Po bën xhiron në rrjet/ Shihni propozimin më romantik në botë

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Harrojini propozimet me në sfond kullën Eiffel apo ballkonin e dashurisë së Romeo & Zhulietës.
1578823617324.png
Lee Loechler ka vendosur një standart të ri propozimi, që duhet vërtetë një mendje shumë – e theksojmë – shumë kreative për të sjellë diçka më emocionuese se kaq.

Lee e ftoi të dashurën e tij, Sthuthi David, në një kinema për të parë filmin e saj të preferuar të animuar.

“Bukuroshja e Fjetur” nuk ishte shfaqur kurrë me një princeshë ezmere dhe një princ me sy që i shkëlqenin. Teksa po shihte skenën ikonike, fytyra e Shtuthi-t ka marrë një pamje habie. Pse personazhet e animuar po i ngjasonin me dy persona që ajo i njihte shumë mirë?

Për 6 muaj me radhë, Lee kishte punuar që personazhet të dukeshin si çifti në jetë reale, ndërsa një punë intensive ishte bërë edhe për devijimin e linjës së historisë.

Princi i propozoi Bukuroshes së Fjetur duke mbajtur një kuti me unazë në dorë, të cilën e hodhi jashtë kuadrit, për të përfunduar në duart e Lee si publik në sallë.

Nuk do mend që Sthuthi ka mbetur e habitur, duke mos rreshturi së thëni:

“O Zot!” Më pas, ajo ka thënë me humor: “Të shkrehtët njerëz”, duke iu referuar pjesës tjetër të publikut. Por aty ka mësuar se surprizat nuk kanë patur fund: të pranishmit në sallë ishin vetë familjarët dhe miqtë e çiftit. E si mund të mos i thuash “Po” një propozimi të tillë?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



/Rruga Press/
 
Last edited by a moderator:
Shume interesant jane kto propozimet romantike, diqysh te na osht ma thjeshte. Veç i thote çika djalit se ja kan nis me fol hallku edhe jon bo do vjet qe jem tu kalu. Tap rrap!
 
Shume origjinale , bravo atyre qe duhen
 
Je tu bo ene ti si ato çiftet qe martohen iher e mbas 1 apo 2 vitesh bejn dasem ?
Ti cdo me se ta kam bo iher kshu speshell romantikejshen ?
Ka qene para ca vitesh ajo e kam harru?
 
I’m a good swimmer :p
How about u?
Aq me mire sepse deti merr ate qe nuk ka frike... lol plus do te ndihmoj edhe une
qe te shkosh ne fund lol

tumblr_odbuss9Sly1uk7ljmo1_400.gif
 

Attachments

  • tumblr_odbuss9Sly1uk7ljmo1_400.gif
    tumblr_odbuss9Sly1uk7ljmo1_400.gif
    562.3 KB · Shikime: 0
  • tumblr_odbuss9Sly1uk7ljmo1_400.gif
    tumblr_odbuss9Sly1uk7ljmo1_400.gif
    562.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top