as tě tě tregoj měshirĕ...

Poezi nga Bledi Ylli.
 
S’DI Ç’TË TË THEM

Nuk po mësohem dot pa ty,
Ti paske qenë
(S’di ç’të të them!)
Nga gjithë ç’kam dhe sheh me sy,
Nuk e gjen dot ç’pjesë më dhemb!
Një zjarr i kaltër mbete ti,
Që nuk më ngroh,
Po veç më djeg!
Ti, brenda meje flaka je,
Tek ajo pjesë që vetëm dhemb!
Të heqësh hënën atje lart,
Do të përmbyset bota krejt!
Ashtu si unë që vdes në çast
Po hoqa pjesën që më dhemb!

Skënder Rusi
 
Si s’të desha pak më shumë...
Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…
Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.
Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
Si s’të desha pak më tepër…
-Fatos Arapi-
1648795886282.png
 
SmartSelect_20220404-213326_Instagram.jpg
RefatMuzhaqi
 
ROMANCE
e pyes dhe ajo më përgjigjet
e sinqertë si pikël shiu mbi qelq
pastaj pyet ajo dhe unë hesht
e lë të vozisë në qetësinë time
me orë të tëra
ndonjëherë edhe netë
ulur në varkën e vështrimeve
nuk i pëlqejnë më lumenjtë e rrëmbyer
por tashmë unë jam det pa dallgë
dhe pa folur i zgjas dorën
sa herë që ajo rrezikon të mbytet
në sytë e mi
për faj të saj…
(nga vëllimi poetik “IDIOTICUS”, 2022)
©artangjyzelhasani


 
Që je e marrë?!
E di që je e marrë,
dhe ke aq shumë ëmbëlsi në ata sy,
sa që më vret.
Dhe kur mbyll sytë
dukesh si një fëmijë i pafajshëm.
Herën e fundit që të putha u sëmura për ty.
Dhe thonë që unë nuk dua të shërohem.
Po përse duhet?!
Unë dua të shkoj në ferr me ty!
~𝘃𝗶𝗮 𝗖𝗛𝗔𝗥𝗟𝗘𝗦 𝗕𝗨𝗞𝗢𝗪𝗦𝗞𝗜

1655026044249.png
 
Serisht jam pre e vetmis dhe percmimi yt qendron mes nesh.
Dashuri,dhembje,urrejtje, sa egoist ky kend tresh.
Mes labirinte kujtimesh ze vend por un skerkoj vec pak qetsi
Trazueshem me perplas ne harrim, e trazueshem kthehesh perseri
Ne nje cast trokitje ne zemren time’ej jam un u ktheva si ateher’
Hap krahet sa me kishe munguar por s’ish gje tjeter vec nje enderr e mjer.​
 
PRINCESHA IME...

Ti je princesha ime.
Edhe se ka të tjera me të gjata se ti, më të gjata,
Edhe se ka të tjera më të pastra se ti, më të pastra.
Edhe se ka të tjera me të dashura se ti, më të dashura.
Por, ti je princesha ime dhe pikë…
Kur ecën për rruge
askush se ka mendjen te ti.
Askush s’ta sheh kurorën e kristaltë,
askush se sheh qilimin flori të kuq,
që ti shkel me këmbë kur kalon.
Qilimin që asnjë artizan s’ka mundur ta bëjë.
Vetëm kur ti para më del mua,
nga janë e s’janë lumenjtë,
ligjërojnë në trupin tim,
shkundin qiellin e tokën këmbanat
dhe mbushin botën me jehonë.
Vetëm ti dhe unë,
ti dhe unë, e dashura ime,
e dëgjojmë.
(Pablo Neruda)
 
n'internet kafe ty mi floke jeshile t'pash
me nji te pame n'dashni me ty rashe
mausin me dore e preke
t'gjith robt i mahnite e i meke

n'tastjere kur m'shkruje plot elegance
mu duk vetja sikur isha n'france
flok jeshile t'mort e mira
zemres sime iu plotsu deshira

emailin prij ekranit tat e vodha
ne me iher nji postcard dashnie ta cova
 
Megulli i dashurisë
Kur ikja larg, drejt teje vija ;
Kur vija afër, ikja larg.
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.
As e kuptoja si të desha,
Një mjegull pus, një çmenduri,
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse, i bën hi.
Dhe ndofta kjo ish dashuria :
E çakërdisur kuturu…
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu.
Dritero Agolli
 
Me mundon...
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët ti m’i ktheve në harrim,
në qiell është hëna, s’i them dot hënë
s’të flas dot për mjegullën në agim.
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
Pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me hënën flokëve si karficë e bardhë.
Dhe nëse rrugët për në zemër dot s’i gjen,
më thuaj të t’i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brenda meje do të vërtitesh, shpirt!
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë,
u këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa … ishte vjeshtë.
( Teodor Keko)
 
