Perla forumore!

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Perla forumore!

Nje pjese te cmuar te kohes e kalojme ketu, kush me shume e kush me pak. Kalojme ketej e leme gjurmet tona, …..Ikim, shtegtojme, thithim nektare ne tjera lule dhe ca nuk kthehen, ca kthehen,….. e ca kthehen ne nje apo nje forme tjeter. Ajo/ai qe mbetet ketu dhe qe na pret gjithnje zemerhapur eshte forumivirtual, cdo here I fresket, me gjurmet tona qe kemi lene ketej, dhe, gjurmet nuk harrohen kurre, kurren e kurres, ato jane shembelltyre jona qe qofte me prezencen tone apo jo, nuk do harrohen aq lehte. Ca nga to jane te keqija e ca nga to vertete jane perla qe kohe pas kohe ja vlene te kthehemi e ti lexojm, rilexojm e prape ti rilexojm. Anetaret vine, shkojne, treten udhekryqeve te botes por gjurmet ( perlat – ato me te bukurat te shkruara me thjeshtesi apo delikatese ) ato qe une dua ti trajtoje ne keet teme jane margaritaret qe shendritin ketej dhe ju bejne te kujtoheni kohe pas kohe.

Ju ftoje qe ne kete teme te sillen ato shkrime te shkruara nga nje anetar apo ish – anetar i cilin shkrim ka lene tek ju nje mbreslenje te vacant dhe konsideroni si perle forumore. Ju kasha lutur qe te fokusoheni e te sillni vetem shkrimet kur jeni te sigurt qe e ka shkruar anetari.

Une sonte do sjelle diq nga fjalepaku i forumit, madje do sjelle shkrimin me te gjate te tij qe kam hasur qe shume kohe, mikut tim qe i shkruaj me rralle se cdo anetari tjeter te forumit.



Tema: Lotet... nga ina@ina@ina

Postuesi: fight_cllub_al

lotet ... pika vetmie ... pika trishtimi ...perrenj te vegjel fjalesh te thene kurre ... kurre te degjuara
lotet.... fragmente kujtimesh kurre te harruara...caste dhimbjesh te mbytura
lotet....momente shprese .... gezim i ndare me te tjeret ... miqesie
lote , tashti rridhni sa te doni .... lirojeni zemren time tashme te mbushur plot prej shum kohesh
 
Titulli: Perla forumore!

Kitrra te lumte per temen...Me duhet te shkoj e te gjej te gjithe postimet qe me kane pelqyer mua(e te siguroj qe jane shume) e ti sjell ketu.
Nderkohe ,po them qe ata qe me lene diçka me postimet e tyre jane Mia,Nostra,Bella,(ti sigurisht) e disa te tjere...
 
Titulli: Perla forumore!

Kitrra shume e bukur si teme ,une kam disa postime ne mendje te anetarve ose me sakte te nje ish anetari (qe s'po e shoh me online ketu ,vec ne fb ne farmville :D ) i cili gjthm me ka pelqyer ne postimet e tij ,por me kete formatin e ri te forumit s'po arrij ta gjej dot .
 
Titulli: Perla forumore!

Tema: Ballafaqimi me vetveten!!

Postuesja: INUSHJA 2 - e kishte shkruar kete postim diku. Me pelqeu andaj po e sjelle:

''Te besh gjen e duhur, ne kohen e duhur dhe e gjith kjo te behet jo nga ambicie (shpesh te semura) por nga frika e ballafaqimit nje dit me veten, tregon thjesht per nje NJERI te shendosh i cili edhe pse ballafaqohet cdo dit me padrejtesi, me gjera shume te ulta, ai arrin te mos e ndyj veten aspak.
Nuk do te thot asgje te besh emer, te kesh nje karrier kushedi sa te ‘’suksesshme‘’ gjithcka eshte shume e trishtueshme nese e gjith kjo rruge na ka shkaterruar si NJERI ! Prandaj, te jesh me ndergjegje te qete eshte triumfi me i madh ndaj cdo sfide....''
 
Titulli: Perla forumore!

Temë: اudia, stafi qëndron lakuriq në punë… nga ida angel



shiHanny!! - them te drejten ka patur shkrime qe jke qeshur tere diten me to. Thjeshte me mungojne shkrimet e saj ne forum. :puthdore::puthdore:


Postimi i bërë nga shiHanny!!. - Të punosh lakuriq në mjedisin e punës mund të të ngrejë moralin dhe të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e gjendjes shpirtërore të punonjësit"

:gallate::gallate:..u nime?!!? beh, valla bila veq qe ma keqson gjendjen shpirtnore kjo gjo..

kta psikologa kan nevoj per psikolog jo por per psiakter..

sa interesont amo, kisha pas qef me pa shefin tem nudo, uhh, hmm ...LOLLOL
 
Titulli: Perla forumore!

Tema: Rregulla të arta mbi komunikimin në çift


Postuesja: swetzzinna

  • Së pari, përpiquni të njihni veten tuaj, jini në dijeni të ndjenjave që keni përbrenda...
  • Përpiquni të kuptoni bashkëshortin/bashkëshorten tuaj; mor prisni të jeni ju gjithmonë ju ai që duhet të kuptohet në çift...
  • Kuptoni që tashmë jeni të martuar, keni arritur në një moshë të tillë që ju vë para përgjegjësive më të mëdha...
  • Pas çdo problemi që mund të lind në çift, mos thoni kurrë “unë dalë dhe shkoj tek prindërit e mi” ose “marr xhaketën e ik nga shtëpia”. Përpiquni të jeni konstruktiv në forcimin e lidhjeve në familjen tuaj.
  • Në rast problemi, mos kërkoni një gjykatës që mbështet problemet tuaja. Gjeni dikë që nuk merret me personat, por me zgjidhjen e çështjeve...
  • Pasi të njihni njëri tjetrin, duhet të jeni në gjendje ti përgjigjeni situatës “Unë e di se si duhet të sillem me bashkëshortin/bashkëshorten time në raste të caktuara, e di se duhet të komunikoj me të”...
  • Mendoni mirë se si çfarë dhe si do të thoni atë që mendoni. Mos harroni mentalitetin e bashkëshortit tuaj...
  • Mësoni të kërkoni ndjesë. Në momente të caktuara, rini larg ndjenjave të krenarisë...
  • Kërkoni ti zgjidhni problemet pa u mbledhur shumë. Mos kujtoni problemet e shkuara në çdo problem që mund të dalë...
 
