Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!!!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
news.2008.5626-212x300.jpg

Kundër shoqërisë perëndimore, sipas të cilës përzierja e geneve me njerëz të së njëjtës familje, po shkojnë shkencëtarët pranë një universiteti në Australi, të cilët kanë bërë publike rezultatet e një studimi shumëvjeçar.

Alan Bittles, një nga hulumtuesit e devotshëm për çështjet e trashëgimisë, vendosi të bëjë publike nëpërmjet një libri, përfundimet e tij pas 35 vjetësh punë. Dhe këto përfundime, sigurisht që do të shqetësojnë shumë vetë, duke filluar që nga lexuesit e thjeshtë, e deri tek përfaqësuesit e besimeve fetare, por edhe të shërbimeve të gjendjes civile.

Profesori i Universitetit Murdoch në Perth të Australisë, dërgoi në Consanguinity in Context, një performancë që mund të ishte “Kufijtë farefisnorë”, me qëllim që të rrëzojë mitin dhe idetë e gabuara sipas tij, të martesave midis njerëzve që janë më pranë shkallës farefisnore.

Sipas tij, rritja e emigracionit ka sjellë këto kushte, si në Australi, edhe në botën perëndimore përgjithësisht dhe si rezultat, ato mund të përballen me të dhëna shkencore.

“Qëllimi im kryesor është parandalimi i sëmundjeve gjenetike nëpërmjet të kuptuarit saktë dhe të vlerësuarit se si trshëgohen genet brenda familjeve dhe shoqërive”, tha ai,

Alan-Bittles_353-200x0.jpg

Sot në botë ka 1.1 miliardë njerëz apo mbi 15% të popullatës botërore që ose janë martuar me kushërinj, ose janë fëmijë të këtyre martesave. Kjo praktikë ndiqet nga shumë komunitete, myslimane, budiste, hindu dhe hebraike, madje dhe kristiane, vë në dukje Bittles.

Gjithsesi, pikëpamja themeluese në Perëndim është se martesat midis kushërinjve të parë do të jenë shkaku që fëmijët e tyre do të kenë karakteristika gjenomike negative. Por sipas këtij profesori, pjesa më e madhe e tyre, në realitet, gëzojnë shëndet të plotë. Madje përqindja e fëmijëve që kanë ndonjë problem, në shumicën e rasteve nuk është çështje genesh të trashëguara.

genetics-172.jpg

Sipas tij, deri më sot studimet shkencore janë bazuar kryesisht në vende të varfra, ku kushtet e jetesës dëmtojnë shëndeti dhe zhvillimin fiziologjik të fëmijëve. “Gjetjet nga hulumtimet ndër vite dokumentojnë se rreziqet shëndetësore nga martesat brenda farefisit janë të ekzagjeruara, si pasojë e organizimit jo të mirë të studimit, ku nuk merren në konsideratë faktorët e jashtëm”, vë në dukje ai.

Sipas të dhënave të Bittles, vdekjet foshnjore ose mundësia për t’u sëmurur rëndë në moshën foshnjore apo gjatë viteve të fëmijërisë, është 4%-5% më e madhe për fëmijët që janë fryt i martesave midis kushërinjve të parë, shifër që ai e konsideron fare të vogël. Dhe jo vetëm kjo, por sipas tij, këta fëmijë mund të kenë edhe avantazhe gjenetike.

“Në nivel social dhe ekonomik, forcohen lidhjet e familjes dhe ruhen pasuritë”, tha ai, duke shtuar se ky faktor është shumë i rëndësishëm për banorët e vendeve të treta./albobserver.
 
Martesat brenda gjakut jo të rrezikshme?

Martesat brenda gjakut jo të rrezikshme?

sitemgr_photo_3487.jpg

Sipas tij, kjo martesë nuk është e rrezikshme madje do të bënte mirë edhe në ruajtjen e geneve dhe ADN.

Sipas Bittles, i cili është duke studiuar këtë çështje prej 35 vjetësh, 10% e popullsisë është e martuar me një kushëri të parë ose të dytë dhe veçanërisht në disa zona të Azisë dhe Lindjes së Mesme përqindja shkon deri në 50%.

Rreziku i shfaqjes së sëmundjeve gjenetike është mbivlerësuar shprehet studiuesi.

