Pesë kafshët të cilat jemi urdhëruar t'i mbysim edhe brënda Haremit

Kresha

A pretty face can never trick me
Shiko fotografinë 67fb05c1-dbf6-459d-845f-04a959f65923.mp4



















Pesë kafshët të cilat jemi urdhëruar t'i mbysim edhe brënda Haremit

Vrasja e skifterit ...
Përse e urdhëroi Profeti (savs)? -

Skifteri ose qifti ( arab. الحِدَأة - angl. Kite) është një zog i çuditshëm që Profeti,(savs) urdhëroi të vritej .. Përse? Le të analizojmë ...

Studiuesit në Universitetin Australian të Sidneit zbuluan diçka të çuditshme ... që zogu skifter, në një mënyrë profesionale duke përdor sqepin dhe putrat e tij me qëllim ndez zjarret në pyje dhe këto zjarre përpiqet t'i zgjerojë me kolegët e tij!

Ky fenomen i befasoi shkencëtarët ..!!!
Si munden këta zogj të jenë në gjendje të ndezin zjarret dhe t'i përhapin ato në vendet më të gjera të mundshme? Kush ia mësoi atyre këtë?

Rezultatet e hulumtimit u botuan në revistën “Etnobiology” në Janar 2018, dhe studiuesit thonë se: “këta zogj të dëmshëm përhapin zjarre për të zgjeruar vendet e tyre të gjuetisë, ku në këtë (strategji) përdorin teknologji të larta dhe njerëzit lokalë në Australi këtë e dijnë qysh moti ..”

Sigurisht, këta zogj konsiderohen të dëmshëm për njerëzit dhe duhet t’u jepen fund, për të shmangur të keqen e tyre ...

Ky paralajmërim jepet nga shkencëtarët vetëm sot (në shekullin njëzet e një), mirepo, katërmbëdhjetë shekuj më parë, domethënë në shekullin e shtatë ... Profeti fisnik (savs), tërhoqi vemendjen për këtë dhe madje ai urdhëroi që të vriten, edhe nëse gjenden në vendet e shenjta, ku ndalohet gjuetia dhe vrasja e kafshëve ..

Transmeton Aishja -radiallahu anha- se Profeti alejhi selam ka thënë: “Pesë gjallesa janë të shthurura dhe vriten edhe në harem (vendet e shenjta): akrepi, miu, korbi, skifteri (qifti) dhe qeni i tërbuar.” [Buhariu dhe Muslimi].

Ky hadith tregon se Profeti (savs), nuk ka folur kot dhe se nuk porositi diç, përveç se në të ka urtësi të mëdha ...

Kjo tregon se gjithçka që urdhëroi Profeti fisnik, ka ardhur në dobi tonën ... dhe kjo (njëherit) dëshmon se ai është i Dërguar i Zotit të Lartësuar ..

(Dr.Abde ed Daim el Kaheel)

(Përgatiti: F.Muhameti)
 
C1914D94-29A9-4D99-9719-27E21C376A72.jpeg


Një numër i madh i zogjve vendorë të Australisë po e përkeqësojnë gjendjen e zjarrit që ka përfshirë vendin që një kohë të gjatë.
Këta zgoj janë të njohur se përdorin zjarrin duke e shpërndarë nëpër fusha dhe që të gjejnë më lehtë prenë e tyre në fushat e Australisë, njofton Klan Kosova.
Ky veprim i zogjve ka bërë që atyre t’u thuhet “zjarrvënës” pasi janë parë duke përhapur zjarre me shkopinj që digjeshin dhe duke i hedhur në fusha të thata për të trembur kafshët më të vogla





Deri në vitin 2018 mendohej se zogjtë thjesht përhapnin zjarr rastësisht, sipas National Geographic, por ekspertët vendas, si Anthony Molyneux i Parkut të shkretëtirës “Alice Springs” ishin ndër skeptikët.

“Nëse shkopi hidhet ashti duke u djegur, atëherë do të fillojë një zjarr tjetër” tha ai, shkruan Daily Mail
 
Kujt i duket e vertete le te mbylle gojen me dhjetra miliona skifteret ne bote qe per 24 ore do kishin ba dynjane shkrumb e hi.

Mos u beni qesharak.
 
Allau pendua qe i krijoj, tashi jep leje muhamedit qe ti vrasin. Pse nuk i shfaros vete Ai ?
 
Me fal por cfaj kane kafshet. Pse i krijoj kur duhet ti mbysni?!

Me fal, videon u desht ta postoj ku njeriu ndez zjarrin, e paskam ngaterru.
 
E lexova dhe pse jam kunder vrasjeve te kafsheve ...zjarret ne 90%te rasteve vihen nga vete njerezit ....por qe profeti e paska thene kete se pranoj mund te jete ne librat e tyre por Jo .....sipas profiteve mbrojne cdo gje ? Apo sipas gjendjes flasin.....eeeeeee
 
Sjam n’dakort me listen, keni harru pleshtin shkaktari i sjelljes ne evrope te malarjes qe vrau miliona e milona njerez..?

