Pianiste e famshme, fillesa YouTube!

Didi

C'est la vie.
Pilharmonia e Kelnit sot eshte e mbushur per gjysme. Ndonje pianist tjeter do te terhiqte me shume spektatore ne sallen prestigjioze. Por po te shohesh me kujdes veren se nga spektatoret e zakonshem te filarmonise me floke te bardhe dhe ne gjendje te mire ekonomike pak ka ne salle.
Ne vend te tyre per koncertin interesohen me shume te rinj te veshur me xhinsa ose me rroba motorri, e madje edhe njerez veshur sipas stilit grufti apo gothic. Shume prej tyre kane ardhur me lule. Disi te pasigurt, ata shikojne perreth. Nje djale i pashem ulur ne rreshtin e dyte filmon me smartphon gruan qe del ne skene. E gjate, bjonde me floke te harlisur, veshur me nje fustan ngjyre çiklamini: Valentina Lisitsa. YouTube e ka bere ate te famshme.

valentina.jpg


YouTube dhe karriera

Pianistja 33-vjeçare e shkolles ruse - ka sot pasaporte amerikane, nje femije te vogel dhe karriere te madhe. Valentina Lisitsa e futi videon e saj te pare ne YouTube ne vitin 2007. Ne nje piano jo te akorduar mire, ajo luajti nje etyd te Rachmaninoff. Kamera qe e filmonte lekundej. "YouTube ishte ne ate kohe diçka krejtesisht e re. Aty kishte shume video pirate. Une isha nje prej te pareve qe futa atje nje xhirim legal," kujton Valentina. "Isha ne kerkim te audiences sime."
Ajo ia arriti qellimit. Popullariteti i Valentines ne internet u rrit shume. Ajo vazhdoi te vinte video te reja dhe shpejt pati kanalin e vet ne internet. Sot ajo ka 120 mije abonente, videot e saj jane klikuar me shume se 62 milion here. "Kjo do te thote rreth 50 mije vete ne dite. Keshtu une luaj çdo dite piano para nje stadiumi futbolli. Pa internet kjo s'do te ishte e mundur", thote muzikantja popullariteti dhe fama virtuale e se ciles ua kalon edhe kolegeve me te famshem.

Reklama ne internet

"Per mua, interneti dhe YouTube ishin vetem nje platforme per reklame. Qellimi im eshte qe te mbledh permes kesaj platforme njerez ne sallat e koncerteve."
Keshtu "pianistja e YouTube" arriti ne vitin 2012 shfaqjen e saj "offline" - duke luajtur perpara 5.500 spektatoreve ne Royal Albert Hall ne Londer. Per te pare kete koncert kishin ardhur ardhurues te Valentina Lisitsas nga shume vende te botes.
Pianistja Valentina Lisitsa
Por nese dikush ka perjetuar nje here nje koncert live, ai vjen serish e serish, thote pianistja. "Asgje ne bote mund mund ta zevendesoje pervojen e nje koncert live! Muzika krijohet ne ate moment magjik kur salla bie ne qetesi dhe publiku im dhe une udhetojne se bashku ne nje dimension krejt tjeter."

Muzike klasike me te ardhme

vici.jpg


Disa vezhgues besojne se tek "Fenomeni Lisitsa" eshte e ardhmja e artdashesit te ardhshem te muzikes klasike. Me shprehi individuale degjimi, ne kerkim te informacionit, por skeptik ndaj reklamave ne industrine e muzikes. Lajmet per "pianisten ruse me shpirt", si shkruan ne internet nje prej tifozeve te Valentina Lisitsas shperndahen ekskluzivisht permes rrjeteve sociale.
Nderkohe, industria e muzikes po perpiqet te perfitoje nga vala e suksesit, te Valentines dhe e prezanton si "ylli porsalindur." اudi qe ekspertet nuk e kane zbuluar shume me heret muzikanten simpatike, te mprehte dhe teknikisht te persosur.
Por "Fenomen Lisitsa" nuk eshte vetem nje histori e pazakonte suksesi, por edhe nje inkurajim per shume artiste te rinj qe duan te zbulohen: Rruga e pianistites permes YouTube i inkurajon shume muzikante te shkelqyer nga Europa Lindore apo Kina qe te shpresojne se edhe ata mund te fitojne nje here ne internet zemrat e degjuesve dhe partnereve te mundsheme nga industria e muzikes. (DW)

Disa video:


[video=youtube;HUZ-ca83XxA]http://www.youtube.com/watch?v=HUZ-ca83XxA&feature=c4-overview&list=UU6UbiyGEGkF5iuqKRsShCOg[/video]

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.




Burimi: infoalbania
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top