Titulli: Perla forumore!

Tema: : Se di si ta quaj

Postuesja: Elushe

Ato pse'te e tua kane te gjitha nje pergjigje: sepse fajin e kam une.

Imagjinojeni Europen familjen tuaj. Me thoni ju lutem, a do deshironit te hynte ne shtepi pa trokitur ne dere e pa mare leje nje komshi qe eshte hajdut, kontrabandist e vrases?

Faji eshte i imi qe votoj vit pas viti 50% Sali e 50% Rame ne vend qe te mos votoj per keta montra te popullit tim.

Perse na duhen vizat? Me mire keshtu pa viza, ne kete menyre ndoshta do te rri me shume ne Shqiperi dhe mbase do te me mbushet mendja te punoj ne arat e mia, te pastroj plazhet e mia, te zhvilloj turizmin ne plazhet e pyjet e mi, te ndertoj bizneset ne token tim, ne vend qe te punoj ne arat e botes, te pastroj plazhet e botes e te ngrej bizneset e botes. :dong::dong::dong:
 
Titulli: Perla forumore!

Tema: Dita e Shen Valentinit

Postimi origjinal është bërë nga kitrra 123
Do fokusohem ne tri ceshtje te thjeshta:

1. Ka kohe qe vizitoj dhe kycem ne faqe virtuale ndersa ka vite qe jam anetar i ketij forumi, por, me lexime frekuentoj edhe forume tjera. Ndjehem shume i befasuar me thirrjet plot e perplot ekstremizem e mllef nga njeres qe paraqiten nga nivele te ulta shkollimi e madje deri ne te vetquajtur doktor shkence. Te tera keto thirrje kan nje objektiv: Ndalini festat e kota, festat e pabesimtareve, festa e te pafeve, festen e nenes, festen e krishtlindjeve, festen e te dashuruareve ….etj. etj. Cfare me gjithe kete energji negative? A don te thot kjo se cdo gje jomuslimane eshte e kot dhe e gabuar? Pse gjithe kjo urrejtje kur ne anen tjeter akoma nuk kam pare nje kerkese per te ndaluar festen e Bajramit. Me plot pergjegjesi e them se kjo eshte dukuri e mostolerances dhe asigje me teper.
2. Une jetoje ne Kosove dhe te them me plote pergjegjesi se propaganda eshte e njejte per te gjitha festat. Te gjitha restorantet, marketet, hotelet, lokalet ne nje menyre apo ne nje tjeter mundohen te joshin njeres per te fituar kuptohet, madje edhe per Bajram kjo nuk ndryshon fare. Kemi ahengje e ahengje, fitime e perfitime. Sic do here dhe gjithnje ata qe kane shpenzojne me shume e te tjeret me pake. A nuk eshte komercializem tere ajo tregti qe behet per Bajram, tere ato shpenzime qe behen per te vajtur ne Meke, apo gjera te tjera. Kuptohet qe te gjitha jane shpenzime por njerezit kan te drejte ti bejen se jane festa.
3. A duhet te festohet? Gjithsesi duhet te respektohet cdo feste e cdo besimi dhe ne raste festash duhet uruar. Po festa e te dashuruarve? Pse jo. Ka mesazhe te qarta paqeje dhe dashurie dhe asnjehere nuk eshte e tepert te shperndash dashuri. Madje eshte virtyt i larte poashtu sikurse per bajram qe shperndahen mesazhe paqeje dhe urime tjera. Pra nese nje feste per objective te veten kishte dhe ka nje mesazh te mire pse te mos urohet dhe te festohet. Ma ha mendja se secila nga keto festa ka nje qelllim solid te mire sepse se paku gjate ketyre diteve shume njeres do pajtohen apo do afrohen.


Andaj behuni me parimor dhe ndalojini thirrjet plot pezem, helm e militarizem.
 
Titulli: Perla forumore!

Tema: Revolucioni

Postimi origjinal është bërë nga Nostra_22

Revolucioni quhet sipas meje nje rebelim i mases popullore kundra sistemit ne te cilin kjo mase kufizohet.
Eshte e ver8 qe jo cdo revolucion arrin ti permbahet zanafilles se tij, shpesh euforia demton edhe vlerat e se shkuares.
Revolucionin e gatuajne mendjet e ndritura, por pa mbeshtjetjen e mases se gjere, ky revolucion mbetet nje leter qe endet nga e dergon era, apo perfundon ne kosh prej duarve te te rrezikuareve.
Dhe sot masa e gjere pregatitet te gjeje te gjithe forcen per ndryshim themelor, per rebelim uniform.

Ndoshta ajo qe me pelqen me teper ne kete teme nuk eshte revolucioni si koncept, por revolucioni si zgjidhje per situaten dramatike ne te cilen ndodhet Shqiperia sot.

Une arrij te ndjej qe te gjithe pakenaqesite qe vijne nga te gjitha krahet ne Shqiperi, ne te gjitha fushat dhe aspektet e ndryshme, te cilat nuk po marrin asnje kundrapergjigje vec heshtjes se frikshme, po ndertojne themelet e nje revolucioni te paimagjinueshem ne Shqiperi.

Nuk dua te behem supersticioz por edhe Nostradamus eshte shprehur qe kur shqiptaret te perdorin kartat e tyre, do te cudisin boten. Arsyen ende nuk e di...

Une kuptoj qe kjo heshtje e madhe ngjan aq shume me geshtenjat mbi zjarr.

