Per titujt dhe oferten publike te titujve

WxP

Staf në FV.AL
PER TITUJT DHE OFERTEN PUBLIKE TE TITUJVE Ne mbeshtetje te neneve 78, 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te MinistraveK U V E N D II REPUBLIKES SE SHQIPERISEV E N D O S IPJESA E PAREK R E U IDISPOZITA TE PERGJITHSHMENeni 1Objekti i ligjitKy ligj percakton llojet e titujve, rregullon menyren dhe kushtet per emetimin e titujve, tregtimin dhe regjistrimin, identifikimin dhe kryerjen e transaksioneve me to, personat dhe individet e autorizuar per kryerjen e transaksioneve me titujt, kushtet per organzimin e tregtimit publik te titujve, mbrojtjen e investitoreve dhe te mbajtesve te te drejtave mbi titujt, kushtet per dematerializimin e titujve, organizimin e funksionimin e regjistrareve te titujve, shkembimin dhe rregullimin e tregut te titujve. Ky ligj zbatohet gjithashtu per rregullimin e sherbimeve ne investime, hapjen dhe mbylljen e procesit te tregtimit te instrumentave financiare, per realizimin e transaksioneve te ardhshme financiare, analizave financiare dhe ndryshimeve te perqindjeve te te drejtave te votes te zoteruara nga aksioneret e shoqerive te listuara. Dispozitat e ketij ligji ne lidhje me manipulimin e çmimeve si dhe analizave te instrumentave financiare, jane te zbatueshme edhe per veprimet dhe mosveprimet e kryera jashte Republikes se Shqiperise, ne masen qe ato ndikojne ne tregtimin e titujve ne nje treg titujsh brenda territorit te Republikes se Shqiperise. Neni 2Titujt sipas formes juridike, nocioniTitujt jane instrumente financiare te cilat emetohen dhe tregtohen me qellim sigurimin e fitimit nepermjet administrimit te te drejtave qe rrjedhin nga zoterimi i tyre. Ne termin “tituj” përfshihen pa kufizim aksionet, obligacionet e shoqerive tregtare dhe pushtetit lokal, bonot e thesarit dhe obligacionet e emetuara nga shteti shqiptar, titujt e emetuara nga Banka e Shqiperise, dëftesat tregtare, aksionet ose kuotat e fondeve te investimit si dhe instrumenta të tjerë financiarë te krahasueshem me aksionet dhe obligacionet dhe qe vleresohen si te tille nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, i cili eshte krijuar dhe funksionon mbi bazen e ligjit nr. 9572 date 03.07.2006, “Per Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare”, qe ketu dhe me poshte do te quhet Autoriteti. Neni 3E drejta per te emetuar titujTitujt, te quajtur ndryshe ne ligje te tjera si “letra me vlere”, emetohen nga Keshilli i Ministrave e perfaqesuar nga Ministria e Financave, Banka e Shqiperise, njesite e qeverisjes vendore, shoqëritë tregtare si dhe nga persona të tjerë juridikë, te cilet ketu dhe ne vijim do te quhen “emetues”.Neni 4Titujt sipas marrdhenies juridikeTitujt mund te jene titujt te pjesemarrjes ne kapital, tituj borxhi, derivative, aksione ose kuota te fondit te investimeve apo fondit te pensioneve. Tituj të pjesmarrjes ne kapital janë tituj të cilët provojne të drejtat dhe detyrimet ne lidhje me një pjesë të kapitalit themeltar të shoqërise anonime.Titujt e borxhit janë instrumenta të cilat provojnë te drejtat dhe detyrimet e lindura nga marrëdhënia debitor-kreditor midis emetuesit dhe mbajtesit të titullit.Aksionet ose kuotat e fondit te investimeve jane titujt qe krijojne te drejta dhe detyrime qe lidhen me nje pjese te kapitalit te nje fondi investimesh.Aksionet e Fondit te pensioneve, jane tituj qe krijojne te drejta dhe detyrime të lidhura me nje pjese te kapitalit te nje fondi investimesh.Neni 5Transferimi dhe regjistrimi i titujveTitujt rregjistrohen ne qendrat e specializuara per mbajtjen e regjistrarëve te titujve, qe organizohen ne perputhje me kete ligj dhe liçencohen nga Autoriteti per te ushtruar veprimtari si regjistrar te titujve.Titujt emetohen, transferohen dhe ruhen si të dhëna elektronike në rregjistraret e titujve, sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj dhe rregullave te miratuara nga Autoriteti.Banka e Shqiperise eshte regjistrar i bonove te thesarit te emetuara ne emer te Qeverise Shqiptare.Neni 6Emetimi i titujveTitujt emërtohen në lek ose në monedhën e shtetit ne te cilin jane emetuar dhe në territorin e Republikës së Shqiperise shiten dhe blihen në lek.K R E U II DERIVATIVثTNeni 7 (13)Instrumentat financiarë derivativëPër qëllim të këtij ligji, instrumenta financiarë derivativë, janë të drejtat e zoteruara nga nje person, çmimi i të cilave ne menyre të drejtpëdrejtë ose jo te drejtpërdrejtë, varet nga çmimi i titujve, kursi i kembimit valutor, indekset e burses ose normat e interesit dhe të cilat nuk përbëjnë tituj sipas nenit 2 të këtij ligji.Instrumentat financiarë derivativë janë instrumenta financiarë të standartizuar dhe jo të standartizuar.Instrumentat financiarë të standartizuar janë:1- instrumenta financiarë derivativë të tregtuar në një treg të organizuar të derivativëve, ose2- instrumenta financiarë derivativë të cilët u japin mbajtesve te tyre të drejta të barabarta.Instrumentat financiarë të standartizuar, për qëllim të këtij ligji, janë opsionet, si dhe futures. Autoriteti miraton kontraten-tip te opsionit si dhe kontraten-tip te futures.Neni 8 (14Kontrata e opsionit, nocioniOpsioni është kontratë për shitjen e ardhshme të titujve, sipas së cilës njëra prej palëve të kontratës perfiton të drejtën, dhe jo detyrimin, për të blerë ose për të shitur titullin e percaktuar ne kontrate me një çmim për të cilin është rënë dakort më parë, pergjate gjithe periudhes per te cilen eshte rene dakord me pare në çdo ditë pune deri në perfundimin e kesaj periudhe, ndërsa pala tjetër merr përsipër detyrimin për të dorezuar ose paguar titullin që është objekt i kontratës sipas kërkesës së mbajtesit të opsionit. Ne varesi te te drejtes qe perfitohet nga kontrata e opsionit, e cila mund te jete e drejte per blerje ose per shitje, kontrata e opsionit mund te jete perkatesisht opsion per blerje ose per shitje.Neni 9 (15Kontratat e futures, nocioniFutures është një kontratë për shitje në të ardhmen, mbi bazen e të cilës njëra prej palëve të kontratës merr përsipër detyrimin për të lëvruar titullin objekt i kontratës, ndërsa pala tjetër merr përsipër të paguajë çmimin per te cilin eshte rënë dakort në një datë të meparshme te vendosur nga palet.Neni 10 (16Oferta publike dhe tregtimi i kontratave te opsioneve dhe i futuresOferta publike, tregtimi i kontratave te opsioneve dhe futures, bëhet sipas rregullave të miratuara nga Autoriteti e që rregullojnë tregtimin e intrumentave financiarë derivativë.Neni 11Titujt e transferueshemTitujt te transferueshem jane: ( a ) aksionet, titujt e borxhit si dhe tituj te ngjashem me aksionet dhe titujt e borxhit;( b ) kontrata ose te drejtat per nenshkrimin e tyre, blerja ose futja ne zoterim e titujve te percaktuar ne shkronjen (a) te ketij paragrafi;( c ) kontrata futures dhe e opsionit dhe kontrata financiare, qe lidhen me titujt e percaktuar ne shkronjen (a) te ketij neni,ne rast se keto pranohen per t’u tregtuar ne treg titujsh, qe rregullohet dhe mbikqyret nga autoriteti, ushtron veprimtari te rregullt dhe pranohet direkt ose indirekt i hapur per publikun. K R E U IIILLOJET E TITUJVESeksioni I AksionetNeni 12 (17AksioniAksioni është titull. Nocioni, llojet e aksioneve, menyra e marrjes ne zoterim te aksioneve, si dhe permbajtja e vendimit te emetimit te aksioneve rregullohet sipas ligjit per shoqerite tregtare.Neni 18--Neni 19--Neni 20--Neni 13 (21Elementet e rregjistrimit elektronik të aksioneveRregjistrimet elektronike të aksioneve në regjistraret e titujve, përmbajnë të dhënat e mëposhtme:1. llojin e aksioneve;2. daten e emetimit;3. emertimin, seline dhe numrin e regjistrimit te emetuesit ne regjistrin tregtar;4. mbajtesin e aksioneve:a- për individët shenohen emri, adresa e banimit si dhe numri i certifikates se lindjes ose e pasaportes,b- për personat juridik shenohen emertimi, selia, si dhe numri i regjistrimit ne regjistrin tregtar;5. numrin e aksioneve te emetuara;6. vleren nominale te aksioneve te emetuara;7. daten e rregjistrimit të aksioneve në qendren e regjistrimit te aksioneve.Neni 14 (22Detyrimet e emetuesit në lidhje me rregjistrimin e aksioneveEmetuesi sipas mënyrës dhe procedurës të përcaktuar nga Autoriteti, rregjistron aksionet ne regjistrar.Neni 15 (23Detyrimet e emetuesit në lidhje me njoftimin e ndryshimit te pronesise mbi aksionetEmetuesi i aksioneve dhe rregjistrari, njoftojnë Autoritetin për çdo rast kur menjëherë ose në mënyrë progresive gjatë një periudhe jo më të gjatë se dymbëdhjetë muaj, jane transferuar te drejtat mbi aksionet me të drejtë vote e qe perbejne të paktën 5% të kapitalit themeltar të shoqërisë anonime.Emetuesi i aksioneve njofton Autoritetin:a- mbi personat e lidhur me mbajtesin e ri te aksioneve; b- mbi personat qe kane marreveshje me zoteruesin e ri te aksioneve e qe per shkak te marrëveshjes kontrollojne te pakten 20%, te aksioneve me të drejtë vote;c- nese mbajtesi ri eshte shoqeri e kontrolluar ose filial i një shoqërie tjeter; ç- mbi shoqëritë e kontrolluara nga mbajtesi i ri i aksioneve si dhed- mbi persona të lidhur me kapitalin ne lidhje trashegimie deri ne shkallën e dytë.Persona te lidhur jane personat e trajtuara si te tille nga ligji per shoqerite tregtare. Seksioni IIObligacionetNeni 16 (24Obligacioni, nocioniObligacioni është një titull afatmesem ose afatgjatë borxhi, i cili e detyron emetuesin, qe në nje datë te caktuar, në një ose më shumë këste, t’i paguajë titullarit të obligacionit, vlerën nominale të obligacionit dhe interesin.Neni 17 (25Vendimi i emetimit të obligacioneveVendimi i emetimit të obligacioneve miratohet nga organi i autorizuar i emetuesit.Vendimi i emetimit të obligacioneve përmban elementet e mëposhtëm:1. emertimin dhe seline e emetuesit;2. vlerën totale te emetimit;3. Vleren nominale te obligacionit;4. të dhëna për garantuesin;5. mënyren e emetimit dhe nënshkrimit të obligacioneve;6. qëllimin e perdorimit te fondeve te siguruara nga emetimi i obligacioneve;7. llojin e obligacioneve dhe të drejtat që u japin titullarëve;8. afatet e shlyerjes së vlerës nominale të obligacionit si dhe interesave;9. vlerën e interesit si dhe mënyrën e llogaritjes dhe pagesës së interesit;10. vlerën e kapitalit themeltar të emetuesit dhe përqindjen që ze emetimi i obligacioneve në kapitalin e vet emetuesit;11. burimet e fondeve për shlyerjen e obligacioneve;12. strukturën e emërtimit dhe numrin e obligacioneve;13. mundësitë e konvertimit në lloje te tjera titujsh;14. çmimin e shitjes së obligacioneve.Vendimi i emetimit të obligacioneve mund të percaktoje privilegje apo përfitime të veçanta për blerësin.Neni 18 (26Llojet e obligacioneveObligacionet mund të klasifikohen:1- sipas mënyrës së garantimit të të drejtave: a- me garanci si dheb- pa garanci;2- sipas mënyrës së ushtrimit të të drejtës mbi interesin: a- obligacione me kupon zero, te cilat jane obligacione me interes të pagueshëm menjëherë si dhe b- obligacione me kupon, te cilat jane obligacione me interes të pagueshëm në këste;3- sipas interesit: a- obligacione me interes zero, b- obligacione me normë interesi fikse si dhe c- obligacione me normë interesi të ndryshueshme;4- sipas mënyrës së ushtrimit të së drejtës të marrjes së vlerës nominale: a- obligacione që shlyhen me një këst si dhe b- obligacione që shlyhen me disa këste;5- sipas të drejtave të veçanta: a- obligacione me pjesëmarrje të cilat jane obligacione qe krahas interesit, i japin titullarit të drejtën të perfitoje edhe divident, b- obligacione të cilët janë të konvertueshëm në aksione ose c- obligacione të konvertueshme te cilat jane obligacione qe i japin titullarit të drejtën e parablerjes së aksioneve.Neni 19 (27Elementet e obligacionitObligacionet regjistrohen kur regjistrohen si të dhëna elektronike përmbajnë elementet e mëposhtëm:1. llojin i obligacionit;2. serine e obligacioneve ne rastet kur emetuesi emeton më shumë se një seri të të njëjtit lloj;3. daten e emetimit obligacioneve;4. emertimin, seline si dhe numrin e regjistrimit te emetuesit ne regjistrin tregtar;5. titullarin e obligacioneve a- për individët: emri, adresa e banimit si dhe numri i çertifikates se lindjes ose i pasaportes, b- për personat juridik: emertimi, selia si dhe numri i regjistrimit te regjistrin tregtar;6. vleren nominale te obligacioneve;7. interesin;8. afatin dhe mënyren e pagesës së interesit si dhe9. data e rregjistrimit të obligacioneve në rregjistrar.Seksioni IIIBonot e thesarit, dëftesat tregtare dhe obligacionet shteteroreNeni 20 (28Bonot e thesarit dhe dëftesat tregtare, nocioniBonot e thesarit dhe dëftesat tregtare jane tituj të cilat e detyrojnë emetuesin qe brenda periudhës së maturimit t’i paguajë mbajtesit interesin si dhe te paguaje vlerën nominale të tyre ne diten e maturimit.Neni 21 (29Emetuesit e bonove të thesarit dhe dëftesave tregtareBonot e thesarit emetohen nga Banka e Shqiperise, ndërsa dëftesat tregtare emetohen nga shoqëritë anonime apo persona te tjere juridike.Bonot e thesarit dhe dëftesat tregtare janë tituj afatshkurter.Neni 22 (30Obligacionet shteterore, nocioniObligacionet shteterore jane tituj afatgjate, te cilet emetohen nga shteti shqiptar i perfaqesuar nga Ministria e Financave.Neni 23 (31Vendimi i emetimit të bonove të thesarit,dëftesave tregtare dhe obligacioneve qeveritareVendimi i emetimit të bonove të thesarit dhe të dëftesave tregtare miratohet nga organi i autorizuar i emetuesit. Vendimi i emetimit të obligacioneve shteterore miratohet nga Keshilli i Ministrave.Neni 24 (32Përmbajtja e vendimit të emetimit të bonove të thesarit, dëftesave tregtare dhe obligacioneve shteteroreVendimi i emetimit të bonove të thesarit, dëftesave tregtare dhe obligacioneve shteterore përmban elementët e mëposhtëm:1. vlerën e agreguar të emetimit dhe vlerën nominale të çdo titulli;2. qëllimin për të cilin do të përdoren fondet e siguruara nga emetimi;3. mënyrën e emetimit të titujve;4. vlerën e interesit dhe mënyrën e llogaritjes dhe pagesës së interesit si dhe5. datat e maturimit.Neni 25 (33Elementet e rregjistrimeve elektronike të bonove të thesarit, dëftesave tregtare dhe obligacioneve shtetëroreBonot e thesarit, dëftesat tregtare dhe obligacionet shteterore që mbahen si të dhëna elektronike ne regjistrar titujsh përmbajnë elementët e mëposhtëm:1. llojin e titullit;2. serine e titullit nëse emetuesi emeton më shumë se një seri të të njëjtit lloj;3. daten e emetimit të çertifikatës së depozitës;4. emrin, seline dhe numrin individual te identifikimit të emetuesit;5. pronarin e titullit;6. vleren nominale te titullit,7. interesin;8. afatin dhe mënyren e pagesës së interesit si dhe9. daten e rregjistrimit te titujve te emetuesi ose në rregjistrar.Neni 26 (34Blerësit e bonove të thesarit, dëftesave tregtare dhe obligacioneve shteteroreBonot e thesarit të emetuara nga Banka e Shqiperise mund të blihen ne tregun primar nga banka, institucione financiare dhe investitore institucional, kurse ne tregun sekondar nga persona juridike dhe individe.Dëftesat tregtare dhe obligacionet shteterore mund të blihen nga persona juridikë dhe individë.PJESA E DYTث KREU I EMETIMI I TITUJVENeni 27 (35Emetimi i Titujve, nocioni Emetimi i titujve është emetimi përmes një oferte publike ose private i titujve në Republikën e Shqiperise ose jashtë saj.Ofertë publike e