Përrallëza për fëmij të vegjël

Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Skifteri e dhelpra[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Skifteri e dhelpra lidhën miqësi dhe vendosën të banojnë afër njëri-tjetrit, për ta përforcuar kështu edhe më tepër miqësinë. Skifteri fluturoi në një dru tepër të lartë dhe ndërtoi çerdhen; ndërsa dhelpra mbeti në një kaçubë nën drurin dhe aty polli këlyshët.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Njëherë dhelpra doli për të gjuajtur, kurse skifteri që kishte mbetur pa ushqim, fluturoi poshtë tek kaçuba, ia rrëmbeu këlyshët dhelprës dhe i hëngri bashkë me skifterët e vet të vegjël. Kur u kthye dhelpra pa se çka i kishte ndodhur, nuk u pikëllua aq për zhdukjen e të vegjëlve të vet se sa për atë që nuk mund të hakmerrej. Nga toka ajo nuk mund t'i bënte gjë shpezës në ajr. Prandaj zuri vend pak larg dhe filloi ta mallkojë armikun - çka është e vetmja armë e të dobëtve dhe e të pafuqishmëve.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Megjithatë, skifteri që e theu miqësinë, e mori shpejt dënimin. Njëherë, kur disa barinj piqnin mish në prush, ra poshtë fluturimthi dhe rrëmbeu një copë mish, në të cilin kishte mbetur një gacë. Posa e çoi mishin në çerdhe të vet, ia nisi të fryej një erë e fortë, dhe prej gacës morën flakë degët e holla e të thata e kështu shpërtheu një flakë e madhe.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Nga kjo, zogjtë e vegjël të skifterit, meqënëse ishin pa krahë, ranë në tokë gjysmë të djegur. Dhelpra vrapoi dhe i gëlltiti në sy të skifterit.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] Porosia: Ata që shkelin miqësinë, edhe nëse i shpëtojnë hakmarrjes, prapëseprapë nuk do t'i shpëtojnë dënimit të merituar.[/FONT]
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Nje dite,ne nje pyll,nje fluturz e vogel po kercente mbi lule.Te gjitha kafshet e pyllit e pyesnin se cfare ishte duke bere dhe ajo i tha se po pregatitej per konkursin e pyllit.Flutura e vogel kercente sikur e pickonte bleta,hop nga njera lule e hop te tjetra,dhe keshtu vazhdoi per nje kohe te gjate.Pas pak ditesh do te fillonte konkursi.Flutura ishte pergatitur me se miri per ate koncert.Dhe ja ku erdhi edhe dita e shumepritur nga flutura e vogel.Kur i erdhi rradha,flutura doli ne skene.Skena e koncertit ishte trungu i prere i nje peme,i lemuar,i zbukuruar me petale lulesh shumengjyreshe dhe me pluhurin i fluturave.Quhej keshtu sepse krijohej sa here qe nje flutur pa krah ngjitej ne skene dhe jepte nje performance magjepses.Flutura filloi me performancen e saj.Kur ajo filloi te levizte, banoret e pyllit prisnin dicka qesharake nga performanca e flutures duke qene se kercimi mbi lule ishte dicka pa vlere ne ate skene,por,u gabuan.Flutura nuk po hidhej neper skene por ishte duke vallezuar sipas metodes se levizjeve mbi lule.Kercimi i saj ishte aq magjepses,sa skena vezulloi nga pluhuri i fluturave.Ajo ishte fituesja e konkursit.Flutures i dhuruan krahet me te shpejte dhe me magjepses te pyllit.Flutura i vendosi krahet dhe ate dite nuk rreshti se kercyeri.Por tani jo me mbi lule,por duke fluturuar.Tani endrra e flutures u realizua...
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Cakmaku.

اanten ne shpine, shpaten ngjeshur ne brez, nje ushtar ecte rruges se madhe:

nje , dy! nje! dy! Kishte qene ne lufte dhe tani kthehej ne shtepi. Udhes takoi nje magjistare plake. Oh ajo ishte e shemtuar, buza poshtme i varej mbi kraharor!

-Mirembrema, ushtar!-tha ajo,-sa shpate te bukur qe paske! Sa e madhe qenka canta jote! Ti me dukesh ushtar i vertete; keshtu qe po te jap para sa te duash.

-Faleminderit, o plake!-u pergjigj ushtari.

-E shikon ate pemen e madhe? - vazhdoi magjistarja duke i treguar me gisht nje peme aty prane;-ajo eshte krej bosh perbrenda; hip siper , do shohesh nje vrime te madhe ; nga kjo vrime rreshqet gjer ne fund te pemes. Po ta lidh trupin me nje litar , qe kur te me therresesh , te te ngre perseri.

-C'do te bej ne fund te pemes?-pyeti ushtari.

-Do kerkosh para. Sapo te arrish ne fund te pemes, do te gjendesh ne nje korridor te madh te ndricuar mire pasi atje ka mbi 100 llamba. Do te shohesh tre porta, mund t'i hapesh, celesat jane bravat. Po hyre ne dhomen e pare, do te shohesh , ne mes te dyshemese, nje arke te madhe me nje qen persiper. Syte e ketij qeni jane aq te medhenj sa nje filxhan caji, po ti mos u habit. Po te jap mesallen time me kuti te kaltra. Ti do ta shtrosh ate ne dysheme:ec me guxim drejt qenit, kape , vere ne mesallen time; hape arken dhe merr aty sa grosh te duash. Te gjitha jane prej bakri; ne te pelqen me shume argjendi, hyr ne dhomen e dyte. Atje eshte ulur nje qen qe i ka syte me te medhenj sa nje gur mulliri: mos u habit, vere ne mesallen time dhe merr argjend sa te kesh qejf. Ne qofte se te pelqen floriri me shume edhe mund te kesh sa te duash, per kete mjaftonte hysh ne dhomen e trete. Mirepo qeni qe eshte ulur ne arke i ka syte me te medhenj sa nje kulle e madhe e rrumbullaket. Besome, nje qen i forte. Sidoqofte, ti mos u habit: vere mesallen time, ai nuk do te te beje asnje te keqe dhe merr nga arka sa flori te duash.

-S'me duket aspak keq,-tha ushtari; po ti cfare do qe te te jap, o magjistare plake? Mendoj se edhe ti duhet te kesh pjesen tende.

-Jo, une nuk dua asnje grosh; vetem te me sjellesh cakmakun e vjeter qe e ka lene atje gjyshja ime kur ishte per vizite heren e fundit.

-Mire. Shkoma litarin rreth trupit.

