Pese menyra te cuditshme se si Hena ndikon tek kafshet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Moon_alone-300x200.jpg


Nderkohe qe shume gjera te lidhura me Henen mbeten ende thjesht mite, disa sjellje te cuditshme te kafsheve ne fakt jane vertetuar te kene lidhje me ciklin Henor.

Eshte bere nje permbledhje e pese menyrave me te cuditshme se si Hena ndikon ne sjelljet e kafsheve:

Vjedullat Europiane kane tendencen qe te ngrejne nje kembe me shume kur ato jane duke urinuar gjate periudhes se Henes se re (kur Hena eshte ndermjet Tokes dhe Diellit keshtu qe faqja qe na eshte drejtuar ne nuk merr drite direkte nga dielli) se sa ne Hene te plote. Ata e perdorin kete pevizje per te markuar territorin, e sidomos kur jane gati te ciftezohen. Dhe Hena e re duket se eshte edhe koha me e mire per tu ciftuar, duke qene se erresira e shtuar u jep atyre me shume mundesi per tu fshehur nga grabitqaret.

Ne nje nate te vecante Dhjetori nen driten e Henes, koralet ne brigjet e Australise sinkronizojne leshimin me te madh te vezeve dhe spermes ne te gjithe Token. Nderkohe qe ka edhe faktore te tjere qe kontribuojne ne kete, kerkuesit kane zbuluar qe kjo ngjarje ndodh gjithmone gjate Henes se plote apo prane saj.

Macet dhe qente duket se kane me pak fat dhe demtohen me shume gjate kohes se Henes se plote. Nje studim qe hetonte kete lidhje, qe eshte vene re shpesh nga veterineret dhe te tjere qe punojne duke u kujdesur per kafshet, vune re nje rritje me 23% ne vizitat e maceve dhe 28% ne vizitat e qenve ne dhomat e emergjences ne netet kur Hena ishte me e plote. Kerkuesit nuk ishin te afte qe te percaktonin me saktesi pse.

Luanet gjuajne me mire naten por ndonjehere ato vrasin edhe gjate dites, vecanersiht pas nje Hene te plote. Kerkuesit kane treguar qe luanet konsumojne me pak gjate neteve me shume drite Hene, pasi prete jane me pak aktive gjate ketyre neteve. Per te kompensuar nje nate te tille me mungese gjuetie te mire, luanet duhet te gjejne me shume ushqim gjate dites qe ndjek nje nate shume te ndricuar. Nje studim tjeter i publikuar ne 2011, zbuloi qe luanet Afrikane jane me te prirur qe te sulmojne dhe te vrasin njerezit ne ditet qe pasojne menjehere Henen e plote.

Rrezet UV te Henes nderveprojne me nje proteine qe gjendet tek akrepet dhe qe i ben ato te ndricojne ne erresire.Keto araknide kane tendencen te jene me aktive gjate Henes se re, dhe me pas, gjate pjeses tjeter te ciklit Henor duket se kerkojne te fshihen. Kerkuesit nuk jane ende te sigurt per arsyen pse ndodh kjo gje, por disa sugjerojne qe prete mund te jene me te thjeshta per tu kapur gjate neteve me te erreta. Dhe me me pak pre qe vertiten gjate periudhes se Henes se plote dhe neteve me drite, akrepat preferojne te rrine ne hije.
albanian,screen
 
Titulli: Pese menyra te cuditshme se si Hena ndikon tek kafshet

Te jete vetem tek kafshet... Hena ndikon edhe tek njerezit :)
 
Titulli: Pese menyra te cuditshme se si Hena ndikon tek kafshet

Sweetie, si ndikon hena tek njerezit, se nuk e kam shume te kjarte!?
 
Titulli: Pese menyra te cuditshme se si Hena ndikon tek kafshet

Sweetie, si ndikon hena tek njerezit, se nuk e kam shume te kjarte!?

Sa per info:

Qysh nga kohërat e lashta është i njohur fakti se hëna ka ndikim në njeriun. Kështu, me kalimin e kohës, janë krijuar kulte në bazë të të cilave më vonë janë shkruar tregime, e disa prej tyre janë realizuar në projekte filmike, me tema të ndryshme horrori. Në këto filma, të pashmangshme kanë qenë skena me pamje të hënës së plotë. Në këtë fazë të hënës së plotë, zakonisht shfaqeshin skena me vrasës, dhunues dhe kriminelë të ndryshëm. Të gjithë këta, vërehej se ishin të ndikuar nga fuqia e hënës.

