Poezi Dashurie

NE NJE DASHURI TE FORTE…

…hyn i magjepsur
jeton brenda saj i çmendur
dhe del nga ajo idiot…

pastaj gjërat bëhen më të thjeshta
fluturon si gjethja shesheve të gjëra
zbulon rrugë të mëdha me njerëz të vegjël
veçanërisht të padëmshëm për shëndetin
që ngjasojnë aq shumë me njëri tjetrin
me buzëqeshjet e stampuara në fytyrat e lëmuara
të përshëndesin nxehtësisht si reklamues frigoriferësh...
dhe janë aq të dashur, oh sa të dashur,
të mirë, të bindur e të urtë
në qiejt e tyre retë gjithnje mungojnë
në gjoks një zemër për përdorim të brendshëm
që s’punon me adrenalinë, por me sherbet…
qeshin pa shkak,
qajnë nga gëzimi
dhe nuk dashurojnë…
por nëse akoma mbetesh atje brenda
në dashuri pra, pa dalur kurrë
brenda mureve kumbues të saj
edhe ti do të gjesh njerëz si vetja
që në vend të zemrës kanë një granatë
në erë hedhin veten dhe tjetrin
shkrumb e hi natë e tyre më e gjatë
dhe të nesërmen i gjen përsëri atje
mes gërmadhash nën trarë të djegur
duke ndërtuar një çmenduri të re…

(nga “IMORALISTI”, 2020)
© artangjyzelhasani
 
JAM…

...çka ngelet në ty
kur unë largohem…

asgjë tjetër

ajër kapriçioz
në boshin e botës

verë pa moshë
e dehur me ujë

kujtim i ri
në harresën e vjetër

fëmijë i moçëm
që s'e lanë të rritet

plake e porsalindur
që s'vdes kurrë

E mrekullueshme si një gabim
në kohën e duhur...
 
Kushtuar dashurise sime


Pa ty, jam nje gjethe e rene
Nje dimer pa bore, nje pranvere pa lule

Pa ty, une jam si nje ylber pa ngjyre
Nje dite pa diell dhe nje nate pa yje

Une pa ty, jam si oqeni pa vale
Plazhi pa rërë dhe nje zjarr pa flake

Pa ty, jam nje liber pa fjale

Nje njeri pa fytyre dhe nje femije pa emer


10/23/2020
 
Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë,
Kalonte dhe një muaj apo dy.
Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
Me biçikletë a mushkë apo me kalë
Në vapë e shi, dëborë dhe thëllim.
Kur dashuroheshim në kohën tonë
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim nëpër dhomë telefonë
Dhe në ëndërr s'kishte faks dhe internet.
Megjithatë më mirë që nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Një dashuri të vjetër për një çast.
| Dritëro Agolli |
 

Sepse të dua​

Sepse të dua, i egërsuar,
Po vi tek ti në këto nete.
Me që ti kurrë s’më ke harruar
Dhe shpirtin tënd mora me vete.

Me mua ësht’ e më përket përfare.
Të mira, të liga, këtu do t’i shkojë.
Prej dashuris’ sime përvëlimtare
S’ka engjëll që mund të të çlirojë
hermann-hesse
 
Syte i kam mbyllur por ty te shoh prap
Nje moment pa ty, si nje nate e gjate
Cdo gje ne kete dhome, me duket e kote
Nje moment pa ty, se perballoj dot


Eja sa me shpejt, eja prane meje
Falma kohen tende, rrugen tek une gjeje
Mos me rri larg se largesia me mbyti
Kurre mos harro, gjithmone do te jem i yti


K.S.

31.10.2020
 
Poezi nga Nurie Emrullai
T’kam ble një ëndërr

në pazarin e Esmës.

Ma dha lirë

e m’premtoj se

Është e bukur.

Në pazarin e vjetërsinave,

mes krevatve t’braktisur

Prej lëkure tvërtetë,

Karrigeve pa tavolina

dhe ca byzylykë t’këputur,

Që mbajnë erën e dikujt që se njohim.

Mes atyre gjërash

Gjeta këtë ëndërr t’harruar.

Esma ma premtoj se:

Ajo qenka e pa ëndërruar më parë.

Pastaj si të thuash,

Pas një pazari të gjatë…

Ajo ma shiti aq lirë, sa ma fali!

Tani merre

Sepse unë s’di ç’ti bëj.

S’do të mbahet në duart e mia.

Më ka ngrënë shpirtin gjatë gjithë rrugës.

Duket, vendet e braktisura nuk i do.

Merre, tani është e jotja!

Provoje a të nxen?
 