-Na, na edhe mesallen time me kuti te kaltra.

Ushtari hipi ne peme, rreshqiti nga vrima poshte dhe u gjend ashtu sic kishte thene magjistarja, ne nje korridor te madh, te ndricuar nga njeqind llamba.

Hapi porten e pare! Uf! Qeni qendronte I ulur dhe ia nguli syte e tij te medhenj sa filxhanet e cajit.

-Ti je nje djale I mbare, I tha ushtari duke e kapur ; e vuri ne mesallen e magjistares dhe mori aq grosh bakri sa I nxune xhepat. Pastaj e mbylli arken, e vuri perseri qenin persiper dhe iku ne dhome tjeter.Si qe e mundur! Atje qendronte qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje gur mulliri.

-Ki kujdes e mos m’I ngul syte aq shume –tha ushtari, -se do te te prishen.

Pastaj e vuri qenin ne mesallen e magjistares. Por kur pa gjithe ato te holla argjendi ne arke, I hodhi poshte ato prej bakri dhe ngjeshi mire me argjend xhepat dhe cantet e tij.

Pastaj, hyri ne dhomen e trete. Oh! C’tmerr!Qeni i kishte syte me te vertete te medhenj sa nje kulle e rrumbullaket; ata I verviteshin ne koke porsi rrota.

-Mirembrema!-tha ushtari duke nderuar ushtarakisht, se ne jeten e tij nuk kishte pare kurre nje qen te tille. Por, mbasi e veshtroi pak, mendoi me vete:”Mjaft!” E uli poshte qenin dhe hapi arken. Zot i madh! Sa flori qe kish! Sa per te blere gjithe qytetin e Kopenhages, gjithe derrat prej sheqeri te tregetareve te embelsirave, gjithe ushtaret prej plumbi, gjithe kamxhiket dhe kuajt, gjithe lodrat e botes; verte, kish shume flori.

Ushtari I flaku monedhat e argjendta qe kish ne xhepat dhe ne cante dhe I zevendesoi me flori. I mbushi kaq shume xhepat, thesin, kapelen, madje edhe cizmet, sa mezi ecte. Ish apo s’ish I pasur! E vuri qenin mbi arke, mbylli porten dhe nepermjet vrimes se pemes thirri:

-Tashti , me ngri lart o nene.

-E ke cakmakun ?- pyeti ajo.

-Oh jo vertet! E harrova fare.

U kthye mbrapsht dhe e solli. Atehere magjistarja e ngriti lart dhe ai u gjend perseri ne rruge te madhe me xhepat, canten , cizmet dhe kapelen plot me florinj.

-C’do ta besh kete cakmak ?-pyeti ushtari.

-S’te hyn ne pune ty. Ti more parate; me jep cakmakun tani.

-Gjepura! Me thuaj ne cast se c’do ta besh , ndryshe hoqa shpaten dhe ta preva koken.

-Jo!-u pergjigj magjistarja.

Ushtari ja preu koken.Magjistarja u shtri sa gjate gjere kurse ai mblodhi parate ne mesalle, I ngarkoi ne kurriz, vuri cakmakun ne xhep dhe shkoi ne qytet.

Ishte nje qytet shume I bukur dhe ai hyri ne hanin me ne ze. Kerkoi dhomen me te mire dhe gjellet me te shijshme. Ishte pasanik I madh!

Sherbetori qe duhej t’i pastronte cizmet u cudit qe nje zoteri aq I pasur, kishte cizme aq te vjetra. Por ushtari nuk kish pasur kohe qe te blinte te reja; vetem te nesermen gjeti cizme te bukura dhe rroba me vertete elegante. Ushtari na u be zoteri I shquar. Ia treguan nje nga nje te gjithe gjerat e bukura ne qytet, I folen per mbretin edhe te bijen e tij, princeshen shume te bukur.

-Si te bej qe ta shoh? –pyeti ushtari.

-Eshte shume e veshtire!- u pergjigjen qe te gjithe- Ajo banon ne nje pallat te madh prej bakri, te rrethuar nga mure dhe kulla. Vec mbretit, asnjeri tjeter nuk mund te shkoje tek ajo: sepse nje falltar nje here pati treguar qe nje dite ajo do te martohet me nje ushtar te thjeshte, gje qe mbreti s’i pelqente aspak.

-Megjithekete, une deshiroj ta shoh,-mendoi ushtari.Por ai nuk mund te siguronte dot lejen.

Nderkaq ai kalonte nje jete te gezuar, shkonte ne shfaqje, shetiste me karroce ne kopshtin e mbretit edhe u jepte shume lemoshe te varferve. Nga jeta e tij ai e dinte se sa e veshtire ishte te mos kishe asnje grosh ne xhep. Tani ai ishte I pasur, kishte rroba te bukura edhe bashke me keto miq, te cilet I thoshin se ishte nje njeri elegant, nje burre fisnik. Ushtarit I pelqenin shume keto levdata. Cdo dite harxhonte para, por kurre nuk merrte. Me ne fund nuk I mbeten vecse dy grosh. Iu desh ta linte, dhomen e bukur ku banonte dhe te zinte ne vend te saj nje zgaver te vogel nen cati. Ketu detyrohej ti lustronte vete cizmet, ti arnonte me gjilpere te trashe dhe asnje nga miqte e tij nuk I vinte ta shihte:kishte shume shkalle per tu ngjitur.

Nje mbremje te erret, s’kish te blinte as edhe nje qiri, ui kujtua menjehere se I kishte mbetur nje cope qiri. Mori cakmakun, qe ia kishte marre shtriges plake, dhe copen e qiririt; por ne castin kur guri I cakmakut, shkrepen shkendijat, befas u hap porta dhe para tij u gjend qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje filxhan caji:

-O zot im, c’urdheroni?-I tha qeni.

C’eshte keshtu?- tha me ze te larte ushtari.-Cakmak I cuditshem! Keshtu pra, do te kem cfare te dua?Shpejt! Me sill para! Hop! Kafsha iku! Hop! U kthye perseri duke mbajtur ne goje nje thes te madh me te holla. Ushtari e dinte tashti te zoteronte nje cakmak me vlere. Po ta shkrepte nje here, vinte qeni I arkes me para bakri; dy here, qeni I arkes me para te argjendta,; tri here, ai qe ruante floririn. Pa humbur kohe, u kthye ne dhomen e tij te bukur dhe veshi prape rrobat e bukura; kur te shohesh iu versulen miqte; e donin shume tani!