titujve, është ftesa për të nënshkruar titujt, e cila duke perdorur mjetet masive të komunikimit, i drejtohet një numri të papërcaktuar personash. Ofertë private e titujve është emetimi në të cilin oferta për të nënshkruar titujt ju drejtohet vetëm investitoreve institucionale, aksionereve ose punonjesve, por jo me shume se 100 investitoreve te jashtem, te cilet jane adresuar drejtperdrejt tek emetuesi. Investitore institucionale jane fondet e investimeve, fondet e pensioneve, shoqërite e sigurimeve si dhe personat juridik, të vendit ose të huaj, statusi i të cilëve si investitore institucional është çertifikuar me vendim te Autoritetit.Investitor i jashtëm është çdo individ ose person juridik vendas apo i huaj, që nuk është aksioner apo punonjës i emetuesit dhe investitor institucional. Neni 28 (36 Detyrimi per pergatitjen e Prospektin Ne rastet kur emetuesi, emeton tituj në Republikën e Shqiperise publikon një Prospekt ne lidhje me oferten publike per shitjen e titujve ose i dorezon investitoreve potenciale nje prospekt per emetimin e titujve ne lidhje me oferten private per shitjen e titujve. Bashke me ftesën për të nënshkruar titujt, prospekti përmban informacion të plotë, të saktë dhe objektiv të mjeteve dhe detyrimeve, fitimit dhe humbjes, gjendjes dhe prespektivave financiare të emetuesit, qëllimit të marrjes së fondeve, faktorëve të riskut dhe të drejtat që mbartin titujt për të cilat nxirret prospekti, në bazë të të cilit investuesi mund të bëjë një vlerësim objektiv të prespektivave dhe rreziqeve të investimeve dhe të marrë një vendim në lidhje me investimin.Neni 29 (37 Përmbajtja e detyrueshme e prospektitProspekti permban: A- të dhëna per titujt per te cilet publikohet prospekti dhe për mënyrën dhe kushtet e emetimit të tyre, te cilat perfshijne:1- llojin dhe karakteristikat e titujve, numrin e pergjithshem te tyre si dhe përshkrimin e të drejtave që mbartin;2- nje permbledhje qe percakton shkurtimisht karakteristikat dhe risqet kryesore te mbajtesit te titullit, garantuesit dhe titujve te ofruar.3- diten e fillimit te nenshkrimit dhe periudhen e nënshkrimit dhe pagesës;4- përshkrimin e mënyrës së shpërndarjes se titujve nëse nënshkruhen më shumë tituj nga sa emetohen;5- emertimin, seline dhe adresen e veprimtarise se personit qe garanton nese ka te tille;6- emertimin, seline dhe adresat e veprimtarise së personave që garantojnë detyrimet e emetuesit në lidhje me titullin;7- emrat dhe adresat e institucioneve përmes të cilave do t’i përmbushin emetuesit detyrimet që kanë ndaj pronarëve të titujve;8- çmimin ose mënyrën e përcaktimit të çmimit të titujve,9- procedurën e ushtrimit të së drejtës së parablerjes si dhe pagesën,10- qëllimin për të cilin synon t’i përdorë fondet emetuesi. B) të dhëna për emetuesin e titujve, si më poshtë:1- emeri i shoqërisë, selia dhe adresa e veprimtarise, data e themelimit te personit juridik, forma ligjore, numri i rregjistrimit në regjistrin tregtar;2- vlera e kapitalit të nënshkruar dhe e kapitalit të paguar, te dhena te hollësishme në lidhje me kapitalin themeltar në rastin e një shoqërie anonime;3- nese eshte filial ose shoqeri e kontrolluar nga nje shoqeri tjeter, të dhëna për kete shoqeri;4- listën e aksionerëve qe zoterojne mbi 5% të numrit gjithsej të votave të asamblesë së përgjithshme duke percaktuar përqindjen e votave që zoteron secili. C) të dhëna për veprimtarine e emetuesit, si më poshtë:1- përshkrim i objektit te veprimtarive të emetuesit dhe rrethanave të mundshme të jashtëzakonshme të cilat kanë influencuar apo influencojnë në rezultatet e disa prej këtyre veprimtarive;2- vartësinë te patentat apo liçensat që u përkasin të tjereve apo kontrata me palë të treta, të cilat jane kusht i domosdoshem për zhvillimin e veprimtarive te emetuesit;3- të dhëna për investime të mëdha ne realizim e siper;4- të dhëna bazë për konflikte gjyqësore ose ekzekutime te vendimeve gjyqesore që mund të kenë efekt të ndjeshëm në gjendjen financiare te emetuesit;5- faktorët e riskut ndaj të cilëve është i zbuluar emetuesi, qe mund të ndikojne ne ushtrimin e të drejtave mbi titujt per te cilet eshte pergatitur Prospekti, si dhe çmimin e tyre ne treg. D) të dhënat e mëposhtme për mjetet e emetuesit dhe borxhin, gjendjen financiare dhe rezultatin financiar te emetuesit, për tre vitet e fundit dhe për vitin ne vazhdim, duke pëfshirë ne menyre te veçante tremujorin e fundit, me përjashtim të rasteve kur emetuesi nuk ka ushtruar aktivitet për nje kohë kaq te gjate: 1- pasqyrat individuale dhe pasqyrat e konsoliduara financiare nëse ekzistojnë; nëse emetuesi përgatit vetëm pasqyra të konsoliduara ato përfshihen në prospekt, dhe, nëse emetuesi përgatit pasqyra individuale dhe pasqyra të konsoliduara, i përfshin ato në prospekt. Të dhënat e pasqyrave të ndryshme duhet të jepen në tabela të cilat mundësojnë krahasimin e zërave të ndryshme gjatë viteve financiare të njëpasnjëshme;2- emrin e ekspertit kontabel qe ka çertifikuar bilancin dhe nëse ky nuk ka pranuar ta nënshkruajë atë, ose nëse ka lëshuar një opinion profesional te shkruar, ky informacion perfshihet ne prospekt së bashku me arsyet përkatëse. E) të dhëna për anetaret e organeve vendimmarrese, mbikqyrese apo ekzekutive te emetuesit, si më poshtë:1- emrat e plotë te anëtarëve të organeve vendimmarrese, mbikqyrese apo ekzekutive te emetuesit ose të organeve të tjera të emetuesit pavaresisht nga emertimi qe mbajne ne strukturen e tij, si dhe pozicionet që personat mbajnë në këto organe;2- nëse prospekti nxirret për aksione, ai permban curricilum vitae te anëtarëve të keshillit mbikqyrës dhe të anetareve te drejtorise si dhe të ardhurat nga puna që kryejne tek emetuesi;F) deklaratën e mëposhtme të personave që nënshkruajnë prospektin: 1-"Me besimin tonë maksimal dhe në bazë të gjithë informacioneve dhe të dhënave per te cilat jemi ne dijeni, deklarojmë se të gjitha të dhënat që përmbahen në këtë prospekt perbejne paraqitje te plotë dhe te vërtetë te mjeteve dhe detyrimeve, fitimeve dhe humbjeve, gjendjes financiare dhe operacioneve të emetuesit, të të drejtave te lidhura me titujt per te cilet eshte pergatitur ky prospekt dhe se nga ai nuk janë hequr fakte dhe te dhena të cilat mund të influencojnë në plotësinë dhe vërtetësinë e këtij prospekti.3- Prospekti nënshkruhet nga perfaqesuesi apo perfaqesuesit ligjorë te emetuesit ose nga të gjithë anëtarët e organit drejtues perkates të emetuesit. Ne prospekt deklarohen arsyet për të cilat anëtarë te caktuar nuk kanë nënshkruar. Prospekti mund të nënshkruhet edhe nga persona të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në nxjerrjen apo përgatitjen e të dhënave për prospektin. Neni 30 (38 Miratimi i prospektitProspekti përpara publikimit ose dorezimit të tij te investitoret e mundshëm, paraqitet per miratim prane autoritetit te mbikqyrjes financiare. Emetuesi bashke me kerkesen per miratimin e prospektin paraqet prospektin, vendimin për emetimin e titujve si dhe çdo dokumentacion tjeter te parashikuar nga ky ligj apo qe i kerkohet nga Auoriteti. Prospekti publikohet dhe u jepet investitoreve të mundshëm vetëm pasi ai të miratohet nga Autoriteti. Autoriteti pas marrjes së praktikes, verifikon nëse prospekti përmban të gjitha të dhënat e renditura në nenin 29 të këtij ligji. Autoriteti nuk kontrollon as nëse informacioni që jepet në prospekt është i plotë dhe i vërtetë as ligjshmërinë e vendimit të emetimit te titujve dhe as përmbajtjen e dokumentave të tjerë bashkëngjitur. Pavaresisht nga sa eshte parashikuar ne kete paragraf, nëse nga praktika e depozituar, nga ndonje informacion i bere publik ose ne rast se autoriteti ka te dhena se ekzistojnë fakte apo rrethana te rendesishme, të cilat duhet të deklaroheshin në prospekt, autoriteti i kerkon emetuesit plotesimin e prospektit. Nëse i gjithë dokumentacioni i parashikuar ne kete ligj, i është bashkëngjitur praktikes dhe nëse prospekti i përmban të gjitha të dhënat sipas dispozitave të nenit 29 të këtij ligji, autoriteti me vendim miraton prospektin. Nëse brenda 15 ditëve pune nga data e rregjistrimit të kerkeses dhe dokumentacionit bashkangjitur, autoriteti nuk merr vendim për miratimin apo refuzimin e prospektit, konsiderohet se autoriteti e ka miratuar prospektin. Ne rast te kerkeses se autoritetit per plotesim te dokumentacionit, ky afat llogaritet 15 dite pune nga data e depozitimit ne Autoritet nga emetuesi te dokumentacoinit shtese. Autoriteti miraton formularin e kerkeses, permbajtjen e dokumentacionit qe i bashkangjitet kerkeses per miratim te prospektit si dhe tarifat e sherbimit per perpunimin e ketij informacioni. Neni 31 (39 Përgjegjësia për përmbajtjen e prospektitAutoriteti nuk mban përgjegjësi për vërtetësinë e të dhënave që jepen në prospekt, por me vendim konfirmon vetem nese prospekti eshte depozituar sipas kerkesave te ligjit, se përmban të gjithe informacionin siç eshte parashikuar ne kete ligj dhe se ai mund të publikohet. Emetuesi dhe personat që zbulohen se e kanë përdorur prospektin për të mbuluar apo për të shtrembëruar fakte të rëndësishme mbajnë përgjegjësi të plotë për tërësinë dhe vërtetësinë e të dhënave që përmban prospekti per aq sa ata, per shkak te pozicionit te tyre ne lidhje me emetuesin, kishin dijeni apo duhej te kishin dijeni ne lidhje me informacionin e padeklaruar. Neni 32 (40 Publikimi i prospektitBrenda 30 ditëve nga marrja në dorëzim e vendimit per miratimin e prospektit për emetimin dhe shitjen e titujve përmes një oferte publike, emetuesi e publikon prospektin ne buletinin e publikimeve zyrtare ose në rastin e nje oferte private, ne formë shoqëruese të ftesës për të nënshkruar titujt qe ju dergohet investitoreve te mundshem. Në publikimin e prospektit per oferten publike, publikohen edhe adresa apo adresat në te cilat mund të merren apo te porositen pa pagesë, kopje te prospektit. Në rastin e një oferte private, nëse ftesa për të nënshkruar titujt u drejtohet brenda 15 ditësh te gjithe investitoreve të mundshëm të caktuar, emetuesi nuk është i detyruar ta publikojë prospektusin. Nëse titujt ofrohen te shiten permes nje oferte publike, prospekti u vihet në dispozicion investitoreve në selinë e emetuesit si dhe në të gjitha vendet ku bëhet nënshkrimi i titujve te lidhur me prospektin. Prospekti publikohet dhe u vihet në dispozicion investoreve të mundshëm përpara një pranimi të mundshëm të detyrimit për të nënshkruar dhe përpara nënshkrimit të titujve. Investori nuk mban përgjegjësi për një pranim të mundshëm për të nënshkruar apo për kryerjen e nënshkrimit të titujve përpara publikimit ose dërgimit të prospektit.Nëse emetuesi nuk e publikon prospektin brenda aftit te parashikuar në paragrafin e pare të këtij neni ose nëse ai nuk ua dërgon investitoreve të mundshëm brenda afatit te parashikuar në paragrafin e dyte të këtij neni, vendimi i autoritetit ne lidhje me miratimin e prospektit konsiderohet i shfuqizuar. Neni 33 (41 Ndryshimi i prospektitEmetuesi deri në fund të periudhës së nënshkrimit të titujve, nepermjet dokumentit te ndryshimit te prospektit, korrigjon ose deklaron çdo fakt te ri që lind ose pëer te cilin vjen ne dijeni pasi autoriteti ka vendosur miratimin e prospektit. Emetuesi brenda 24 oreve nga konstatimi i kerkon Autoritetit miratimin e ndryshimit të prospektit dhe ia bashkëlidh prospektit të ndryshuar, pa vonese, se paku brenda tre diteve pune. Autoriteti shqyrton kerkesen per ndryshimin e prospektit, brenda shtate ditesh pune nga marrja e kerkeses.Nëse Autoriteti e miraton ndryshimin e prospektit ose nuk merr një vendim për aplikimin brenda afatit të përmendur në paragrafin e dyte të këtij neni, emetuesi e publikon ndryshimin e prospektit ditën e parë të punës pas këtij afati në të njëjtën mënyrë që është publikuar prospekti i parë. Neni 34 (42 Oferta private e titujve Nëse titujt ofrohen përmes një oferte private, në vendimin e emetimit të titujve, emetuesi liston emrat e investitoreve të mundshëm të cilëve do t’ua dërgojë ftesën për të nënshkruar titujt bashke me formën dhe vlerën e investimeve të tyre. Në rastin e një oferte private titujsh, prospekti përban të dhënat e përmendura në nenin 29 të këtij ligji. Të dhënat në lidhje me pronat dhe borxhin, gjendjen financiare dhe reyultatin financiar te përcaktuar në nenin 29, germa D, jepen vetëm në lidhje me vitin financiar te mëparshëm dhe vitin financiar ne vazhdim, deri në tremujorin e fundit perpara depozitimit te kerkeses për miratimin e prospektit. Në rastin e një oferte private të titujve, prospekti nuk publikohet dhe emetuesi i tyre komunikon me investoret e mundshëm nepermjet dorezimit te ofertes ne adresen e investitorit.Neni 35 (43 Nënshkrimi dhe shlyerja e titujve, raportimi tek autoritetiNënshkrimi dhe shlyerja e titujve në një ofertë publike behet brenda tre muajve nga dita kur emetuesi merr dijeni per vendimin e autoritetit. Ky afat, në rastin e një oferte private nuk mund te jete me i gjate se 30 ditë. Gjatë periudhës së shlyerjes se titujve, emetuesi i depoziton shumat e paguara në një llogari të veçante të hapur në bankën ku investitori ka një llogari të hapur per keto lloj operacionesh. Nëse ne fund te periudhave te permendura ne paragrafin e pare te ketij neni, mbeten te panenshkruara dhe te pashlyera të paktën 75% e titujve te ofruara publikisht ose 90% e titujve te ofruara privatisht, emetuesit nuk i lejohet t’i emetojë titujt dhe brenda shtatë ditëve pas perfundimit të periudhës se percaktuara per shlyerjen e titujve, u kthen investoreve shumat që kanë paguar. Brenda shtatë ditësh nga perfundimi i periudhës së shlyerjes, emetuesi njofton Autoritetin për numrin dhe përqindjen e titujve të nënshkruar dhe paguar dhe të personave që i kanë nënshkruar dhe paguar ato. Autoriteti ne lidhje me te njejtin emetim, mund te kërkojë nga emetuesi të dhëna të tjera në lidhje me nënshkrimin dhe pagesën e titujve. Nënshkrimi dhe shlyerja e titujve pas perfundimit të periudhave të përmendura në paragrafin e pare të këtij neni janë të pavlefshme. Neni 36 (44Emetimi i titujve afatshkurterDispozitat e këtij ligji zbatohen edhe për emetimin e titujve afatshkurter.Titujt afatshkurter nuk mund te emetohen me kushte të shtyrjes së datës së maturimit përmes emetimit të një serie të re titujsh. Emetuesit e titujve afatshkurter nuk janë të detyruar të nxjerrin prospekt, por ata, brenda shtatë ditësh pas emetimit, njoftojnë me shkrim Autoritetin, ne lidhje me emetimin dhe karakteristikat kryesore te titujve afatshkurtra. Emetimi konsiderohet se eshte realizuar në fund të ditës së fundit të periudhës brenda së cilës duhet të bëhet pagesa e titujve në fjalë. Njoftimi i përmendur në paragrafin e mesiperm të këtij neni përmban:1. të dhëna për titujt, nënshkrimin dhe pagesën;2. të dhëna për emetuesin;3. të dhëna për personat përgjegjës të emetuesit. Neni 37 (45 Emetimi dhe rregjistrimi në bursë i titujve të ofruar përmes një oferte publikeEmetuesi emeton titujt të cilat jane ofruar per shitje përmes një oferte publike për nënshkrim në formën e titujve të dematerializuar, ne perputhje me dispozitat e parashikuara ne kete ligj, dhe i kuoton ato në burse brenda një muaji nga dita e emetimit.Neni 38 (46 Emetuesi i huajEmetues i huaj është një emetuesi, selia e të cilit është e rregjistruar jashtë territorit të Republikës