NJE GRUA…
…mund ta bësh për të dytën herë të lumtur
duke ikur prej saj kur urdhëri të është dhënë
kur më s’të do dhe gjithçka ka mbaruar...
ktheja paqen dhe qetësinë,
mungesën tënde
vetminë komode shumëpërdorimshme
kohën e vjedhur,
perëndimet,
horizontet,
fshirëset e lotëve për qelqet e turbullta të syve
pishtarët e netëve,
zbavitësit e yjeve,
ethet
buzëqeshjen e gjelbër të mëngjesit
aftësinë e harruar për t’u lakmuar,
etjet,
të kënduarit e hareshëm në dush,
një alfabet të ri në avullin e pasqyrave
hutimin pa shkak,
shkujdesjen e fluturave,
të drejtën e mohuar për të gabuar pa dëshmitarë
magjinë e humbur,
aritmitë që bëjnë mrekullinë,
liçensën e shndërrimit të mermerit në ar
dhe mos e gjyko keq...
...ndjehu i privilegjuar
dhe falenderoje në heshtje
të dha mundësinë
ta lumturoje edhe në ikje…
(nga “Amnezia Fatale”, 2019)
© artangjyzelhasani
 
PORTRETIN TUAJ VËSHTROJ..

Sado larg të jem, pranë ty të ndjej
si diell hapësirës, shkëlqen,
Murreve të errëta të shpirtit
dritë ju sjell,
largon atë mjegull,
kur muzgut të mbrëmjes
fillon të bjerë..
Si një fllad pranvere,
gonxhe tek kopështi im çel..!!
*****************************
Tek vështroj portretin tuaj
ndjej një kënaqësi
Shpirti një mall ndjen,
një brengë qëndron aty
Kur do takohemi të dy..!?
Mos ngelemi si grimca pluhuri,
shkrirë në shtërngatë
Jetën duhet ta gëzojmë
me të mirat, apo të ligat që sjell
Durimin duhet të kalitim
kur me shpresë jetojmë..
Vargje nis e shkruaj,
për ty o yllësi
o zemër e dashur,
ngelesh për mua Ti..!!
Kur sytë e tua shikojnë
një panoramë të bukur
të buzëqeshësh me vehten,
nuk është çudi
Shpirti yt diçka ndjen apo e di..!?
Të jesh e thjeshtë, kësaj udhe jetë
moj mike, nuk është e lehtë..
Shpirtin shumë gjëra e ngacmojnë
si detit dallgët, nuk pushojnë
erdhur bregut si valëza, me kristale
rërës së nxehtë ndalojnë..
Gjumin nuk e bën të qetë,
mes ëndrash vërtitesh,
shtratit të gjumit, ndjen siklet
si qiellin me yje e mbulojnë retë
hëna kupes qiellore, do duket e zbehtë...
O mike e shtrenjtë, sjell ndjesi femërore..
Kur brenda vehtes je thjeshtësia
si në dimrin e ftohtë,
apo verën e nxehtë.
Thonë thjeshtësia ndrin si ar
shpirtit qëndron si diell
sjellur reze margaritar..
E zbukuron njeriun, si kalimtar
i madh apo i vogël të jetë..
Miqtë kudo të jenë,
anë e mban shperndar..
Pranë vehtes i afron
si femije kureshtare kur te degjojne..
Sinqeritetin, me çiltërsi dhuron
besimin tek të tjerë fiton
pranon dhe shakanë...
Kalofshi sa më bukur atje
me njerzit tuaj të ndjehesh pranverë..
Atij vëndi ku je..!?
Floriri Z Petra
New Jersey, USA
September 9th, 2019
 
DASHURITE JANE NJEPERDORIMSHME...

…por unë rashë prapë në dashuri me ty
këtë herë pa zë
si heshtja mbi fjalët
dhe ti s’e di
se s’ta kam thënë…
edhe kur të vdes
ti nuk do ta mësosh
por do të ta them pas vdekjes…

© artangjyzelhasani 2022
 

NDONJËHERË​


Ndonjëherë vij e të kërkoj
në mbrëmjet me shi,
kur dita mbyllet
dhe nata mbërrin.

Unë nuk besoj te fati,
kur ti thua se ndoshta
vetëm një ide kam dashur.

Shikoj vitet,
gjurmë lënë në fytyrë,
janë shuma e të gjitha kujtimeve.

Dhe vij të kërkoj nëpër ditë,

kur zemra më ngadalë merr frymë.

Në heshtje dëgjoj hapat e tu,
largohen gjithnjë e më shumë.

Ëndrra ime përfundoi kështu:
- me praninë tënde të padukshme këtu.

Agimi krahët hap e më përqafon
me rrezen e tij të dritës që ngroh.