Shoh cdo dite nje brez intelektualesh te ardhshem qe rriten dita-dites, nje brez historianesh qe kane arritur te shohin pertej librave shterpe te historise qe na kane mesuar. Shoh nje rizgjim vlerash, nje rikthim drejt identitetit per te vendosur ate qe koha na ka mohuar prej shekujsh.

Shqiptaret nuk mund te jene as aktore por as faktore ne Ballkan, Shqiperia ka mundesine reale te jete zemra e Europes.

P.s me falni nese gjeni doza te renda optimizmi, une shoh pertej
 
Titulli: Perla forumore!

Tema: : FEMRA SHQIPTARE

Postuesja: Elushe

Femra shqiptare është Mbifemra!

E them, mbifemra, jo pse është e kombit tim, por sinqerisht ekziston një fshehtësi, a sekret i genit gjenealogjik, që pretendon prore të mbijetojë në çdo kohë e situatë sado e vështirë dhe e kobshme të jetë! Pikërisht ajo fshehtësi gjenetike është në femrën shqiptare, e cila me durimin e saj, vuri mbi vete gjithçka me vlerë e pozitive për dashurinë, familjen, farëfisin dhe ruajti nderin e familjes e fisit kurdoherë, për atë quhet FISNIKE, ajo që mbanë gjallë fisin e njeriut, që askush tjetër nuk ka këtë epitet madhor! Dikush ende nuk mund ta kuptojë, kur e kanë kuptuar edhe të huajt, që popullzuam një botë, as këtë nuk mund ta kuptojë ende dikush...

ثshtë lehtë ta ketë një opinion të vet të lirë, femra e një populli të lirë e të civilizuar - por është krenari që femra shqiptare mbijetoi aq fuqishëm me genin e saj trashëgues, në një popull të robëruar e të shtypur e të shkatrruar me themel, shkrumb e hi nëpër mijëvjeçarët histerik! Edhe sot, pas mijëra diskriminimeve deri në pragzhdukjeje ndaj kombit shqiptar, femra shqiptare mbetet Hyjnia e Botës, ku vetëm me pak kujdes e vetpohim personaliteti, arrinë të renditet edhe mbi femrat e popujve ma të civilizuar, në çfarëdo aspekti pozitiv, që nuk qëndron aspak ma ultë në asnjë aspekt, se secila femëre botës! Bukuria, Mençuria, Nderi, Besa Shqiptare, Zgjuarsia, Guximi në një jetës aq të vështirë (si me bre hekur e çelik me dhëmb), Guximi ndaj edhe gjakpirësve ma të egjër barbarë - Femra Shqiptare, kurrë nuk iu përkul me Nderin e saj - as pushtuesve, as mbretërve as shtat' krajlave - por e ruajti genin e vet trashëgues edhe në momentet ma kritike të jetës - duke sakrifikuar edhe vet Jetën para pushtuesve, çnderuesve, e edhe krijoi histori për zili për një botë!...

Nuk duhet të merremi me shembujt e rrugëve, bareve, a çkado tjetër, kur masovikisht Femra Shqiptare, kudo ndodhet pa e treguar Vetveten Shqipetare, nuk e len, as do ta lejë kurrë edhe në opinione të huaja! Dihet se çdo kohë ka ngritjet e rëniet e veta, shkundjet e jetës, e nuk është çare pa rënë gjethe e ndonjë degë Lisash, por kurrë lisa të rrëxuar përdhe! Ndikimet e huaja e qëllimkëqija, mund të vyshkin edhe lule shumë të bukura erëkëndshme, po kopshti shqiptar, është i ruajtur nga Geni Trashëgues, sado rënie e sakrifica të ketë! Paramendoni: cila femër vetflijohet, para një çnderimit të huaj? - Po cila femër nuk e lë embrionin e huaj as të lindet gjallë? Po, cila femër i bindet, e shtrohet me durimin paskaj, qoftë edhe një burri aq të ndruejtur edhe të shëmtuar në mendje e trup, kur një bukuroshe shqiptare e tillë, lindi e rriti bijë shqiponjash, kur vet edhe emri - shqipja, i takon femrës shqiptare, ku Bijtë e Shqipes, nuk e lan pa e treguar vetveten, e pa bërë histori ndër ma të rrallat botërore - sa nga zilia e madhe edhe i përvehtësuan të huajt historikisht, sepse të gjithë perandorët e shtetformuesit, strategët ma të mëdhenjë botëror - ishin padyshim bijtë e femrës shqiptare!

Femra shqiptare është Hyjnia illiro-pellgasgjike, është poajo hyjnia antike, po ato perëndeshat olympike, po ata ''pellgasët Hyjnorë'', që ndërtuan nga Akropoli, Aleksandria, e Hindi, e gati të gjitha mrekullitë e botës! Dikujt mund t'i duket kjo një humoreskë rasti, por le ta dij se vetem shqipja, lind bijë të shqipes!

Vetëm Shqipja lind bijë të shqipes dhe femra shqiptare sot, e ka në vetëdijen e saj të mrekullishme, aftësinë e mbijetesës kudo ndodhet dhe opinioni i saj është i lirë dhe i hapur, sido që të jetë: fëmij, vajzë, nuse, grua a e moshuar - por, që ajo don t'i hapet udha e opinionit, se e ka trashëgim nderin e themelit të personalitetit, është themeltare, që nuk mësyen turr e në opinion përpara si tjerat përrreth atdheut shqiptar - sepse ka Maturinë e Shqiponjes! -

Vetëm Shqipja Lind Bijë Të Shqipes dhe opinioni i saj është i hapur me kohën!
 
Titulli: Perla forumore!

Sa perla jane humbur me humbjen e postimeve te vjetra..
 
Titulli: Perla forumore!

Sa perla jane humbur me humbjen e postimeve te vjetra..


Vertete shume dhe eshte per keqardhje :ciaoo:kjo me ka shtyre qe tani e tutje ndaj shkrimeve qe ja vlene te jem me i kujdesshem dhe te kujdoqofshin ato i ruaj :ciaoo:nje lloje koleksioni te mendimeve aty per aty, se jo rralle keto jane mendimet me te delira :gjujpeshk:
 
Titulli: Perla forumore!