Doja të të dua..

Doja të të dua,sigurisht që doja
Doja të të shihja, ty, si perëndi.
Edhe pse e dija që shumë po gaboja
Gabimi im i këndshëm, mban emrin "dashuri"!

Ti, ishe një ''botë'' tjetër e unë aty jetoja
Aty nuk kishte ligje, kish’ veç mirësi.
Kur dilja në anë tjetër, më thoshnin që gaboja
E tek ty kur ''hyja'' çdo gjë ish’ mrekulli!

Ajo bota jote nuk kishte përcaktime
E as fe nuk njihte, as mosh edhe as ngjyrë.
Por ish 'ana tjetër', gjithë paragjykime
Aty ku të gjithë zërat kishin një fytyrë!

Herë këtej e herë andej, tek ti folen e ngrita
Aty ku valët sillnin plotë ndjenja dashuri.
Aty ku edhe territ nuk i mungonte drita
Aty ku edhe hëna, nuk ndillte nostalgji!

Her’ këtej e her’ andej, një ditë do vinte fundi
Se çdo gjë e bukur nuk mund të zgjas përjetë.
Gjithë ajo vajtje-ardhje, në bindje më lekundi
E zgjodha “botën” tjetër dhe pse s'e doja vetë!

Tani kur më sjellë rruga në kufijtë e tua
Përpara portës kyçur, me mall rri e vështroj.
Ndizet prap dëshira mbushur plotë ''të dua''
“Më lini ju o njerëz, më lini të gaboj”!

Doja të të dua, sigurisht që doja
Doja dhe të kisha, ty, si perëndi.
Mijëra herë të tjera, sikur ta provoja...
Të njëjtin gabim të këndshëm, do t’bëja përsëri!

@Bledi Ylli
Dëshirë Mistike
 
Kjo femije e cmendur
qe rend si e terbuar
te perqafoje jeten
qe rrezohet
dhe me gjunjet e derrmuar
ringrihet dhe kurre s´thote jo
qe vrapon e vrapon
Kjo femije e cmendur
qe quhet shprese
beson tek dashuria...
 
TI - MUZIKA IME

Ti ishe muzika ime,
tangoja ime rebele...
ritmi...
fluturimi...
por edhe zvarrisja ime ishe ti...
sa herë që bëra dy hapat përpara...
aq herë hapi yt më çoi pas përsëri...
Ti ishe muzika ime...
valsi im i kaltër...
kohë dhe hapesirë mbushur me ngazëllim...
spërkatje melodioze...
ballo e munguar
në Vienat e zbrazëta të shpirtit tim...
Ti ishe muzika ime...
rumba gazmore...
trup i djersitur..
lakuriqësi që i falet tundimi...
meskëputur lambadash
një krahu shtrënguar...
e imja edhe kur ai krah nuk ishte i imi...
Ti ishe muzika ime
edhe kur për mua s’tingëlloje...
edhe kur në sallën bosh
kumbonte i vetmuar hapi im...
dëshpërimin murmurimash e vallëzoja
e s’doja te besoja...
ti mund të ishe edhe rënkim...

Artan Gjyzel Hasani '
12004970_955398967861018_8178778573014023882_n.jpg
 
Lamtumire
E dashur, leri oret e ndarjes te pikojne vetmine mbi ne,
le te numerojme castet e humbura te vetem
dhe shpirtrat le ta kuptojne nese gjeten
tek njeri-tjetri ndonjehere strehe...
...Pra, le te endet dhimbja ne shpirtrat tane egoist,
le te thyhet amalgami i fundit qe na bashkon !
Ti mos qesh kur te me shohesh duke qare si femije
sepse dashuria e patrembur burrerine e rrezon !
Lamtumire...lamtumi re e dashur
tani pas po shkoj te numeroj oret e lumtura bashke,
po shkoj te numeroj puthjet e permalluara
kohen time askush nuk do ta vras !
Vec ca puthje do vjedh per buzet e deshperuara
...Sigurisht ti ne nje zjarr tjeter je duke u ngrohur
ne nje zjarr perkedhelish qe trupin ta ftoh
por gjithsesi une te fal, te fal kur ti mizorisht vetveten lendon
Heshtja le ti thyeje dyert e harrimit
qe kujtimet me ty mos ti harroj asnjehere...
Me uisky le te dehem ta pi vetmin e gjate
Te cirrem, te uleras, te mallkoj.....Lamtumi re prape..

Robert Berns
 
''Më duaj një herë''

Më prit një çast, një çast të vetëm
Dhe unë një jetë do të të dua.
Në quhet fat, që ne u gjetëm
Do t'jetë magji në rri me mua!

