Peshëngritje, Shqipëria rrezikon pezullimin

cent

...Lontano
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Shqipëria rrezikon pjesëmarrjen në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që do të zhvillohet në Prillin e ardhshëm në Tel-Aviv të Izraelit.

Shkak për këtë është bërë shuma prej rreth 19 mijë eurosh që Federata Shqiptare e Peshëngritjes i detyrohet asaj europiane për zhvillimin e Kampionatit Europian që u zhvillua Prillin e kaluar në Tiranë.

Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Antonio Urso, në një letër drejtuar të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të kësaj Federate ka theksuar se FSHP nuk ka përmbushur detyrimet dhe njëkohësisht angazhimet e kontratës, siç kërkohet nga pika 20:27 e statutit të Federatës Europiane.

Në këtë nen thuhet se federata organizatore, në këtë rast e jona duhet të paguajë 50% të shumës së akreditimit të anëtarëve të çdo delegacioni që merr pjesë në kampionatin europian.

Gjithashtu, në këtë letër thuhet se bordi ekzekutiv i kësaj Federate në mbledhjen që ka mbajtur në Tallin në Shtatorin e kaluar ka miratuar pezullimin e FSHF deri në kohën e shlyerjes së borxhit.

Sanksionet e para mbi peshëngritjen tonë kanë filluar që tani, ku Federata Europiane e peshëngritjes nuk ka lejuar pjesëmarrjen e trajnerëve shqiptar në forumin e trajnerëve europianë që do të zhvillohet nga data 17–19 Janar të vitit të ardhshëm në Romë.

Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se personat me të cilët Shqipëria do të përfaqësohej në forumin e trajnerëve që do të zhvillohet në Romë, Janarin e ardhshëm nuk do të ishin trajnerë, por presidenti i Federatës, Elez Gjozaj dhe kryetar i Komitetit Organizator i Europianit në Tiranë, Gudar Beqiraj.

FSHP vazhdon të jetë debitore edhe ndaj Federatës Ndërkombëtare për shkak të gjobës prej 50 mijë eurove që morëm për shkak të sportistëve tanë që rezultuan pozitiv në testin anti-doping.
/Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top