“Rreziku ekziston por është për disa sëmundje të rralla. Nuk ka rrezik të lartë pasi shkalla e sëmundjes është vetëm në 4% të rasteve nga këto martesa dhe si rrjedhojë e disa sëmundjeve të rralla. 90% e këtyre martesave nuk paraqesin asnjë rrezik”, shprehet Bittles.
gjithcka.al
 
Pe: Martesat brenda gjakut jo të rrezikshme?

Ne fakt un e dija qe ishte me probleme nese del me te njejtin gjak edhe nese sje brenda gjakut
 
Pe: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!

gjona qe i dishim:p.... kjo sdo te thote qe ta praktikoni:p:p:p
 
Titulli: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezik

Kur mu drejtoheshin mu te afermit ' qysh mu martu me kusherinen ' a e din qe moter e ki ate ! U mundojsha ne ato mundesit e mia ' meja spjegu se Zoti na ka bere hallall' e na ka mesu me kened te martohemi e me kende sben te mrtohemi 'po kote fare smund ti bindesha ! Elhamdulilah qe njerzit po studijojn dhe po i vertetojn ajetet e Kuranit. Ne kuran ne menyre precize jane te rregulluara dispozitat rrethe marteses ' por tek ne shqiptaret me kusheri sben te martohemi !!! Per ata shume femra po mbesin pa u maartu. Jo vetem me kusheri po me kende 100 shkalle large prej gjaku sben se kusheri jemi ! Per mendimin tim keto jane tradita jo te mira per shoqerin .
 
Titulli: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezik

Maredheniet brenda gjakut, sidomos shume te aferme, (incestet) jane te ndaluara me rregulla morale ne çdo kulture, madje dhe ne ato me tolerantet. Keto maredhenien per mua personalisht jane tipike primitive, kafsherore dhe me vjen keq qe akoma ka njerez qe kryejne keso marredhenie.

Nje studim koti, si shume studime koti tjera na lejoka te bejme martesa kusherinjesh dhe hajde o burra t’ja grahim kusherires. Epo pse te shkojme me larg. Hajde budallallek hajde. Budallallek me brire.
 
Ketu kiterr ska te bej asgje me incestin ' e keqkuptur studimin ne fjale. I nderuar ketij shkenctarit ju ka duft 30 vite per te dale ne perfundim kurse ty per 10 sekonda me gjyku . Duhet ti shikojm gjerat permes fakteve e jo te jetojm me mite.
 
Na e spjego qa eshte incesti me ate dijunin tende? Nuk eshte i vetmi ky shkenctar qe ka ba studime. Ke edhe me qindra te tjere qe e thone te kunderten apo ty te duket vetem ajo qe te pershtatet :p
 
Incesti eshte mardhenia mes vellaut dhe motres ........... Une pajtohem me kete studim sepse studimi eshte bere per 3 dekada'
dhe eshte bere me fakte te forta te vertetura . E une ty te kuptoj se ne ambientin kulturen traditat qe i kemi dhe jetojm nje gje te tille smund ta paramendojm 'se shtu jemi rrite ne ato rrethana' por duhet te dalemi pakez prej traditave tona e te lexojm qka na thote shkenca do ti shohim gjerat pakez me ndryshe . E ti harrojm thenjet e plakve ' pleqeve tone te cilat nuk perkojn me logjiken.
Per ta vertetu studimin e tij ' une mbeshtetem edhe ne Kuran ' feja jone e lejon nje martes te tille .
Dhe eshte ky nje rast qe shkenca e verteton nje mardhenie te miratuar nga Kurani dhe Pejgamberi a.s.
 
Pe: Titulli: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rr

Maredheniet brenda gjakut, sidomos shume te aferme, (incestet) jane te ndaluara me rregulla morale ne çdo kulture, madje dhe ne ato me tolerantet. Keto maredhenien per mua personalisht jane tipike primitive, kafsherore dhe me vjen keq qe akoma ka njerez qe kryejne keso marredhenie.

Nje studim koti, si shume studime koti tjera na lejoka te bejme martesa kusherinjesh dhe hajde o burra t’ja grahim kusherires. Epo pse te shkojme me larg. Hajde budallallek hajde. Budallallek me brire.