Më duaj një herë, vetëm një herë
E unë çdo ditë do t'adhuroj.
Do të jem per ty unë si pranverë
E veç me diell do të mbuloj!

Më fol për pak, vetëm për pak
Zëre gjithë botën më dhurove.
Heshtjen e gjatë mbyte në flakë
Dhe ti e mbyte...Belbëzove!

Heshti gjithçka kur m'the-''Të dua''
Qielli u fsheh në shpirtin tim.
Bota e gjithë seç u shndërua
Realitet dhe ëndërim.

Gjithësi, flokët e tua
''Dhe i përjetshmi im, burgim''!
____________________________

B.Y
 

Kam mall

Kjo erë e lehtë që po fryn
flokun seç po ma ledhaton,
më duket sikur dora jote
tani po më shtrëngon.

Valët përplasen njëra pas tjetrës
ditët vijnë dhe shkojnë, pa ty,
koha që iku, kujtimet s’I ndryshoi,
as mallin për ty nuk e largoi.

Po vjen deti valë-valë
për ty sonte seç ndjeva mall,
kohën kur ishim bashkë të dy
po e kujtoj edhe tani!

Shpirti s’e duron dhimbjen
stuhia detin e trazon,
nëse ti vjen sa më parë,
ke për ta shuar këtë mall.

Poezi nga: Rudina Batku
 

TI DHE HËNA​

Kësaj nate me hënë të vjeshtës
Dola fushës të bredh kuturu
Retë shtuhen me vrap pa reshtur
Hëna duket aty-këtu

Porsi retë mendimet e mia
Po më shtyhen ndër mend më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të kurse ti
në ëndërrimet e mia përjetë
perëndim s’do të kesh kurrsesi.
- Poezi nga Ismail Kadare
 
Dashuri

Dashuri, nuk mbyllesh strofash dot Ti
as nuk ben te te ve ne krah fjalesh
Ti meriton me yje vetem te te pershkruaj
ku shprehjet te jene si renkime valesh.

Anonimi yt i embel.
 
Si s’të desha pak më shumë...
Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…
Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.
Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
Si s’të desha pak më tepër…

-Fatos Arapi-
 

PA TY​

Hermann Hesse​



Jastëku më vështron ngultas gjatë natës
Unë i braktisur si një gur varri;
Se kisha menduar kurrë se sa e hidhur qenka
Të jesh i vetmuar,
Dhe të mos dremis në flokët e tu

I vetëm qëndroj n’këtë shtëpi që nuk bëzan
Llamba e varur lart errësohet
I shtrij duart butësisht
Që t’mi mbërthesh në të tuat
Dhe ngadalë, me gojën prush, vazhdoj drejt teje
Por e puth veten e flashkët e të dërrmuar

Pastaj befas zgjohem
Përreth meje nata e ftohtë vazhdon të çajë para
Një yll shkëlqen pastërtisht në dritare –
Ku është floku yt i bardhë,
Ku është goja jote e ëmbël?

Në çdo kënaqësi tani veç dhimbje gjej
Dhe helm në çdo verë që pi;
Se kam ditur kurrë se sa e hidhur qenka
Të jesh i vetëm,
I vetëm, pa ty.
 
PUTHMË, MOJ E DASHUR ESENIN

Puthmë moj e dashur puthmë
Gjer në dhimbje gjer në gjak
S’e duron dot ftohtësirën
Zemra ndezur zjarr e flakë

S’ është kupa e përmbysur
Mes gazmorëve për ne
Ti një gjë kupto moj mike
Veç një herë rron mbi dhe

Shih në mes të errësirës
Hënën që shkëlqim vërshon
Sikur t’ish një korb i verdhë
Përmbi tokë fluturon

Puthmë de se kalbësia
Këngën time ma këndoi
Ka të ngjarë qielli lart
Fundin tim parashikoi

Eh moj forcë që venitesh
Do të vdes kjo s’ka dyshim
Vetëm dua t’i puth mikes
Buzët gjer në fundin tim

Që pa turp edhe pa drojtje
Ëmbëlsisht kur t’ëndërroj
Tok me shushurima vishnjash
“Jam e jotja” – të jehojë

Që si shkuma përmbi kupë
Drita mos na shuhet ne
Ndaj këndo moj mikja ime
Veç një herë rron mbi dhe.

Shiko fotografinë 1921359
 
Benjamín Prado- TË DESHA NGA VERIU NË JUG...