Nje dite ushtari mendoi:”Pune e cuditshme kjo qe te mos shohesh princeshen!Te gjithe jane ne nje mendje se ajo eshte e perkryer nga bukuria;

Por kujt I sherben bukuria ne nje keshtjelle prej bakri qe ka gjithe ato kulla? S’do te kete per mua valle menyre qe ta shoh?Ku e kam cakmakun?” E shkrepi: Fap! I doli perpara qeni me sy sa nje filxhan caji.

-E di qe eshte mesi nates,-I tha ushtari,-po megjitheate une dua ta shoh princeshen, qofte edhe nje minute.

Qeni u largua vetetimthi dhe, para se ushtari te arrinte te mendonte per ae, ai u kthye me gjithe princeshen, qe ish shtire ne shpinen e tij dhe po flinte. Dukej aq e bukursa , me te pare, e merrje me mend qe ishte nje princeshe. Ushtari nuk u permbajt dhe e puthi, se ishte nje ushtar I vertete.

Pastaj, qeni e ktheu princeshen ne vendin ku e kishte marre. Te nesermen, kur ishte duke pire caj me mbretin dhe mbretereshen, princesha u tregoi atyre qe kishte pare naten nje enderr te cuditshme me nje qen dhe nje ushtar. I kishte hipur qenit si kale dhe ushtari e kishte puthur.

-Nje histori shume e bukur,- tha mbreteresha.

Megjithekete, naten e neserme, ngarkuan njeren nga zonjat e oborrit, nje plake, te rrinte roje prane shtratit te princeshes, per te pare nese ishte vertet enderr.

Ushtarit I kishte hipur ne koke ta shihte perseri princeshen e bukur. Qeni erdhi prape naten, e mori dhe iku me te katra. Po zonja e oborrit mbathi pale cizme qe s’futnin uje, dhe shpejt, pas tyre. Kur pa shtepine ku hyri qeni, tha me vete:” Tashti e di adresen” dhe me nje cope shkumes beri nje kryq te madh ne porte. Pastaj u kthye te flinte. Mbas pak erdhi edhe qeni me princeshen. Por kur vuri re ne porte kishte nje kryq te bardhe, qeni mori gjithashtu nje cope shkumes dhe beri kryqe ne te gjithe portat e qytetit. U tregua me te vertete mendjeholle: si do ta gjente dot porten perseri zonja oborrit?

Te nesermen ne mengjes, qysh heret, mbreti , mbreteresha, zonja e oborrit dhe te gjithe oborrtaret shkuan te shihnin ku kishte qene princesha.

-Ja ketu!-tha mbreti kur pa te paren porte te shenuar me kryq.

-Jo, jo, eshte, atje I dashur,-u pergjigj mbreteresha, kur pa se edhe porta e dyte ishte shenuar gjithashtu me nje kryq.

-Ja edhe nje! Ja edhe nje!- thane te gjithe me rradhe, kur pane kryqe ne te gjithe portat Atehere kuptuan se ishte e kote te kerkoje me tutje.

Por mbreteresha ishte nje grua me mend qe nuk dinte vetem te shetiste me karroce. Mori gersheret e sasj te arta, preu nje cope mendafsh dhe beri nje xhep te vogel te bukur. E mbushi ate plot me miell, ia qepi princeshes ne kurriz, dhe I beri xhepit nje vrime te vogel. Ne kete menyre mielli do te binte gjate gjithe rruges nga do te kalonte princesha. Naten qeni erdhi perseri, e mori princeshen ne kurriz dhe ia shpuri ushtarit, qe e dashuronte aq fort sa donte te ishte princ ta merrte per grua.

Mielli u derdh pa pushim qe nga pallati deri te dritarja e ushtarit, por qeni s’e vuri re aspak.Te nesermen mbreti dhe mbreteresha meduan me lehtesi ku kishte shkuar e bija e tyre. Ushtarin e kapen dhe e futen ne burg. Uf! Sa e erret dhe e merzitshme ishte qelia e tij. Pastaj erdhen I thane:- Neser do te varesh!- Ky ishte nje lajm I keq, dhe per me teper cakmakun e kishte harruar ne han. Diten tjeter, nepermjet hekurave te dritares, ai pa popullin qe dilte turma-turma nga qyteti per te pare kur te varej. Ai degjoi daullet dhe pa ushtaret qe ecnin pas tyre. TE gjithe njerezit vraponi: nje djalosh kepucar, me mesalle dhe pantofla, rendte aq shpejt, sa nje nga pantoflat e tij I doli nga kemba dhe u perplas pikerisht kunder murit mbrapa te cilit ushtari ishte ulur e shikonte nepermjet hekurave.

-Ej! Kepucar, mos u ngut kaq,-I thirri ushtari,- pa mua s’behet gje. Po degjo ketu. Po shkove me vrap gjer te hani ku kam banuar dhe te me sjellesh cakmakun tim, do te te jap dy gorsh. Vec mos e merr me nge! Djaloshi kepucar, qe desh te fitonte dy grosh, u nis fluturimthi te kerkonte cakmaku, ia solli ushtarit dhe … tashti mbani vesh e degjoni cfare ndodhi.

Jashte qytetit kishin ngritur nje trekendesh te madh, qe e rrethonin ushtaret dhe mijera mijera njerez. Mbreti dhe mbreteresha ishin ulur ne nje fron shume te bukur; perkarshi, gjykatesi dhe gjithe keshilltaret. Kish kohe qe ushtari ishte ngjitur mbi shkalle dhe perpak do t’i hidhnin litarin ne gryke, kerkoi leje te shprehte deshiren e tij te fundit. Sipas tij, kete te mire duhej ti benin cdo krimineli qe do te ekzekutonin. Tha se kish shume qejf te ndizte nje llulle duhan, fundja do te ish hera fundit qe ai do te pinte duhan ne kete bote. Mbreti nuk deshi t’ia kundershtonte deshiren. Atehere, ushtari mori cakmakun e shkrepi;nje, dy, tre! Pernjeheresh, u duken te tre qente: ai me syte e medhenj sa nje filxhan, tjetri qe I kish te medhenj sa nje gur mulliri dhe ai I trei me ata syte e tmerrshme sa nje kulle e rrumbullakte.

-Me ndihmoni se do te me varin!-tha ushtari Atehere qente u versulen mbi gjykatesit dhe mbi keshilltaret, I rrembyen, njerin nga kembet, tjetrin nga hunda dhe I flaken aq lart ne ajer, sa kur rane ne toke u bene cope –cope.