së Shqiperise.Emetuesi i huaj mund të emetojë tituj me ofertë publike në Republikën e Shqiperise, vetëm përmes një shoqërie të autorizuar me të cilën është lidhur emetuesi i huaj për ta përdorur si agjent emetimi. Shoqëri e autorizuar mund te jene shoqërite komisionere ose bankat qe kanë marrë nga Autoriteti licensën për të kryer transaksione me titujt. Kerkesa për miratimin e prospektit të emetimit të titujve të një emetuesi të huaj, bëhet në emër të emetuesit të huaj nga shoqëria e autorizuar e përmendur në paragrafin e trete të këtij neni. Kerkesa shoqërohet me një kontratë agjensie ose nënshkrimin e perbashket te emetuesit të huaj dhe shoqërisë së autorizuar. Autoriteti mund ta miratojë publikimin e prospektit të emetuesit të huaj edhe pse kerkesa nuk shoqërohet nga të gjithë dokumentacionin e parashikuar në kete ligj ose nëse praktika nuk i përmban të gjitha të dhënat e specifikuara në ligj, nëse:a- shoqëria e autorizuar e përmendur në paragrafin e trete të këtij neni vërteton se sipas legjislacionit të vendit të emetuesit nuk mund të jepen këto dokumenta apo të dhëna dhe nëse Autoriteti gjykon se kjo gjë nuk i ul mundësitë investoreve për të bërë një vlerësim objektiv të prespektivave dhe rreziqeve të investimit si dhe për marrjen e një vendimi në lidhje me investimin, b- shoqëria e autorizuar vërteton se sipas legjislacionit të vendit anëtar të Bashkimit Evropian në të cilin ka selinë e rregjistruar emetuesi nuk kërkohen këto dokumenta dhe të dhëna për miratimin e prospektit. Autoriteti mund të miratojë publikimin e një prospekti për një emetues të huaj i cili emeton tituj me ofertë publike njëkohësisht në Republikën e Shqiperise dhe në një vend anëtar të Bashkimit Evropian, nëse publikimi në atë vend anëtar të Bashkimit Evropian është miratuar nga organi përkatës i atij shteti ose mund ta kushtëzojë miratimin me plotësimin e prospektit me të dhënat e përmendura në këte ligj. Shoqëria e autorizuar garanton Autoritetin që të dhënat e perfhsira në prospektin e emetuesit të huaj, janë të sakta dhe të plota. Neni 39 (47 Emetimi i titujve jashtë Republikës së ShqiperiseEmetuesi qe mendon të emetojë tituj në një treg të huaj, njofton paraprakisht Autoritetin për karakteristikat e emetimit të planifikuar. Njoftimi i përmendur në paragrafin e pare të këtij neni përmban të dhënat e renditura në germat A) dhe B) te nenit 29 të këtij ligji si dhe te dhena mbi menyren e kleringut dhe rregullimit te titujve. Brenda tetë ditësh pas perfundimit të periudhës së nënshkrimit dhe pagesës së titujve të emetuara jashtë Republikës se Shqiperise, emetuesi informon Autoritetin në lidhje me numrin e titujve që janë nënshkruar dhe paguar. Neni 40 (48 Përjashtime nga nxjerrja e detyrueshme e prospektitEmetuesi nuk është i detyruar të publikoje një prospekt kur emeton aksione për qëllimet e mëposhtme: 1. rritje të kapitalit fillestar duke perdorur per kete qellim fitimin, rezervat ose fitimin e pashpërndarë;2. rritje të kapitalit fillestar si rezultat i një bashkimi shoqërish;3. rritje të kapitalit fillestar ne te cilin nënshkrimi dhe pagesa e titujve kryhet nga aksioneri i emetuesit i cili ka më shumë se 75 % të të drejtave të votimit në asamblenë e përgjithshme;4. rritjen e kapitalit fillestar në të cilin marrin pjesë vetëm investitoret institucionalë; 5. konvertimin e obligacioneve të konvertueshme në aksione nese në çastin e emetimin të obligacioneve të konvertueshme ka publikuar apo u ka dorezuar prospektin investitoreve;6. shnderrimi i shoqërisë në shoqëri anonime. Emetuesi që nuk ka nxjerrë prospekt ne mbeshteteje te paragrafit te pare të këtij neni, brenda shtatë ditëve pas perfundimit te dites së fundit të periudhës së pagesës së titujve, i jep autoritetit informacion për emetimin e kryer. Informacioni i përmendur në paragrafin e dyte të këtij neni përmban të dhënat e përmendura në Nenin 29 germat A) dhe B) si dhe të dhënat për investitoret institucional dhe numrin e aksioneve të nënshkruara dhe të paguara. Ndryshe nga sa parashikohet nga dispozita e paragrafit te pare të këtij neni, emetuesi pergatit një prospekt për emetimin e titujve përmes një oferte private, kur ftesa për të nënshkruar u drejtohet vetëm investoreve institucionalë, me kusht që një ose më shumë investore institucionalë të nënshkruajnë dhe paguajnë të gjitha titujt e emetimit, me synimin qe, brenda një periudhe më të shkurtër se një vit, t’ua ofrojne për shitje personave që nuk janë investore institucionalë. Emetuesi i përmendur në paragrafin e katert të këtij neni paraqet përpara Autoritetit kerkesen per miratimin e prospektit përpara se investitori institucional të fillojë ofrimin e titujve për shitje. Investori institucional përpara shitjes ua vë në dispozicion këtë prospekt klientëve të mundshëm. Neni 41 (49 Përjashtimet nga zbatimi i dispozitave te këtij KreuDispozitat e këtij Kreu nuk zbatohen për emetimin e aksioneve gjatë krijimit të një shoqërie anonime si dhe për emetimin e titujve kur ato emetohen nga shteti shqiptar apo nga Banka e Shqiperise. KREU II TRANSAKSIONET E TITUJVE DHE PERSONAT E AUTORIZUAR PثR Tث KRYER TRANSAKSIONE TE TITUJVE Seksioni I Neni 42 (50 Veprimtaria e lidhur me transaksionet e titujveVeprimtari e lidhur me transaksione te titujve konsiderohet:1. blerja dhe shitja e titujve me porosi të klientit;2. blerja dhe shitja e titujve në emër ose për llogari të vet;3. administrimi i portofolit të titujve në emër të një klienti qe eshte pronar i portofolit;4. transaksione gjate nje tregtimi te veçantë të bursës duke perfshire ofertë-kërkesën e njëkohshme te titujve, në emër ose për llogari të vet, duke ruajtur të pandryshuar kërkesën për një titull të caktuar;5. veprimtaria e zakonshme e agjentit emetues ku perfshihet organizimi, përgatitja dhe zbatimi i nënshkrimit dhe pagesës së titujve dhe ushtrimi i aktiviteteve të tjera për emetuesin në lidhje me emetimin e titujve, përgatitja për rregjistrimin e titujve në një bursë dhe treg publik të rregulluar duke përfshirë edhe hartimin e kërkesës për rregjistrim në emër të emetuesit;6. financimi i një emetimi ku perfshihet organizimi, përgatitja dhe zbatimi i emetimit të titujve për emetuesin dhe nënshkrimi e pagesa e lidhur me të e të gjitha titujve ose vetëm e atyre të panënshkruara, për shitje të mëtejshme investuesve të mundshëm;7. veprimtaria e këshillimit për investime në tituj;8. veprimtari të lidhura me kujdestarine e titujve. Neni 43 (51 Shoqëritë komisionereTransaksionet me titujt si veprimtari tregtare me perjashtim te veprimtarive te lidhura me kujdestarine e titujve, mund të kryhen vetëm nga shoqëritë komisionere ose bankat të cilat janë liçencuar nga Autoriteti për të kryer transaksione të tilla dhe në objektin e aktivitetit të tyre kanë kryerjen e transaksioneve të tilla. Seksioni II Neni 44 (52 Shoqëritë komisionereShoqëri komisionere është shoqëria anonime me seli në Republikën e Shqiperise, veprimtaria e te ciles eshte kryerja e transaksioneve me titujt sipas percaktimit te dhene ne liçencen e leshuar nga Autoriteti. Me përjashtim të rasteve të parashkuara nga ky Ligj, për shoqëritë komisionere zbatohen dispozitat e ligjit për shoqëritë tregtare. Aksionet e një shoqërie komisionere paguhen në të holla dhe shlyhen tërësisht përpara rregjistrimit te shoqerise në rregjistrin tregtar ose përpara regjistrimit ne regjistrin tregtar te rritjes së kapitalit fillestar. Neni 45 (53 Bankat si shoqeri komisionereShoqeria anonime e cila eshte liçencuar nga Banka e Shqiperise per te ushtruar veprimtari si bankë, mund të kryejë veprimtari te lidhur me transaksionet e titujve, pasi te jete liçencuar nga Autoriteti per te ushtruar edhe kete veprimtari. Dispozitat e këtij Ligji zbatohen edhe për bankat që kryejnë veprimtari te lidhur me transaksionet e titujve. Operacionet e lidhura me titujt jane te shkeputura nga aktivitetet e tjera bankare përsa i takon strukturës, organizimit dhe kontabilitetit. Neni 46 (54 Kufizim për pjesmarrjen në shoqërite komisionereBanka mund të zoteroje aksione në vetëm një shoqëri komisionere. Shoqëria komisionere, aksioneri i shoqërise komisionere, individi apo personi juridik i lidhur me një shoqëri komisionere përmes pronsësisë së aksioneve ose interesave të biznesit me një person tjeter juridik, i cili nga ana tjeter është aksioner i asaj shoqërie komisionere, nuk duhet të ketë as aksione as interesa biznesi në një shoqëri tjetër komisionere. Shoqëria komisionere informon Autoritetin për çdo ndryshim në strukturën e pronësisë së vet, brenda tetë ditëve nga dita kur ka ndodhur ndryshimi. Neni 47 (55Licensa për të kryer veprimtari te lidhur me transaksionet e titujveLicensa qe leshohet nga Autoriteti, për të kryer transaksione me titujt leshohet me afat te pacaktuar.Autoriteti e heq licensën për të kryer veprimtari te lidhur me titujt, sipas kushteve të parashikuara nga ky Ligj. Liçensa e leshuar nga Autoriteti per te ushtruar veprimtari te lidhur me transaksionet e titujve perfundon: 1. ne ditën e fillimit së procedurës së falimentimit ose të likuidimit;2. kur Autoriteti vendos heqjen e licences;3. kur shoqerise komisionere, e cila eshte edhe Banke, i hiqet liçenca si banke me vendim te mbikqyresit bankar;4. me kerkesen e vete shoqerise. Neni 48 (56Kerkesa per pajisjen me licenseAkti i themelimit dhe statuti bashkelidhur, i një shoqërie qe krijohet per te ushtruar veprimtari te lidhur me transaksionet e titujve, si dhe ndryshimet ne keto akte miratohen nga Autoriteti. Kerkesa per t’u pajisur me licensë për të ushtruar veprimtari te lidhur me transaksione te titujve, depozitohet ne Autoritet. Autoriteti miraton përmbajtjen e kerkeses. Kerkeses i bashkëlidhen kopje të noterizuara të dokumentave të mëposhtëm: 1. akti i themelimit, Statuti si dhe vendimi i regjistrimit ne regjistrin tregtar; 2. dokumentacioni bankar qe verteton derdhjen e kapitalit themeltar; 3. deklarata nga secili prej aksionereve i shoqërisë ne te cilen deklarojnë se nuk kanë aksione ose interesa biznesi në një shoqëri tjetër ndermjetese;4. kontraten qe verteton se shoqëria ka punësuar me kohe te plote të paktën një komisioner burse dhe/ose një këshilltar investimesh,5. dokumentacioni në bazë të të cilit mund të përcaktohet se ekzistojnë kushtet organike, teknike dhe organizative për ofrimin e shërbimeve me të cilat lidhet kerkesa per marrjen e liçensës,6. mandat-pagesa me te cilen vertetohet shlyerja e detyrimeve me Autoritetin. Neni 49 (57Dhënia e licensës për ushtrimin e veprimtarise te lidhur me transaksionet e titujveBrenda 60 ditësh nga dita e rregjistrimit të kerkeses, Autoriteti merr vendim ne lidhje me kerkesen. Autoriteti njofton kerkuesin në lidhje me vendimin e marre. Autoriteti me vendimin e vet mund te vendose miratimin e kerkeses, refuzimin ose te kerkoje plotesimin e disa kushteve te caktuara per leshimin e liçences, duke percaktuara edhe afate. Nëse kerkuesi që ka paraqitur kerkesen nuk arrin t’i eleminojë të metat e specifikuara në njoftimin e marrë nga Autoriteti brenda aftit te percaktuar nga Autoriteti, atëherë konsiderohet se ka hequr dorë nga kerkesa.Në vendimin për dhënien e licensës për kryerjen e transaksioneve te titujve, Autoriteti specifikon se për cilat transaksione jepet licensa. Autoriteti mban një rregjistër të shoqërive komisionere te liçencuara për kryerjen e transaksioneve te titujve. Neni 50 (58Refuzimi i kerkeses per liçencim Autoriteti refuzon licensën për ushtrimin e veprimtarise te lidhur me transaksionet e titujve nëse:1. dispozitat e statutit të shoqërisë bien ndesh me dispozitat e këtij ligji ose të akteve neligjore të mbështetur në këtë ligj; 3. shoqëria komisionere apo aksioneri i shoqërisë anonime zoteron direkt ose indirekt aksione ose interesa biznesi në një shoqëri tjetër komisionere;4. shoqëria anonime nuk ka të punësuar në mënyrë definitive të paktën një komisioner burse dhe/ose këshilltar investimesh;5. shoqëria anonime nuk ka në dispozicion kapitalin e nevojshëm;6. shoqëria anonime nuk i përmbush kushtet e tjera për kryerjen e trasaksioneve me të cilat lidhet kerkesa për marrjen e licensës.Neni 51 (59Bashkimi i shoqërive komisionere Në rastin e bashkimit të dy shoqërive komisionere, shoqeria e re komisionere, brenda 15 diteve nga regjistrimi ne regjister i paraqet kerkese autoritetit per t,u pajisur me liçente te re, duke i bashkangjitur te gjithe dokumentacionin e kerkuar sipas ketij ligji. Liçencat e marra me pare njesohen menjeherë me nje liçence provizore, e cila leshohet me afat deri ne miratimin nga autoriteti te liçneces se re. Nese dokumentacioni i paraqitur eshte i plote, Autoriteti konfirmon licencen e re brenda 30 diteve nga paraqitja e kerkeses. Neni 52 (60 Kapitali fillestar i shoqërive komisionereKapitali themeltar i shoqerive anonime qe kerkojne te pajisen me liçence per te ushtruar veprimtari ne tregun e titujve per kryerjen e transaksioneve të përcaktuara në pikat 1 dhe 7 te paragrafit te pare te nenit 50 të këtij Ligji, nuk mund te jete me i vogel se __________lek.Kapitali themeltar i shoqerive anonime qe kerkojne te pajisen me liçence per te ushtruar veprimtari ne tregun e titujve per kryerjen e transaksioneve të përcaktuara në pikat 2,3 dhe 4 te paragrafit te pare te nenit 50 të këtij ligji, nuk mund te jete me i vogel se __________lek.Kapitali themeltar i shoqerive anonime qe kerkojne te pajisen me liçence per te ushtruar veprimtari ne tregun e titujve per kryerjen e transaksioneve të përcaktuara në pikat 5 dhe 6 te paragrafit te pare te nenit 50 te ketij ligji, nuk mund te jete me i vogel se ____________ lek. Neni 53 (61Kapitali likuid neto Për të siguruar detyrimet e veta ndaj kreditorëve, shoqëria komisionere ekuilibron fondet e veta likuide me detyrimet.Ekuilibri i përmendur në paragrafin e pare të këtij neni shprehet si tregues i fondeve neto likuide, i cili do të llogaritet nga pjesëtimi i fondeve likuide gjithsej me detyrimet afatshkurtra të shoqërisë komisionere.Treguesi i fondeve likuide neto të një shoqërie komisionere nuk mund të jetë më pak se një.Shoqëria komisionere informon nje here ne muaj Autoritetin, në lidhje me llogaritjen e treguesit të fondeve likuide neto.Autoriteti miraton menyrën e ekuilibrimit të likuiditetit të kapitalit si dhe procedurat e raportimit përpara Autoritetit. Neni 54 (62 Një individ nuk mund të jetë në të njëjtën kohë punonjës dhe anëtar i keshillit mbikqyres apo i drejtorise në disa shoqëri komisionere. Neni 55 (63 Hapja e filialeve jashtë shtetit të shoqërive komisionereShoqëria komisionere mund të krijojë një filial jashtë territorit te republikes se shqiperise për të kryer transaksione me titujt në përputhje me ligjet e vendit ku do të ushtrojë aktivitetin. Brenda 10 diteve nga dita e e rregjistrimit të filialit në rregjistrin e huaj ose nga marrja e licensës për kryerjen e transaksioneve me titujt jashtë shtetit shoqëria ndermjetese njofton Autoritetin. Njoftimi shoqërohet me kopjet e dokumentave të mëposhtme:1. përkthim dhe kopje e noterizuar e origjinalit te marre nga rregjistri i huaj në të cilin është rregjistruar filiali, 2. përkthim dhe licensa origjinale për të kryer transaksione me titujt e leshuar nga organi i huaj autorizues,3. listë të personave të autorizuar për të përfaqësuar shoqërinë ndermjetse në veprimtarite e degës dhe personat natyral