Planet e Edi Ramës për "Rilindjen"

Love

βeℓℓe â๓e
edi rama fituesss.JPG

49-vjeçari Edi Rama, një ish-basketbollist në ekipin kombëtar të para viteve '90, i diplomuar në artet pamore dhe i spikatur si publicist, e nisi karrierën politike në vitin 1998. Ndërpreu emigrimin në Francë për t'u bërë ministër i kulturës në qeverinë e majtë të ish kryeministrit Fatos Nano. Për tre mandate rresht, nga 2000 deri 2011 ai ishte kryetar i bashkisë së Tiranës, një post që jo vetëm i forcoi pozitat në hierarkinë e socialistëve, por pa shumë përpjekje në kohët më të turbullta të partisë së tij ai arriti karrigen e kryetarit pas zgjedhjeve të vitit 2005.

Zgjedhje mes dy botësh të ndryshme

Rama i vlerëson votimet e 23 qershorit jo thjesht si një garë e radhës mes një partie dhe një tjetre, siç duhet në fakt të ndodhë në kushtet e një normaliteti demokratik. Këto janë zgjedhje mes dy botësh të ndryshme në kuptimin më të plotë të fjalës, thotë ai për Deutsche Welle-n.

"Mes botës rrënuese të Saliut dhe të partisë së tij familjare dhe botës së rilindur të skuadrës sonë kombëtare, të programit tonë për Rilindjen, të vullnetit tonë që së bashku t'i japim Shqipërisë një rrugë të re e cila do ta ndajë Shqipërinë dhe shqiptarët nga papunësia që rritet përditë, nga taksa e sheshtë që po i merr frymën të gjithë atyre që jetojnë ndershmërisht me biznes, nga braktisja e fshatit të lënë në mëshirë të fatit; nga shërbimet sipas xhepit ku është e pamundur të gjesh një derë hapur dhe çdo derë në këtë shtet hapet vetëm me para".

Po cilat janë angazhimet e para për "rilindjen e Shqipërisë" sipas kreut të PS?

Ai shpjegon për DW-në se një ndër punët e para është analiza e situatës reale në të cilën ndodhen financat, ekonomia, por edhe e tërë struktura e shtetit. "Pasi për vite me radhë ka pasur një përpjekje kriminale për të trukuar statistikat e shifrat në funksion të mashtrimit të qytetarëve përmes një makijazhi të situatës reale e cila në vlerësimin tonë është shumë më e rëndë nga sa paraqitet nga të dhënat zyrtare", thotë Rama për DW.

Projekti i ri i taksimit dhe rivendosja e rendit brenda 300 ditëve

Në një kohë që duke dhënë hollësi konkrete për qeverisjen e ardhshme të koalicionit të majtë ai rendit si prioritar, atë që e ka artikuluar e riartikuluar gjatë gjithë aktivitetit në fushatën elektorale, që lidhet me politikën e taksave, por pa lënë pas dore premtimin për të kaluar në filtër të gjitha koncesionet e realizuara nga të djathtët në 8 vitet e qeverisjes së tyre.

"Do të veprojmë me shpejtësi me projektin e ri të taksimit duke kaluar tek taksimi i ndershëm, që do të ulë taksat për 95% të shqiptarëve dhe do të heqë taksën e biznesit të vogël. Falë taksës së ndershme, të punësuarit me të ardhura deri në 1 milionë e 500 mijë lekë do të përfitojnë çdo muaj rreth 40 mijë lekë të vjetra, ose një rrogë mujore shtesë në fund të vitit. Do të veprojmë me shpejtësi për paketën e lehtësimit të fermerëve, që me të drejtë sot kërkojnë ulje të kostos së prodhimit.

Do të veprojmë me shpejtësi për paketën e zgjerimit të TVSh-së për ushqimet bazë të shportës, heqjen e taksës 10% të ilaçeve, e po kështu uljen e faturës së energjisë familjare. Do të fillojmë procesin e transparencës për koncesionet dhe privatizimet duke i kaluar ata që dyshohen për favorizime në dëm të popullit shqiptar në një proces transparence.