-Nuk dua te me hedhin…-tha mbreti; por qeni me I madh e rrembeu tok me mbretereshendhe I flaku si te tjeret. Ushtaret u frikesuan dhe ne popull u degjuan thirrje:Ushtar I vogel ti do te jesh mbreti yne dhe do te martohesh me princeshen e bukur!

E vune ushtarin ne karrocen e mbretit; te tre qente vallezonin dhe therrisnin:-Urra! Femijet vershellenin neper gishterinjte dhe ushtaret paraqitnin per nder armet. Princesha doli nga pallati I bakert dhe u be mbretereshe. Per kete ajo ishte shume e kenaqur. Dasma vazhdoi tete dite; ishin ftuar dhe te tre qente. Ne tryeze, ata hapen syte me shume se c’i kishin.



.
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Miza dhe Shqiponja

Nje dite miza e cila kishte shkuar per peshkim takon nje Shqiponje dhe si mize llafazane qe ishte fillon muhabetin :

Si e ke emrin?-e pyet miza.

Shqiponje -ju gjegj shqiponja.

Uaaaaa-u entuziazmua miza -emrin ta kam degjuar por nuk te kisha takuar asnjehere.

Shume fjale te mira kam degjuar per ty moj shqiponje po ja sot te takova per here te pare.

Dhe miza filloi nga pyetjet e saj pa fund:

Ti jeton me ajer,oksigjen si mua apo jeton ne uje?

Me oksigjen-u pergjigj shqiponja

Ua si mua-mizes po i qeshnin buzet.

Po ti ecen apo zvarritesh?-pyeti miza perseri

jo,jo -tha shqiponja -une fluturoj.

Ua ua ua ,po dhe une kam krahe dhe fluturoj-miza nuk po mbahej nga gezimi

Atehere dhe mua mund te me quajne shqiponje ,se qenkemi njesoj moj adashe.

Atehere shqiponja ju drejtua mizes :

Po ti ku jeton ,ku e ke shtepine moj mize?

Miza u pergjigj menjehere pa u menduar gjate :

Une jetoj ne bythe te kalit

Kurse une jetoj ne maje te malit - i tha shqiponja dhe hapi krahet e saj dhe fluturoi



Morali:Mos kujto se jeton njesoj si nje miliarder
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

E bija e henes dhe e diellit.


Na ishte njehre diku ne nje fshat nje gjuetar trim qe jetonte vetem nenen e tij. Nene e bir jetonin ne varferi dhe djali e nxirrte buken e gojes vetem me gjueti ne mal. Dikur ne shpellat e malit u shfaq nje Kuceder shume e eger qe vriste e hante cdo gje te gjalle qe shikonte. Njerezit ne fshat te cilet jetonin me shume me gjuetine ne mal filluan te vuanin nga uria. Askush nuk guxonte me te shkonte ne mal per te gjuajtur. Kucedra e eger dhe mizore kishte ngrene mjaft nga djemte e fshatit.

Gjuetari yne trim, vendosi dhe u nis per te vrare Kucedren ne mal. Shume u mundua dhe u pergjerua e jema qe ta ndalonte te birin te ndermerrte kete detyre, por nuk ja arriti. Vasha e tij kish kerkuar qe ai te vriste kucedren dhe gjahtari trim ngaqe e donte vajzen me shpirt, deshironte t'ja plotesonte asaj te gjitha deshirat. Por Lubija nuk kishte meshire as edhe per nje te dashuruar, madje u egersua shume kur mori vesh se dikush qenka nisur per tek shpella e saj per ta vrare:

Kucedra filloi te tallej me djalin qe sapo ishte futur ne strofkullen e saj me shpate ne dore. Ndersa djali u be gati ta godiste me shpate, Kucedra e terbuar vetem nje here goditi Token me force me bishtin e saj gjigand dhe mali u drodh. Djalit i ra shpata nga dora dhe mbeti i paarmatosur perballe Kucedres mizore.

- Tashti e kam gati darken me mish njeriu - Mendoi kucedra e gezuar dhe u be gati ta copetonte djalin.

- Ndal te lutem, i tha djali. Kur ika nuk munda te pershendes nenen dhe vashen time dhe do te kisha deshire qe ti them lamtumire miqeve dhe shokeve.

Kucedra e verejti me sy mosbesues, por djali i dha besen se do te kthehej perseri. Kucedra e dinte se kur dikush ne fshat jepte besen, e mbante sikur edhe te vdiste.

- Mire shko, i tha Kucedra. Por neser ne mengjes heret dua qe te jesh ketu.

- Te jap besen time, i tha djali dhe u nis per ne fshat.

Me lot ne sy, te qara e pergjerime, pasi u nda nga e jema qe nga meraku ishte plakur edhe me shume, mori uraten e saj dhe u nis per te takuar vashezen e dashur. Kur vasheza e mori vesh se cfare kishte ndodhur, tha me vendosmeri:

- Do te shkojme bashke tek Kucedra ne mal. Me kot u mundua djali ta ndalonte, vasha nuk degjonte te rrinte ne fshat.

Kur ne vend te nje njeriu Kucedra pa dy para shpelles se saj, u gezua pa mase:

- Ohh ohh ohh, tha e gezuar, nga nje mu bene dy.

- Nga nje nuk ke asnje, - u pergjigj vasheza me guxim. Une jam bija e Henes dhe e Diellit, Fjala ime sjell jeten dhe jo vdekjen. Mallkimi im bie mbi kedo qe mundohet te sjelle vdekjen dhe mjerimin. Ti o Kuceder mizore je pjelle e Vdekjes dhe sjell mjerim, ndaj une te urdheroj ty te shkosh perseri andej nga ke ardhur. Shko ne Ferr dhe digju perjete!!

Ne momentin qe vajza tha keto fjale, toka u hap, dhe flake e vullkan perpine Kucedren qe e lemerisur u zhduk ne fundin gropen e madhe te hapur ne mes te shpelles.

Djali ende i habitur nga vasheza, u gezua pa mase dhe e mori vashezen ne krah deri ne fshat. Atje ai teper i gezuar i dha dy lajme te mira nenes se tij te dashur: nusja e tij eshte bija e Henes dhe e Diellit dhe Kucedra ne mal eshte zhdukur pergjithmone.

Njerezit ne fshat u gezuan pa mase dhe te gjithe moren pjese ne dasmen e gjuetarit fatlum. Qe nga ajo dite, jeta ne fshat vazhdon e lumtur dhe njerezit jane te bekuar nga vasheza. Nese njerezit ne kete perralle ende jetojne, ato tregojne kete histori me shume krenari.

