Permiresohet gjendja e Massa

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Frika e madhe ka kaluar, nderkohe qe mjeket kane filluar te mendojne dhe punojne per rikthimin e shpejte te Felipe Masses ne pistat e Formula 1.

Braziliani i Ferrari-t ka kaluar nje tjeter nate te qete nderkohe qe mjeket e klinikes AEK ne Budapest shprehen se 28-vjecari ka dhene sinjale pozitive qe po vijne gjithnje e ne permiresim, pas atij aksidenti te shtunen ne provat zyrtare per Cmimin e Madh te Hungarise.

Zedhenesi i Ministrise se Mbrojtjes hungareze Istvan Bocksai ka deklaruar per mediat, se Massa i eshte nenshtruar mengjesin e te henes nje tjeter grafie nga e cila nuk ka rezultuar asgje shqetesuese per mjeket.

Sipas po te njejtit burim piloti ka patur komunikim pasi ka reaguar ndaj fjaleve te sanitareve.

Ne spitalin e Budapestit kane qendruar gjate nates, e shoqja e pilotit, Rafaele, prinderit e tij nderkohe qe ne mengjes Massa eshte vizituar nga presidenti i Ferrarit, Luka Montezemolo dhe braziliani i Braun GP, Rubens Barrikelo.

"Une nuk kuptoj asgje nga mjekesia, por pasi pyeta mjeket nese gjendja e mases do te rregullohet, them se mund te shkoje i qete ne shtepi. Pergjigja e tyre ishte se Massa do te permiresohet shume shpejt", ka perfunduar Barrikelo.

Nderkohe sipas kanalit tv brazilian TV GLOBO, ne fund te kesaj jave Massa do te transferohet ne Paris, ne kliniken e profesor Xherard Sejo, traumatologu qe eshte njekohesisht edhe keshilltari i FIA.
tch

massa-demtuar.jpg
 
Schumacher mund ta zëvendësojë Massan
Shtatëherë kampioni i botës në Formula 1 dhe këshilltari aktual i Ferrarit, Michael Schumacher, mund ta lë anash pensionin dhe të kthehet për ta zëvendësuar të lënduarin Felipe Massa që nga gara për اmimin e Madh të Evropës që do të mbahet në Valencia muajin që vjen.

Piloti brazilian Felipe Massa të shtunën pësoi një aksident gjatë provave zyrtare për اmimin e Madh të Hungarisë dhe aktualisht është duke u trajtuar në Budapest, pas një ndërhyrje kirurgjike si pasojë e frakturave në kokë.

Sipas parashikimeve, Massa nuk do të jetë në gjendje ta vazhdojë Kampionatin e sivjetmë të Formula 1, kështu që Ferrari është në kërkim të një zëvendësuesi për pjesën e mbetur të sezonit.

Të martën, zëdhënësja e legjendës gjermane Michael Schumacher ka nxitur spekulime dhe shpresë se Schumacher mund ta drejtojë sërish bolidin e kuq.

“Gjithçka do të analizohet nga Ferrari. Nëse ata kërkojnë nga Michael (që ta zëvendësojë Massan), ai do të mendojë për këtë gjë”.

“Në rastet tjera do të thosha se ai nuk është i interesuar, sepse ai po ia kalon mirë me jetën e tij dhe nuk u mungon asgjë, mirëpo tani është një situatë ndryshe”, ka thënë zëdhënësja e tij për BBC.

Nga ana tjetër, menaxheri i Schumacher, Willi Weber, ka mohuar çdo mundësi që gjermani të mund të pilotojë sërish.

Emri tjetër që qarkullon për ta zëvendësuar të lënduarin Felipe Massa, është piloti i Renaultit, Fernando Alonso, për të cilin edhe ashtu spekulohet se do t’i bashkëngjitet Ferrarit në vitin 2010.
*telegrafi*
f.0728185045357_m.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top