Përse largohen intelektualët nga Shqipëria?

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Përse largohen intelektualët nga Shqipëria?

Community Supporter
Perse largohen intelektualet?
--------------------------------------------------------------------------------
Cilat jane arsyet kryesore qe largohen intelektualet shqiptare nga Shqiperia. Cfare ben shteti shqiptar ne kete drejtim? Cfare politike duhet te luaje shteti shqiptar qe te krijoje kushtet per joshjen e kesaj shtrese perseri ne shoqerine shqiptare?


kosovar3003
Anetar i ri
Posts: 22
(11/2/01 9:14:26 pm)
Reply Re: Perse largohen intelektualet?
--------------------------------------------------------------------------------
Albo,

Intelektualët largohen nga Shqipëria për shumë arsye, por një është kryesorja. Politikanëve shqipatrë i duhën më shumë injorantët. Intelktualët ua prishin gjumin e natës, sepse ata nuk mund të qëndrojnë indiferent ndaj gjërave që sot ndodhin në Shipëri.

ddywz
Diskutant i rregjistruar
Posts: 2
(12/17/01 11:00:27 am)
Reply Re: Perse largohen intelektualet?
--------------------------------------------------------------------------------
Une isha nje intelektual ne Shqiperi dhe mezi prita diten qe te ikja. Uroj zotin qe sot ndodhem ne USA. Ketu u martova me nje vajze amerikane. Tani kemi dy femije dhe bejme nje jete te lumtur. Punoj ne nje nga kompanite me gjigande farmacuetike si Consultant in IT, Research and Development branch of GlaxoSmithKline, dhe jam shume i kenaqur. Une nuk jam nga ata qe e shaj Shqiperine, perkundrazi me vjen keq qe u largova. Kuptohemi se asnje nuk don te ndahet nga shoqeria, rrethi familjar dhe vendi ku ke lindur e ke aq kujtime. Aresyeja e largimit nuk ishte per ne boten e "lire" si e mendojne disa Shqiptare. E pregatita veten se do te ndeshesha me jete te eger e plot te papritura por duhet te veprosh me zgjuarsi. Duhet te kuptoni se shumica e inteligjences shqiptare nuk e ka te lehte te emigroje. Aresyet jane se per te gjetur nje pune te ngjashme me ate te Shqiperise, duhet te jesh dikush. Tek ky dikush primarja per mua eshte te flasesh, shkruash dhe kuptosh gjuhen e vendit ku po emigron. Te kesh nje zanat. Me zanat kuptojme, jo doktor, jo mesues/e gjeografie, jo shofer. Te kesh te ardhura fillestare. Ata qe mendojne te levizin njehere se keto vine me pas, bejne gabim per mua. Shprehja e Naimit: pune, pune nate e dite qe te shohim pake drite une do te thoja eshte per ameriken

Pyetjes se Cduhet te beje shteti shqiptar qe intelektualet te mos largon, une do ti pergjigjesha se Shqiperia se pari ka nevoje per nje shtet ligjor.

Menjehere mendja e ndonje lexuesi mezi pret te me pyesi se perse nuk kontribove apo kontribon ti qe ky shtet te ishte/jete sic thua ti?

Une si individ nuk kisha ne dore te beja asgje. Mu mbush koka me biseda te panevojshme me gazeta te pafund e me andrallat e kohes te PPSH. Asnjeri nuk mendonte se cdo te bejme ne te ardhmen por rrine e humbin kohen duke sqaruar historite e se kaluares. Kush e kush mendonte si te vidhte e te pasuroj per vehte pa kuptuar se po vidhte vehten dhe femijet e tij/saja. Te them te drejten eshte per tu hequr kapelen amerikaneve qe jane rreth 270milion, bashkuar ne 50 shtete, flasin te njejten gjuhe, sigurisht me dialekte, qe mbajne flamurin e vendit te tyre ne makina e ne shtepi, e kane vetem dy parti. Flas per Ameriken, pasi ketu jetoj dhe punoj. Ne ndonje vend tjeter mund te jete edhe me mire, edhe me keq.

Dikush po thote se Amerika ka 200vjet qe s'ka pare lufte me sy prandaj i ka ato te mira. Gaboheni rende ne se keni kete mendim. Matematika me e thjeshte tregon se Shqiperia ka 2milon (force aktive, pa marre parasysh femije e te moshuar)banore qe punojne ne Shqiperi. Sa kohe i duhet nje shteti te vendose ligjin per nje numer te tille banoresh? Une do te thosha jo me shume se 5 vjet nga dita e rrezimit te komunizmit ne Shqiperi. Koha tregoi se kaluan 12 vjet dhe asgje ne drite persa i perket ligjit dhe drejtesise. Une do te thoja se aresyeja duhet gjetur tek vete keta 2 milion qe qeverisin ate vend. Nuk me takon te jap mend e te them se duhet bere kjo apo ajo. Di te them se ne Shqiperi do te shkoj vetem si vizitor, pasi kam gjithe kujtimet e nje jetese prej 30vjetesh.

Me respekt

ddywz
 
Kete s'e mora vesh sinqerisht...
 
E kam thene tek nje teme tjeter...

Vetem per dicka nuk jam dakort me ate qe eshte thene mesiper:

Nje shteti nuk i behet mire te kete injorante, kete hiqeni nga mendja...Thuaj qe ne Shqiperi nuk ka shtet!!!
 
Tani keto jane pergjigje te forumeve te tjera ?

-gjithsesi po i pergjigjem pyetjes se titullit?
pse largohen intelektualet..sepse ne shqiperi puna e tyre nuk vleresohet si duhet..sepse nuk ka as kushte,as kulture te mireformuar e as te mireqeverisur per te peshuar si duhet punet e tyre...
 
une do shtroja pyetjen
PERSE PO I PERZE INTELEKTUALET DHE TE PAKORRUPTUARIT SHTETI?
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
une do shtroja pyetjen
PERSE PO I PERZE INTELEKTUALET DHE TE PAKORRUPTUARIT SHTETI?

Se po te perzere ata ,keta palo drejtues te shtetit rrugac qe kemi ne e kane me te lehte te vjedhin e te pasurohen brenda dites
 
Idem... :konfuz:

Tani.. edhe te kopjosh eshte art me vete.. po hiq te pakten pseudonimet e anetareve te forumit tjeter! :konfuz:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top