Duart e mia janë gjethe në degë,
kur vjeshta zhvishet
përpara një nuseje, lehtë.

Shikoj jetën që rrjedh,
nga larg një zë më thërret
si një ëndërr e ëmbël
në këtë ditë që rritet shpejt.
/Rosy Gallace
 

ME MUNDON​


Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët ti m’i ktheve në harrim,
në qiell është hëna, s’i them dot hënë
s’të flas dot për mjegullën në agim.

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
Pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me hënën flokëve si karficë e bardhë.

Dhe nëse rrugët për në zemër dot s’i gjen,
më thuaj të t’i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brenda meje do të vërtitesh, shpirt!

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë,
u këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa … ishte vjeshtë.
- Poezi nga Teodor Keko
 
ZEMRA, KJO NGATERRESTARE E MADHE…
…që i kemi dhënë strehë në gjoksin tonë
dhe jo në tru
duke rrahur na rreh
sa herë të dojë
në pafuqinë tonë për të menduar më tej…
zemra është arma jonë e dashur vetëvrasëse
që gjithnjë vret pjesën tonë më të mirë
betejat nisin në gjoksin e gjërë të tjetrit
dhe mbarojnë si luftëra në mendjen tonë të ngushtë
nuk jemi vdekatarë të rëndomtë nekrologjish
as heronj të pavdekshëm mitologjikë
jemi kalimtarë që gjejnë udhën
veç kur humbasin shpirtin
zemra është varreza e humbësve fitimtarë
dhe mendja një nga varret e saj…

(nga “FATA MORGANA”, 2023)
©artangjyzelhasani
 
Titulli: kështu duhemi.

Unë të dua ndryshe. Jo si një zambak të hapur, as si trëndafili i çelur gati të të marrë erë.
Të dua në bukurinë e emocioneve ashtu, fshehurazi, si misteret ezoterike në errësirë, si shpirti që fshihet në sekret për të luajtur mes dritës dhe hijes.
Të dua në heshtje, sepse është simbol i harmonisë së përsosur që përfaqëson ekuilibrin trup-mendje-shpirt.
Heshtja është "zëri ynë": ndjenja, guximi, këmbëngulja, durimi.
Ne e duam heshtjen, dhe nuk na shqetëson kur era në pyll shushuritë gjethet e pemëve.
Heshtja na mëson të përdorim shqisat tona, perceptimin e ngjyrave dhe shijet e ndryshme të dashurisë. Për të parë kur në dukje nuk ka asgjë për të parë... për të dëgjuar kur gjithçka duket krejtësisht e qetë..!
Unë të dua si degët e luleve të pa lulëzuara në dimër, që mbajnë të fshehur në trupin e tyre sythet e presin vetëm momentin e duhur për t'u hapur.
Të dua kështu pra, pa e ditur pse, kur, si e qyshë. Sepse nuk di dhe nuk mund të të dua ndryshe.
Në këtë mënyrë, në të cilën nuk jam, e as ti nuk je, por jemi kaq afër saqë dora jote në gjoksin tim është e imja, e sytë e tu mbyllen bashkë me gjumin tim.
Sa herë që takohemi, ne duam për njeri-tjetrin vetëm atë që bën pranvera me lulet. T'i dhurojmë njeri-tjetrit atë bukurinë e lulëzimit, aromën, dhe shijen e nektarit...!
Ne, kështu duhemi.
By Lauri 👍
 
Të huaj jemi
Të huaj jemi ne prej kohësh,
Ç'ish për t'u thënë është thënë,
Si gurët që zënë vend në tokë,
Në jetë vend ne kemi zënë.
Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur

Të gjitha rrugët edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.
Por natën, kur i lodhuri truri,
Portat i mbyll me qetesi,
Ti gjen një shteg dhe futesh brenda,
Një shteg që vetëm ti e di.
Pastaj si në rrugica parqesh,
Shetit mes cirkovolucionesh,
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.
Por kur mëngjesi zë afrohet,
Nis shqetësohesh befas ti,
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu, që del veç ti
E dita vjen. Rrjedh prapë jeta.
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.
( I.Kadare)
 
IK…
…dhe andej nga do të shkosh
mos harro të biesh në dashuri…
kur të kthehesh tregomë
për urat me një këmbë
dhe të mbijetuarit
e vorbullës dhe stuhisë
që në brigjet e njëri tjetrit dolën
u ringjallën dhe pastaj shpirtin lanë
nëpër enë të ngushta komunikuese
ku u mbytën tërë lumenjtë e botës…
tregomë veç fundin pra
se i pari ishte fundi
thotë Bibla e Dashurisë
prandaj lindin fillimet…
krahët, qiejt e qëllimet...
të gjitha paudhësitë e gjakut
nga udhë e zemrës nisin…
…dhe aty mbarojnë.
©artangjyzelhasani
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top