të cilët kryejnë transaksionet me titujt në ate filial. Neni 56 (64 Dorëzimi i të dhënave Shoqëritë komisionere brenda muajit Mars i dergojne Autoritetit bilancin dhe raportin vjetor te veprimtarise tregtare si dhe paraqet perprara autoriteti, raporte periodike 3 mujore te veprimtarise tregtare si dhe pasqyrat financiare. Përmbajtja e pasqyrave financiare te permendura ne paragrafin e pare te ketij neni, miratohet nga Autoriteti.Shoqëria komisionere, për çdo ndryshim të të dhënave që ka dhënë gjatë kerkeses per pajisjen me liçence, ve ne dijeni Autoritetin brenda tetë ditësh nga verifikimi i ngjarjes. Neni 57 (65 Heqja e licensës për të kryer transaksione me titujt Autoriteti vendos heqjen e liçences se leshuar per te kryer transaksione me titujt ne rastet kur:1. brenda gjashtë muajsh nga leshimi i licensës, shoqëria nuk arrin të ushtroje veprimtarite per te cilat eshte leshuar liçenca;2. nuk ushtron veprimtarite per te cilat eshte leshuar liçenca per te pakten gjashtë muaj; 3. kryen transaksione me tituj për të cilat nuk eshte pajisur me liçence;4. kryen veprimtari tregtare qe nuk eshte e lidhur me transaksionet me titujt;6. vepron ne kundershtim me dispozitat e parashikuara ne kete ligj ne lidhje me marrjen ne pronesi te aksioneve ose te drejtave te shoqerive te tjera ndermjetese;7. nuk zbaton dispozitat e parashikuara ne kete ligj ne lidhje me mbajtjen dhe venien ne dispozicion te klientave te regjistrave;8. nuk arrin te njoftojë ne kohe klientin për realizimin e porosive;9. nuk i mban paratë e dhëna nga klientët në perputhje me dispozitat e parashikuara nga ky ligj;10. jep hua tituj pa lejen me shkrim të titullarit të titujve;11. nuk ka punësuar komisioner burse ose këshilltar investimesh në ato raste kur një gjë e tillë kërkohet ose kur transaksionet me titujt për llogari të klientit janë kryer nga persona të cilët nuk janë as komisioner burse as këshilltar investimesh;12. nuk arrin t’i japë Autoritetit të dhënat që duhet të japë brenda afateve të përcaktuara me ligj dhe sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;13. nuk i lejon personat e autorizuar nga Autoriteti për të kryer mbikqyrjen sipas dispozitave ligjore ne fuqi qe rregullojne veprimtarine e Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare;14. nuk arrin të ekzekutojë vendimin e marre nga Autoriteti me ane te te cilit urdherohet të kryejë një detyrim te caktuar brenda kohës së përcaktuar në këtë Ligj ose në vendimin e Autoritetit;15. ve në rrezik ose kompromenton funksionimin e burses, te një tregu tjeter publik të rregulluar ose te regjistrit te titujve; 16. nuk i kryen transaksionet në përputhje me dispozitat e këtij Ligji dhe të akteve nënligjore të Autoritetit, me porositë dhe udhëzimet e klientit ose i kryen ato pa kujdesin e duhur profesional;17. gjate kerkeses per liçence ka depozituar të dhëna të rreme;18. nuk i përmbush më kushtet në bazë të të cilave ka marrë licensën për kryerjen e transaksioneve me titujt dhe nuk arrin te rregulloje gjendjen brenda kohës së vendosur nga Autoriteti.Bashke me vendimin per heqjen e liçences Autoriteti mund te vendose heqjen deri ne dy vjete te te drejtes per te rikerkuar pajisjen me liçence.Ne vendimin per heqjen e liçences Autoriteti mund të urdhërjë që porositë e pakryera dhe dokumentat e tjerë të klientëve të shoqërise ndermjetese të transferohen në një shoqëri tjetër ndermjetese, me pëlqimin e kesaj te fundit. Kur Autoriteti e gjykon te arsyeshme, per shkaqet e permendura ne paragrafin e pare pikat 7, 8, 11, 12, 13 dhe 14 të këtij Neni, mund ne vend te heqjes se liçences, të vendosë nje afat, i cili nuk mund te jete me i gjate se gjashte muaj, brenda te cilit shoqeria ndermjetese duhet te eliminoje parregullsite. Kur shoqeria ndermjtese edhe pas kalimit te afatit te vendosur nga Autoritetit per korrigjimin e gjendjes, nuk ka eliminuar parregullsite, liçenca quhet e hequr.Per çdo vendim te lidhur me heqjen e liçences ose me percaktimin e afateve per korrigjimin e gjendjes. Autoritetit njofton bursën, tregun publik të rregulluar si dhe regjistrin e titujve. Seksioni IIKomisionerët e bursës dhe këshilltarët e investimeve Neni 58 (66 Komisionerët e bursësKomisioneri i bursës është punonjësi i shoqërisë komisionere ose i bankes, i cili liçencohet nga Autoriteti dhe është i autorizuar për tregtimin e titujve. Autoriteti mban një rregjistër të komisionerëve te liçencuar të bursës. Autoriteti miraton kriteret qe duhet te plotesohen per t’u pajisur me liçence sikomisioner burse.Autoriteti organizon dhe zbaton programe trajnimi dhe testimi per komisioneret, duke leshuar çertifikatat perkatese. Autoriteti mund te liçencoje institucione te kualifikuara qe te organizojne programe trajnimi dhe testimi per komisioneret e burses. Neni 59 (67 Këshilltarët e investimeveKëshilltarët e investimeve janë punonjës të shoqërive komisionere ose bankave, të cilët liçencohen nga autoriteti dhe autorizohen të japin këshilla për investimet në tituj.Autoriteti mban një rregjistër të këshilltarëve te liçencuar të investimeve.Autoriteti miraton kriteret qe duhet te plotesojne individet per t’u pajisur me liçencë për të vepruar si këshilltar investimesh. Neni 60 (68Kerkesa për pajisjen me liçence sikomisioner burse ose këshilltar investimeshBashke me kerkesen per pajisjen me liçence per ushtrim veprimtarie si komisioner burse ose keshilltar investimesh, personi depoziton edhe kopjen e kontrates se lidhur me shoqerine komisionere si dhe nje dokumentacionin shtese të miratuar nga Autoriteti.Neni 61 (69Dhenia licensave të komisionerëve të bursës dhe këshilltarëve të investimeveAutoriteti pas shqyrtimit te dokumentacionit leshon licensën duke autorizuar ushtrimin e veprimtarise si komisioner burse ose të këshilltar investimesh si punonjës i një shoqërie ndermjetese. Dispozitat e Nenit 57 të këtij Ligji zbatohen edhe për dhënien e licensave të komisionerëve të bursës dhe të këshilltarëve të investimeve.Licensat jepen me afat te pacaktuar.Kerkesa e personit per marrje licence per ushtrimin e veprimtarise si komisioner burse ose keshilltar investimesh, duket te shoqerohet me, certifikaten e kualifikimit, sic pershkruhet nga Autoriteti. Neni 62 (70 Shoqëria komisionere mund të kryejë transaksione me titujt vetëm nëse ka punësuar të paktën një komisioner burse me kohe te plote. Shoqëria komisionere ose banka, mund të kryerjë sherbime te keshillimit te investimeve, vetëm nëse ka punësuar të paktën një këshilltar investimesh ne kohe te plote.Shoqëritë komisionere ose bankat, në secilën prej degëve të tyre ku kryejnë transaksione me tituj ose ku ofrojnë shërbime të këshillimit të investimeve punësojnë të paktën një komisioner burse ose këshilltar investimesh. Neni 63 (71 Heqja e licensës së komisionerit të bursës ose të këshilltarit të investimeve Komisioni vendos te heqe licensën e leshuar per te ushtrar veprimtari si komisioner burse apo këshilltar investimesh kur:1. konstaton se të dhënat e depozituara bashke me kerkesen per liçence nuk kanë qenë të vërteta;2. komisioneri i bursës ose këshilltari i investimeve është dënuar penalisht me vendim te formes se prere ose nëse me vendim gjykate i është ndaluar të ushtrojë një profesion i cili përfshihet tërësisht ose pjesërisht në aktivitetet e shoqërisë ndermjetese;3. vepron ne keundershtim me dispozitat e këtij Ligji;4. shkel në mënyrë të përsëritur rregullat e bursës ose të tregut publik të rregulluar;5. kryen veprimtari që nuk janë pjesë e përshkrimit të pozicionit të punës të një komisioneri burse apo këshilltari investimesh;6. nuk i plotëson më kushtet në bazë të të cilave i është dhënë liçensa dhe nuk arrin t’i plotësojë këto kushte brenda periudhës kohore të përcaktuar nga Autoriteti e cila nuk mund te jete me e gjate se kater muaj;7. nuk eshte me i punesuar nga shoqeria komisionere;8. shoqerise komisionere ku ai eshte i punesuar i hiqet liçenca;9. me kerkesen e tij. Seksioni III Të drejtat dhe detyrimet e personave që kryejnë transaksione me tituj Neni 64 (72Dispozita të përgjithshmeGjatë kryerjes së transaksioneve me titujt, shoqëritë komisionere, anëtarët e keshillave mbikqyrese, komisionerët e bursës dhe këshilltarët e investimeve veprojne ne emer te interesave te klientëve.Anëtarët e keshillit mbikqyres, anetaret e drejtorise, komisionerët e bursës, këshilltarët e investimeve dhe punonjësit e tjerë të shoqërive komisionere ruajne fshehtesine ne lidhje me informacionin për klientët, gjendjen dhe transaksionet e llogarive të klientëve, operacionet e kryera për klientët si edhe të dhëna dhe fakte të tjera per të cilat vijne ne dijeni në lidhje me transaksionet me titujt për klientët. Këto të dhëna konsiderohen informacion konfidencial dhe personat e sipërpërmendur nuk mund t’i pëdorin apo t’ua kalojnë të treteve, me perjashtim te rastit kur kërkohen nga Autoriteti, nga bursa, nga tregu publik i rregulluar, nga organet e prokurorise dhe gjykates, ose nëse publikimi i tyre është miratuar nga klienti. Neni 65 (73Njoftimet per publikun Njoftimet publike jane njoftimet apo reklamat e publikuara në mjetet e komunikimit në masë dhe në mjetet e komunkimit elektronik që janë në përdorim të publikut.Vetëm shoqëritë komisionere mund të publikojnë njoftime apo reklama që ofrojnë transaksione me titujt. Përmbajtja e njoftimeve apo reklamave nuk duhet t’i çojë investuestitoret në konkluzione të gabuara në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e lidhura me titujt apo transaksionet e titujve.Shoqerite komisionere depozitojne ne Autoritet, tekstin e njoftimeve apo reklamave përpara se ato të publikohen. Nëse Autoriteti brenda 24 oreve nga paraqitja e tekstit të njoftimit apo reklamës nuk e ndalon zyrtarisht publikimin e tij, atëherë shoqëritë e komisionere mund ta publikojnë njoftimin apo reklamën.Autoriteti e ndalon publikimin e reklamave përmbajtja e të cilave eshte hartuar ne kundershtim me dispozitat e paragrafit te trete të këtij Neni, bie ne kundershtim me këtë Ligj, ose me rregullat profesionale të cilat mbrojnë interesat e investoreve. Neni 66 (74 Kushtet e përgjithshme të kontratave të porosiveShoqëria komisionere depoziton ne Autoritet kontratat-tip të porosive qe lidh me klientet.Kushtet e përgjithshme të kontratave dhe lista e çmimeve afishohen në të gjitha mjediset ku ushtron veprimtarine e saj me investoret, në vend të dukshëm i cili të arrihet me lehtësi nga investitoret.Kushtet e përgjithshme të kontratave te porosive përmbajnë dispozita për të drejtat dhe detyrimet reciproke të shoqërisë komisionere dhe investitorit, përshkruajnë risqet e lidhura me kryerjen e transaksioneve konkrete.Shoqëria komisionere informon investitorin për të gjitha rrethanat e nevojshme për marrjen e një vendimi në lidhje me blerjen apo shitjen apo transaksione të tjera me titujt dhe në veçanti i jep atij informacion të vërtetë ne lidhje me ofertën dhe kërkesën, tregtimn e titujve dhe tendencat e çmimeve të tyre. Neni 67 (75 Kryerja e transaksioneve me porosi Porosia ne lidhje me transaksionet e titujve, është një shprehje e njëanshme e vullnetit të klientit, e dhënë me goje, me shkrim ose si mesazh elektronik per të porositurin, qe ne kete rast eshte shoqëria komisionere, dhe qe permban nje urdher për të kryer një transaksion të caktuar me titujt në emër të shoqërisë komisionere dhe për llogari të klientit. Nese shoqeria komisionere e pranon porosine, ajo e regjistron ate ne librin e porosive.Porosia e përmendur në paragrafin e pare te ketij neni nuk përjashton zbatimin e kushteve të përgjithshme të kontratës të përmendura në nenin 74 të këtij Ligji. Neni 68 (76 Mbajtja e librit të porosive Shoqëria komisionere mban në formë elektronike librin e porosive, ne te cilin regjistron te gjitha transaksionet të permendura në pikat 1, 2, 3 dhe 4 te paragrafit te pare te nenit 50 të këtij ligji.Libri i porosive eshte shuma e të gjitha porosive individuale të përmendura në nenin 75 të këtij Ligji.Porositë për blerje dhe shitje rregjistrohen në librin e porosive sipas renditjes kohore të marrjes së porosive dhe secilës porosi i vihet një referencë në formën e një numri rendor. Rradha e ekzekutimit të porosive caktohet nga numri rendor dhe nga çmimi. Nëse dy ose më shumë porosi kanë çmim të njëjtë, rradha e ekzekutimit i jepet së pari asaj që ka numrin më të vogël rendor. Nëse një porosi është ekzekutuar vetëm pjesërisht, pjesa tjetër e porosisë ruan vendin e vet në librin e porosive. Ne librin e porosive rregjistrohet çdo ndryshim apo anullim i një porosie si dhe informacioni për ekzekutimin e porosisë. Porositë në të cilat sasia e titujve është ulur, mbajnë të njëjtën referencë rendore dhe të njëjtin radhe ekzekutimi. اdo ndryshim tjetër i sasisë ose i çmimit përbën një porosi të re dhe regjistrohet si e tille.Shoqëria ndermjetese, sipas kërkesës i jep menjëherë klientit një listë të porosive siç rezulton nga libri i porosive.Te dhënat në librin e porosive dhe ato të regjistruara per porosisë, janë gjithmonë të njëjta.Libri i porosive mbahet në mënyrë që të parandalojë ndryshimin e mëpasshëm të të dhënave.Libri i porosive mbahet për të paktën pesë vjet nga fundi i veprimtarise tregtare të cilit i referohet.Autoriteti miraton përmbajtjn e librit të porosive dhe mënyrën e mbajtjes së tij.Neni 69 (77 Parate e klientëveShoqëria komisionere i mban parate e dhëna nga klientët për të paguar titujt, apo fondet e realizuara nga shitja e titujve, në një llogari të veçantë ose në llogari të veçanta te organizuara si llogari e klientit. Parate e klientit nuk janë pronë e shoqërisë komisionere. Këto para nuk mund të përfshihen në aktivet e shoqërisë komisionere si dhe nuk konfiskohen si pasojë e pretendimeve të ngritura nga te trete kundër shoqërisë komisionere.Parate e vendosura në llogarinë e klientit për blerjen e titujve pëdoren në përputhje me porositë e klientit.Shoqëria komisionere kalon në llogarinë e klientit parate e siguruara nga shitja e titujve. Neni 70 (78 Dhënia hua e titujveShoqëria komisionere mund të japë dhe të marrë hua titujt, vetëm me miratimin me shkrim të mbajtesve te titujve.Autoriteti miraton rregullore ne lidhje me kushtet dhe mënyrën e huadhënies së titujve. Neni 71 (79 Detyrimet e shoqërive komisionere në lidhje me ekzekutimin e porosive Shoqëria komisionere dhe njofton pa vonesë klientin për çdo transaksion tregtar të bërë në lidhje me porosinë e tij, edhe kur kjo nuk i kerkohet nga klienti.Kur një shoqëri komisionere blen ose shet tituj në llogari dhe emër të vet dhe/ose në llogari të punonjësve të vet, deklaron shprehimisht që porosia është e vetja. Porosia e vet shoqërisë komisionere është e barabartë me porositë e tjera dhe nuk ka perparesi ne ekzekutim.Me perjashtim te rasteve kur eshte parashikuar ndryshe, shoqeria ndermjetese i paraqet menjehere sistemit te tregtimit te burses, porositë për të blerë ose shitur tituj të kuotuar në bursë.Shoqëria komisionere mund të paraqisë së bashku disa porosi për blerjen ose shitjen e titujve të një emetuesi, me të njëjtat kushte në lidhje me çmimin dhe llojin e porosisë në sistemin e tregtimit të bursës ose të tregut publik të rregulluar, me përjashtim të rastit kur mundësia e realizimit të porosisë do të ulej nga kjo paraqitje sasiore. Tregtim sipas paragrafit te mesiperm eshte tregtim i përbashkët.Nëse porositë