Jeta triumfoi mbi vdekjen dhe njerezit qe nga ajo dite jetojne e punojne te lumtur
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Gjeta nje liber per femi e ne fakt po hedh vec linkun keshtu mund ta shlfetoni sepse eshte i gjate shume(edhe se sdi nese mund te pranohet keshtu)

LUSHI SI ASKUSHI
 
Pe: Përrallëza për fëmij të vegjël

Njeqind genjeshtra pa 1 te vertete (qerosi)

Na ishte seç na ishte. Ishte një herë një baba me tre fëmijë që s’kishte gjë tjetër veç shpirtit dhe një kasolle të shkatërruar, një kalë, një shalë dhe një fre. Kur i erdhi çasti i vdekjes, thirri të tre bijtë e u tha:
-Unë jam duke vdekur dhe gjë e mall s’po u lë; por jetoni me nder, mos e lëshoni njëri tjetrin dhe, si mbas moshës që keni, kalin ta marrë më i madhi, i dyti të marrë shalën e i treti frerin.
Plaku dha shpirt. Mbas pak kohe vëllai i madh u tha:

-Po dal me kalin që më ra në pjesë të fitoj, mbase ia gjej edhe shalën edhe frerin.
Del dhe piqet me një tregtar të madh:
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç! ا’e mirë të solli nga këto anë? – e pyeti tregtari.
-Doja t’i gjeja kalit shalë dhe frerë – përgjigjet ai.
-Ti jap unë – i thotë tregtari – shalë e fre, në qoftë se di të më rrëfesh njëqind gënjeshtra pa një të vërtetë; përndryshe kali që ke bëhet imi.
-Mirë, e thënë e bërë – thotë vëllai i madh.
Fillon të rrëfejë njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë; por s’mundi të rrëfente më shumë se tridhjetë dhe kështu që e humbi kalin.

Mbas pak kohe i shkon mendja vëllait të dytë të dalë me shalën për të fituar, që t’i gjejë kalin dhe frerin. Takon tregtarin me të cilin ishte ndeshur i vëllai.
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç!
-Kam ardhë - i thotë vëllai i dytë - të fitoj; ndoshta i blej edhe kalin edhe frerin.
-Kalin dhe frerin t’i jap unë – ia kthen tregtari – në qoftë se je i zoti të më tregosh njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë; përndryshe shala bëhet imja.
-Mirë – i thotë vëllai i dytë.
Fillon të tregojë njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë; por s’mundi të tregonte më shumë se pesëdhjetë dhe kështu që e humbi shalën dhe u kthye në shtëpi duarthatë.
Vëllai më i vogël ishte qeros, por shumë i zoti. Një ditë prej ditësh merr frerin dhe del për të fituar për të gjetur kalë e shalë.

Piqet në rrugë me tregtarin e madh, që ua kishte punuar të vëllezërve.
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç!
-Kam dëgjuar – i thotë qerosi – se ti fiton me gënjeshtra dhe ti më merr frerin, unë të marr kalë e shalë.
-S’ka më mirë – ia kthen tregtari – por nisja, në qe se më nxjerr njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë.
“U çova një ditë, filloi qerosi, e s’ish ditë, kishte bletë e s’kishte, i numërova e s’i numërova, i numërova e s’i numërova e s’mund t’i numëroja; hyra dhe numërova mizat e bletës e më doli një më pak. U mërzita edhe më fort pse kishte humbë një mizë blete, e mora një gjëlpërë dhe një bërthamë e shkova në breg të detit. Kur mbërrita në breg të detit, kqyra mos e shihja kund mizën e nuk e pashë; ngula atëherë gjilpërën në tokë e hypa majë gjilpërës e pashë përtej detit të zi një bujk që po e lëronte tokën me një buall e me një mizë blete. E njoha se ishte miza ime; por s’kisha si ta kaloja detin. Mbolla atëherë farën e kungullit e u ula e fjeta.
Sa fjeta unë, fara kishte mbirë e kishte lëshuar një degëzë të hollë e të gjatë mbi shpinën e detit deri në bregun përtej. U çova prej gjumit e nëpër degëz kalova detin e shkova te ai që po punonte tokën.
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç!
-Po si ma ke marrë mizën e bletës e punon me të? – i thashë. Be e rrufe ai, se “s’ta kam marrë, por ka ardhë vetë”.
-Mirë, - i thashë – nuk po prishemi për kaq gjë; por më laj dëmin që më ke bërë!
-Po ta laj, - m’u përgjigj –por prit sa të mbjell farën e të piqet kjo që mbolla, e ta korr, ta shij e ta hedh ndër thasë.
Sa e mbolli edhe atë që i pat mbetur, mbiu ç’ka hodhi, u rrit, u poq, e korri, e shiu e m’i mbushi thasët.
-Ja, -tha, -grurin për dëmin dhe miza jote.
Ngarkova grurin në të dy anët e mizës, hypa në mes të barrëve, u fala me bujkun e u nisa të kthehem. Kur mbërrita në mes të detit pashë se po rëndonte njëra anë e barrës, u ula në det, e numërova grurin kokërr për kokërr e më del një më tepër. Mora spatën e e çava më dysh, i bëra barrët baraz e u nisa për shtëpi. Kur hyra në oborr, mora vesh se më kishte lindur babai. Lumi kush po shkon, e lum kë po gjej. U gëzova fort e mendova t’i bëja djepin babait. Mora dyqind spatarë e i vura të presin në një pyll: por s’dolën dërrasat për djepin; mora një ashkël, që kishte mbetur në teh të spatës e doli e tepëroi edhe për një stol të vogël. Duhej të punoheshin edhe shpërgëjt. Thirra dyqind qethtarë e i vura të qethnin dymijë dhën, por s’doli leshi. Kishte mbetë një qime e vetme në teh të gërshërëve e me të mbarova shpërgëjt edhe një brez.
Një ditë më erdhi mendimi të dal për gjah. Kishim tri pushkë: dy të thyera e një pa çark, e tre zagarë: dy të ngordhur e një pa shpirt. Mora pushkën e paçark e zagarin e pashpirt e kërkova në mal e ndesha në tre lepuj: dy të ngordhur e një pa kurrëfarë jete. Me të parën herë që shtiva, vrava lepurin e pajetë e e vura në krahë. Duke ecë rrugës gjeta tri shtëpi: dy të rrënuara e njëra kishte rënë brënda; hyra në atë që kishte rënë brënda e gjeta tri plaka: dy qorre e një pa sy. Pyeta plakën e pasy nëse shihte kund ndonjë enë e ajo më dëftoi tre enë: dy të thyera e një pa bythë. Mora enën pa bythë e zjeva lepurin e pajetë; mishi më rrodhi, lëngun ma mbajti e hëngra vetë e hëngrën tri plakat.............................

