Perkujtimi i te mirave te Zotit

Kresha

A pretty face can never trick me
Një fjalë e urtë thotë ?:

"Kur e ke se vlerëson, kur ikën e kërkon"


➡ Sigurisht që në këtë kohë pandemie mund të bëjmë një përpjekje për të përkujtuar e kujtuar ato të mira që kishim para pak ditësh, por që nuk i kemi, të paktën tani për tani... Sigurisht që janë shumë të mirat që kishim, por përsëri janë akoma shumë ato që na kanë mbetur.

Besimi që kemi tek Zoti Një na tregon ?:

"Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato. Sigurisht Allahu fal dhe mëshiron shumë." Kurani 16:18


➡ Ndihemi keq, kemi humbur gjëra të rëndësishme për vazhdimësinë e jetës së përditshme, ndoshta dhe atë që shumica e quajnë më të shtrenjtën e jetës, lirinë, jemi vetë izoluar ose izoluar me urdhër, por përsëri kemi shumë të mira... le të shfrytëzojmë këto shumë të mira që kemi.

➡ Të shijojmë forcën e mendjes për meditim, forcën e ndjenjës për të shprehur dashuri për ata që na rrethojnë, qofshin edhe pak për momentin.

➡ Të jemi të drejtë me veten dhe të tjerët, meditimi?, dashuria❤, e besimi patjetër do të na dërgojnë në rrugën e pa gabuar të zemrës që në harmoni me mendjen ndërton të ardhmen ↗ mbi ndjenjën e përmirësimit të së shkuarës↩; nëpërmjet faljes ose kërkimit të faljes, dhe pendimit që ndrit çdo faqe të kësaj jete dhe tjetrës. Ajo është e përhershmja.

Zot na bëj të denjë për faljen ? Tënde me pendimin tonë, sado i pakët të jetë ai. Amin

90461409_10216649260295328_3764514993580539904_n.jpg
 
Ndihemi keq, kemi humbur gjëra të rëndësishme për vazhdimësinë e jetës së përditshme, ndoshta dhe atë që shumica e quajnë më të shtrenjtën e jetës, lirinë, jemi vetë izoluar ose izoluar me urdhër, por përsëri kemi shumë të mira... le të shfrytëzojmë këto shumë të mira që kemi

Paramendo.cfare urtesie fshehet pas gjith kesaj situate..

Zot, falna gabime.falna Zot se nuk te falenderojm aqe sa ti meriton.

Amin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top