e paraqitura së bashku janë realizuar me të njëjtin çmim, por sasia e titujve nuk është e mjaftueshme për realizimin e të gjitha porosive, ose nëse porositë e paraqitura së bashku janë realizuar me çmime të ndryshme, porosia që duhej realizuar në fillim do të jetë porosia e klientit që gëzon përparësi sipas librit të porosive. Neni 72 (80 Afatet për përmbushjen e detyrimeve të palëvePalët e një operacioni te lidhur me kalimin e pronësisë së titujve, detyrimet e tyre ne lidhje me pagesën e çmimit dhe kalimin e pronësisë, i përmbushin brenda katër ditëve nga dita e transaksionit, me përjashtim të rasteve kur në kontratë parashikohet ndryshe.Kontrata e transferimit te titujve dhe e te drejtave te lidhura me to, eshte baza për kalimin e pronësisë së titujve të cilet nuk janë të rregjistruara në rregjistrar. Dita e transaksionit eshte dita kur palët kanë mbyllur operacionin ligjor.Pronësia e titujve të dematerializuar, fitohet ne ditën e blerjes sipas rregullave te miratuara nga regjistrari. Seksioni IV Neni 73 (81 Kujdestaria e titujveOperacionet e lidhura me kujdestarine e titujve jane:1. mbajtja dhe ruajtja titujve;2. raportimi për pagesa e dividentëve, interesave dhe instrumentave të tjerë të arkëtueshëm;3. informimi për takimet e emetuesve të titujve dhe të drejtat e lidhura me aksionet dhe titujt e tjere të vënë në kujdestari, dhe ekzekutimi i porosive të klientëve për përmbushjen e këtyre të drejtave;4. informimi për ndryshimet ligjore të cilat direkt ose indirekt prekin raportimin te klienti për gjendjen e llogarisë në kujdestari;5. shërbimi i organizimit te asamblesë se përgjithshme;6. shërbime të tjera të lidhura me titujt si përmbushja e të drejtave dhe të detyrimeve që dalin nga titujt, siç është rënë dakort midis klientit dhe kujdestarit dhe të cilat nuk bien ne kundershtim me ligjin. Sherbimi i kujdestarise se titujve rregullohet me nje kontratë ne te cilen, kujdestari merr përsipër të kryejë një apo më shumë nga operacionet e përmendura në paragrafin e pare te ketij neni, për llogari të klientit, dhe mbi bazën e një komisioni.Operacionet e lidhura me kujdestarine e titujve kryhen nga banka te autorizuara për kryerjen e kesaj veprimtarie me vendim të Autoritetit.Per kryerjen e veprimtarise te lidhur me kujdestarine e titujve, kujdestari organizon njesi te veçante brenda struktures se vet.Autoriteti miraton kushtet e kryerjes së transaksioneve që lidhen me kujdestarine e titujve. Neni 74 (82 Llogaritë e titujve në kujdestariKujdestari bashke me regjistrarin hap një llogari kujdestarie të titujve të dematerializuara. Kujdestari me regjsitrarin mund të hapë një llogari kujdestarie, e cila mund të organizohet si llogari me emër te perbashket, llogari me kod te perbashket ose llogari e përbashkët.,Me porosi të klientit, kujdestari mund të menaxhojë tituj në llogari kujdestarie.Titujt në llogari kujdestarie janë pronë e klientit dhe nuk mund të përfshihen në pronën e kujdestarit, dhe aktivet e tij në rastin e likuidimit ose falimentimit, dhe as nuk mund të konfiskohen në lidhje me pretendime të ngritura nga te tretet kundër kujdestarit.Kujdestari i menaxhon keto llogari si para’ te klientit, ne perputhje me nenit 77 të këtij ligji.Kujdestari mban përgjegjësi për të gjitha dëmet e shkaktuara ndaj klientit për shkak të zbatimit jo të mirë të kontratës, duke përfshirë edhe humbjen e fitimit. Neni 75 (83 Raportimi tek AutoritetiAutoriteti mund t’i kërkojë kujdestarit të japë raporte te rregullta qe permbajne të dhëna për të gjithë klientët si dhe sasitë e titujve ne kujdestari. Neni 76 (84 Libri i kujdestarisëKujdestari bën rregjistrime të posaçme për çdo klient, për titujt të cilat ka në kujdestari.Kujdestari mban një libër kujdestarie me të dhëna për të gjitha porositë për blerjen dhe shitjen e titujve.Libri i kujdestarisë mbahet në të njëjtën mënyrë si edhe libri i porosive i përmendur në këtë Ligj.Me kërkesë të Autoritetit, kujdestari i jep mundësi autoritetit të kontrollojë librin e kujdestarisë dhe të gjithë dokumentacionin tjetër.Kujdestari informon brenda 24 oreve klientin për çdo marreveshje te nenshkruar sipas porosisë së klientit, edhe atëherë kur kjo nuk kërkohet nga klienti. Dispozitat e parashikuara ne kete ligji për mbajtjen në kujdestari të titujve te dematerializuar, zbatohen edhe për titujt që emetohen në formën e dokumentave.Neni 85----- Neni 77 (86 Administrimi i portofolëve te titujve në emër të klientëve Operacione që lidhen me investimet e parave ne tituj me administrimin e titujve te klientit, kryen nga shoqeria komisionere kundrejt nje pagese sipas kontrates se lidhur per administrimin e portofoleve te titujve ne emer te shoqerise ose ne emer te klienteve.Shoqëria komisionere mund të investojë fondet e klientit vetëm në:a) tituj të tregutara në një bursë në Republikën e Shqiperise,b) bursa të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhec) tituj te emetuara nga Ministria e Financave e Republikes se Shqiperise.Shoqëria komisionere që menaxhon një portofol titujsh në emër të vet dhe/ose në emër të klientit i mban titujt në llogari të klientit, të veçuara nga prona e vet.Neni 78 (87 Dispozitat e këtij ligji që lidhen me tregtimin e titujve në emër të vet dhe për llogari të klientit zbatohen siç duhet edhe për operacionet që lidhen me menaxhimin e portofolit të titujve për llogari të klientit. KREU IIITREGTIMI I TITUJVE Seksioni INeni 79 (88 Liçensa e ushtrimit të veprimtarise si burseTregtimi i titujve bëhet në mënyrë të organizuar në bursa të ngritura për të krijuar kushtet për bashkimin e ofertës me kërkesën e titujve.Bursat liçencohen nga Autoriteti. Autoriteti, miraton kushtet qe duhet te permbushen nga bursa dhe nga tregjet e tjera te rregulluara, per realizimin e qellimit te percaktuar ne paragrafin e pare te ketij neni. Neni 80 (89 Bursat e titujveBursa e titujve krijohet si shoqëri anonime në përputhje me dispozitat e ligjit për shoqëritë tregtare dhe të këtij Ligji.Bursa e titujve siguron personel, paisje, kushte teknike dhe organizim të tillë që:1. të gjithë anëtarët e bursës të mund të bëjnë dhe të pranojnë oferta për blerjen dhe shitjen e titujve në mënyrë të njokohëshme, të barabartë dhe me të njëjtat kushte,2. të gjithë anëtarët e bursës të mund të marrin informacion tregu për titujt që po tregtohen në të njëjtin çast dhe të mund t’i shesin ose t’i blejnë ato me të njëjtat kushte.Në tregtimin në bursë marrin pjesë shoqëritë komisionere te cilat janë anëtare të bursës. Anetaresimi ne Burse, behet ne perputhje me kushtet e anetaresise te percaktuara nga rregullorja e burses. Bursa pranon si anëtare të vetën çdo shoqëri komisionere te liçencuara nga Autoriteti e qe plotëson kushtet anëtarësisë. Neni 81 (90 Kapitali fillestar i Bursave dhe aksionetKapitali themeltar i një burse eshte (minimumi) paktën ___________ lek.Aksionet e burses janë aksione të zakonshme dhe të rregjistruara. Neni 82 (91 Kompetenca e burses për të miratuar rregulloreBursa përmes rregulloreve të cilat miratohen nga Autoriteti, përcakton organizimin, aktivitetin dhe rregullat e rregjistrimit, listimit dhe tregtimit.Autoriteti shqyrton rregulloret e përmendura në paragrafin e pare të këtij neni brenda 60 ditësh nga data e rregjistrimit të rregullt të kerkeses per miratim.Kerkesa e përmendur në paragrafin e dyte të këtij neni, shoqërohet me pagesen e kuotave dhe tarifave te percaktuara per autoritetin. Neni 83 (92 Raportimi i detyrueshëmBursat publikojnë dhe i paraqesin Autoritetit raporte ditore, javore, mujore dhe vjetore ne te cilat perfshihen të dhëna për tregtimin së bashku me çmimet dhe sasitë e:1. transaksioneve të negociuara;2. dhe transaksioneve të kryera në bursë nga pjesëmarrësit në tregtim. Transaksion i negociuar është transaksioni me tituj midis dy investitoreve institucionalë në emër dhe për llogari të tyre, qe kryhet jashte orareve zyrtare te burses.Bursa i mundëson pa pagesë Autoritetit, monitorimin me lidhje të drejtpërdrejtë kompjuterike me sistemin e tregtimit të bursës. Neni 84 (93 PaanshmëriaBursa nuk kryen transaksione me titujt, dhe as mund të jape këshilla për tregtimin dhe investimin në tituj, apo të jape mendime për avantazhet apo disavantazhet e blerjes apo shitjes se titujve. Bursat i paraqesin publikut vetem avantazhet e rregjistrimit të titujve në listën e bursës dhe avantazhet e tregtimit publik të organizuar. Neni 85 (94Kriteret per emerimin e drejtoreve dhe anëtarëve të keshillit mbikqyrës të bursës Anetaret e keshillit mbikqyres te burses mund te jene personat qe:- jane shtetas shqiptare;- kane mbaruar studimet e larta universitare ne fakultetin e ekonomise ose ate juridik;- kane pervoje te pakten dy vjecare ne administrimin e shoqerive tregtare, banke, finance, ose kontabilitet.Në raportin vjetor të bursës publikohen informacione për pjesëmarrjen e anëtarëve në takimet e keshillit mbikqyrës si dhe për shpërblimet e anetareve te keshillit mbikqyres.Drejtoret te burses mund te jene personat qe:-jane shtetas shqiptare;-kane mbaruar studimet e larta ne deget e ekonomikut: finance, kontabilitet, ose biznes. Anëtarët e drejtorise dhe të keshillit mbikqyrës të bursës si edhe punonjësit e bursës nuk mund të jenë anëtarë të drejtorive ose të keshillave mbikqyrëse të shoqërive komisionere apo të emetuesve titujt e të cilëve janë rregjistruar në bursë. Autoriteti miraton emerimin e drejtoreve dhe te anetareve te keshillit mbikqyres te burses. Neni 86 (95 Informacioni konfidencialDispozitat e këtij ligji qe lidhen me konfidencialitetin profesional zbatohen edhe për punonjësit dhe anëtarët e drejtorise dhe të keshillave mbikqyrëse të bursës.Kryetari i keshillit drejtues, një herë në muaj i paraqet raporte Autoritetit, për marrjen ose dhënien në pronësi të titujve të personave të përmendur në paragrafin e pare të këtij neni. Neni 87 (96 Kuotimet dhe listimiBursa me rregullore miraton kushtet e rregjistrimit të titujve në kuotime të bursës si dhe kushtet e listimit. Keto rregullore qe miratohen nga Autoriteti.Kerkesat per listim lidhen me të gjitha titujt e një klase të një emetuesi.Kuotimi eshte tregtimi i titujve ne sesionet e tregtimit ne burse.Listimi eshte registrimi ne listen zyrtare te burses dhe nuk perfshin kuotimin e titujve. Neni 88 (97 Negociueshmëria e titujveTitujt e listuar në një bursë janë tërësisht të negociueshme dhe të paguara.Negociueshmëri e plotë do të thotë negociueshmëri e pakushtëzuar dhe e pakufizuar pavarësisht vendit dhe mënyrës me të cilën janë marrë në pronësi titujt, si për tregtimin në bursë dhe për mënyrat e tjera të marrjes në pronësi të titujve në mënyrë të ligjshme.Nuk mund te listohen ne burse, aksionet e shoqerive anonime, transefimi i te cileve kushtezohet nga miratimi i organeve vendimmarreese te shoqerise. Neni 89 (98 Listimi në bursë i titujve të borxhit Titujt e borxhit mund të listohen në kuotimin numer 1 të një burse nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:1. kapitali fillestar dhe fitimi gjatë vitit të fundit financiar arrijnë vlerat e përcaktuara nga Autoriteti;2. pasqyrat financiare të emetuesve per tre vitet paraardhëse publikohen dhe i dorëzohen Autoritetit dhe Burses. Neni 90 (99Pezullimi, heqja e listimit në bursë dhe anullimi i transaksioneveBursa, miraton rregulla per pezullimin ose heqjen e një listimi në bursë të titujve te cilat miratohen nga autoriteti. Bursa, pa vonese njofton Autoritetin ne lidhje me vendimin e marre. Autoriteti nëse mendon se kjo është e domosdoshme për të garantuar funksionimin e tregut ose mbrojtjen e investuesve, pa vonese, vendos pezullimin e një listimi në bursë ose anullimin e një listimi transaksioni te caktuar. Neni 91 (100 Kompetenca e Autoritetit dhe bursës në tregtimin e titujveAutoriteti nese e gjykon te nevojshme, perveç rregullores se burses, mund te miratoje rregullore ne lidhje me kushte shtese për listimin e titujve në kuotime të burses. Neni 92 (101 Përmbajtja dhe publikimi i të dhënave Gjatë listimit të titujve, kerkuesi i listimit publikon të paktën të dhënat që parashikohen ne kete ligj për përmbajtjen e prospektit. Publikimi miratohet nga Autoriteti dhe publikohet në mënyrën e përcaktuar për publikimin e prospektit. Neni 93 (102Raporti financiar Emetuesit e titujve të listuara ne burse nxjerrin dhe publikojnë rregullisht raporte financiare vjetore, gjashtëmujore dhe tremujore për aktivitetin e tyre. Autoriteti miraton rregullore ne lidhje me kushtet për publikimin dhe përmbajtjen e raporteve të përmendura në paragrafin e pare të këtij neni.Emetuesit e përmendur në paragrafin e pare të këtij neni, aksionet e të cilëve janë rregjistruar në kuotimet e bursave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mund të nxjerrin raporte për aktivitetin e tyre ose sipas këtij ligji ose sipas akteve normative të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Neni 94 (103 Heqja e liçenses se bursesNëse gjatë mbikqyrjes konstatohen parregullsi ose paligjshmëri në aktivitetin e burses, Autoriteti mund te vendose heqjen e licensës se burses. Seksioni II Neni 95 (104Tregtimi i titujve midis investitoreve institucionalëAutoriteti me vendim, i njeh personit juridik statusin e investitorit institucional nëse konstaton se ky person juridik:a) investon fondet e veta në tituj per llogari te vet, ose për të mbrojtur aktivitetin tregtar nga risqet e tregut dhe b) ka përvojë në investimin dhe tregtimin e titujve. Investitoret institucionalë mund të kryejnë vetëm transaksione të negociuara pa qene nevoja te liçencohen me pare nga Autoriteti.Përmes mbylljes së një transaksioni të negociuar, investuesit institucionalë pranojnë përgjegjësinë e tyre për të gjitha risqet që mund të lindin nga një transaksion i tillë. Bursat, shoqëritë komisionere, emetuesit e titujve dhe regjistraret e titujve nuk mund të jenë investitore institucionalë. Investitori institucional, qe behet blerës në një transaksion të negociuar, njofton me shkrim bursën për shitjen, përmes sistemit të tregtimit.Njoftimi përmban të dhëna për çmimin dhe sasinë e titujve që kanë qenë objekt i transaksionit.Autoriteti miraton rregullore per afatet e njoftimit si dhe përmbajtje të tjera shtesë të njoftimit të përmendur në paragrafin e peste të këtij neni. KREU IVKUFIZIMET PثR AKTIVITETET E LIDHURA ME TITUJT Neni 96 (105 Informacioni i privilegjuarInformacion i privilegjuar jane të gjitha faktet të cilat nuk janë bere te njohura publikisht dhe të cilat i përkasin një ose më shumë emetuesve të titujve ose jane te lidhura me vete titujt, dhe të cilat, nese do te viheshin ne dispozicion te publikut, mund të ndikonin në tregun e burses ose në çmimin e titujve.Autoriteti miraton rregullore ne lidhje me mënyrat e parandalimit të keqpërdorimit të informacionit të privilegjuar. Informacion i privilegjuar konsiderohet informacionit ne lidhje me rrethana te cilat nuk jane te njohura publikisht e qe kane te bejne me urdhra te paleve te treta per blerjen ose shitjen e instrumenteve financiare ose derivativë, te cilët pjesemarresit ne treg i presin t’i marrin ne perputhje me praktikat e njohura te tregut. Neni 97 (106 Ndalimi i shpalljes dhe i përdorimit të informacionit të privilegjuarTë gjithë personat e përmendur në kete nen i japin Autoritetit të dhënat e kërkuara me qëllim për të vendosur nëse është keqpërdorur apo jo