Po përdhoset krijimtaria kombëtare, a keni forcë ta ndalni?

Diana Ziu letër të hapur Ramës


Kompozitorja e njohur Diana Ziu Përmes një letre të hapur kërkon të zgjojë vëmendjen e kryeministrit lidhur me mungesën e transparencës në përzgjedhjen e këngëve në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Leter e hapur z. Edi Rama.
z. Kryeminister, ndoshta gabohem kur mendoj se zerat publike kane ende impakt ne shoqerine tone, por po e bej dhe ne perpjekje.
Eshte mekat qe ka njerez te cilet me teper do humbasin kohe per mbrojtjen e modelit te vjeter te shikimit te botes, se sa ta rregullojne ate.
Po e nis nje leter te thjeshte por te rendesishme per shoqerine sot, per tju vene ne dijeni per crregullime, abuzime, heqjen e vlerave te artisteve, mungese transparence e favoritizem ne nje vend ku denohesh per 40 mije lek drita dhe quhesh zotni kur me 400 milion ben si te te doje qejfi.
Por une do vazhdoj ti quaj me emertimin e tyre te vjeter, apo te rinise se tyre me sakte, shoqja Vera dhe shoku Zhani, sepse nuk habitem kur shoh se ende jane te brymosur me kohen e urdherave nga lart, ndaj dhe me lind pyetja :
Ose e kane urdhrin nga lart, ndaj bejne cfare te duan, ose bejne cfare te duan, per sa kohe nuk kane urdher nga lart !
Kush valle i perkrah kaq shume?
Ky e gjejne ate force mbeshtetese qe duhet per te bere si ne mall te babes me pronen e shtetit, me 400 milon lek fonde, e me e renda, me vete krimtarine kombetare.
z. Kryeminister, doni apo nuk doni ju, Ju jeni “urdhri nga lart” per kete kategori kuadrosht te realizmit socialist, te cilet mendojne ende se boll te jesh ne rregull me partine, pa ne djall te tjerat.
Ajo qe me shqeteson me shume sot si intelektuale dhe krijuese, nuk jane dy shoket per te cilet gjithe vendi ka nje jave qe gumezhin per abuzimin me pushtetin dhe fondet, por per modelin qe ata kane krijuar, dhe mirembajne pa j’ju hyre gjemb ne kembe, pa folur per marrjen e fymes qe i bejne dhjetra e dhjetra regjizoreve dhe artisteve re rinj, te cilet nen ombrellen e shokeve ne fjale nuk kane asnje mundesi prrvec se te ikin, e te ikin nga syte kembet medje.
5 pyetje publike per ju dhe kryetarin e kuvendit nga i cili varet TVSH-ja
1. Pse nuk ka nje ekip kontrolli per procedurat e konkurimit, te shkelura me fakte publike
2. Si mund te mos kete as rregullore te miratuar as nje keshill artistik per nje aktivitet qe menaxhon mbi 400 milion lek, fonde publike.
3. Si jane shpallur kenge fituese, materiale te cilat nuk jane shkruar apo perfunduar ende dhe sot.
4. Si eshte e mundur qe mekanizmat per transparencen dhe luften kunder korrupsionit vetem ne festivalin e RTSH nuk nderhyjne dot?
5. A e keni forcen te urdheroni nga lart qe mos perdhoset krimjimtaria kombatare apo i vetmi urdher nga lart per keta njerez eshte vetem ai i KRIJUESIT…!
Me respekt
Diana Ziu
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top