Pippa Middleton kapet mat me të dashurin

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Pippa.jpg
Londër – Megjithëse ishte Kate ajo që u martua me Princin Williams, motra e saj Pippa ishte ajo që fitoi vëmëndjen e të gjithëve, gati duke e lënë nën hije motrën e saj.
Për këtë arsye Pippa është shndërruar në një personazh showbizi, ikonë për shumë londinezë. Njerëzit ndjekin gustot e saja, vishen siç vishet ajo dhe ndjekin çdo hap të sajin.
Duke qënë përfaqësuesja e një pjesëtareje të familjes mbretërore asaj i duhet të tregoj shumë kujdes nga media, me qëllim për të mos prishur imazhin e familjes të mbretëreshës së ardhshme, Kate. Kur paparacët të ndjekin në çdo hap, dikur diçka edhe mund të të dalë jashtë kontrollit. Kështu ka ndodhur edhe të shtunën kur ajo është kapur mat me të dashurin e saj Alex Loudon.
Në orën 4:30 të mëngjesit ata që dukeshin mjaft të ëmbël me njëri-tjetrin, shkëmbyen një puthje të lehtë në buzë.

I dashuri i saj Loudon, 31 vjeçar, është një financier pasanik i cili frekuentohet me motrën e Dukeshës së Kembrixhit që prej 3 vitesh. Para pak muajsh kishin qarkulluar fjalë se çifti ishte ndarë por me sa duket ata qënkan sërish në ujra të ëmbla…

Të shtunën në mbrëmje tek Park Plaza Hotel, Pippa kishte veshur një fustan të kuq të puthitur pas trupit dhe çantë e këpucë në ngjyrë të artë, që kombinonin me njëra-tjetrën. Me siguri që modeli i fustanit të saj tani do të kopjohet nga shumë njerëz, madje edhe nga vipa, ashtu si kanë bërë më parë edhe me modelin e fustanit të saj prej një shoqëruese nuseje. (LajmeShqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top