Tema: Cfare po ndodh keshtu me boten?

Postuesja; Yellow Redhead
cfare po ndodh me njerezit? kjo me duket me shume shqetesuese ida
 
Titulli: Perla forumore!

Tema: Ju ka ndodhur te mundohet partneri t'ju ndryshoje.

Pergjigja:


Sukesi ne jete/bashkshortesi nuk mvaret vetem nga ajo se a keni gjetur partnerin e duhur, por ka te beje edhe me ate se a jeni edhe vet ju partneri i duhur:gjujpeshk:

:dong: :dong: :dong:

Sa domethenes ky postim, se pari duhet t'i kerkojme vetes, e pastaj te tjereve
 
Titulli: Perla forumore!

Tema: " Dashuri e verber "


Postuesja: Bianca_SK

E pra , dhe une u dashurova. Kam qene e dashuruar gjithemone ç'eshte e verteta , por nuk e dija. Dashuri e lindur , siç eshte ajo per nenen.Mendoja per te çdo dite,mendoja gjerat qe doja ti ndryshoja , gjerat qe doja te beja per te , si doja ta shikoja , t'ua prenzatoja te tjereve me krenari , me merrte malli kur i rrija larg , e "urreja" kur e jetoja nga afer .
Tani e kuptoj qe jam e dashuruar , e mundesisht verberisht e dashuruar . E dua edhe pse me ofron shume pak ose aspak , e dua edhe atehere kur nuk me konsideron fare , e dua edhe atehere kur me trajton "keq". E dua , s'kam ç'bej. E dua edhe kur me le ne erresire , kur me le pa uje ...

E te mendosh qe kete dashuri e ndaj dhe me te tjere . Nuk jam vetem une qe e dua , e duan dhe te tjere . Por nuk jam aspak xheloze per kete .Se eshte pikerisht kjo dashuria dhe nga ana e te tjereve , qe me jep shpresen se mbase duke bere bashke gjithe dashurine qe kemi per te , do mund ta ndryshojme . Sa bukur do ishte .

Te ndryshon dashuria , tani u jap te drejte atyre qe ma thone perhere . Se te duash ne keto kushte nuk eshte aspak e lehte .Shume kush ne vendin tim do e kishte urryer . Por une e dua .
Dua 28.748 km² te saj , nga njeri skaji ne tjetrin . E dua me te gjitha aspektet e shumellojshmerite qe me ofron.
Por nuk harroj te ve llogjiken ne pune , siç kam bere perhere . E eshte pikerisht atehere kur fillon punen llogjika , kur une nis te "urrej" nje pjese te dashurise time . Nuk urrej ate , sepse e di qe nuk eshte faji i saj qe nuk mund te me ofroje ate qe une dua apo pres prej saj .
Urrej , dhe kete e them me shume bindje , te gjithe ata qe nuk e duan dhe qe po ma shkaterrojne dashurine time . Urrej ata qe ne vend qe te bejne ç'mos qe dashuria ime te arrije majat , ma fundosin me keq. Por s'doja te flisja per urrejtjen time kesaj here .
Doja te ndaja me ju dashurine time te pakushtezuar , pa interes , ndaj ketyre 28.748 km² territor Shqiperie . Ne fakt nuk jam vetem kaq km² , jane me shume ...

Si per çdo dashuri , qe shpresohet te perfundoje mire , keshtu shpresoj dhe per dashurine time . Kam shume besim per kete , por duhet te bashkohet dashuria ime me dashurine e te tjereve.


Me shume dashuri per keto km² , Bianca SK
clip_image001.gif
( B.Ll )
 
Titulli: Perla forumore!

Tema: Si të përballeni me hidhërimin?

Postuesi: Kitrra


Lidhur me kete problematike qe eshte mjafte e theksuar do e tregoje nje fabule te EZOPI-t qe e ka shkruar mese 2000 vjete me pare:

Nje bari kulloste delet e tij ne nje kullote. Kishte te veshur nje pallto. Era ( fryma ) dhe dielli kuvendonin per bariun dhe shtyheshin me fjale se cila munde ta detyronte bariun qe te hiqte pallton.

Une po fshehem pas vranesis dhe provo ti e para - tha dielli.

Era filloi te perdorte forcen e saj dhe vazhdimisht vinte duke e shtuar, por, bariu vetem sa e perthekoj dhe shtrengoi pallten me shume. U nervozua era dhe filloi me tere agresivitetin dhe egersien saq e rrezoi bariun por ai me dy duart e tije shtrengonte pallten secilen here me shume. Era e pa se ishte e kote dhe se nuk kishte cfare te bente pos ta mbyste bariun. Provo ti njehere pa te shohim - ja ktheu diellit.

Doli dielli nga vranesit dhe rriti ngrohtesin e tij pak nga pak. Bariu jo vetem se shperthekoj setren por edhe i buzqeshi fytyra. Pas pak ngrohtesie, bariu hoqi pallten dhe pasi e vari ne nje lis aty afer filloi te kenaqet me ngrohtesin dhe qetas ja mori kenges duke ruajtur delet.

PS. Gjeni ngrohtesi njeres, ajo eshte rreth nesh kudo, mjafton ta kerkoni.....
 
Titulli: Perla forumore!

kitrra miku im me pelqen kjo teme sepse keshtu rifreskojm mendjet dhe zemrat tona me perlat e shkruara nga te rinjt :)
spo gjej dot per momentin disa postime si te Mia, bricolo, ina, elb, te tuat e te tjera..............por kjo tema qe ke hapur pak dite me pare me ka pelqyer sepse ka te bej me ndjenja dhe qe i drejtohet shoqeris, dashuris e familjes.

Postuar nga Kitrra. 12.04.2010 :)
Imtësitë dhe rëndësia e tyre!