E kundërta e një burri të kthjellët është uji i ndotur.
E kundërta e detit është një grua e verbër.
Kush rrënon një urë, ndërton një hon.
Vrajat janë goditje që nuk harrohen.

Ka të vërteta pa sinorë
dhe ka gjëra me fundmbarim:
lumenjtë janë Machado.
Të desha tej meje.
Akrepat vezullojnë
në dritëhënë
dhe mandej, rishtas, janë helmues dhe të terrtë.

Është kaq e thjeshtë!

Të luftosh për hirin,
do të thotë të dorëhiqesh nga zjarri.
Fjala e thënë është një zog fluturues.
Vdekja jote është nën lëkurën time,
njëjtë me një insekt në një gotë të përmbysur.

Ç' mund të të them tjetër?

Që të desha nga Veriu në Jug, pafundshëm,
me thonj e dhembë,
pa të fshehta,
pa kurthe.

Që nuk do të doja ta dëgjoja edhe një herë
zërin tënd,
as të shoh fotot tona,
as të të sodis tek ledhaton me gishtat e kaltër
qentë që hanë mbetjet e jetës sate.

Dua vetëm terr e tym.
Erdha të të them se të kam harruar;
që ende do të të harroj
ditë pas dite
në secilën nga ditët e jetës sime.
 
Jetësore
Ja ra mbrëmja, ti s’je më,
Ku ke shkuar, unë s’e di!
Ne u prishëm për hiç gjë,
Edhe gjatë, do mbajmë mëri…
Dhe kështu, gjersa një ditë,
Të na thotë jeta “Harro!”
Në do kthehemi ne përemra,
Unë “Ai” dhe ti ” Ajo” .
Do harrohen telefonat.
Sytë tanë do thahen pellgjeve,
Si prelud do bjerë nga qielli,
Një dëborë, zbokth i reve…
Por s’do bëhemi qaramanë:
“Eh, m’u thye mua ëndrra!”
Sytë tanë kur të takohen,
S’do të kenë urrejtje brenda.

Teodor Keko
 
Te tradhetova me ...henen
Mbrëmë në mesnatë
Të tradhëtova
E vetmja ime
Unë, besëshkeli i prapë.
Si durova dot bukurisë
Si qëndrova dot vetmisë
Mëkatit që brenda meje lëviz.
Ty të harrova për një çast,
Një çast i shushatur!
Ndërsa “mikja” hynte nga dritarja e hapur.
Harrova që Ti…
Ti je ajo që ma stolis ëndërrën…
Mbrëmë të tradhëtova
E vetmja ime
Me të bukurën
Vetmitaren,
Hënën…(A.Tartari)
 
LULJA
Nje lulez mes nje libri gjeta,
Te thare edhe pa kundermim;
Dhe per nje cast i shtangur mbeta
E humba ,thelle n’enderrim.
Kur lulezoi? C’pranvere thua?
Kush e keputi edhe ku?
Nje dore e njohur a e huaj?
Dhe pse e vuri valle ketu?
a per kujtim te nje takimi?
Apo per ndarjen plot trishtim?
A per nje endje pikellimi
Ne heshtje fushash pa mbarim?
Ai,.. ajo,... jetojne valle?
Ku thua jane, ku bredhin ku?
Apo mos ndoshta jane thare,
Si dhe kjo luleze ketu?

Pushkini
 
DASHURISE...
O perëndeshë e gjithëpushtetshme
e universit mashkull-femër!
Bëj ç’të duash me veten time
jam instrumenti yt i verbër.
Në jetë më solle kaq shumë dhimbje
dhe shqetësime pa mbarim
po s’jam ankuar kundër teje
as me gojë e as me shkrim.
Të jam nënshtruar e të nënshtrohem
gjersa në botë të jem i gjallë
ndën pushtetin tënd të përbotshëm
më pëlqen të jem skllav.
Ma ktheve gjuhën në përçartje
më bëre plak me shpirt fëmijë
herë më hodhe qefinin krahëve
herë më ngrite gjer në yje.
Më hidh në zjarr, në det, në ferr!
Më hidh në baltë, më hidh në hon!
Veç të lutem mos më lër…
në atë vend ku ti mungon.

Ndoc Gjetja.
 