-Mjaft, mjaft! –tha tregtari, -se i ke kaluar njëqind gënjeshtra pa një të vërtetë. Ja kalin, shalën, shtëpinë time e mallin tim e i gëzofsh me gjithë vëllezër.
Vajti qerosi, mori edhe dy vëllezërit e jetoi si më i miri zotëri.
Përralla në Lesh, shëndeti prej nesh
 
Pe: Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Dy bretkosat

Na ishte seç na ishte,
Na ishin njëherë dy bretkosa që jetonin në një pellg.
Një ditë prej ditësh pellgu ku jetonin u tha.
Bretkosat vendosën të gjenin një pellg tjetër dhe u nisën për rrugë.
Ec e ec, ec e ec...

Arritën tek një pus.
- Hajde motër, the bretkosa e parë, hajde të futemi brenda se e gjetëm vendin e ri.

Por tjetra i tha:
- Po sikur të shterrojë uji që është aty poshtë, atëhere si do të dalim jashtë?

Mësimi: gjërat nuk duhen marrë me mendjelehtësi!
---------------------------------
Rrefenje mbi Beratin
(gojedhene)

Dy vëllezër të fuqishëm dhe të hijshëm, Tomorri dhe Shpiragu, u zunë për një vajzë të bukur pas së cilës të dy kishin lënë mëndtë. U zunë aq fort e aq shumë saqë filluan të luftonin midis tyre. Tomorri luftonte me shpatë dhe Shpiragu me topuz. Tomorri e goditi Shpiragun me shpatë dhe ia bëri trupin vija vija. Shpiragu e goditi Tomorrin me topuz duke ia bërë trupin gjithë hone e gropa. Të dy trima e të pamposhtur luftuan e u vranë derisa dhanë shpirt. Vajza e mjerë që i shikonte, nuk mundti ta ndalte dyluftimin.

Ajo u ul ne gjunjë dhe qau, e qau, dhe i lau trupat e të dy trimave me lotët e saj. Ajo qau aq shumë, derisa më në fund, trupi i saj u ngurtësua dhe u be një gur i madh e i rëndë. Mbi atë gur më vonë u ndërtua dhe qëndron edhe sot e kësaj dite kalaja madhështore e qytetit të Beratit. Nga lotët e saj u krijua një lumë i rrëmbyeshëm, lumi Osum, që rrjedh pranë Beratit. Dy vëllezërit, dy trimat, u shndërruan në male, aty ku ranë dhe qëndrojnë edhe sot krenarë e madhështorë ne dy krahët e qytetit te Beratit, Tomorri dhe Shpiragu. Tomorri është i lartë e i rëndë, dhe trupin e ka gropa-gropa, nga goditjet e Shpiragut. Shpiragu ka rëne përsëgjati dhe shpatet i ka vija-vija, nga të prerat e Tomorrit.

------------------------

Bariu dhe dhite

Një bari i çoi dhitë e veta për të kullotur. Atje vuri re se dhitë e tij
ishin përzier me dhi të egra, dhe kur erdhi mbrëmja i shtiu të gjitha
në shpellën e vet. Të nesërmen, bëri shumë ftohtë, dhe nuk mund t'i
nxjerrë në kullotë dhitë, prandaj i la në shpellë. Dhive të veta
u gjeti nga pak ushqim, sa të mos i marrë uria, kurse dhive të egra u
gjeti mjaft ushqim për t'i bërë krejtësisht për vehte. I ftohti mbaroi dhe
ai i nxori të tëra dhitë në kullotë. Dhitë e egra morën malin e ikën.
Kur ai filloi t'i qortojë se janë mosmirënjohëse që ikën dhe e lanë,
megjithse ai u kujdes shumë për to, ato u kthyen e i thanë:

- Pikërisht për këtë ne frikësohemi dhe ikëm prej teje. Gjersa ti
neve, që të erdhëm dje, na çmove e shikove më tepër se dhitë tua, është
e qartë se edhe të tjerat që do të afrohen më vonë, to t'i çmosh e
shikosh më tepër se ne.

--------------

Tri gjërat e thjeshta të plakut

Njeriu një jetë ka dhe ajo nuk i kthehet kurrë më për së dyti. Edhe plaku i moçëm, një jetë pati, mbushi njëqind vjet dhe vdiq.
Po tregojnë se, para se t'i shuheshin qirinjtë në gropat e syve, u tha djemve aty pranë shtratit të lamtumirës:
-Bijtë e mi, njeriu është mysafir në këtë botë. Prandaj, po jua le me gojë që, kur të bujtni në shtëpinë e tjetrit për mik, mbani me vete tri gjëra të thjeshta: një metër, një gur kandari dhe një gjilpërë.

-Përse një meter, baba?! - foli djali i parë, ose gishti i madh i dorës, siç e quante plaku, pasi qe më i madhi në moshë se vëllezërit dhe donte vend të veçantë në qoshen e vatrës.
Plaku i hodhi një vështrim të zgjuar.
-Që të matësh vendin kur rri mes të tjerëve, biri im.
-Përse një gur kandari, baba?! - foli djali i dytë, ose gishti i gjatë i dorës, siç i thoshte i ati, pasi qe më i gjati në familje dhe bënte punët më të rënda.
Plaku i hodhi një vështrim të matur.
-Ta peshosh fjalën tënde para se ta thuash, biri im.
-Përse një gjipërë, baba?! - foli djali i tretë, ose gishti i vogël i dorës, siç e quante babai, pasi qe më i vogli në moshë dhe trajtohej gjithkund "pas të tjerëve".
Plaku i hodhi nje vështrim të mençur.
-Para se te thumbosh tjetrin me fjalë, ta provosh në veten tënde më parë, në të dhemb apo të djeg, biri im.
Dhe për të fundit herë plaku foli gjuhën e mëmës:
-Dhe tani, bijtë e mi, trupin tim ia fal tokës dhe mendjen time jua le juve...
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