Kitrra 123, ketu ke absolutisht te drejte, me lejon t'i shtoj dhe disa hollesi shkrimit tend?! Martesa te tilla jane edhe te detyruara, sepse ke te besh dhe me mentalitetin njerezor. Ky zakon jo vetem qe ndiqet ne disa vende te botes, me mire te mos e permend ku, por po perhapet me rritme te shpejta, me shume se me perpara. Pra, marredheniet midis fiseve, ose me thjeshte e thene brenda gjakut, kane ekzistuar me kohe, vetem se njerezit, ne vend qe te shkeputen nga keto zakone, i ndjekin keto. Dhe a kane bere apo jo incest, sipas tyre kjo nuk do te thote incest, por eshte krejtesisht normale. Persa u perket shkencetareve, teorite jane me bollek, ndersa realiteti verteton te kunderten!
 
Titulli: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezik

Incesti eshte mardhenia mes vellaut dhe motres

Kaq paraqet per ty incesti?! Bukur shume.
 
Pe: Titulli: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rr

Persa u perket shkencetareve, teorite jane me bollek, ndersa realiteti verteton te kunderten!

Ky studim nuk eshte teori por perfundim nga mbledhje faktesh (i bie realitet).. :)
Me duket se po ngaterrohesh cikez ketu :p
 
Pe: Titulli: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rr

Ky studim nuk eshte teori por perfundim nga mbledhje faktesh (i bie realitet).. :)
Me duket se po ngaterrohesh cikez ketu :p

Realiteti eshte tejet i komplikuar, nese deshiron te besosh verberisht ate studim qe kane bere keta shkencetare, ka mundesi qe te kene zgjedhur njerez per keto pune.

100% i besueshem s'mund te jete. ;)

Ngaterrohu vete diku :p
 
Titulli: Pe: Titulli: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk ë

Realiteti eshte tejet i komplikuar, nese deshiron te besosh verberisht ate studim qe kane bere keta shkencetare, ka mundesi qe te kene zgjedhur njerez per keto pune.

100% i besueshem s'mund te jete. ;)

Ngaterrohu vete diku :p

100% eshte i sakt dhe i besueshem studimi. Nes je besimtare Allahu ne Kuran e lejon nje martes te tille .
E kemi Kuranin ne njeren ane si baze te kesaj maartese ' kurse ne anen tjeter eshte vertetimi shkencore .
 
Pe: Titulli: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rr

Realiteti eshte tejet i komplikuar, nese deshiron te besosh verberisht ate studim qe kane bere keta shkencetare, ka mundesi qe te kene zgjedhur njerez per keto pune.

100% i besueshem s'mund te jete. ;)

Ngaterrohu vete diku :p

Verberishte nuk i besoj asnje studimi sdq merren per fakte derisa studime te tjera ta hedhin poshte ose te nxjerrin gabime ne studim (mbledhjen e te dhenave..etj etj).
Sidoqofte nje pune kolosale duke marre te dhena deri ne 30 vjet perpara eshte dicka qe nuk mund te hidhet poshte sepse ti apo une "njofim" realitetin.
Rezultati nga ky studim nuk eshte se mohon qe problemet gjenetike ne keto lloj martesash nuk ndodhin, vetem theksohet se gjere tani eshte fryre si numer.
Si puna e hekurit ne spinaq..
ps: ja po ngaterrohem me ty..me mjafton me duket :p
 
Pe: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!

Po perparon bota, po ashtu dhe truri njerezor.. Mendime krejtesisht te ndryshme. Incesti mbetet incest! Ketu nuk ka lidhje feja ose dicka tjeter, ketu kane te bejne shume faktore. Pasardhesit, qe dalin nga martesa te tilla dalin..
 
Pe: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!

he pra ,,se vdiqen grate e botes,,,ka ngel te matohen me kusherinj e kusherira.......

