Pica të shtëpisë

Kresha

A pretty face can never trick me


Për pergatitjen e brumit (petës për picë) nevojiten:
500 gr miell
350 ml ujë të vakët
8 gr maja (për ardhje të brumit)
pak sheqer
4 lugë gjellë vaj
1 ½ lugë kafeje kripë.
Ndërsa për mbulimin e petës(pergatitjen e picës)nevojitet:
Pershuta,
Salcë domatesh,
kaçkavallë
Këpurdha,
Speca etj …

Pergatitja

Në një enë të madhe vendosim ujin e vakët,majen,sheqerin dhe vajin. I përziejmë mirë që të shkrihet maja. Kjo tretje qëndron 5 – 10 minuta derisa të krijohen fluska në sipërfaqe. Pak e nga pak shtojmë miellin dhe kripën duke i përzier me një lugë të madhe. Pasi mielli të filloj të mblidhet,e vendosim mbi një sipërfaqe pune të spërkatur me pak miell dhe e punojmë me duar derisa të dal një brumë i butë,elastik e të mund të hapet lehtë. Në një enë tjetër të madhe të cilën e kemi lyer me vaj vendosim në të brumin që pergatitëm,e mbulojmë me një pecetë kuzhine të lagësht dhe e lem rreth një orë të vijë në vend të ngrohtë. Pasi brumi të ketë ardhur e ndajmë në dy pjesë të barabarta dhe tëhollojmë dy petë për pica.. Petët mund t’i ruajmë në frigoriferë për tri ditë të mbështjella ose në ngrirje për 20 ditë.
Petën e vendosim mbi tepsin e lyer me vaj. Përmbi e lyejmë me sallcë domatesh,pastaj kaçkavall të grirë në rende,këpurdha i qesim përmbi, pershut ,speca turshi të grirë (si në foto),ndërsa sipas dëshirës mund ti shtoni edhe diq tjetër.E fusim në shporet në temp.1800C, (paraprakisht e kemi ngrohur furrën në temp.max.) per 15 minuta. Sipas dëshirës përmbi i qesim edhe keqap e majonez.Ju bëftë mirë.

/mesazhi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top