UJKU DHE QENGJI

Nje qengj i vogel dhe i urte kishte dale per te lozur ne luadhin aty afer kasolles.
Ujku kishte disa ore qe po e ruante qe mbrapa ferres ,donte ti sulej dhe ta hante,por po priste nje rast te volitshem.
Do te ishte me mire te dukej si aksident- mendonte ujku ,se dhe i kishte friken Balos ,qenit te madh qe ruante delet.
Gjengji i vogel nuk dinte gje per ujkun qe ishte aty mbrapa ferres dhe vazhdonte te luante
Luaj e luaj e mori etja .
Mendoi te pinte pak uje ,aty afer ishte nje lume i vogel me uje te paster dhe te kulluar si kristali.
U afrua ,u ul ne gjunje dhe u zgjat te pinte,por...
Kujt i turbulln ujin ti more-foli ujku gjithe inat dhe gati per sherr.
Gjengji e pa dhe foli i trembur:
Ti zoti ujk po pi me lart se mua dhe une nuk kam si te ta turbulloj.
Ujku shtangi per nje moment pasi ishte e vertete ajo qe thoshte qengji .
Uji qe nga ujku rridhte poshte ku ishte qengji.
Por ujku ishte i vendosur dhe atehere pa u menduar tha:
Po mbase eshte e vertete por nena jote piu uje dje pak me lart se po pi une tani, dhe ajo ma turbulloi.
Ajo nuk eshte ketu ndaj une do te ha ty .Dhe ujku u hodh sakaq ne drejtim te qengjit te urte qe nuk pati kohe te thoshte asnje fjale tjeter.
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Djaloshi që mori fuqinë e ariut
Kohë më parë retë kanë qenë prej leshi. Një ditë ariu u shtri mbi një re, duke bërë që të binin disa shtëllunga. Këto ranë mbi një pyll, ku jetonte një nimfë, një prej atyre vajzave hyjnesha që gjatë ditës fshihen nëpër pemë ndërsa natën kërcejnë nën dritën e hënës. Nimfa gjeti një prej flokëve dhe e mori, e bëri gërshet me disa fije bari dhe ndërtoi një djep për fëmijën e saj, i cili u rrit aq i fortë dhe aq leshatak sa e quajtën ari. Por nuk ishte dosido ari, pasi ai e luftonte vetëm të keqen dhe i ndihmonte ata që kishin nevojë dhe që ishin të shtypur, ndërsa asnjëherë nuk kërkonte ndonjë dëmshpërblim për këtë.
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Plaku, Plaka dhe Cironka
Na ishte një herë një plak i varfer, por shumë i varfer ama. Ai jetonte ne breg
te lumit bashke me plaken e teij grindavece dhe shpirtkeqe. Jetonin te dy ne
skamje dhe ne mjerim te plotë. Plaku zinte ndonjë cirua ne lume dhe plaka e
gatuante. Një ditë dimri plaku ndenji aty me ore te tera, por nuk zuri gjë.
Ishte ftohte. Ai donte te kthehej ne shtepi, por kur kujtonte plaken rrinte
aty me shprese se mund te kapte diçka. Dhe me në fund fija e vjetër e
filispanjes u lekund dhe plaku nxitoi ta terhiqte. Kur c'te shihte? Një cirua
i vogël, fare i vogël vazhdonte te perpelitej ne majen e grepit. Plaku e mori
ne dorë. Cironka kishte ca vezullime te arta. Plaku hapi torben e tij te
vjetër dhe...
-Të lutem, me hidh përsëri ne lume!
Plaku u habit.
-Kush foli?- Tha.
-Të lutem me hidh ne lume,- tha cironka- dhe unë do të te realizoj çdo
dëshirë që të kesh.
Plaku i shkrete ishte zemermire. Ai e kuptoi se as ai e as plaka e tij
s'ngopeshin dot me një cironke aq te vogël dhe e hodhi ne lume. Ne çast,
cironka doli nga uji dhe i tha:
-Me thuaj një dëshirë!
-Të kisha një torbe me cironj...
Pa mbaruar plaku fjalën, torba me cironj i erdhi pranë. Plaku i mori dhe u
nis ne shtepi. Ne fillim plaka e shau, por pastaj natyrisht u kenaq. Plaku se
mbajti dot te fshehten (Ah, këta pleqte e mirë!) dhe ja tregoi gjithë
historinë...Plaka lakmitare i tha:
-Pse nuk i the që cironjte te ishin te tiganisur? Shko, thuaji!
Plaku i shkrete shkoi nëpër te ftohte, e thirri cironken dhe ja tha dëshirën.
Kur shkoi në shtepi, plaka kishte përfunduar gjysmen e cironkave...Por kjo
s'ishte asgjë.
Sa herë që plakes i kujtohej ndonjë gjë ajo dërgonte plakun t'ia thoshte këtë
dëshirë cironkes. Dhe plaku (Ah, i shkreti plak!...) shkonte ne lume dhe
therriste cironken. Dhe cironka bënte realitet dëshirën e plakes. Kështu
pleqte u bene zengjine. Ata kishin shtepi te mirë, kuaj, hyzmeqare...اdo gjë,
çdo gjë. Aq sa plaka s'kishte me cafre te kërkonte dhe një ditë e urdhëroi
plakun:
- Shko merre cironken tënde te qelbur dhe sille këtu!
Plakut te shkrete i therri ne zemër dhe cale-cale u nis e shkoi në anë te
lumit dhe i thirri cironkes.
Ajo doli ne çast mbi ujë. Cironka ishte e arte. Edhe zemren e kishte te arte.
-Me thuaj një dëshirë!- i tha ajo plakut si gjithmonë.
-Plaka më tha...- Plaku u gelltit.- se ti duhet të vish me mua tani.
Pra...plaka do që ti ta lesh lumin dhe të vish me mua...
Cironka e vogël heshti. Heshti disa çaste dhe pafolur fare u krrodh thelle ne
ujrat e turbullta te lumit për të mos dalë me kurrë.
Plaku u kthye ne shtepi..shtëpia s'ishte me. Ne vend te saj gjeti kasollen,
plaken e tij te keqe dhe te njeten varferi te dikurshme. Ndoshta kishte
kërkuar shumë...
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Miza dhe flutura
Të gjithë ne i urrejmë mizat, pasi ato vërtet janë irrituese dhe nuk ka lënë rehat asnjëherë, e më së keqi është kur jemi në gjumë. Por këtë herë nuk bëhet fjalë për bezdinë e mizave, por për zilinë e një mize. Kështu, një mizë i kishte shumë zili krahët e bukura të fluturës dhe nuk mund ta pranonte faktin se krahët e saj dukeshin të shëmtuar.
Një ditë u takuan dhe filluan të flisnin. - Ti e dashur flutur, - thoshte miza, - ti je bërë e njohur, duke fluturuar mes luleve. Por unë, kur shoh gjithë ato ngjyra që çon kot lart e poshtë, mendoj se në fund të fundit kur kemi lindur ishim të dyja si dy krimbsha të verdhacukë, lavra të gjora të shëmtuara...”, vazhdoi miza. - Po, - iu përgjigj flutura, - por me ndryshimin se unë kam lindur mes gjetheve të një trëndafili, ndërsa ti mes një grumbulli plehrash!”.
/zeri.info/
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Elefanti dhe qeni i vogël
Kur mbërriti cirku në një qytet, bëri edhe një xhiro për t’i bërë reklamë njërit prej elefantëve të tyre më të mëdhenj dhe i cili ishte atraksioni i vërtetë i këtij cirku. Mes kureshtarëve dhe të papunëve, që vraponin ta shikonin, ishte edhe një qen i vogël prepotent dhe i shëmtuar, i cili iu afrua lëkurëtrashit dhe filloi t’i lehte elefantit, duke mos treguar aspak respekt dhe frikë për gjigantin e tmerrshëm.
“Pusho shkarravinë!”, i bërtitën. “Ti nuk ekziston për të!”, i thanë shefat e cirkut. “E di dhe prandaj po leh”, bërtiti qeni i vogël. “Dua që qentë e tjerë të thonë: sa i guximshëm është ai qeni i vogël’. Kjo do të bëj që ata të më respektojnë dhe nderojnë më pas”, ua ktheu qeni i vogël..