Përse nuk vjen...?
Ja shih lejleket foletë lanë
Të verdhat fletë nga pemët ranë
Tutje mbi vreshta bryma ra
Po ti pse s’vjen, pse nuk vjen pra?
Eja në krahë të të mbaj
Të adhuroj, të vdes pastaj
Dhe ta vë kokën që më dhemb
Mbi gjoksin tënd, mbi gjoksin tënd.
A të kujtohet koha vallë
Kur bridhnim bashkë në livadhe
Dhe unë të hidhja pulpul n’erë
Me mijëra herë, me mijëra herë?
Gjenden në botë femra plot
Që i kanë sytë zjarr e lot
Të arta qofshin ato gra
Si ty nuk ka, si ty nuk ka.
Ti dritë je për shpirtin tim
Gjithnjë e butë e plot shkëlqim
Më e shndritshme se vetë dielli
E dashur moj, e dashur ti.
Por vjeshta fletët po i zverdh
Rrafshultat i shkretoi përreth
Po bien gjethet ca nga ca
Po ti pse s’vjen, pse nuk vjen pra?

| Mihai Eminescu |
 
Arratisje...
Më fole më në fund se duhet të largohem,
Se bota na gjykoi, se shpresë s’ka për ne.
Se e trishtuar je, se duhet të mundohem të harroj,
Ish mbrëmje, ndrinte hëna e re.
Mbi kopshtin e përgjumur një avull ishte shtrirë.
Unë të dëgjoja ty dhe s’kuptoja dot,
Nën afshin e pranverës, nën sytë e tu të dlirë,
Aq fort pse derdhje lot?!
Po, të kuptova: Ik, je i lirë!
T’u binda, pra, do shkoj, po si të shkoj?!
Të shkoj kështu, pa fjalë si i ngrirë,
Kur ndjej në shpirt kaq dhimbje sa s’duroj?!
S’them dot se sot të dua si më parë,
Ajo që shkoi më s’kthehet përsëri.
Por dashurinë nga jeta s’e kam ndarë,
S’rroj dot pa dashuri.
A mos mbaroi vërtetë gjith’ ç’ish e dlirë,
Sikur asgjë s’na pati lidhur ne!?
Sikur dy zemrat tona s’ishin shkrirë,
Edhe kaq lehtë u shemb gjithçka përdhe!?
Të desha fort por ti s’më dashurove,
Jo, jo! Mos më thuaj: Po!- se ti,
Veç fjalë e buzëqeshje më dhurove,
Unë shpirtin bëra fli.
Pra, ja si mbeta sot, por prapë jam betuar,
Se s’do të rri pa njohur dashuri!
Sërish do dashuroj si i shkalluar,
Me etjen e një shpirti që s’u ngi.
Dhe ndoshta po; por bota magjiplotë,
Me mrekulli e gaz e dashuri,
Dhe shpirt i ri e dhimbja lotë-plotë,
Më s’kthehen përsëri.
Do të shkoj, po prit, nëm dorën dhe një herë,
Dhe ja mbaroi e shkoi kjo dashuri!
Ky çast tani, ky çast i ndarjes së mjerë,
Dhe prapë gjumë, prapë ftohtësi…
O Zot i madh! Nëm forca të besoj,
se jeta s’më shkelmoi, se prapë jam i ri,
Se mund të dashuroj.

(Ivan Sergejevic Turgenjev)
248308570_1778995562291738_3029708911265381782_n.jpg
 
Ti mos më pyet, pse kaq i menduar,
Në mes dëfrimesh unë rri gjithnjë.
Përse vështroj përqark i dëshpëruar,
Përse s'më josh as ënderr e jetës më.
Ti mos më pyet pse si i huaj,
Qëndroj kur dashuria po më grish.
Edhe të dashur më asnjë s'quaj,
Kush desh një herë, s'digjet më sërish.
Kush qe i lumtur, prapë nuk lumturohet,
Se vec një çast për ne gëzimi ndrin.
Pastaj me tis të mallit na mbulohet,
Dhe shpirtin brengë e thellë na e nxin.
| Aleksandr Sergeevič Puškin |
Përktheu Jorgo Bllaci
249838629_6367684496606884_3592638373146801950_n.jpg
 
E marrëzishme
Ti ike nga përqafimi im,
Siç ikin nga pemët zogjtë e trembur!
Unë vazhdoja të shtrëngoja në gjoks,
Pjesën tënde që më kishte mbetur!
Kjo është ca e marrëzishme apo jo!?
Por gjithmonë kur ikën ti, diçka mbetet!
Që është edhe s’është në të njejtën kohë,
Ajër që për çudi, bëhet erë kur preket!
Ti ike nga zjarri im,
Gjithnjë me frikën se mos përcëllohesh!
Budallaqe, nga flakët e mia,
Asnjëherë s’digjesh,
Vetëm mund të ngrohesh!
| Skënder Rusi |
578ea116ad3c3a30622f27a7c9048f84.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top