Përbërja e mundshme e kabinetit të qeverisë Zaev

legjenda

Tetova
Grupet e punës të BDI-së dhe LSDM-së, të paktën zyrtarisht, nuk janë takuar gjatë ditës, deri në këto momente, për diskutuar mbi harmonizimin e programit qeveritar.
Ky grup pune, ka për detyrë vetëm rrumbullakësinë e programit dhe interesave të qeverisë së re, ndërkohë që do të pushojë së funksionuar gjatë kohës kur do të nisë faza e bisedimeve për resorët dhe emrat e drejtuesve të tyre. Kjo fazë do të hapet pas takimit të nesërm të mundshëm, siç mëson ALSAT, mes dy krerëve Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti. Alsat-M mëson se LSDM-ja e ka më të konsoliduar tashmë listën e resorëve dhe emrave drejtuese, ndërkohë që për BDI-në, të dyja këto çështje do të kalojnë për diskutim edhe në kryesinë e partisë. Jo-zyrtarisht flitet se Ministrinë e Punëve të Brendshme do të udhëheqë Oliver Spasovski, Ministrinë e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska ndërsa atë të Jashtmen i ka gjasat Nikolla Dimitrov. Por, LSDM-ja do të ketë gjithashtu edhe pushtetin mbi arkën e shtetit dhe financat, sipas zërave, nën drejtimin e profesorit Dragan Tevdovski. Emrat mund të lëvizin, pasi siç mësohet nga burimet, LSDM-ja kërkon të ketë njerëz të fortë edhe në komisionet parlamentare.

Resorët dhe kuadrot e LSDM-së (Jo-zyrtarisht) Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm

Dragan Tevdovski, Ministër i Financave Radmilla Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme

Frosina Remenski, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Ljupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë

Nga ana tjetër, Alsat mëson gjithashtu se BDI do të ketë numër të njëjtë të resorëve si në qeverisjes e kaluar. Megjithatë brenda partisë së Ahmetit akoma nuk është sjellë vendim përfundimtar për to, edhe pse disa poste mund të lëvizin, në varësi të posteve që do t’iu jepen LR.PDSH-së dhe Lëvizjes Besa, nëse kjo e fundit vendos të marrë pjesë në qeveri. Sipas burimeve tona të sigurta, LR.PDSH-së do t’i jepen 2 ose tre poste, njëri prej të cilëve do të jetë një post zv/kryeministri, ministria e Shëndetësisë, si dhe një zv/ministër.

Resorët e LR-PDSH-së (Jo-zyrtarisht) Zëvendëskryeministër Ministër i Shëndetësisë Zëvendësministër

Siç mësohet, partitë shqiptare në koalicionin qeveritar kanë hequr dorë njëzëri nga Ministria e Arsimit, në shkëmbim të saj me dikasterin e Shëndetësisë. Burimet shpjegojnë se Lëvizja Besa akoma nuk e ka marrë vendimin nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së re ose jo. Jo zyrtarisht flitet se Besa ka kërkuar numër të lartë resoresh, ndërkohë që nuk përjashtohen edhe zërat se qëndrimi i saj është taktikë për të mos lëkundur trupin votues për zgjedhjet lokale.

Ka zëra se kjo zmbrapsje e Besës vjen për shkak edhe të hetimeve ndaj subjekteve juridike të dyshuara si të përfshira në skemën e financimit apo qarkullimit të parave nga Turqia.Megjithatë, pasi partitë të arrijnë marrëveshje, mandatari duhet të dorëzojë në Kuvend programin e Qeverisë dhe propozimin për përbërjen e kabinetit qeveritar. Institucioni ligjvënës, ka afat 3 ditor për ta vendosur në rend dite votimin e Qeverisë së re, për të marrë dritën jeshile me shumicë të thjeshtë.

Për eshalonët e dyta dhe të treta, që përfshijnë postet e zëvendësministrave, drejtorive, agjencive etj, do të diskutohet me grupe të veçanta pune, dhe ky afat mund të kërkojë deri në 2 javë të tjera kohë.

E ndërkohë që shumica e re parlamentare punon drejt finalizimit të bisedimeve dhe krijimit të kabinetit qeveritar, përfaqësuesja e lartë për politikë ta jashtme dhe siguri e BE-së Frederika Mogerini ka ftuar në një darkë jo formale në Bruksel më 24 maj ka ftuar kryeministrat e gjashtë shteteve ballkanike, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës dhe Serbisë. Nëse Maqedonia në Bruksel do të përfaqësohet nga Emil Dimitriev apo Zoran Zaev, kjo varet nga dinamika e bisedimeve dhe votimi i Qeverisë brenda këtyre ditëve.
screenshot-18_1495384697-3730820.png
http://www.gazetaexpress.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top