Definitivisht JOOO...derin 7 breza(me duket eshte diku nje teme e ngjashme )
 
atehere Flow ,eshte marre nje gote vere e kuqe (simboli i gjakut) eshte holluar me uje. Si perfundim 1 gote vere fillon e ndryshon ngjyren pasi hollohet me 7 gota uji ......Kjo eshte pak a shume simboli. Por edhe shkenca e ka vertetu kete me se miri . Diversiteti i gjeneve sjell breza me te shendetshem :)
 
S'jam pro ketyre praktikave...keto vijne si trazhgimi nga lashtesia ku qellimi kryesor ishte te fuqizoheshin lidhjet farefisnore edhe pasuria te ngelej midis fisit.
Une po them vetem se argumenti qe pasardhesit midis ketyre lidhjeve nuk jane te shendetshem sipas ketij studimi eshte i fryre cikez.
Per vete ndoshta do e marr nga australia apo brazili qe te zhvilloj diversitetin LOL LOL
 
Titulli: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezik

Tani shkenctaret te thone dhe hidhu nga ura ne lum se shancet per vdekje jane te pakta, ose injekto veten me semundjen e radhes se s'do te vdesesh por s'do te thote qe duhet te merni per baze çdo fjale te thene.

Si do rrojne ndryshe ato? Po behen doktora shkence mijera njerez ç'do vit, do nxjerin noj budallek qe te justifikojne rrogen me "kerkime".
 
Titulli: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezik

Ptu me vjen te ia ben.Une kusherijt e pare i kam si super vellezer, edhe sikur larg qofte
te mos jem mire nga trute e le me amanet me mire te vdes :D

Pffffffff thua se vdiqen te tj ahhh cf budalleku te dhemb zemra ti lexosh :(
 
Titulli: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezik

Si ngeli dhe ku ngeli puna e kusherirave se ashtu - keshtu nuk bejme shpenzime me dergu kalamajat te dajat :blle
 
Titulli: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezik

Ju kan ike mend ktyne!!

Larg saj ...po i gjak jemi.
Kush martohet me kusheririn-en more?!...apo ka te tille qe i besoj ketyre Studimeve.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezikshme!

O Njerez te mbare, ky eshte thjesht nje studim ku tregon se marredheniet me kusherirat nuk jane problematike,dhe nuk sjellin anomali tek femite ashtu sic ka qene menduar, por askush spo ju fton te martoheni...ncncn... DIhet qe sidomos per ne shqiptaret ky eshte i papranueshem pasi ne jemi shume te lidhur me farefisin, kusheririn e quajme tamam vella etj, ama ka vende te tjera qe kane kulture te ndryshme nga e jona, ku dhe nuk njihen me kusherinjt e tyre. Per to nuk eshte problem kjo gje, madje dhe e praktikojne.. Mos te gjykojme per cdo gje, sipas mentalitetit tone.
 
Titulli: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezik

Kush ma spjegon mua ke quan kusheri/re te pare ky zoteriu?
 
Titulli: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezik

Te kto Marokinet e kam degju une qe martohen me njeri tjetrin Me Kur'an lejohet,por une sdo tja lejoja kurre vetes as te me shkoj ne mendje te martohem me kusherinen
 
Titulli: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezik

sikur po ju martojne me verte ahahha
 
Titulli: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezik

Semundje lidhje me grupin e gjakit munden te kene edhe persona qe sjan te "familjes" fare pra "kusherina" apo "kusheri" .
Tek shqiptaret duket si nje gje e rande qe te martohen me nje kusherine por slen moment pa ja shiku b... apo gjoksin apo pa mendu se si ta fus nkrevet nese ka ndonje kusherine qe eshte terhjekse apo vesh gjera provokuese , pra kjo eshte ajo gjeja e RANDE qe sben.
Me mire me marr per grua , apo ta fus nkrevat kur te doj po te doje apo si te doje ilegalisht ?.
Na shqiptart ngjdo aspekt jem falls si ne nacionalizem e kem me bateria e shum gjera tjera i flasim ndryshe i mendojme ndryshe.
Jemi popull shum i vogel por me shpiuna mas shumti ne bote me duket !
Ky shkenctari nuk paska zbulu naj gje tre , ekziston qe 1400-500 vite nje gje e tille e rregulluar.
 
Titulli: Po na çmendin shkencëtarët: Martohu me kushërirën e parë, nuk është e rrezik

Me ndonje kusherire paksa te larget me ka ndodhur te flirtoj , por martes jo jo jo .
Martesa brenda fisi bejne edhe familjet aristokrate , se nuk kan deshire qe pasuria tu bjjeri ne doren e ndonje fakiri .
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top