Do të ndalojmë importin e plehrave brenda 100 ditëve të para. Dhe do të fillojmë punën për përfundimin e procesit të legalizimeve brenda mandatit të parë qeverisës, proces që do ta drejtoj personalisht. Dhe sigurisht do të rivendosim rendin dhe sigurinë brenda 300 ditëve të para, duke i hapur një luftë të pashembullt krimit të organizuar".

Gjermania konsiderohet si një partner strategjik

Ndër gjërat që Edi Rama pranon se është trajtuar shumë mirë nga të gjitha qeverisjet në Shqipërinë e pas viteve '90 është raporti me Republikën Federale të Gjermanisë. Ai parashikon për DW se qeverisja e të majtëve marrëdhëniet shqiptaro gjermane do i kaloj në një nivel të ri edhe më bashkëpunues dhe të afërt. "Raportet e Shqipërisë me Gjermaninë kanë qenë vazhdimisht të mira, pavarësisht forcave të ndryshme politike që kanë qenë në qeverisje në vendet tona.

Gjermania është jo thjesht ekonomia më e madhe, por edhe një vend me një peshë të jashtëzakonshme politike e vendimmarrëse në BE. Për më tepër, kontributi që ka dhënë shteti gjerman e taksapaguesit gjermanë, gjatë tranzicionit të stërzgjatur e të stërmundimshëm shqiptar, pavarësisht faktit nëse në qeverisje ka qenë e majta apo e djathta, ka qenë e mbetet i paçmuar.

Në programin tonë për Një Rilindje Shqiptare, Gjermania konsiderohet si një partner strategjik dhe qeveria jonë e re do të bëj çmos që raportet mes vendeve tona të kalojnë në një nivel të ri, edhe më bashkëpunues dhe të afërt".
Shekulli
 
Titulli: Planet e Edi Ramës për "Rilindjen"

Ha Ha,

e kam thene para k'tij shkrimi , qe Gjermania ( Europa) dhe Amerika ja dhane voten k'tij , Urime Shqiperia ne Europe shume shpejt, kam burime shume te sigurta :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Planet e Edi Ramës për "Rilindjen"

tjeterkush ju ka qu ne evrope ju se me kete mesuesin e vizatimit as deri ne lac nuk kishi mberri po ky ka blloku ligjin per integrim per 100 dite shyqyre qe fitoi ma ne fund se do therriste per grusht shteti e do behej nami
 
Titulli: Planet e Edi Ramës për "Rilindjen"

Ha Ha,

e kam thene para k'tij shkrimi , qe Gjermania ( Europa) dhe Amerika ja dhane voten k'tij , Urime Shqiperia ne Europe shume shpejt, kam burime shume te sigurta :)

Amon mos me thuj se je erjon brace ti zana1 ahahaha ose burimi eshte erjoni vete se te Kame pa tu pi birra me krikella lol lol

Plani I pare I edit eshte si ti nxjerri ca leje NDERtimi per te shoqen se e ka dergu ne falimentim deri tani keshtu qe u be mire ja paguan ne ca prona publike

Nqs se me vendos sigurine dhe mi heq ato policet rruges qe me dalin si takse ne rruge ore do ja jap voten edhe une :p
 
Pikes i ke rene jaran...
 
Une nuk e di se ku e keni more k'te edukaten ne pergjithesi te ofendoni ne k'te menyre , aq me teper kur ofendon 1 mashkull femren, te isha Erjon Brace kisha hyre te pakten me emer mashkulli, emrin im te jep shpjegim paster dhe qarte ,se c'fare gjinie I perkas........