Ne, ne jeten tone te perditshme me mundin dhe sakrificen tone, te gjith ne, madje pa asnje dallim ngjyre, race, besimi gjakojme per nje rendesi, nje harmoni apo me mire te themi gjakojme per nje jete me te lumtur familjare, bashkeshortore apo edhe ne shoqeri. Dite, muaj, vite e dekada ne cirremi pas gjerave te medha per ta permbushur jeten dhe shume pak nga ne kujtohemi dhe kuptojme se imtesite dhe vemendjet e imeta dhe te perditshme jane ato qe na mbushin jeten apo na bejne te lumtur. Sa me shume qe njerezit e kesaj bote arrijne ti permbushnin njeri - tjetrit kerkesat e imta, ne dukje te pare te parendesishme nga te cilat perbehet jeta, aq me shume do kete lumturi dhe harmoni familjare, kolegiale e sidomos bashkeshortore. Nje premtim per tu realizuar pas ca muajsh apo vitesh gjithnje eshte me i zbeht se nje cokollat e dhene ne befasi ne momentin dhe menyren e duhur. Lulet, pershendetjet, fjalet embla ne caste te duhura, lavderimet me tamam, sinqeriteti ne mase, kujtesa ndaj datave dhe diteve te rendesishme, perkujtimi i tyre, nje kartolin, nje dhurate modeste, nje ndihmes rreth puneve, nje darke e thjesht, nje kujdes i treguar, nje mirnjohje, nje email, nje sms …etj. ….etj..te gjitha keto ne menyre te sinqert ne kohen dhe momentin e duhur jane me te rendesishme se gjithqka. Ne dukje te pare te gjitha keto duken imtesi, por, a ja vlen ti dhurojme dikujt lule vetem kur semuret dhe eshte ne spital?!

Cfare mendoni ju per imtesite? Cfare konsideroni imtesi, sa ju kushtoni kujdes dhe cila ka qene imtesia e fundit qe keni bere/ ju kane bere e cila ka bere dike/ apo ju ka bere juve te ndjeni qofte edhe nje lumturi qasti?
 
Titulli: Perla forumore!

Tema: Cili "premton" me shume ?!


Postuesja: bella


E ardhmja premtuese ndertohet ne baze te asaj qe ne duam, me vullnetin dhe deshiren e perbashket te ciftit.
Keta dy tipa djemsh qe ti ke shtruar ne temen tende, na bejne te jemi konfuze sepse nuk gjenden tek nje njeri karakteristika ideale qe ne kemi ne iluzionet tona :D...........Prandaj dhe zgjedhja behet e veshtire, duhet te ndihesh mire me veten tende prane dikujt......Asnje tip nuk eshte i sigurte derisa nuk e provon :p :yahoo:......dmth te duhet ta jetosh sepse asnjehere nuk i zihet bese vetem asaj qe duket apo perceptohet duke pare eksperiencat apo jo eksperiencat e tyre.


Ne fund te cdo llogjike moj inushe...ne fund te dites kur nata bie....djemte nuk jane aq te komplikuar sa duken jo :lol:....nuk jane aq dinak dhe jane shume naiv (te siguroj per kete..eh edhe me i djallezuari ben gabime:p)..........Pra nese kane nje femer qe di cfare do nga ai....ndryshojne, marrin forme menjehere:yahoo:....ose ne te kundert (sic eshte tipi i pare) ....aha nuk mund te zgjohet me (i shkreti LOL)

Zgjidhet ke ndjejme ne me afer...ska rendesi cfare tipi eshte......e bejme ne si te duam LOL
 
Titulli: Perla forumore!

Tema: Vetes...Ju....Reflesion.

Postuesja: bella


Vepro me qetesi, ne mes te zhurmes dhe nxitimit dhe kujto gjithmone se sa paqe mund te kete brenda heshtjes. Me sa mundesh, por pa teprime, mba marredhenie te mira me te gjithe. Parashtro opinionet e tua me qartesi, qetesi dhe degjo te tjeret: pavarsisht se te merzitshem dhe budallenj, kane edhe ata nje histori te tyren. Evitoi njerzit vulgare dhe prepotente: perbejne nje torture per shpirtin. Nqs insiston te konfrontohesh me te tjeret, rrezikon te behesh i kote dhe i hidhur, sepse gjithmone do te ekzistojne individe me te mire dhe me te keqinj se ty. Shijoji sukseset e tua, madje edhe projektet. Mba zgjuar interesin per profesionin tend, sepse sado i rendomte qofte, perben nje pasuri te vertete, ne metamorfozat e pashtershme te kohes. Ji i kujdesshem ne punet e tua, sepse bota eshte plot me mashtrim. Por kjo nuk duhet te te verboje perballe virtyteve, jane te shumte ata qe ndjekin ideale, aty ku jeta eshte plot me heroizem. Ji vetvetja. Mbi te gjitha mos u shtir per ndjenjat. Mos u bej cinik perballe dashurise, sepse megjithese mund te perballesh me zhgenjimin dhe padrejtesine, dashuria eshte mbi gjithcka....si dhe Zoti. Pranoje i perulur urtesine e moshes, duke hequr dore i qete nga tundimet e rinise. Kultivo nje karakter te forte, per t’u mbrojtur nga te papriturat. Por mos u torturo nga fantazite: shume frika lindin nga lodhja dhe vetmia. Pertej nje disipline te justifikueshme, ji tolerant me vetveten. Ti je bir I universit, I pemeve dhe I yjeve dhe ke te drejta te plota per te ekzistuar. Dhe qofsh i bindur apo jo, nuk ka dyshim qe universi po evoluon ne drejtimin e duhur. Prandaj qendro ne paqe me Zotin, cilido qofte koncepti qe ke per te. Dhe cilatdo qofshin pikellimet apo frymezimet e tua, ne konfuzionin e zhurmshem te ekzistences, ji ne paqe me shpirtin tend. Pavarsisht mashtrimeve, kurtheve dhe endrrave te thyera, kjo eshte akoma nje bote e mrekullueshme. Ji i kujdesshem. Gjithmone mundohu te jesh i lumtur.
 