informacioni i privilegjuar. Persona në zotërim të informacionit të privilegjuar janë ata persona të cilët mësojnë informacione të privilegjuara gjatë kryerjes së punës, profesionit ose detyrës së tyre. Anëtarët e drejtorise, keshillave mbikqyrëse ose organeve të tjera të emetuesit te barazvefshme me to, janë ata persona të cilët zotërojnë informacion të privilegjuar që lidhet me emetuesin apo shoqërinë që kontrollon emetuesi. Për qëllim të këtij ligji, edhe personat e lidhur konsiderohen persona në zotërim të informacionit të privilegjuar. Anëtarët e organeve drejtuese, keshillave mbikqyrëse dhe punonjësit e shoqërive komisionere nuk mund te shperndajne informacionin e privilegjuar për titujt apo për emetuesit e tyre, informacion të cilin e mësojnë gjatë kryerjes së veprimtarise së tyre. Ky detyrim vazhdon edhe pasi ata i kane nderprere marrdheniet financiare te punes me shoqerine komisionere.Shoqëritë komisionere të cilat vijne ne dijeni te informacionit të privilegjuar nuk mund të blejnë apo të shesin tituj për llogari të tyre, dhe as të këshillojnë në lidhje me titujt me të cilat lidhet informacioni i privilegjuar.Personat në zotërim të informacionit të privilegjuar, si edhe personat që vijne ne dijeni për informacionin e privilegjuar në mënyrë të paautorizuar dhe qe janë të ndërgjegjshëm për natyrën e këtij informacioni nuk mund:1. të përfitojnë nga informacioni i privilegjuar gjatë blerjes direkte ose indirekte të titujve te tregtueshem në territorin e Republikës së Shqiperise ose tituj të emetuar nga emetues të rregjistruar në Republikën e Shqiperise, pavarësisht se ne cilin treg tregtohen;2. të shperndajne në publik informacionin e privilegjuar ose t’ua japin palëve të treta dhe3. të përfitojnë nga informacioni i privilegjuar për t’u dhënë këshilla palëve të treta për blerjen ose shitjen e titujve të përmendur në paragrafin e peste te këtij neni.Personat në zotërim të informacionit të privilegjuar, mund ta shpallin informacionin vetëm nëse janë të autorizuar për të vepruar me ligj ose me akte të cilat rregullojnë veprimtarine ose detyrat që kryejnë ata.Personave te percaktuar në paragrafin e dyte të këtij neni, u kërkohet qe brenda 15 ditëve duke filluar nga data kur është kryer transaksioni t’i raportojnë emetuesit, Autoritetit dhe bursës çdo transaksion me anë të cilit marrin ose japin në pronësi direkt ose indirekt tituj të emetuesve të renditur në paragrafët e dyte dhe te trete të këtij neni, sipas dispozitave te parashikuara ne nenin 115 dhe 116 te ketij ligji. Neni 98 (107 Detyrimet e emetuesit per informimEmetuesi i titujve i rregjistruar në bursë informon menjëherë publikun per të gjitha informacionet që lidhen me rrethanat apo vendimet që përbëjnë fakte me rëndësi materiale.Fakte me rëndësi materiale për qëllime të paragrafit te pare të këtij neni ështe i gjithë informacioni dhe faktet që mund të ndikojnë në çmimin e titujve.Autoriteti miraton rregullore ne lidhje mënyrën e dhënies dhe përmbajtjes së informacionit të përmendur në paragrafin 1 të këtij Neni. Neni 99 (108 Përjashtime nga detyrimi për të informuarKur një emetues nuk është në gjendje të publikojë informacionin e përmendur në nenin 107 të këtij ligji, për arsye se kjo do të vinte në rrezik interesat e veta të ligjshme, emetuesi informon Autoritetin. Autoriteti mund te vendose perjashtimin nga ky detyrim per nje periudhe jo me te gjate se tre muaj.Neni 100Detyrimi per demshperblim per shkak te mosrespektimit te detzrimit per informimNe qofte se, emetuesi, nuk publikon menjehere informacionin e detzrueshem per publikim sipas parashikimeve te ketij ligji, ne rastin kur nje pale e trete ka blere instrumente financiare, ai detyrohet te kompesoje ate per demin e shkaktuar nese:1. i ka blere ato pasi i eshte mohuar e drejta per informim dhe i ka ende ne yoterim deri ne ne momentin qe informacioni behet publik 2. i ka blere ato para lindjes se informacionit qe duhej te behej publik dhe i shet ato pasi I eshte mohuar e drejta per informim.Ne rast se emetuesit provon se mungesa e publikimit nuk eshte bere me dashje apo ne kushtet e neglixhences, ai nuk eshte pergjegjes per demet e shkaktuara sipas paragrafit 1 te pare te ketij neni. Nuk konsiderohet si dem ne perputhje me paragrafin e pare te ketij neni, ne qofte se, ne rastin e pikes 1, pala e trete ne momentin e blerjes ka patur dijeni per mospublikimit te informacionit, dhe nese ne rastin e pikes 2, pala e trete ne momentin e shitjes, ka patur dijeni per mungesen e njoftimit te informacionit,. Neni 101 (109 Manipulimi i çmimevePër të shmangur krijimin e një përshtypjeje të rreme për tregun ndalohet:1. kryerja e një transaksioni me titujt në mënyrë të atillë që realizimi nuk çon në ndryshim të mbajtesit te titujve, ose në mënyra të tjera te cilat synojne te duken sikur po realizohet një transaksion tregtar ose2. dhënia e një urdhëri për blerjen ose shitjen e titujve, duke e ditur që është dhënë apo do të jepet një urdhër për shitjen ose blerjen e ketyre titujve me një çmim përafërsisht të njëjtë nga i njëjti person ose person tjetër, në mënyrë që të duket sikur ka tregtim te vertete apo me qellim qe te krijohet një çmim fiktiv;Ndalohen transaksionet me titujt me qellim:1. për të rritur çmimin e titujve përkatëse dhe për të nxitur investuesit e tjerë te blejnë këta tituj,2. për të ulur çmimin e titujve përkatëse për të nxitur investuesit t’i shesin këta tituj; ose3. për të dhënë dukjen sikur ka tregtim aktiv të titujve përkatës dhe për t’i nxitur kështu investuesit e tjerë t’i blejnë dhe/ose t’i shesin këta tituj. Neni 102 (110Përhapja e informacionit të rremëPerhapja e informacioneve te rreme, te cilat ndikojne ose mund te ndikojne në vellimin e tregtimit apo çmimin e titujve është e ndaluar.Neni 103Pergjegjesia e demit te shkaktuar per shkak te publikimit teinformacionit te rremeNe rast se, emetuesi te lejuar per tregtim ne burse prenda vendit, publikon nje informacion te rreme, qe ndikon direkt qe emetuesi, detyrohet te kompesoje palet e treta per demin e shkaktuar qe rrjedh nga besimi per vertetsine e informacionit, nese e pala e trete: 1. ka blere tituj pas publikimit te informacionin te rreme dhe i zoteron ende ato ne momentin kur behet e ditur publikisht qe informacioni ishte i pasakte ose 2. ka blere tituj perpara publikimit te informacionit te rreme dhe i ka shitur ato perpara se te behej e qarte se informacioni ishte i pasakte. Ne rast se emetuesit provon se publikimi I informacionit te pasakte nuk eshte bere me dashje apo ne kushtet e neglixhences, ai nuk eshte pergjegjes per demet e shkaktuara sipas paragrafit te pare te ketij neni. Nuk konsiderohet si dem ne perputhje me paragrafin e pare te ketij neni, ne qofte se, ne rastin e pikes 1, pala e trete ne momentin e blerjes ka patur dijeni qe informacioni ishte i rreme, dhe nese ne rastin e pikes 2, pala e trete ne momentin e shitjes, ka patur dijeni qe informacioni i publikuar ishte i pasakte. Neni 104 (111 Ndalimi i tregtimi te motivuar nga komisionetShoqërive komisionere të cilat menaxhojnë portofolin e titujve të klientëve u ndalohet të shesin tituj apo të japin porosi për shitjen e tyre, ose të blejnë apo të japin porosi për blerjen e tyre, vetëm me synimin për të fituar komisione për këto shërbime.KREU VMBROJTJA E MBAJTESVE Tث Tث DREJTAVE Tث LIDHURA ME TITUJT Seksioni I Garancia për përmbushjen e detyrimeve të lidhura me titujt Neni 105 (112 Ndalimi i garantimit të pagesës së dividentëveDetyrimi i emetuesit për të paguar dividentët nuk sigurohet me garanci bankare, dorëzani apo formë tjetër garancie.اdo dorëzani apo garanci e pagesës së dividentit të ardhshëm, konsiderohet e pavlefshme. Neni 106 (113 Garancia për pagesën e interesit dhe të principalitDetyrimi i emetuesit të titujve për të paguar principalin dhe interesin dhe titujt e borxhit, mund të sigurohet përmes një garancie bankare, dorëzanie apo forme të ngjashme me to, e cila duhet të sigurojë përmbushjen e detyrimeve të të gjithë titujve të së njëjtës klasë. Neni 107 (114Hipoteka e pronave të patundshme, hipotekimi i titujveDetyrimi i emetuesit për të paguar principalin dhe interesin mund të sigurohet përmes një barre hipotekore mbi prona të patundshme dhe tituj, vlera e të cilave nuk duhet të jetë më e vogel se detyrimi total i emetuesit për të gjitha titujt e garantuar.Gjatë periudhës së barrës hipotekore mbi titujt e dematerializuara, barra mbi to do të rregjistrohet në regjistrarin e titujve dhe titujt e emetuar në formën e dokumentave depozitohen në bankë. Vlera e pasurive te patundshme dhe e titujve të lëna peng përcaktohet nga një ekspert ligjor i autorizuar nga Autoriteti. Neni 108 (115Shoqëritë publikeBrenda 30 ditësh nga data e emetimit të aksioneve në një ofertë publike, ose nga dita e plotësimit të kriterit te kapitalit te permendur ne paragrafin e pare te këtij neni, shoqëritë anonime publike rregjistrojnë aksionet në kuotim burse.Gjatë rregjistrimit të aksioneve në kuotim, shoqëria publike publikon prospekte të shkurtuara. Kushtet për rregjistrimin përcaktohen nga bursa.Shoqëritë publike tregtare brenda 20 ditësh nga dita e fundit e çdo tremujori i paraqesin Autoritetit raporte tremujore financiare dhe të veprimtarise, dhe brenda 30 ditëve nga dita e fundit e çdo tremujori i paraqesin autoritetit raportet e konsoliduara. Raportet financiare dhe ato te veprimtarise per tremujorin e katert, i paraqiten autoritetit brenda 90 ditëve nga perfundimi i vitit financiar.Autoriteti miraton rregullore ne lidhje me formën dhe përmbajtjen e raporteve të përmendura në paragrafin e trete të këtij Neni.Raportet e përmendur në paragrafin e trete të këtij neni e te depozituara ne autoritet, vihen ne dispozicion te publikut.Përpara rregjistrimit të titujve në kuotim në bursë, shoqëritë publike i dergojne të dhëna për titujt dhe titullarët e tyre nga rregjistri i aksioneve apo i emetuesve regjistrarit te titujve për dematerializimin e titujve, brenda periudhave dhe sipas mënyrës së dhënies së informacionit të përcaktuar nga rregullorja e brendshme e regjistrarit, të miratuar nga autoriteti. Dispozitat e paragrafit te pare të këtij neni nuk zbatohen për shoqëritë publike per të cilat janë filluar procedurat e falimentimit ose të likuidimit, deri në përfundim të këtyre procedurave. Seksioni II Mbrojtja e investitoreve Neni 109 (116 Detyrimi për t’i raportuar ndryshimet në pronesine e aksioneve Kur një person merr ose jep në pronësi aksione të një shoqërie publike, dhe për pasojë të këtij fakti përqindja e votave të asamblesë që ka ky person i kalojnë ose bien poshtë kufijve prej 5%, 10%, 25%, 50% ose 75% te numrit te pergjithshem te aksioneve, personi brenda 15 ditësh, njofton me shkrim Autoritetin dhe emetuesin ne lidhje me transferimin e bere.Periudha e përmendur në paragrafin e pare te ketij neni, fillon nga çasti i mbylljes së transaksionit në fjalë ose nga çasti i lindjes së faktit në të cilin mbështetet kalimi i te drejtave mbi aksionet, pavarësisht rregjistrimit në librin e aksioneve apo në rregjistrimin e regjistrarit.Transaksioni i bere ne perputhje me ligjin, quhet i mbyllur pavarësisht nese ne marrveshjen per transferimin e te drejtave eshte parashikuar një kusht për shtyrje në kohë.Njoftimi i përmendur në paragrafin e pare te ketij neni përmban:1. emrin, mbiemrin, numrin e regjistrimit ne regjistrin e gjendjes civile si dhe vendin e banimit të personit që ka marrë ose dhënë në pronësi aksionet, ose emrin, selinë dhe numrin e rregjistrimit të personit juridik, dhe emrin dhe mbiemrin, numrin personal të regjistrimit ne zyren e gjendjes civile si dhe vendin e banimit të perfaqesuesit ligjor të personit juridik që ka marrë ose dhënë në pronësi aksionet,2. marreveshjen per transferimin e te drejtave mbi aksionet,3. numrin e aksioneve të marra ose të dhëna në pronësi, përqindjen në kapitalin themeltar të emetuesit në bazë të aksioneve të marra ose të dhëna në pronësi, numrin e të drejtave të votimit gjithsej në asamblenë e përgjithshme, të aksioneve marra ose të dhëna në pronësi si dhe4. numrin gjithsej të aksioneve, qe nenkupton përqindjen e kapitalin themeltar të emetuesit pas marrjes ose dhënies në pronësi te aksioneve. Neni 110 (117 Detyrimi për të informuar publikun dhe përjashtimetShoqëria publike emetuese, brenda shtatë ditësh nga data e marrjes së njoftimit te përmendur në nenin 116 të këtij ligji, e publikon ate në shtypin e përditshëm me shperndarje në mbarë territorin e Republikës së Shqiperise ose ne media te tjera kombetare.Nëse emetuesi mendon se publikimi i njoftimit të përmendur në Nenin 116 të këtij Ligji, mund t’i shkaktojë dëme të rënda dhe se publiku, edhe pa publikimin e njoftimit, do të jetë në gjendje të vlerësojë aksionet për të cilat bën fjalë njoftimi, brenda tre ditesh nga marrja e njoftimit i kerkon me shkrim Autoritetit perjashtimin perkohesisht nga ky detyrim per nje periudhe kohe e cila vendoset nga Autoriteti dhe ne çdo rast nuk mund te jete me e gjate se tre muaj.Nëse brenda tetë ditësh nga marrja e kerkeses të përmendur në paragrafin e dyte të këtij neni Autoriteti nuk merr një vendim, kerkesa konsiderohet e refuzuar, dhe emetuesi e përmbush detyrimin e vet për publikim te njoftimit brenda shtatë ditësh.KREU VIRREGULLAT MBI DREJTIMIN E NDERMARRJEVE INVESTUESE DHE;DISPOZITAT MBI ANALIZAT FINANCIARE DHE KONTROLLIN MBI SHPERBLIMIN E DEMIT TE SHKAKTUAR PER SHKAK TE SHKELJES SE TE DREJTAVE Neni 111 Dispozita te pergjithshme mbi drejtimin e ndermarrjeve(1) Ndermarrjet investuese, duhet qe: 1. te sigurojne investime ne shkalle ekspertize, dhe kujdesi ne interes te klienteve;2. te evitojne konfliktet e interesit dhe te sigurojne permbushjen e detyrimeve ne interes te klientit;3. t’i kerkojne klienteve, te dhena qe provojne aftesite mbi transaksionet e titujve per realizimin e investimit, qellimin e transaksioneve, gjendjen financiare dhe; 4. . t’i ofrojne klienteve informacionin per sa eshte i nevojshem, ne mbrojtje te interesave te tyre. Neni 112Dispozita te vecanta mbi drejtimin e ndermarrjeve1. Administratoret, aksioneret ose punemarresit e shoqerise investuese, ndalohen; a) t’u ofrojne konsulence, klienteve te ndermarrjes, per blerjen ose shitjen e titujve, dhe, ne rast te ofrimit te konsulences, nuk duhet te cenohen interesat e klientit;b) te perfundojne tranksakione per llogari te tyre, bazuar ne te dhenat e nje klienti te ndermarrjes investuese per blerjen dhe shitjen e titujve, qe mund te shkaktojne deme ne kaptalin themeltar. Neni 113Detyrimet mbi organzimin e ndermarrjeveNdermarrjet investuese: 1. duhet te organizohen ne menyre qe, te evitojne shfaqjen e konfliktit te interesave ndermjet ndermarrjes dhe klienteve te saj, ose ndermjet vete klienteve te kesaj ndermarrjeje. 