Përse e kuqja na bën të ndihemi më tërheqës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Përse e kuqja na bën të ndihemi më tërheqës

Screen-Shot-2017-10-07-at-19.00.45.jpg

E kuqja është ngjyra e pasionit, sinjal i alarmit dhe e reklamave, na tërheq gjithmonë vëmendjen.Gjithashtu është e lidhur me ngjyrën e gjakut, të dashurisë, të intimitetit dhe gëzimit.

Negativisht është e lidhur me notat e këqja, problemet ekonomike, luftën, dhunën dhe me çdo gjë të ndaluar.
ثshtë prezente në sinjalet e trafikut, është ngjyra e urgjencave, por edhe e tërheqjes seksuale.
Të brendshmet e kuqe gjithmonë janë joshëse sepse rritin vetvlerësimin.
Sipas psikologes Anne Berthold, pranë Universitetit të Zyrihut, në Zvicër personat që vishen me tone të të kuqes e shohin veten më të bukur dhe më tërheqës se ata që vishen me ngjyrë blu.
Për këtë u realizua një ekseriment dhe iu kërkua një grupi vullnetarësh që të vishnin një këmishë o blu o të kuqe dhe hynë në dhoma me pasqyra. Më pas iu kërkua që të vlerësonin veten.
Rezultati ishte përfundimtar: ata që kishin veshur ngjyrën e kuqe ndiheshin më seksi.

Sipas autorëve, arsyeja e këtij efekti është se ngjyra e kuqe tërheq vëmendjen dhe tregon disponueshmëri erotike. Të veshësh të kuqen tregon se jeni seksualisht më receptivë, sesa të veshësh ndonjë ngjyrë tjetër. Kjo mund të jetë negative për personat e ndrojtur, të cilët e gjejnë jo komode vënien në qendër të vëmendjes.Studime të tjera tregojnë se tërheqja e së kuqes ka një bazë objektive të bazuar në biologji.
Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Experimental Psychology “, i kryer në vitin 2010, tregoi se gratë e veshura me të kuqe ishin më joshëse. Për këtë, një grupi djemsh 20-vjeçarë iu treguan foto të vajzave me pamje pothuaj të njëjtë. Rrobat e vajzave ishin të ngjyrosuar herë me të kuqe dhe herë me ngjyra të tjera.

Në të gjitha rastet, kur fotot e vajzave ishin ngjyrosur me të kuqe , konsideroheshin nga djemtë më tërheqëse dhe më të dëshirueshme seksualisht, sesa fotot e atyre që ishin ngjyrosur me tone të tjera. Shpjegimi vjen nga origjina e fizionomisë së paraardhëseve tanë. Shembull janë femrat e babuinëve dhe të shimpazeve që skuqen si shenjë seksuale, kur afrohet ovulimi i tyre. Në këtë mënyrë tërheqin mashkullin dhe rritin disponueshmërinë për t’u çiftëzuar. Diçka e ngjashme ndodh edhe me ne qëniet njeëzore. Seksualiteti është më shumë se primitiv nga sa e besojmë dhe ngjyra e kuqe e ka ruajtur këtë aftësi për të na tërhequr.
/ Bota.al
 

Attachments

  • Screen-Shot-2017-10-07-at-19.00.45.jpg
    Screen-Shot-2017-10-07-at-19.00.45.jpg
    117.1 KB · Shikime: 0
Sepse e kuqja edhe ne testin e perqendrimit rezulton te jete ngjyra e pare qe vjen ne mendje pothuajse nje pjese te madhe te njerezve.

Prandaj jam partizane e te kuqes une :p
 
Sepse e kuqja terbon dhe demin e jo me njerezit :p
I love te kuqen dhe e kuqja loves me lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top