Shkencërisht është e ditur se hëna ndikon në baticën dhe zbaticën e oqeaneve, deteve, në botën shtazore, bimore, e gjithsesi ky ndikim manifestohet edhe te njerëzit.
Kështu, ndikimi i hënës ka rëndësi të madhe në jetën e përditshme. P.sh. në mjekësi është i njohur fakti se gjakderdhjet (hemorragjitë) gjatë hënës së plotë janë më të mëdha, kështu që kirurgët gjatë përgatitjeve për operacion kësaj dukurie i kushtojnë kujdes të posaçëm.
Dr. Edson J. Andrews nga Asociacioni i Mjekësisë në Florida kishte bërë një hulumtim në 1.000 persona që ishin operuar nga bajamet dhe kishte konstatuar se 82% të tyre kishin pasur gjakderdhje më të madhe pas operacionit në fazën e hënës së plotë. Sipas këtij mjeku, kjo fazë është e rrezikshme për kirurgjinë dhe këto të dhëna duhet të shpërndahen dhe të shërbejnë si bazë për planifikimin e operimeve.
Gjithashtu edhe gjakderdhja gjatë ciklit menstrual në këtë fazë është më e madhe.
Hëna e plotë në mes tjerash, ndikon edhe në pagjumësi. Somnambulët (njerëzit që hëna ka ndikim në ta, të cilët zgjohen gjatë gjumit dhe kryejnë veprime të ndryshme pa vetëdije) janë një dukuri e njohur, që të gjithë ose i kemi parë ose kemi dëgjuar për ta nga rrethi i ngushtë ose i gjerë.
Ndikimi i hënës vërehet edhe në disponimin e përgjithshëm të njerëzve. Me siguri se e keni vërejtur se në këtë kohë në mbrëmje jeni më të shqetësuar se zakonisht, kështu që ju pengojnë disa imtësi të cilat zakonisht nuk i keni vërejtur.
Duke u nisur nga kjo, shumë shkencëtarë botërorë e kanë studiuar këtë fenomen dhe kanë ardhur në përfundim se hëna e plotë pashmangshëm ndikon në sjelljet e njerëzve. Natyrisht se ka pasur edhe shkencëtarë të tillë që nuk e pranojnë këtë teori, mirëpo shkencëtarët që e përfaqësojnë këtë teori, mendimin e tyre e mbështesin dhe e ilustrojnë me shumë fakte dhe statistika.

Dr. Arnold Lieber, pas një studimi 15 vjeçar të ndikimit të hënës së plotë në njerëzit, ka ardhur në përfundim se:
1. Gjatë hënës së plotë numri i vrasjeve është më i madh,
2. Lëndimet e trupit janë shumë të shpeshta,
3. Aksidentet rrugore në këtë kohë janë shumë të theksuara,
4. Vetëvrasjet më së shumti ndodhin në këtë fazë.

Ky shkencëtar, si mjek në Klinikën Psikiatrike në Miami, kishte konstatuar korrelacionin në mes hënës së plotë dhe pacientëve në këtë spital. Në këtë korrelacion ishte bindur edhe i tërë personeli mjekësor në këtë spital. Prandaj, që prej atëherë, ky fenomen e kishte inspiruar këtë shkencëtar që të merrej edhe më tej me këtë çështje. Rezultatet e hulumtimit kishin qenë mahnitëse. Numri më i madh i vrasjeve ishte kryer pikërisht gjatë hënës së plotë.

Pse ndikon hëna në njeriun? Kur hëna të arrijë pozitën më të lartë në relacion me planetin e tokës, ajo shkakton baticën dhe anasjelltas, kur hëna është më së afërmi planetit tonë, shkaktohet zbatica. Meqenëse njeriu, si edhe toka, përbëhet prej 75- 80% nga materia e lëngtë dhe 20-25% nga materia e ngurtë, kur hëna është e plotë në njeriun shkaktohet një “Aksion koncentrik”. Në këtë fazë pasojat që njeriu i përjeton janë: ngushtimi i indeve, edemet (të ënjturit), eksitimet nervore, etj. Të gjitha këto ndryshime që përjeton njeriu manifestohen në oreks, gjumë, disponim, sjellje, aktivitete trupore, ****uale, etj.
 
Titulli: Pese menyra te cuditshme se si Hena ndikon tek kafshet

Wowwwwww Sweetie, nuk prisja te sillje nje studim te tille te thuket...prisja ne fakt nje pergjigje pak a shume humoristike...

Te falm per keto informata...

Shtese: Dukuria e paraqitjes se njeriut-ujk, poashtu ka lidhje me dukurine e henes se plote...
 
Titulli: Pese menyra te cuditshme se si Hena ndikon tek kafshet

Paj thoshin plakat per femrat e bukura se: ish si hana n'15 -te :viol:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top