2. te ushtrojne procedura te brendshme kontrolli, te pershtatshme per parandalimin e shkeljeve te parashikuara ne kete ligj. Neni 114Kerkesat per ruajtjen e rregjistrimevePer permbushjen e sherbimeve ne investime, ndermarrja eshte e detyruar te ruaje te dhena mbi: a) emetimin dhe instruksionet e nevojshme qe lidhen me klientin si dhe ekzekutimin e tyre; b) emrin e punonjesit qe ka pranuar kerkesen e klientit, afatin e paraqitjes se kerkeses, si dhe ekzekutimin e saj; c) komisionet dhe tarifat qe i ngarkohen klientit per kerkesen;d) instruksionet e dhena nga klienti si dhe pozicionimi i kerekses me palet e treta ne kuptim te nenit 2 paragrafi 3, pika 5. Neni 115Ndarja e aseteveNdermarrjet investuese, qe nuk jane institucione mbajtese depozitash duhet te ndajne menjehere llogarite monetare te klitetit te mbajtura ne ruajtje, qe jane pranuar per sherbime investimi dhe qe perdoren ne emer te ndermarrjes per llogari te klienteve te tyre, nga mjetet monetare te saj dhe llogarite e klienteve te tjere ne nje llogari bankare (trustee).Perpara kalimit te llogarise ne ruajtje, ndermarrja investuese duhet te njoftoje banken, per depozitimin e vlerave monetare per llogari te nje pale te trete. Neni 116Kontrolli i ankesave nga demet e shkaktuaraShqyrtimi i ankesave te klitenteve per demet e shkaktuara nga ndermarrja investuese, per mospermbushje te detyrimit per dhenie informacioni, dhe per konsulence te gabuar, behet brenda 3 vjeteve nga momenti i paraqitjes se saj. Neni 117Analiza e instrumenteve financiarePersonat qe, si rezultat i ushtrimit te aktiviteteve apo bizneseve private, pergatisin informacion, qe lidhet me instrumente financiare ose emetuesit e tyre, dhe, qe permbajne nje rekomandim direkt apo indirekt per vendimmarrje investimi, duhet te veprojne ne shkallen e nevojshme te ekspertizes dhe kujdesit. Analizat financiare komunikohen ose shperndahen publikisht, vetem, nese ato jane pergatitur ne menyren e duhur dhe nese:a) identiteti i personit pergjegjes per komunikimin dhe shperndarjen e analizave financiare, si dhe, b) rrethanat dhe marredheniet qe mund te krijojne konflikt interesi ndermjet autoreve, personave pergjegjes per pegatitjen e analizave financiare ose veprimeve qe lidhen me to jane te lidhur me analizat financiare. Shoqerite qe pergatisin dhe publikojne analiza financiare, ne perputhje me paragrafin 1, fjalia e pare, duhet te organizohen ne menyre te tille qe:a) te evitojne konfliktin e interesave. b) te ruajne mekanizmat e nevojshem te kontrollit me qellim percaktimin e shkeljeve te detyrimeve te parashikuara ne paragrafin 1. Subjektet, pervec institucioneve financiare, te cilet, praktikojne profesionin e tyre, si pjese te aktivitetit te ushtruar, duhet te njoftojne menjehere Autoritetin. Njoftimi eshte i detyrueshem edhe ne rastin e mbylljes se aktivitetit te shoqerise. Autoriteti, nxjerr akte nenligjore, per pergatitjen dhe publikimin e analizave financiare, si dhe rrethanat dhe marredheniet qe krijojne konflikte interesi. PJESA E TRETث KREU I TITUJT E DEMATERIALIZUAR Neni 118 (124 Titujt e dematerializuar, nocioniTituj e dematerializuar jane rregjistrimet elektronike te një llogarie titujsh në sistemin kompjuterik të regjstrarit, me anë të të cilët emetuesi merr përsipër të përmbushë kundrejt mbajtesit te te drejtave, detyrimet që përmbahen në titujt.Përmes ofertave publike mund të emetohen vetëm tituj të dematerializuara.Titujt e dematerializuara që japin të njëjta të drejta në operacionet ligjore brenda të njëjtit emetim dhe të njëjtës klasë janë të konvertueshme pa kufizime. Detyrimet e çdo lloji mund të përmbushen përmes transferimit të titujve të të njëjtit emetim dhe të së njëjtës klasë, dhe për rrjedhojë kreditori nuk mund të pretendojë në mënyrë të veçuar tituj te dematerializuara. Neni 119 (125 Llogaria e titujve te dematerializuara Llogaria e titujve te dematerializuara, permban të dhëna për emetimet, klasat, sasitë, të drejtat pasurore dhe titullarët e këtyre të drejtave, kufizimet e të drejtave pasurore dhe historia e rregjistrimeve të ketyre titujve te dematerializuar.Llogaria e titujve te dematerializuar mbahet:a) në emër të një personi të vetëm ;b) ne llogari te perbashket kur ajo eshte ne emer të disa personave të cilët mund të jene pronarë ose bashkëpronarë ose c) ne emer te një banke kujdestare.Shoqërive komisionere nuk u lejohet të mbajnë tituj të klientëve të tyre në një llogari të përbashkët me ta. Neni 120 (126 Karakteristikat e titujve te dematerializuar Titujt e dematerializuara, nuk përmbajnë, numra serialë, numra kontrolli, dhe firmën e personave të autorizuar. Pretendimet e lindura nga titujt e dematerializuara i përkasin pronarit të tyre.Pronari i titujve te dematerializuar është personi në emër të të cilit është hapur llogaria në regjstrarin ku rregjistrohet llogaria e ketyre titujve.Nese një bankë kujdestare mban tituj te dematerializuara për llogari të një pale të tretë, veçmas nga prona e vetë bankës, pronari i këtyre titujve është personi për të cilin i mban kujdestari. Neni 121 (127Pronësia e titujve te dematerializuara Pronësia dhe të drejtat që rrjedhin nga titujt e dematerializuar, fitohen përmes transferimit nga llogaria e titujve te dematerializuara të transferuesit, në llogarinë e titujve te dematerializuara të marrësit, mbi bazën e nje marrveshjeje qëllimi i së ciles është fitimi e pronësisë, mbi bazen e një vendimi gjyqësor, me trashëgimi ose me ligj. Pronësia dhe të drejtat që rrjedhin nga titujt e dematerializuar merren në çastin e rregjistrimit të tyre në llogarinë e titujve te dematerializuara të marrësit në pronësi ose të personit i cili, duke vepruar ne rolin e kujdestarit, mban tituj te dematerializuar për llogari të blerësit. Dispozitat e këtij neni zbatohen siç duhet edhe për leshimin e pronësisë. Neni 122 (128Barra mbi Titujt e dematerializuaraBarra mbi titujt e dematerializuar vihet përmes rregjistrimit të kësaj të drejte në llogarinë e titujve te dematerializuar në bazë të një marreveshjeje te rregullt, vendimi gjyqësor apo sipas ligjit.Mbi titujt e dematerializuar mund të vihet vetëm një barrë.Për titujt e dematerializuar lejohet shlyerja e një pretendimi të garantuar përmes pengut jashtë gjykatës.Barra mbi titujt e dematerializuar hiqet në çastin e dhënies së tyre në pronësi. Neni 123 (129 Kleringu, shlyerja dhe rirezervimi i titujve te dematerializuaraTransferimi i pronësisë së titujve te dematerializuar mbi bazën e një transaksioni të mbyllur në bursë kryhet përmes kleringut dhe shlyerjes.Marrja dhe heqja e pronësisë dhe të drejtave të tjera mbi titujt e dematerializuar, në bazë të transaksioneve të vlefshme të mbyllura jashtë bursës, në bazë të një vendimi gjyqësor, përmes trashëgimisë apo në bazë të ligjit, bëhet përmes rregjistrimeve të duhura në kartelat elektronike përmes procedurës së rirezervimit. Neni 124 (130 Mundësia e leximit të të dhënave të rregjistrit të titujve te dematerializuaraPronari i titujve te dematerializuar dhe banka kujdestare kanë të drejtë të shohin të dhënat e përmendura në paragrafi e pare te nenit 119 te këtij Ligji.Emetuesi i titujve te dematerializuara ka të drejtën të shohë të dhënat e përmendura në paragrafi e pare te nenit 119 te këtij Ligji, të dhënat për titujt emetues i të cilave është ai dhe të dhënat e pronarëve të këtyre titujve.Emetuesi ose regjistrari i mundëson çdo aksioneri leximin e të dhënave të e përmendura në paragrafi e pare te nenit 119 te këtij Ligji, të cilat lidhen me aksionerët dhe aksionet e emetuesit në fjalë. Regjstrari ka të drejtën për shpërblim për koston e shkrimit dhe dhënies së raporteve. Informacionin për aksionerët dhe aksionet e përmendura në këtë paragraf, aksioneri nuk duhet t’ua komunikojë apo t’ua vërë në dispozicion personave të tjerë.Autoriteti ka të drejtën e leximit të të dhënave e përmendura në paragrafi e pare te nenit 119 te këtij Ligji dhe të gjitha të dhënave të mbajtura në rregjistrin e regjistrarit te titujve.اdo individ qe vërteton interesin e tij të ligjshëm, ka të drejtë që, kundrejt pageses, të lexoje historinë e transaksioneve të titujve të veçantë.Me përjashtim të rasteve te parashikuara nga ky nen, regjistrari i titujve të dhënat për gjendjen e llogarive individuale të titujve te dematerializuara, i mban si informacion i rezervuar. Neni 125 (131 Detyrimi i regjistrarit për të informuarRegjistrari ne perputhje me rregulloren e tij te brendshme te miratuar nga Autoriteti, informon:3. emetuesit për titujt e dematerializuara që kanë emetuar ata dhe për pronarët e këtyre titujve;4. pronarët për gjendjen dhe veprimet e llogarisë së tyre të titujve te dematerializuara si dhe5. anëtarët për të dhënat që janë thelbësore për transaksionet me titujt e dematerializuara që kanë bërë për llogari të tyre ose për llogari të klientëve. Regjstrari i paraqet Autoritetit raporte mujore për punën e saj, ne perputhje me rregulloren e miratuar nga Autoriteti per kete qellim.Emetuesit e titujve te dematerializuara njoftojnë regjistrarin për të gjitha lëvizjet e lidhura me titujt e dematerializuara dhe për pëmbushjen e të drejtave që rrjedhin nga këto tituj.Të dhënat dhe emrat e 10 pronarëve më të mëdhenj të çdo titulli i vihen në dispozicion publikut. KREU II REGJSTRARI I TITUJVE Neni 126 (132 Përkufizimi Regjistrari i titujve ose shkurt regjistrari, eshte personi juridik i liçencuar nga Autoriteti qe ka per objekt te aktivitetit, organizimin dhe administrimin e te dhenave ne lidhje me tituj. Regjistrari i titujve, nuk mund te kryeje aktivitete te tjera, te ndryshme nga aktivitetet per te cilat liçencohet nga Autoriteti. Regjistri i titujve, eshte dokumenti zyrtar dhe ligjor i mbajtur ne nje forme te caktuar, i cili permban te dhena ne lidhje me pronesine mbi titujt, me transaksionet e kryera ne lidhje me keto tituj apo te dhena ne lidhje me vendosjen e titujve si garanci. Regjistri i veçante do te emertohet ne vartesi te llojit te titujve, per regjistrimin e te ciles do te synoje aktiviteti i Regjistrarit. Regjistrari mund te liçencohet per te regjistruar nje ose me shume tituj te percaktuar. Ne emertimin e Regjistrarit vendoset ne kllapa emertimi i titujve mbi te cilat eshte liçencuar per te operuar. Neni 127 (133Transaksionet mbi titujt Transaksion mbi titujt, quhet transferimi me apo pa shperblim i pronesise mbi te drejtat e mbartura nga titujt. Neni 128 (134Drejtuesit e Regjistrarit Drejtor apo Drejtues, nenkupton individin qe pavaresisht nga emertimi qe mban ne shoqeri, ushtron funksione drejtuese me pergjegjesi per administrimin e aktivitetit te Regjistrarit, marrjen e vendimeve ne lidhje me aktivitetin, vendosjen e procedurave dhe politikave te administrimit, si dhe vendosjen dhe nenshkrimin e marrveshjeve me te trete. Neni 129 (135Funksionet e Regjistrarit Regjistrari, ne vartesi te titujve per te cilat eshte liçencuar, ka si funksion te vetin ofrimin e sherbimit te regjistrimit te titujve nepermjet organizimit te menyres se mbajtjes se regjistrit ne menyre te tille qe te sigurohen ne çdo kohe te dhena te plota ne lidhje me pronesine mbi titujt si dhe kufizimeve te te drejtave te pronesise mbi to. Per realizimin e funksioneve te veta Regjistrari ka per detyre:1- te organizoje regjistrimin e transaksioneve dhe te ndryshimeve perkatese, ne menyre qe te evidentoje ne çdo kohe te dhena mbi zoteruesin e fundit te titujve dhe kushteve qe çojne ne kufizim te te drejtave te pronesise mbi titujt; 2- te lidhe kontrata dhe bashkepunoje me emetuesit e titujve;3- te sigutoje kleringun.4- te siguroje konfidencialitetin e te dhenave te regjistruara, me perjashtim te rasteve kur parashikohet ndryshe nga dispozitat ligjore ne fuqi;5- Te tjera funksione, te parashikuara ne statutin dhe rregullat e regjistrarit dhe qe kane lidhje me funksionet kryesore te tij. Neni 130 (136Kerkesa per miratimin e statutit Projektstatuti i nje shoqerie qe ka per objekt te aktivitetit te saj, aktivitetin si regjistrar i titujve, i paraqitet autoritetit perpara se te depozitohet ne Regjistrin Tregtar. Projekti shoqerohet me nje kerkese zyrtare, me ane te te ciles kerkohet miratimi nga autoriteti.Neni 131 (136Shqyrtimi i kerkeses per miratimin e statutit Autoriteti shqyrton kerkesen dhe projektin e marre, perputhjen e permbajtjes se statutit me aktivitetin per te cilin kerkohet liçencimi dhe merr vendim per miratimin apo udhezon ndryshime ne te dhenat e statutit. Regjistrari eshte i detyruar te zbatoje udhezimet e Autoritetit.Miratimi i statutit, nuk kushtezon autoritetin, ne marrjen e vendimeve te mevonshme ne lidhje me liçencimin e te njejtit subjekt si Regjistrar i titujve. Neni 132 (138Forme-Kerkesa Kerkuesi ploteson Forme-Kerkesen e miratuar nga autoriteti. Forme-Kerkesa shoqerohet nga kerkesa me shkrim për marrjen e licencës për të vepruar si regjistrar, nga dokumentacioni i pershkruar sipas nenit 133 te kesaj rregulloreje si dhe pagesa e kuotes perkatese. Neni 133 (139Dokumentacioni qe shoqeron Forme-Kerkesen Dokumentacioni qe shoqeron Forme-Kerkesen per liçencim si Regjistrar permban:1- statutin dhe aktin e themelimit te shoqerise;2- vendimin e gjykates per regjistrimin si person juridik; 3- çertifikaten e regjistrimit ne Zyren e tatim-taksave;4- te dhena ne lidhje me ortaket e shoqerise dhe aktivitetin e tyre per tre vitet e fundit;5- nese nje ose disa ortake, jane persona juridike, paraqiten dokumentat themeltare, vendimi i regjistrimit ne regjistrin Tregtar si dhe te dhena ne lidhje me rezultatin financiar te tre viteve te fundit.6- te dhena ne lidhje me personelin drejtues dhe eksperiencen e punes se tyre gjate tre viteve te fundit; 7- te dhena te detajuara per pajisjet dhe hapesirat qe do te perdoren per organizimin dhe administrimin e regjistrit te letrave me vlere si kompjuter, telefona, fakse, per shkallen e automatizimit te veprimtarise se regjistrit etj; 8- dokumentin qe verteton pronesine, marrjen me qira, apo forme tjeter te zoterimit te ambjenteve, ku do te kryeje veprimtarine Regjistrari;9- kopje te dokumentit te leshuar nga institucioni perkates per sigurimin e ambjenteve nga zjarri;10-te dhena mbi masat e marra per sigurimin e objektit;11-Curriculum Vitae, te Drejtuesit apo Drejtuesve te shoqerise12-deklarate personale te Drejtuesve qe ata dhe personeli i administrates se Regjistruesit, plotesojne te gjitha kushtet e parashikuara ne nenin 13 dhe 14 te kesaj Rregulloreje.13-Rregullat e Brendshme te funksionimit ne te cilat bejne pjese:- Rregulla per organizimin e Regjistrit ne vartesi te te titujve per te cilen kerkohet liçenca si Regjistrar;- Rregulla ne lidhje me procedurat e transferimit te pronesise mbi titujt per te cilen kerkohet liçenca si Regjistrar;- Rregulla ne lidhje me dhenien e informacionit dhe ruajtjen e konfidencialitetit;- Rregulla ne lidhje me pastrimin dhe rregullimit te llogarive;- Rregulla ne lidhje me procedurat dhe masat, ne rast te pezullimit ose mbylljes se veprimtarise me vendimin e organeve drejtuese te Regjistrarit;- Rregulla ne lidhje me procedurat dhe masat, ne rast te pezullimit ose mbylljes se veprimtarise, me Vendim te autoritetit;14-Dokumenta te tjera shtese qe mund te kerkohen nga autoriteti. Dokumentacioni paraqitet ne origjinal ose fotokopje e noterizuar e tij. Perveç Rregullave te parashikuara ne piken 13 te paragrafit te pare te ketij neni, Regjistrari mund te hartoje rregulla te tjera qe mund te gjykohen nga ai si te nevojshme apo te domosdoshme per ushtrimin e veprimtarise. Nese keto Rregulla nuk jane gati ne momentin e paraqitjes se praktikes per liçencim, ato behen objekt i miratimit nga autoriteti ne momentin qe do te jene gati. Neni 134 (140Shqyrtimi i praktikes nga Autoriteti Autoriteti gezon te drejten e verifikimit ne vend te te dhenave te deklaruara nga kerkuesi. Neni 135 (141Dhenia e pergjigjes mbi vendimin e marre Autoriteti, merr vendim ne lidhje me miratimin