Titulli: Perla forumore!

Titulli: "Mami eshte lezbike" - ja mendimi i nje adoleshente

Postuesja: bellatrix

mire keq eshte prindi jot
lezbike apo homosekual ngelet prap gjaku jot

prinderit nuk i zgjedhim ne , as vellezrit as motrat dhe duhet ti pranojme sic jane . qofshin te mire apo te keqinj . na pershtaten ne apo sna pershtaten. lezbik apo homosekual . te bardh apo me ngjyre. Nese ka dicka qe ne kete jete se ndryshojme dot eshte lidhja prinder femije. prindin apo femija nuk nderrohet asnjiher.
 
Titulli: Perla forumore!

Titulli: Gjalleria dhe jeta e forumit virtual.

Postuesi: sabah

Ne mardheniet midis njerezve ka disa rregulla dhe ligje te shkruara.Por ekzistojne edhe disa te tjera te pashkruara e keto jane norma te moralit njerezor.Neper forume puna e pare perpara se te rregjistrohesh eshte nje rregullore te cilen duhet ta lexosh dhe nese te pelqen duhet ta pranosh.Kjo eshte procedure e pranimit te nje antari te ri ne forum.Perderisa ke nenshkruar per kete rregullore duhet edhe ta zbatosh ate .Ne te kundert ka edhe ndeshkime.Forumi nuk eshte nje han me dyer te shqyera ku sejcili mund te veproje ashtu si i thote mendja.Forumi nuk eshte nje grumbull njerzish pa edukate dhe pa moral qe kerkojne te shesin fjalorin e rruges per edukate qytetare.Keta lloj njerzish penalizojne vetveten me sjelljet e tyre dhe ankesat mos i drejtojne ne adrese te moderatoreve por te ballafaqojne sjelljet e tyre me pikat e rregullores se forumit.Nese moderatori perpiqet per inate personale te ndeshkoje ka administratore forumi qe mund ti zgjidhe keto pune.Nuk eshte hera e pare qe nga antare te sapoardhur krijohen debate te panevojeshme por edhe ofeza me fjalor te papelqyer.Gjithsecili te beje analizen e vetvetes perpara se te adresoje ankesa kunder nje personi tjeter.
 
Titulli: Perla forumore!

Titulli: 24 ore jete. Cfare do te benit?

postuesi kitrra

Do mundohesha te qetesoj veten shpirterisht dhe do filloja te i thirrja me te dashurit ne telefon: Neser eshte varrimi ne oren...... Ju lutem jeni sa me te qete!
 
Titulli: Perla forumore!

Tema: Shoqeria e Forumit Virtual
Postuesi: Kitrra


Si teme per debat me duket shume here e diskutuar, por, meq kemi anetare te rinje qe regjistrohen edhe munde ta diskutojme prape pasi per te diskutuar jemi ketu.

Per hapesin e temes dhe per dyshimet e tij lidhur me grupet dhe bastionet munde te them se i pershtatet shume thenja: ‘’Mos e vet (pyet) se tregon vet (personalisht ai).

Lidhur me temen dhe virtualitetitin si dhe qasjen tone ndaj tij do thoja se me shume ka te beje me objektiven tone qe i kemi percaktuar vetes kur jemi rexhistruar ketu. Kjo objektive verehet qe ne ditet e para dhe deshtimet me te medha te anetareve jane te kjo objektive. Sipas mendimit tim te gjithe anetaret te cilet ju kan qasur forumit ne menyre jo reale ( jo vetvetja) nuk u ka zgjatur shume dhe kan deshtuar shume shpejte per mos thene kan ikur me bisht nder shale. Kjo vjen nga arsyeja se objektiva ka qene plotesisht e paqarte dhe njeriu nuk munde te jete jo vetvetja per 1,2 apo edhe 3 vite.
Une personalisht forumin e konceptoj si nje dritare ne te cilin dhe mes te cilit jo rralle, por, cdo dite kam mesuar shume e shume gjera. Duke patur parasysh, se ketu kemi njeres te inkuadruar nga shume vise te botes, dhe duke patur parasysh se njeriu aty ku vepron merr nje pjese te asaj bote, kam mesuar shume gjera te cilat nuk i kam ditur. Dua te potencoj se ketu kam mesuar edhe per gjera te mira por edhe per gjera te keqija.

Virtualitetin e konceptoj njejte si realitetin me te vetmin ndryshim se ketu jemi me nick. Edhe ne realitet na ndodhin gjerat e njejta: perputhje, mosperputhje, gezime, hidherime,………strese ……e qe besa ndonjehere edhe i cik fyerje te cilat kam pershtypjen se do ishin me te lezetshme nese perdoren ne menyre me te zbutur do kasha thene sepse edhe ato jane pjese e perditshmerise sone.
Nga anetaret pak kam njohur ne jeten e perditshme perkunder asaj se ketu ne forum kam shume njeres qe do deshiroja ti takoja. Ju them te drejten edhe pse do i takoja prape ne koncepte,ide dhe mendime nuk do ndryshoja. Une kam takuar njerin nder anetarin, me te cilin kemi pire kafe, qe me se shumti thuajse kemi patur ferkime ne bisedim. Edhe duke pire kafe kemi patur mosperputhje dhe kjo eshte shume normale per mua. Gjithashtu jo rralle me miqet virtual te cilet vertete i konsideroj miq kemi patur si me thene perplasje rreth mendimeve dhe ketu nuk shof asigje te keqe. Ne jemi njeres dhe te gjithe kemi boten tone rreth vetes, krenarin tone, botkuptimet tona dhe kjo nuk dmth.se shkaku i nje miqesie duhet te behemi medeomos pakurrizore. Madje konsideroj se njerezit jo te formuar mire e bejne nje gje te tille.

Pra si perfundim, une te gjitheve ju kam kolege forumi dhe munde te pime kafe kurdo qe na jepet mundesia, por, te opinionet ju lutem une preferoj te jeme vetvetja. Nuk them se nuk ndryshoj apo se une e kam mire gjithnje por per te kunderten ju duhet te me bindni me opinionet tuaja.

