“Pirua”, ekipi shqiptar në bejsbollin e viteve ‘20-‘30

fcbesia

Anëtar i Respektuar
“Që të kuptohet se sa e përparuar dhe energjike ka qenë kollonia Shqiptare e Southbridge-it, ja se ku e shtypin pikturën e sipërme të Base Ball Team-it të djalërisë me emrin e famshme të ati Burrit mundës që vajti gjer në muret e Romës, PIRUA”. Kështu nis shpjegimi i autorit të librit “Memorial i kishës shqiptare Shenjt’ Kollit, 1932” mbi skuadrën e tretë të krijuar nga shqiptarët në bejsboll. Ky grup formoi edhe të ashtuquajturën federatë të parë të Shqipërisë në këtë sport, e cila mori emrin Albanian Athletic Association. Stema e federatës ishte e rrumbullakët me fushë të kuqe dhe me shkronja të zeza A.A.A dhe P në mes, vepër e disa emigrantëve shqiptarë në Southbridge Masachusest në vitin 1924. Themeluesit e kësaj federate ishin Vasil Apostol dhe Stavre Lazar, që të dy pjesëtarë edhe të skuadrës së bejsbollit
. Ndërsa zyrtarë të shoqërisë u zgjedhën Petraq K. Spiri, kryetar; Ligor Tassi, sekretar; Spase Zissi, arkëtar; Todi Monka, Vasil Apostol dhe Stavre Lazar, kontrollorë. Ndërkaq trajner i skuadrës u vu si fillim Vangjel Pando Dishnica dhe më vonë Gjoke M. Pasko.
Në vitin 1925, pra ca muaj pas krijimit, kjo skuadër mori pjesë edhe në kampionat, duke zhvilluar plot 10 ndeshje. Kundërshtari nuk ishte as më shumë dhe as më pak se një tjetër skuadër e përbërë nga shqiptarë në bejsboll, e cila ishte krijuar më 1923 në North Grosvenordale, Connecticat. “PIRUA” në përballjet e atij viti ndaj skuadrës nga Connecticat-i pati fituar gjashtë takime dhe humbur katër të tjera, edhe pse kishte më pak eksperiencë se kundërshtari. Një vit më vonë, më 1926, kampionatit iu shtuan të tjera skuadra (jo vetëm shqiptare), por gjithsesi skuadra “PIRUA” arriti të fitonte katërmbëdhjetë ndeshje nga gjashtëmbëdhjetë të zhvilluara. Kjo edhe për faktin se në organikën e skuadrës erdhën edhe dy lojtarë që kishin luajtur prej 1917 me skuadrën e parë shqiptare të krijuar në Manchester New Hampshire (Maine, USA).
Ndërsa 1927 rezulton një rikthim në origjinë për “PIRUA” përderisa skuadra zhvilloi vetëm tetë ndeshje duke fituar vetëm katër. Arsyeja kryesore ishte largimi i disa lojtarëve për shkaqe personale çka solli më pas edhe shpërbërjen e skuadrës e cili nuk mundi të merrte pjesë në kampionatin e 1928-ës.
Për tu theksuar qëndron fakti se thuajse gjithë pjesëtarët e kësja skuadre ishin edhe pjesë e kishës së Shenjt Kollit e cila luajte rolin e financueses së ekipit. Pas largimit të një pjese të mirë të të rinjve nga kjo kishë përfundoi edhe aktiviteti i Pirua. “BaseBall Team-i dhe Kori Kishtar sot nuk ekzistojnë më, po kujtimi i pa vdekur dhe djalëria janë gjallë, dhe kur të mblidhen përsëri në gjirin e kolonisë do t’a provojnë përsëri energjinë dhe dashurin’ e tyre”, përfundon tregimi i autorit të librit për ekipin legjendë të përbërë nga shqiptarë në vitet 20-30 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Skuadra e bejsbollit “Pirua”. (në radhë të parë, shtrirë) Kristaq dhe Niko Vangjel Alarupi. (në radhë të dytë, gjunjazi) Ligor Tassi, Kostaq S. Cherava, Spase Zissi, Todi Monka, Joaqim S. Alarupi. (në radhë të tretë, më këmbë) Vasil Apostol, Kleanthi M. Pasko, J. Vishocica, Peraq K. Spiri, Thoma Gjelina dhe trajneri Gjoke M. Pasko.



