Përhapja e koronavirusit, mjeku: Ja vendet që janë më të rrezikshme se transporti urban, ku duhet të bëni kujdes

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Përhapja e koronavirusit, mjeku: Ja vendet që janë më të rrezikshme se transporti urban, ku duhet të bëni kujdes

1595090139160.png

Mjeku Arben Gjata, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, shpalosi arsyet se pse javët e fundit është rritur shumë numri i rasteve ditore me koronavirus në Shqipëri.


“Duke pasur rezultate shumë të mira gjatë karantinimit, njerëzit menduan se Covid-19 iku dhe hapja u shoqërua me pakujdesi totale të publikut për të respektuar masat”, tha Gjata.

Kur u pyet se sa rrezikshmëri paraqet transporti urban në përhapjen e koronavirusit, Gjata theksoi se klubet e natës janë ambientet ku ka më shumë rrezik përhapjeje: “Në Tiranë ka djem e vajza të reja që qëndrojnë nëpër klube nate pa maska, që kërcejnë e këndojnë. Kjo histori është edhe në jug, me festa nëpër klube. Transporti urban e përhap shumë më pak virusin sesa këta të rinj e të reja që nuk mendojnë as për veten e vet, as për prindërit dhe as për shoqërinë”.

Sipas mjekut, vendi është i përgatitur për një përkeqësim të mëtejshëm të situatës, por problemi nuk është te kapacitetet e sistemit shëndetësor: “Janë bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të përgatitjes, por duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk është problemi i kapaciteteve spitalore, nuk do të ketë kolaps sistemi shëndetësor. Tragjedia është humbja e përditshme e jetës së njerëzve”.

“Nuk mund të rrimë të mbyllur për vite derisa të largohet virusi. Duhet të mësohemi me normalitetin e ri dhe të respektojmë masat. Duke qenë se nuk e kaluam periudhën e tmerrshme të Italisë, ndërgjegjësimi i popullatës është shumë më i ulët. Nëse nuk mbajmë maskat, në vjeshtë dhe dimër mund të ndodhemi para situatave të papëlqyeshme”,
tha Gjata.

Në fund, mjeku rekomandoi që të bëhet vaksina e gripit përpara vjeshtës: “Në Shqipëri duhet të vaksinohet popullsia për gripin e stinës që të mos kemi grip stine mbi koronavirusin”.

g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top