Harrova te ju them se jo rralle per personat te cilet kurre nuk ju shkruaj dhe madje I kundershtoje kam respekt te vecante, por, keta nuk jane shume.
 
Titulli: Perla forumore!

Tema: Ai/ajo nuk ka shkollë!

Postimi origjinal është bërë nga GLOOM

[h=2]Edhe se ska shkolle??Dija eshte kulture por jo edukate,mund te kete dije shume te mira por sdi te sillet...Pastaj nuk ka rendesi nje cope leter,nje diplome,se nuk te ben diploma njeri,por te ben karakteri..Ka njerez qe jane vec me nje 8-vjecare edhe jane shume njerez te mire,kane edukate ne cdo gje,por keta persona mund te kene shkolle jete qe ka me shume rendesi se sa disa diploma...Ne shumicen e rasteve njerezit me shkolle mbahen si njerez ''gjeni'',jane nje nivel me lart,keta jane thjesht paragjykime,por ka raste qe jane martuar edhe doktoreshe me nje punetor te thjeshte apo edhe anasjelltas...Njeriu eshte ajo qe ka me shume rendesi dhe mbi te gjitha pershtatja me ane te komunikimit...Niveli i njeriut nuk tregohet me diplome,ajo tregon vec nje shkalle te kultures qe ka,niveli i njeriut tregohet me karakterin pozitiv,dhe mendimet qe ka per jeten...


Postimi origjinal është bërë nga Elushe



Ne radhe te pare po me vjen shume çudi qe qenkan vajzat ato qe po kerkojne me doemos nje nivel te larte arsimor. Po ju jap dy shembuj (te vertete) dhe kerkoj nje pergjigje te sinqerte ne pyetjen qe do bej me poshte.

Shembulli 1: Arturi, 23 vjeç, nje djale qe vjen nga nje familje e mbajtur ekonomikisht. I jati i bleu makinen, shtepine porsa nisi fakultetin dhe kur u diplomua ne juridik, i jati i gjeti nje vend pune me nje firme prestigjoze ne qytetin e tij.

Shembulli 2: Erioni, 25 vjeç, la shkollen sapo mbaroi 8-vjeçaren sepse i jati e kishte lene shume te vogel dhe e jema kishte probleme financiare, djali i madh nisi te punonte per ta ndihmuar. Djali i ri ishte i etur per te mesuar, ne shkolle kishte dale me nota te shkelqyeshme por qe e thene qe ai te mos e vazhdonte shkollen dhe ky fakt nuk e merziste fare. Nisi pune per nje firme ndertimi, gjate gjithe kohes duke veshturar si behej cdo pune, sepse kot nuk thone "zanati vidhet". Pas tre vjetesh me ate kompani, Erioni kishte mesuar nje pjese te mire reth manaxhimit te saj, vendos te hape nje biznes te tije, pasi kishte mesuar si reklamohet, nis reklamimin per biznesin e tij, dhe ne moshen 23 vjec e zgjeron ate biznes 3 here me shume.

Ju vajza do te zgjidhnit Arturin apo Erionin? Ne ç'menyre e ben arsimi i larte Arturin me te denje per ju?
 
Pe: Perla forumore!

Tema: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Postuesja: Katia Atem



Alter-Ego

Jam unё ajo,
qё ty tё lё pa gjumё?

Atёherё…..atёherё shtrёngomё.
Se jam deti e ti lumi ,
qё derdhesh furishёm tek unё

Unё..…..
do tё lёshoj zemrёn time gjoksit tёnd
Pastaj…..
Shshshsht….
Gjithçka e merr me mёnd
Se jam unё ajo qё ty tё lё pa gjumё.
Jam drita e beftё e agimit.
Marramёndje, a diçka mё shumё

Ah,valё e nxehtё buza jote e pёrmallur.
E trupi im…..trupi im lehtazi harkohet,
Si ylber nё gjysёm errёsirё,
dhe shkrihet afshit tёnd tё papёrmbajtur.
Se jam unё ajo qё ty tё lё pa gjumё!




 
Pe: Perla forumore!

Tema: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Postuesja: Katia Atem

[FONT=&quot]Kanibalizem[/FONT][FONT=&quot]
E cme sheh ashtu me sy te zgurdulluar? Me ty e kam dhe me ata qe jane si ty! Me kembe dhe duar, me mendje dhe zemer, qe te kafshojne ne vetull ,ne tulin pas qafes. ne gjoks, ne krah, ku te munden te ta ndukin mishin e te te nxjerrin gjak. E per cfare?! Per nje rritje rroge, per nje ngritje ne detyre, per nje perkedheli te shefit, per te blere nje rrobe me te shtrenje, per nje kolltuk me te rehatshem apo per ti ngushtuar kufijte fqinjit, ju te merrni jeten e te coptoni mishin. Po une nuk perzihem me ju. Vetem rri e ju shoh se si kafshoheni, gjer sa te vdisni te tere nga palget dhe i fundit qe do te mbes gjalle, edhe ai nuk do jetoje gjate sepse stomaku ka per ti plasur nga mbingopja! Dhe une qe vetem sodisja, do te dal fitimtar. E cfare do fitoje? Do jem fillikat i vetem midis kafshesh dhe insektesh qe ju hane mishin e kalbur, sepse ju te tere do keni vdekur! Do merzitem atehere, sepse nuk do kem askend per te shkembyer dy fjale, qofte edhe genjshtra! Jo, do te cmendem nga vetmia keshtu! Me mire, po futem dhe une mes jush. Te kafshoj dhe te kafshohem gjer sa te zhdukemi te gjithe si specie njerezore dhe mbi bote te mbizotrojne kafshet. E di pse do mbizotrojne ato? Sepse kafshet nuk e hane llojin e tyre. Luani nuk e ha luanin. As ujku ujkun dhe as cakalli cakallin. Jane ndryshe nga ne!