Me plot respekt per mesimet e Kuranit qe ka shume gjera te vyera per besimtaret e vet, ama, duhet thene se kafshet jane te shenjta po aq sa Kurani.

Kafshet ketu kane qene qe nga erresira e kohes, dhe ketu do jene.

Problemi jemi ne.

Ku do e fusim koken meqense po e cojme ne hale kete planet...
 
Me falni a e dini ceshte Haremi?
 
@Henry-&

Harem quhen vendet e shenjta ne fene Islame, e per qellim jane dy, Mekka dhe Medina. Gjate kohes se haxhit apo pelegrinazhit, haxhiut (personi qe viziton vendet e shenjta ne kohen e duhur, jo jasht saj), i bie ta vizitoje Mekken & Medinen. Padyshim qe per haxhiun, jane ritet fetare, dhe jane ca gjera qe lejohen brenda kohes se saj, dhe ca tjera ndalohen, e qe mund te mos vlejne jashte kohes se haxhit.

Ne Islam, nuk ka kafshe te shenjte, por ka meshire per to dhe miresjellje. Nese nuk e ke dite, une te informoj se ka me qindra hadithe (thenje profetike) qe flasin per miresjelljen ndaj kafsheve, meshiren ndaj tyre, madje edhe citate nga Kur'ani Famelarte, gjera te cilat nuk ekzistojne tek librat e tjere te shenjte. Ne Kur'an ke madje disa kaptina qe emertohen me emra te kafsheve/shtazeve.
Si psh: El-Bekare (Lopa), En-Neml (Milingonat), El-Fil (Elefanti), En-Nahl (Bleta) dhe El-Ankebut (Merimanga) dhe perdoren ne kontekste te ndryshme.

Nje ajet Kur'anor, meqe jemi tek kafshet:

“Ai i krijon edhe kafshët. Ju me ato mbroheni nga të ftohtit, e keni edhe dobi të tjera, sepse prej tyre edhe ushqeheni.” (En-Nahl, 5).

“Edhe te kafshët keni mësime: Ne u japim (bëjmë) të pini nga ajo që gjendet në barqet e tyre dhe ju keni shumë dobi prej tyre. Ju prej atyre ushqeheni. Dhe mbi to e anije bartni (hipni).” (El-Mu’minun, 21-22).


Kur jemi tek thenjet profetike, ta permendim nje :

Duke ecur rrugës një njeri ishte i etur shumë dhe kur e gjeti një pus, zbriti në të, piu ujë dhe doli nga atje. Kur në këtë kohë qeni e zgjati gjuhën dhe hante dheun e lagët. Ky njeri tha se qenin e ka kapur etja sikur që më kapi edhe mua” dhe hyri në pus, e mbushi këpucën e tij dhe i dha ujë qenit. Allahu i madhërishëm e falënderoi dhe ia fali mëkatet.” As’habët thanë: “O Pejgamberi i Zotit, vallë edhe në mirësinë ndaj shtazëve kemi shpërblim?”, ndërsa ai u përgjigj: “Në mirësinë ndaj të gjitha shtazëve të gjalla njeriu ka shpërblim.”

Per kafshet, ke libra me volume qe jane shkruar, madje edhe kur vie puna tek kurbani, therrja qe behet, si duhet, si nuk ben, instruksione deri ne detaje per ata qe kane lexuar, e dine shume mire. Muslimani e din se sjellja e keqe me kafshet, peson me denim te madh, ashtu sic na informon i derguari yne, Muhammedi a.s. (paqja e Zotit qofte mbi te):

“Gruaja është dënuar për shkak të maces. E ka mbajtur të mbyllur derisa nuk ka ngordhur, dhe për këtë shkak ka hyrë në xhehenem. Nuk e ka ushqyer as dhënë ujë pasi e ka mbyllur, as e ka lënë të lirë të ushqehet me zvarranikë dhe insekte nëpër tokë.”


Apo:

Një herë Profeti i Islamit ishte duke marrë abdes për falje me ujë nga një ibrik. Macja kaloi aty pari dhe i ktheu syte e saj drejtë enës me ujë me pamje të etur. Profeti kuptoi menjëherë se macja ishte e etur, prandaj ai ndali abdesin dhe vendosi enën përpara macës. Vetëm kur macja u ngop me ujë dhe shuajti etjen e saj, Profeti rifilloi abdesin e tij.

Shembuj te tille ke shume, po u interesove. Nuk ishte tema per kete, por t'u pergjigja, ndjeva obligim te te sqaroj dicka qe une e pash si te arsyeshme. Nese nuk ke kuptuar dic, pyet lirisht.

Tema ishte ne pergjithesi per ceshtjen e haxhiut, dhe rregullave gjate kohes kur je ne Harem.

Videon qe e solla, ishte vetem nje vertetim i asaj cfare ka thene i derguari yne, Muhammedi a.s. para 14 shekujve, profet qe sot tallen injorantet me te, sepse nuk kane lexuar asgje rreth tij.

Mirembetsh
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top