zeri info
 
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Dreri dhe Luani
Një dre i etur erdhi tek një burim. Ndërsa ishte duke pirë ujë, vuri
re në ujë hijen e vet e filloi të mburret për brirët e vet, duke parë
madhësinë e bukurinë e tyre, kurse për këmbët e veta u hidhërua që i
kish aq të holla e të hajthme. Derisa ende ishte duke menduar për këtë
gjë, ia bëhu luani e filloi ta ndjekë. Dreri ia dha këmbëve dhe u
largua mjaft prej luanit. Për sa kohë vrapoi në fushë pa drurë, dreri vrapoi
mirë e i shpëtoi rrezikut, por kur mbërriti në pyll, në një vend me
drurë të dendur, brirët iu ngatërruan nëpër degët e drurëve. Dhe pasi
nuk mundi të vrapojë më, luani e kapi.
Para se të mbaronte në gojën e luanit, dreri tha me vete:
I shkreti unë! Këmbët më shpëtuan, megjithse mendova se ato do të
më lënë në baltë, kurse e gjeta belanë prej brirëve, tek të cilët kisha
plot besim.
 
Grindje e pakuptimt


Ne mes te qytetit ndodhet nje shtepi e madhe dhe e bukur. Ne ate shtepi jeton nje familje katerantareshe: Tomi nje djal nentevjeqar, me flok te zi dhe sy te gjelber, ai eshte i menqur dhe bujar. Eni eshte motra e tij e tij. Ajo eshte nje vajz tetevjqare, ka flok te verdhe qe i mban gershet dhe sy ngjyre deti .Babai i tyre eshte arkitekt dhe nena e tyre eshte punon ne nje agjensi udhetimi neper bot . Keshtuqe , keto dit asnjeri nga prinderit nuk ishte ne shtepi .
Shkolla sapo kishte mbaruar dhe te dy femijet e kishin perfunduar me nota te mira dhe klasa krenohej me ta.
Koha edhe pse ishte mengjes , bente shum vap. Ishte e dyt qe ata ishin vetem ne shtepi. Ora nenet e mengjesit kur Eni dhe Tomi dolen nga dhoma e tyre, duke i thene njeri-tjeterit :
-Mirmengjesi Tomi !
- Mirmengjesi Eni !
- Ke pasur frik naten ? - e ngacmoi Tomi te motren .
- Jo aspak . - u pergjigj ajo .
Hyne ne dhomat e tyre. Eni veshi nje pal pantollona te kalter dhe te shkurter, nje bluz ngjyre hiri , i rregulloi floket gershet dhe doli jasht . Tomi kishteveshur pantallona ngjyr kafe dhe bluz te bardhe .
pasi pastruan fytyren, hyn ne kuzhin per te ngren mengjes.
Duke ngrene ne qetesi , Tomi e theu heshtjen :
-Qfar do te bejme sot ? - pyeti ai me dashamiresi .
- Nena na ka then te ujisim kopshin , -tha Eni .
-Ne rregull , pasi te perfundojm mengjesin do ta ujisim kopshtin, - ia ktheu Tomi.
Lane pjata dhe pastruan tavolinen , moren ujiteset nga papafingo dhe dolin perjashta.
Dielli shkelqente dhe kishte pak re ne qiell.
Pa dashur, Tomit i rreshqiti kembane balte dhe me ujitese ne dor u rrezua , duke bere rrobat tere balt dhe te lagura.
Eni ia krisi nje te qeshure , te cilen nuk mund ta ndalonte dot.
Tomi u ngrit, mori top qe kishte afer dhe ia hodhi Enit.
Ajo u rrezua duke lagur rrobat dhe floket. Tomi filloj te qeshej me te madhe, ndersa Eni qante.
- Jo te lutem, mos qaj . Me vjen shum keq ! - i tha Tomi
- Te vjen keq ? Po te te vinte keq nuk do te ma beje kete ! - tha e nevrikosur ajo.
- Po me fal tani! - i erdhi keq Tomit.
- Largohu o mendje madh ! - foli Eni me inat.
- Nese un jam mendjemadh, ateher ti je kokoroqe ! - ia beri me inat Tomi .
- Ti je vellai me i tmerrshem ne bot ! - ia ktheu Eni .
- He pra ! Tani deshiron te grindesh me mua ? Une jam me i madh se ti apo jo ?- i tha tomi te motres .
- Ti e di shum mir se nena na ka mesuar te mos grindemi per gjera te kota . Ne duhet t'i kerkojm falje njeri-tjetrit .. - u mundua te shpjegoj Eni.
tomi u ndal nje koh duke menduar dhe tha : '' Po sikur ajo te ket te drejt ".
-Me vjen keq edhe mua. ato qe t'i thash nuk i kisha me gjith mend , - ia ktheu Eni.
Te dy u perqafuan, ashtu tere balt. Kur perfunduan se ujituri, hyn ne shtepi per te ngren drek .
Te dy e kuptuan se me grindje nuk mund te shkonin askund dhe se kerkimfalja eshte gjeja me e mir ne bot .
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top