Edhe pse te ditur, me arsye dhe me grada shekncore, ne perseri "kanibalizmi" na bene me te ulet se kafshet! Ato, prandaj dhe nuk dalin ne qytet, por qendrojne vecmas aty ne pyll, nuk perziehen me ne, sepse na e kane kuptuar natyren dhe presin gjer sa te zhdukim njeri-tjeterin dhe me pas ato te mbreterojne boten me ne krye luanin, ashtu sic ne kujtojme se po mbreterojme sot!

Ndoshta nuk e dime, por kafshet ne kete mes mund te jemi ne dhe fjala "njeri" ne boten e tyre mund te perkthehet "kafshe" dhe shqiptohet me ulerimen me lebetitese te ndonje egersire! Madje, kur ndonjeri nga ne vdes, kafshet mes tyre mund te thone: "ngordhi nje njeri"![/FONT]

 
Titulli: Perla forumore!

Tema: Cfare ju ka bere pershtypje sot

Postuesja: kreta flakita

kjo:
‎* Reflektimet e nje qeni *
Une nuk vjedh,njeriu po,e ne dyqan shkruhet-Ndalohen qente....
Une nuk mallkoj,njerezit po,e ne kishe thuhet-Ndalohen qente..
Une nuk kam bere kurre lufte,njeriu po,me vret fjala-Kujdes nga qeni..
Une nuk kerkoj ryshfet ne kembim te punes sime,njeriu po,e megjithate me braktisin.
Mendoni,njeriu braktis miqte kur ata nuk kane forcen e mjaftueshme per te vazhduar me perpara.
Me thoni tani-
CILI NGA NE ESHTE NE TE VERTETE QENI??
 
Titulli: Perla forumore!

Tema: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Postuesja: katia



"Ashtu si i dehur kerkonte mes mbeturinave, dhe ne pamundesi te gjej ato qe kaq shume deshironte perfundon duke i lypur...Hije e ngrysur me deshperimin shoqeri te vetme.
Hej o njerez
te mire! A ju tepron ndonje shoqeri e vjeter e perdorur, e demtuar mbase, e plagosur?
Ndonje doze dashurie? Sikur dhe gjysem
te kafshuar, vec te jete dashuri.
Ndonje epsh i ndryshkur, ndonje miqesi e varfer sikur?
Pyeste, dhe kerkonte ashtu si kafshe e uritur mes endrrave
te hedhura tek tuk ne mbeturina.
Dhe nata e zinte duke lypur tek priste ndonje fije ndjenje
te perdorur, te shfrytezuar teplagosur. Te shperderuar nga koha e pameshirshme...Pakez dashuri, shoqeri, pasion roze tani me, nga i kuq qe dikur ka qene!
Nje kafshate miqesie o njerez, ju lutem...
Pak jete, pak shprese kerkoj, asgje me shume!"
 
Titulli: Perla forumore!

Tema: Whats in your mind??

Postuesja: katia


Meshkuj! Perpiquni te gjeni nje femer me karakter dhe tru,
sepse organi gjenital nuk i mungon asnjeres!
 
Titulli: Perla forumore!

TEMA :A duhet te jete babai i femijes prezent ne sallen e lindjes?
Shkruar nga NeVertiti

Atehere nga eksperienca ime e lindjes,,PASI KAM FATIN TE JEM NENA E NJE DJALI TE MREKULLUESHEM qe eshte im bir..me lejoni te ndaj disa copeza me ju te nderuar antar/re,.. .zonja e zonjusha te forumit..!!

Pik e pare femra mos u friksoni ju qe se keni provuar dhimjet e lindjes,..sepse dhe une degjoja ktej andej o sa dhimbje o cfar tmerri,,asgje nga keto nuk ekziston ne nje lindje normale fiziologjike..dhimbjet jan dhimbje normale biles shpesh here jane si te embela,,dhimbjet behen te forta vetem rreth nje ore apo 45 minuta para lindjes,,aty jan pak dhimbje te forta,,po gjysem ore dhe jan ne 10 minuta pestaj 5 minuta e kur shpeshtohen akoma me shume,,vjen ne jete nje jete e re..:))
Du ta cilsoj e ta ndaj me ju nje moment intim timin,,eshte vertet nje mrekulli apo dicka e magjishme qe pak momente(sekonda me sakt) para se femija te lind trupi femror ka nje rezistenc te papare per ti dhen jete femijes qe do nxjerri ne ajrin njerzor jasht mitres se saj,,dhe cuditrisht pushon c'do dhimbje sikur nje forc e mbinatyrshme te ndihmon per ta sjell sa me pare ne ate sekonda te art per femijen qe do lind,,se sa me shpejt del nga kycet ose kockat e legenit quhen ne gjuhen e thjesht popullore..:) aqe me mire eshte per femijen dhe Nene...eshte dicka e magjishme e pashjegueshme.
Sa per burrin do e deshiroja jasht mase ne nje moment te till,se di ne do ishte afer meje,pasi ne spitalin ku linda nuk lejoheshin baballaret e foshnjes gjate lindjes.
Personalisht mendoj qe eshte nje moment magjik do ishte mrekulli te ishte dhe partneri aty.
Dhe dicka dua te cilsoj femra ne ato momente eshte me shejt se kurr,,nuk ka te bej do me shohi burri ne ate gjendje te vuajtur,,kete menyr apo ate menyr,,ato jan castet me sublime te nje femre,,dhe ku ka me mire se sa te mbaj doren yt shoq,,dhe Babai i femijes,,ne te tilla momente jetesore ku fruti i dashuri se tyre vjen ne dor,,ashtu sa leshon britmen e par,,pak si i gjakosur ne nje peshqir qe i mbeshtjellin sa i kepusin kordonin,por aq i brisht ..aqe paqesor nje engjull..ta puthesh ne ato caste do thot te kesh puthur qenien me te shejt te rruzullit toksor.Ndersa kur babi nuk eshte aty ne ato momente humb shume,,se e puth te lar
nga infermieret..:))
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top