Nuk me intereson Edi dhe planet e Edit fare ne k'te rast ,te beje c'te doje , ajo qe me intereson jane planet e Europes, te jene te lire njerezit te pakten te dalin te punojne neper Europe se u katandisem si shtet, ta rindertojme ate vete se per politikanet tane eshte shitur ....., te dalin te zgjerojne 1 cik horizontin, ta kuptojne anen tjeter te politikes, dhe pastaj te fillojne te kerkojne nga politikanet tane me kembengulje,

Ps... hope you understand me lil butterfly, u far away from wolf :p
 
Po ti cpate moj??!! Te cenova erjonin!!! ndonje lidhje??!! Ke filluar te mesosh se sa edukate Kane te tjeret kur bejne Shaka me nje politikane?!! Ajo nuk ishte personale per ty po nejse me qe argumentin e ke derguar kaq poshte skam pse jap shpjegim se bie ne ate nivel pastaj.

NQS nuk te intereson edi mos prit shume nga kjo politike pra sepse I biri kristacit eshte .........

P.s as for butterfly I adore them they go flower to flower (nuk u bie zana:p)
 
Titulli: Planet e Edi Ramës për "Rilindjen"

po perderisa ke permendur emrin tim, si nuk qenka personale!!!! mah!!!!

Nejse se me lodhin k'to tipat e meshkujve qe s'ja kane idene se c'fare flasin, nuk dijne te bejne shaka dhe i kalojne ato ne ofendim........qe duan shume pune, per gjera te kota......:D

Fol noj gje ne lidhje me temen, me ler menjane mua,
 
(You got the wrong end of the stick)

Cfare te flase per temen kur sja Kame idene flasin ato qe ja Kane Idene dhe dalin me lart se te tjeret dhe u tregojne ku kufijet dhe edukaten njerzeve lol lol ........ Tani sa here qe dua te flase per ndonje teme duhet te marr leje sikur Kame marre qe mbi 8 vjet ketu OK!!!
 
i got the wrong end of the stick !!!!!! How can i when is all written down :D OMG :D

nqs s'ja ke idene mundohu te integrohesh :D ose me qarte fol ne ato tema qe ja ke idene, kufinjte dhe edukaten une ta tregoj kur ti ke te besh me mua personalisht, kjo eshte menyre mese normale........ :D

Ps...have funn :)
 
Ja po mundohem te integrohem Por me hapa te vegjel se arrin me shpejt Por do e merrja parsysh kete gje qe e Kane per vete dhe jo nga ato qe vetem flasin per nje gje tille dhe nuk u egziston ne jete. :) .......kufijte dhe edukaten ne tregove pa perfshirje personale .......:)

P.S I'm having fun otherwise I would answer lol
 
Titulli: Planet e Edi Ramës për "Rilindjen"

Cfare di Edi Rama per qeverisjen e vendit apo per arritjen e konsensusit ne Kuvend? Edi Rama ti te bojkotoje Kuvendin, te bojkotoje KQZ, te sulmoje te gjitha institucionet demokratike te vendit, institucione qe sot i duhet te drejtoje vete. PS eshte katandisur ne ate pike, sa Edi Rama nuk eshte cudi qe te krijoje qeverine me ministra me shkolle te mesme. Tom Doshi e Erion Brace do behen ministra! Gjithe intelektualet e nderuar te PS jane larguar nga Rama ne keto 8 vjet me hir apo pa hir. Edi Rama, ashtu si Enver Hoxha, nuk mban njerez "me te zgjuar se vetja" rreth vetes.

A di Edi Rama te "ndaje pushtetin"? A e ndau kur ishte ne krye te bashkise Tirane? A e ndau kur ishte ne krye te PS per 8 vjet? Cfare te ben te besosh se ai do ta ndaje kur te jete kryeminister i vendit?! Ilir Meta ka planin e tij dhe ai fillimisht do t'ia japi votat Rames per te krijuar qeverine, por me kusht qe te behen ndryshime ne kodin elektoral dhe ne kushtetute, ndryshime qe favorizojne partite e vogla dhe demtojne dy partite e medha. Dhe nese Rama refuzon? Meta e rezon qeverine e tij me vota te nesermen ne Kuvend duke i bashkuar me votat e opozites.
 
Titulli: Planet e Edi Ramës për "Rilindjen"

e stergjate shume muhabetin ( con_uk) , duke ju menjanuar temes sigurisht :D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top