Pesë arsyet pse mund të përfundosh në shtrat me një burrë në moshë

Ylli-1

Etnoshqiptar
140718_12x5_1600-1-780x439.jpg

Je takuar me një burrë në moshë dhe ndihesh e detyruar për t’u dukur e zgjuar, e bukur dhe e suksesshme në sytë e tij? Kush mund të të fajësojë për këtë?

Ndoshta mund të befasohesh nga ideja për të qenë bashkë me të dhe ndoshta do të kuptosh që mosha nuk është aspak ai hendeku për të cilin ke menduar se mund t’ju ndajë. Të paktën jo në shtrat.

Ja cilat janë arsyet që mund të të bëjnë bashkë me një burrë në moshë. Të gjithë, ndonjëherë kërkojnë të eksplorojnë!

Të jep siguri në të gjitha mënyrat
Tashmë, ai e ka kaluar fazën “e vështirë, e pasigurt”, dhe është përshtatur seksualisht me trupin dhe personalitetin e tij. Ai nuk bën përpjekje për t’u hequr ai që nuk është dhe nuk mund të jetë. ثshtë i sigurt në vete dhe ofron siguri në shtrat edhe për ty.

Me të do të kënaqesh
Sepse ai është kaq i sigurt, sa të krijon edhe ty komoditetin për të qenë krejt e lirshme. Kjo paqe dhe qetësi që të krijon e bën marrëdhënien shumë më të mirë, sidomos seksualisht. Nuk ke pse shqetësohesh duke u munduar për të fshehur të metat e tua, sepse ai nuk do të vërë re as më të voglin “defekt”.

s-1.jpg

Ka eksperiencë
Një djalë i ri mund të ketë energji, zgjuarsi dhe guxim për të provuar çdo lloj loje seksuale, por një burrë në moshë, tashmë e di se çfarë shkon apo nuk shkon në lojërat seksuale, di pikat e forta, por gjithashtu edhe si t’i shfrytëzojë ato për të kënaqur veten dhe ty në shtrat. Eksperienca nuk do të thotë që ka pasur shumë lidhje, por thjesht se tashmë ai di ku të prekë dhe të të drithërojë…

Romanca është e rëndësishme
Ai nuk do të të shqetësojë asnjëherë në rrjetet sociale, as nuk do të kesh vargje portikë dhe romantike në Facebook. Ai mund të jetë romantik, por këtë e tregon në shtrat më shumë se kudo tjetër, shkruan revista class. Rëndësinë marrëdhënies ai e tregon ballë për ballë, në kontaktin intim dhe kjo është pikërisht ajo që ka nevojë një grua.

Ai nuk i ka qejf lojërat
ثshtë gjë e rrallë nëse ndonjë mashkull në moshë mund të pëlqejë lojërat. Nëse është beqar, ai nuk tregon interes për t’u përkushtuar në lojëra dhe ndërsa kërkon më shumë se kaq, ai e di çfarë do në shtrat. Kjo të bën të ndihesh si një grua e sigurt dhe e gatshme për të fjetur me të pa marrë parasysh çfarë do të ndodhë më pas. /Telegrafi/
 
Titulli: Pesë arsyet pse mund të përfundosh në shtrat me një burrë në moshë

Po pse mo Ylli tu pas pulen te hash sorren.

Pse duhet nje goce e re psh te shkoje me 1 burre te moshuar tu pas cuna te rinj sa te duash
 
Titulli: Pesë arsyet pse mund të përfundosh në shtrat me një burrë në moshë

kur qene te rinj,i hengren keto,edhe kur binkan ne moshe,po keto..
Pse po ne rinjt,ca do bejm,do u gjemojm plakave ? :( :( :p
Wtf kjo pune
 
Titulli: Pesë arsyet pse mund të përfundosh në shtrat me një burrë në moshë

Tek nje burre me ne moshe do te thoja,Tek te 40-45 tat, do thoja (por jo plak te kuptohemi) kam iden qe vertete ata dine mire ,si te trajtojne nje femer.
Jane vetveteja,fale pjekuris se moshes ,kam iden qe jane me tolerant dhe ne bisede,me pa egoizem,me te qete,dhe dine ta bejne nje femer te ndihet tamam lirshem dhe ne boten e saj pa e cenuar,aspak.
 
Titulli: Pesë arsyet pse mund të përfundosh në shtrat me një burrë në moshë

lol sa kam qesh
e qyqa mu spo mhyjn npun cunat e rinj jo m burrat ne mosh :p
 
Titulli: Pesë arsyet pse mund të përfundosh në shtrat me një burrë në moshë

Sa per temen sot ke TV, Klan ishtè ai komentari nga jugu ku solli lajmin që shumë goca të reja po martoheshin me burra në moshë .

Si ka shkuar puna ne Alb. mos pyet i sheh gocat e reja me burra në moshë të shoqerua në klubet e nates e nè breg të detit duke bëre pushime . Fukaralliku nuk sjell gjë tjt.

Por edhe në botë të huaj nk.është ndryshe .
 
Titulli: Pesë arsyet pse mund të përfundosh në shtrat me një burrë në moshë

bleah.
Po divorcova do bohem milf dhe do ti gjuaj sa me te rinj, nuk i kam qef pleqt.
 
Titulli: Pesë arsyet pse mund të përfundosh në shtrat me një burrë në moshë

mua ma shpifin keta ne moshe,i hapin syte si maniak...sa shofin nje te re,nuk i duroj dot.
 
Titulli: Pesë arsyet pse mund të përfundosh në shtrat me një burrë në moshë

mua ma shpifin keta ne moshe,i hapin syte si maniak...sa shofin nje te re,nuk i duroj dot.

- O ba o ba! ma jep cik nr e atit shokut me te cilin pin kafe.
Lol gjigante
 
Titulli: Pesë arsyet pse mund të përfundosh në shtrat me një burrë në moshë

po edhe under 30 jane bere si pedofila me bote..:p...shofin gjimnazistet lol
 
Titulli: Pesë arsyet pse mund të përfundosh në shtrat me një burrë në moshë

po edhe under 30 jane bere si pedofila me bote..:p...shofin gjimnazistet lol

kjo sepse shpesh ndodh e kunderta, si ish gjimnaziste ta siguroj ket gje lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top