Poetët Ali Podrimja dhe Xhevahir Spahiu marrin pjesë në festivalin poetik në Francë

Love

βeℓℓe â๓e
Në festivalin "Woix Vives", mes të ftuarve të shumtë janë edhe dy poetët shqiptarë Ali Podrimja dhe Xhevahir Spahiu. Ata në qytetin piktoresk Sete do të japin mesazhe poetike në shqip, për folenë poetike në tërësi dhe për prejardhjen e poezisë së tyre në veçanti.

Dy poetët shqiptarë do të shpalosin guxim poetik karshi poetëve ndërkombëtarë, duke i lexuar në gjuhën e atdheut të tyre poezitë e mendjes së tyre, ku do të kumbojë ritmi dhe ngjyrat e vargut të thurur.

Poezitë e dy poetëve shqiptarë do të recitohen nga disa aktorë francezë. Ky manifestim i fjalës së bukur, që mbahet tash e sa vite, në familjen e tij poetike mbledh poetë, kritikë, miq të poezisë së re, botues nga mbarë Evropa.

Organizatorët e festivalit të poezisë maratonën e fjalës së bukur do ta mbyllin me botimin e një antologjie të poetëve pjesëmarrës të sivjetmë, ku përfshihen edhe poezitë e Ali Podrimjes dhe të Xhevair Spahiut.
Burimi: Mia
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top