Ja skuadra e bejsbollit që përfaqësonte Shqipërinë në SHBA

Kur kombëtarja shqiptare luante bejsboll në Amerikë

Ekipi shqiptar. Zbulohet fotoja e 1917-ës


Sot në Shqipëri numërohen me gishta ata që njohin sportin e bejsbollit. Nuk ka qenë kështu në dekadat e para të shekullit të kaluar. Ndonëse e përbërë nga vetëm emigrantë, Shqipëria ka pasur kombëtaren e vet të bejsbollit e cila na ka përfaqësuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazeta “Tirana Observer” disponon një foto të rrallë të kësaj skuadre më 1917-ën. Dhjetë pjesëtarët të ekipit të drejtuar nga trajneri i tyre mbajnë të veshura divizën karakteristike të kësaj loje me mbishkrimin “Albania”, shtet të cilin realisht përfaqësonin. Lojtarët e këtij ekipi vinin nga Manchester New Hampshire (Maine, USA), e cila përkonte me degën Nr. 4 të Konfederatës Pan shqiptare “Vatra”, themeluar në Amerikë 24 dhjetor 1911, në Boston. Kjo skuadër sponsorizohej pikërisht nga kjo organizatë patriotike e cila luajti një rol shumë të madh në arenën ndërkombëtare asokohe duke qenë një zë i fuqishëm në mbrojtje të kombit shqiptar.
Dega Nr.4 u themelua më 2 qershor 1912 nga Faik Konica me kryetar më pas të Theodhos Spiro, sekretar Josif Toli, arkëtar Llambi Vangjel Polena dhe anëtarë, Haxhi Ademi, Spiro Postoli dhe Josif Blushi. Dhe vetëm 5 vjet më vonë po kjo degë arrinte të krijonte skuadrën e parë shqiptare në sportin e bejsbollit. Ngitja e një skuadre të tillë përbën një arritje të madhe për faktin se Shqipëria, jo vetëm atëherë por edhe tani nuk ka pasur ndonjë feeling me këtë sport tipik amerikan. Madje, të mendosh që shqiptarët e parë patën mbërritur në SHBA më 1905-ën, pra vetëm 12 vjet përpara krijimit të kësaj skuadre, tregon për ambientimin e shpejtë të këtyre të fundit në jetën amerikane.
Sipas të dhënave të pakta ekipi luante bejsbollin tipik të atyre viteve të importuar rishtazi nga anglezët, themeluesit e këtij sporti. Ndërsa nuk ka shumë të dhëna të tjera mbi ndeshjet që mund të ketë zhvilluar kjo skuadër në ato vite, por mjafton fakti që Shqipëria, një ndër shtetet më të reja të botës kishte ndër të parat skuadra (për të mos thënë të parën kombëtare) që e përfaqësonte në një disiplinë sportive në botë. Ashtu sikundër bejsbolli, deri para fillimit të Luftës së Dytë Botërore shqiptarët patën përfaqësuar vendin tonë edhe në sporte të tjera të rralla si tenisi, golfi e vaterpolo. Duket disi e çuditshme, por emri i Jusuf Vrionit është shkruar në klubin e tenisit të Juventusit të viteve ‘30-‘40, sport ky që vetëm vitin e kaluar njohu një rizgjim me organizimin e aktivitetit të parë në Tiranë të turneut “Tirana Open 2008” nga Federata Shqiptare e Tenisit. Ndërsa bejsbolli, përveçse nga shqiptarët e Amerikës nuk arriti asnjëherë të luhej në vendin tonë.



ا’është sporti
i bejsbollit
Bjesbolli është një lojë që luhet me dy skuadra nga nëntë lojtarë. Të shënosh gol në këtë lojë do të thotë që pasi të kesh prekur topin e hedhur nga kundërshtari me shkop duhet që lojtari të vrapojë për të kapur katër cepat e fushës të ashtuquajtura baza. Në rast se topi rikthehet në pozicion fillestar nga skuadra kundërshtare ende pa mundur që të përshkohen që të katërta “bazat” atëherë pika i kalon skuadrës kundërshtare. اdo lojtar mund të provojë tri herë për të shënuar, ndërsa gjuajtësi mund të qëndrojë në pozicionin e tij derisa skuadra kundërshtare të mund të shënojë golin e parë. Ashtu sikundër futbolli edhe bejsbolli e ka origjinën e vet në Anglinë mesjetare. Por ky sport njohu popullaritetin më të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i importuar pikërisht nga anglezët. Aktualisht në SHBA kampionati i bejsbollit është i ndarë në dy kategori, Amerikan League dhe National League. Ndërsa këto të fundit ndahen në tre divizione secila (East, West dhe Central).


T.O
 

Attachments

  • skuadra.jpg
    skuadra.jpg
    6 KB · Shikime: 43

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top