ose refuzimin e dhenies se licencës dhe brenda pese diteve nga marrja e vendimit, njofton me shkrim kërkuesin për kete vendim. Neni 136 (142Kerkesa dhe Kufizime per Drejtoret e Regjistrarit Drejtoret e regjistrarit plotesojne keto kerkesa:- te kete arsimin e larte perkates sipas pozicionit te punes se parashikuar;- te kene eksperience pune te pakten tre-vjeçare, ne perputhje me specialitetin per te cilin eshte diplomuar;- te kene punuar me pare ne poste drejtuese; - te jene te pajisur me te pakten 3 referenca pozitive nga punedhenesit e kaluar. Nuk mund te punesohet me cilesine e Drejtorit prane nje shoqerie, e cila synon te ushtroje aktivitet si Regjistrar, ose ushtron aktivitet si e tille, personi qe:- eshte denuar per vepra penale kunder pasurise dhe ne sferen ekonomike, te parashikuara nga Kodi Penal;- i eshte hequr e drejta per te ushtruar detyra shteterore;- i eshte hequr e drejta per te ushtruar detyra drejtuese;- eshte shpallur i falimentuar;- gjykata ka vendosur nxjerrjen jashte territorit te Republikes se Shqiperise. Neni 137 (143Detyrimi per te informuar kur ka ndryshime ne dokumentacion Personi juridik i liçencuar per te vepruar si Regjistrar, i paraqet autoritetit informacion te plote ne lidhje me ndryshimet e ndodhura ne te dhenat e paraqitura ne momentin e liçencimin. Ky informacion i paraqitet autoritetit brenda nje muaji nga ndodhja e ndryshimit se bashku me arsyet te cilat çuan ne kete ndryshim. Neni 138 (144E drejta e autoritetit per t’u informuar dhe per te kerkuar informacion Regjistrari i paraqet autoritetit raporte mujore mbi mbarevajtjen e aktivitetit te tij te miratuara nga Drejtori Ekzekutiv i shoqerise. Ky raport paraqitet brenda 1 jave nga mbarimi i muajit per te cilin raportohet.Regjistrari i paraqet autoritetit raporte gjashte mujore dhe vjetore mbi mbarevajtjen e aktivitetit te tij te miratuara nga Keshilli Mbikqyres. Ky raport paraqitet brenda 2 muajve nga mbarimi i periudhes per te cilen raportohet. Autoriteti, ne çdo rast mund t’i kerkoje te liçencuarit informacion te pergjithshem ose te dhena per çeshtje te veçanta te lidhura me aktivitetin e te liçencuarit si Regjistrar. Neni 139 (145Pezullimi dhe Heqja e liçences Autoriteti mund te heqe liçencen e dhene nje shoqerie per te ushtruar veprimtari si regjistrar kur:1- shoqeria nuk e fillon aktivitetin per te cilin eshte liçencuar brenda gjashte muajve qe prej dates se leshimit te liçences;2- i liçencuari ndërpret veprimtarinë për të cilën ka marrë licencë;3- i liçencuari eshte bere objekt i procedurave te falimentimit apo likujdimit;4- i liçencuari vihet ne kushte te administrimi te kontrolluar;5- autoriteti ka arsye për të besuar se i liçencuari, apo ndonjë drejtues ose punonjës i saj, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre me efektivitet dhe ndershmëri, ne dem te investitoreve;6- i liçencuari shkel ndonje nga dispozitat detyruese te parashikuara ne kete ligj;7- i liçencuari shkel ndonje kusht apo kufizim te zbatueshem ne momentin e dhenies se liçences; 8- me kërkesën e të licencuarit. Autoriteti, mundet që në vend të heqjes së licencës, ta pezullojë atë për një periudhë të caktuar, brenda te ciles i liçencuari duhet te beje korrigjimet sipas asaj qe i kerkohet nga autoriteti. Shoqeria, të ciles i është hequr apo pezulluar liçenca sipas këtij neni, konsiderohet si e paliçencuar që nga data që autoriteti i heq liçencen, ose per te gjithe periudhen ne te cilen i eshte pezulluar liçenca. Neni 140 (146 Mbajtja dhe ruajtja e të dhënaveRegjsitrari ka keto detyra, - të mbrojë sistemin kompjuterik dhe të dhënat e percaktuara ne kete sistem, nga përdorimi i paautorizuar dhe nga ndryshimi dhe humbja, - dhe të ruajë në një vend të sigurt dhe në formën origjinale dokumentacionin origjinal të përdorur për bërjen e rregjistrimeve në mënyrën e mbajtjes së të dhënave për të paktën pesë vjet. Të dhënat e rregjistruara në mënyrë elektronike mbahen përgjithmonë.Autoriteti mund të përcaktojë standarte dhe teknika më të hollësishme për mbrojtjen e sistemit kompjuterik dhe të dhënave që mbahen në të dhe të cilat u përkasin titujve te dematerializuar. Neni 141 (146 Fondi garanci Regjistrari krijon një fond garanci. Mjetet e fondit të garancisë konsistojnë në pagesat e bëra nga shoqerite te cilat përdorin shërbimet e tij të kleringut dhe shlyerjes. Rregullat e pagesës së kontributeve dhe të përdorimit të fondit të garancisë përcaktohen nga regjistrari, dhe i nënshtrohen miratimit të autoritietit. Regjistrari nuk merr dhe nuk jep hua tituj. Neni 142 (148Pezullimi i tjetersimit apo i barrës mbi titujtAutoriteti me qellim mbrojtjen e interesave te investitoreve, mund te urdhëroje ndalimin e tjetërsimit apo vënies së barrëse mbi titujt për një periudhë e cila nuk mund të jetë më e gjatë se gjashtëdhjetë ditë. Neni 143 (149 Konfidencialiteti Dispozitat e të këtij Ligji që i përkasin detyrimit për të ruajtur sekretet zyrtare aplikohen siç duhet edhe për punonjësit, anëtarët e drejtorise dhe të keshillit mbikqyrës të regjistrarit. Një herë në muaj kryetari i keshillit mbikqyres te regjistrarit i paraqet autoritetit raport për marrjen në pronësi dhe tjetërsimin e titujve të personave të përmendur në paragrafin e pare të këtij Neni. Personat që janë punonjës të regjistrarit nuk mund të jenë anëtarë të organeve drejtuese dhe mbikqyrëse të shoqërive komisionere. PJESA E KATثRT KREU IDISPOZITA PENALE Neni 144 (150 Përdorimi i paautorizuar dhe perhapja e informacionit të privilegjuar1. Personi qe në mënyrë të autorizuar ose të paautorizuar, vihet ne dijeni te informacionit te privilegjuar per te cilin publiku nuk ka dijeni dhe qe mund ta perdore me qellim fitimi material per vehte ose per nje pale te trete apo ne dem te kesaj te fundit ne nje nga menyrat e meposhtme:a) per te blere ose per te shitur tituj te tregtueshem ne territorin e Republikes se Shqiperise ose te tregtuara nga nje emetues me seli ne Republiken e Shqiperise,b) duke ditur natyren e privilegjuar te informacionit, ia komunikon informacionin pa autorizim nje pale te tretec) duke ditur natyren e privilegjuar te informacionit, keshillon nje pale te trete per te blere ose per te shitur tituj te tregtueshem ne territorin e Republikes se Shqiperise apo te tregtuara nga nje emetues me seli ne Republiken e Shqiperise,kryen kundravajtje penale dhe denohet me gjobe ose burgim gjer ne nje vit.2. Po kjo veper, kur kryhet, ne bashkepunim, me shume se nje here ose ka sjelle pasoja te renda, denohet me burgim gjer ne dy vjet.Neni 145 (151 Manipulimi i çmimeve dhe përhapja e informacionit të rremë1. Veprimi apo mosveprimi i personit qe:a) nenshkruan nje kontrate fiktive per shitjen apo zevendesimin e titujve,b) kryen porosi per blerje ose shitje te titujve per te cilet eshte kryer tashme porosia me te njejtin çmim apo nese ai i perdor keto tituj si kunder-porosi, osec) perhap informacion apo fakte te tjera te rreme mbi rritjen ose renien e çmimit te titujve apo krijimin e nje tregtimi fiktiv aktiv te tyre me qellim perfitimi personal per vehte apo nje pale te trete apo ne dem te kesaj te fundit,perben kundravajte penale dhe denohet me gjobe ose burgim gjer ne dy vjet.Po kjo veper, kur kryhet, ne bashkepunim, me shume se nje here ose ka sjelle pasoja te renda, denohet me burgim nga gjer ne pese vjet.Neni 146 (152 Paraqitja e të dhënave të rreme dhe shpërndarja e paautorizuar e tyre Personi që si anëtar i drejtorise apo i keshillit mbikqyres të një emetuesi lejon ose mundëson shpërndarjen e një prospekti përmbajtja e të cilit ndryshon nga përmbajtja e parashikuar nga Neni 37 i këtij Ligji, apo lejon ose mundëson paraqitjen e të dhënave të rreme ose paraqitjen e rremë të fakteve me vlerë materiale në një prospekt denohet me gjobe ose burgim deri në tre vjet. Po kjo veper, kur kryhet, ne bashkepunim, me shume se nje here ose ka sjelle pasoja te renda, denohet me burgim gjer ne pese vjet. Neni 147 (153 Rregjistrimi në bursë në mënyrë të paautorizuar i titujvePersoni që si anëtar i drejtorise burses lejon rregjitrimin në kuotimin një, kuotimin e shoqërive anonime publike apo në kuotime të tjera të titujve të cilat nuk i plotësojnë kushtet e parashikuara nga dispozitat e aprashikuara ne kete ligj, denohet me gjobe ose burgim deri në dy vjet. Po kjo veper, kur kryhet, ne bashkepunim, me shume se nje here ose ka sjelle pasoja te renda, denohet me burgim gjer ne pese vjet.Neni 148 (154Fshehja e pronësisëPersoni qe me dashje nuk jep të dhëna për pronësinë sipas dispozitave te nenit 116 të këtij ligji, denohet me gjobe ose burgim gjer në nje vit. Po kjo veper, kur kryhet, ne bashkepunim, me shume se nje here ose ka sjelle pasoja te renda, denohet me burgim gjer ne pese vjet. Neni 149 (155Tregtimi i paligjshëm i titujvePersoni që merret me ndërmjetësim te paautorizuar për blerjen ose shitjen e titujve denohen me gjobe ose burgim gjer në nje vit.Po kjo veper, kur kryhet, ne bashkepunim, me shume se nje here ose ka sjelle pasoja te renda, denohet me burgim nga gjer ne pese vjet.KREU IIKUNDERVAJTJE ADMINISTRATIVE Neni 150 (156 اdo shkelje e detyrimeve te percaktuara ne dispozitat e ketij ligji dhe e kryer nga personat dhe individet e autorizuar per te kryer transaksione me tituj, kur nuk perben veper penale, perben kundervajtje administrative dhe denohet me gjobe nga 100 mije deri ne 1 milion leke.Neni 151 (157 Masa te tjera administrativeNjë komisioner burse ose një këshilltar investimesh i cili ka kryer një shkelje ne kundershtim me dispozitat e nenit 155 te ketij ligji mund të dënohet me masë plotesuese administrative, me heqje të licensës për të kryer transaksione me tituj për një periudhë deri në një vit. Po kjo shkelje sipas paragrafit 1 te ketij neni e përsëritur apo kryer per qellime perfitimi material, apo nga kryerja e se ciles kane ardhur pasoja materiale dhe jo materiale ndaj një shoqërie të autorizuar, apo ka ardhur dëm material ndaj klientëve ose nje palë të trete, dënohet me masën administrative plotesuese, me heqjes të licensës për të kryer transaksione me tituj për një periudhë një vjeçare. Një shoqëri e autorizuar që ka kryer një shkelje te percaktuar ne dipsoziten e nenit 155 te ketij ligji mund të dënohet me masën administrative plotesuese, me heqje të licensës për të kryer transaksione me tituj për një periudhë deri në një vit. Po kjo shkelje sipas paragrafit 3 të këtij neni e përsëritur apo e kryer për qellime perfitimi materiale, apo nëse nga shkelja e kryer kane ardhur pasoja materiale ose jomaterial ndaj klientëve apo palës së trete, dënohet me masën administrative, me heqje të licensës për të kryer transaksione me tituj për një periudhë një vjeçare.Neni 152 (155ParashkrimiE drejta per te filluar procedimin e shkeljeve te percaktuara ne perputhje me dispozitat e ketij ligji parashkruhet ne çdo rast pas mbarimit te nje periudhe trevjeçare te kryerjes së shkeljes. E drejta per te proceduar shkeljet e percaktuara ne perputhje me dispozitat e ketij ligji, parashkruhet në çdo rast pas mbarimit të një periudhe gjashtëvjeçare pas kryerjes së shkeljes.E drejta per te ekzekutuar masat administrative per shkeljet e percaktuara ne perputhje me dispozitat e ketij ligji, parashkruhet pas mbarimit të një periudhe pesëvjeçare pas hyrjes në fuqi të vendimit perkates.KREU IIIDISPOZITA KALIMTARE DHE Tث FUNDIT Seksioni 1Titujt e emetuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji Neni 153 (159 Format e aksioneveShoqëritë anonime i emetojnë aksionet si tituj te materializuara sipas dispozitave të ligjit për shoqëritë tregare ose si tituj te dematerializuar sipas dispozitave të këtij ligji. Shoqëritë anonime që, për qëllim të këtij ligji, konsiderohen si shoqëri publike i japin regjistrarit për dematerializim të dhënat për titujt dhe pronarët e tyre nga rregjistri i aksioneve ose rregjistri i emetuesve, brenda periudhave dhe sipas mënyrës të përaktuar nga Autoriteti.Shoqëritë anonime që, për qëllim të këtij ligji, nuk konsiderohen shoqëri publike dhe që nuk nxjerrin dokumenta për aksionet ose nuk kanë emetuar aksione si tituj te dematerializuara përpara hyrjes në fuqi të këtij Ligji, i japin regjistrarit për dematerializim të dhënat për titujt dhe pronarët e tyre nga rregjistri i aksioneve ose nga rregjistri i emetuesve, brenda periudhave dhe sipas mënyrës të përaktuar nga autoriteti. Neni 154 (160 Detyrime per shoqerite e liçencuara me pare Shoqerite e liçencuara me pare nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare per te ushtruar veprimtari ne tituj, apo liçenca e te cilave eshte pranuar nga autoriteti, riorganizojnë ushtrimin e veprimtarise se tyre konform dispozitave të këtij Ligji dhe i paraqesin Autoritetit për miratim aktet e përgjithshme të harmonizuara brenda gjashte muajsh nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Nëse personat juridik të përmendur në paragrafin e pare të këtij neni nuk arrijnë ta organizojnë aktivitetin e tyre konform dispozitave të këtij ligji dhe të paraqesin aktet e përgjithshme të harmonizuara për miratim, licensa e tyre për kryerjen e transaksioneve nuk quhet më e vlefshme pas mbarimit të periudhes gjashte mujore nga data e hyrjes ne fuqi te ketij ligji. Neni 155 (161 Detyrime te AutoritetitBrenda gjashte muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Autoriteti miraton aktet nenligjore te parashikuara nga ky ligj. Neni 156 (162Informacioni konfidencial Anëtarët e bordit te autoritetit, nepunesit dhe punonjesit e tjere te autoritetit detyrohen të ruajnë fshehtësinë e informacionit që mësojnë gjatë kryerjes së detyrave të tyre në autoritet ose në mënyra të tjera, me përjashtim të rasteve të veçanta të cilat autorizohen për të vepruar ndryshe nga ligji. Ky iformacion konsiderohet konfidencial. Personat e përmendur në paragrafin e pare të këtij neni nuk mund të japin këshilla në lidhje me tregtimin e titujve dhe investimin në tituj apo nuk duhet të japin mendime nëse është e favorshme apo e pafavorshme të marrësh apo të shesësh tituj. Ndalimi i veprimeve të permenduar në paragrafët e pare dhe te dyte të këtij neni vazhdon edhe per nje periudhe gjashtë mujore qe prej datës së zgjidhjes së marrëdhënies së punes.Sa herë që marrin ose shesin tituj, nepunesit e autoritetit raportojnë brenda dy diteve per kete tek eprori i tyre direkt, ndersa anetaret e bordit brenda dy ditëve pas datës së blerjes ose shitjes, e deklarojne ne faqen zyrtare te autoritetit si dhe ju dergojne mjeteve të komunikimit masiv njoftimin ne te cilin shpjegojne llojin e titujve, emetuesin, datën dhe bazat ligjore për marrjen ose shitjen e tyre. Detyrimi që rrjedh nga paragrafi i mësipërm aplikohet edhe për blerjen dhe shitjen e letrave vlerë nga bashkëshorti, fëmija, fëmija i birësuar, prindi apo thjeshtri dhe persona të tjerë të cilët jetojnë me anetarin e bordit te autoritetit ose punonjësin në një familje të përbarshkët dhe për blerjen dhe shitjen nga persona juridikë te të cilët këta persona kanë një interes të shumicës. Periudha e raportimit fillon me ditën kur punonjësi, kryetari ose anëtari i bordit te autoritetit ka ardhur ne dijeni te faktit se janë marrë ose janë shitur tituj. Neni 157 (163 ShfuqizimeLigji nr. 8080 date 03.05.1996 “Per Letrat me Vlere”, dhe aktet nenligjore te miratuar ne ybatim te tij shfuqizohen.JOZEFINA TOPALLIK R Y E T A R E
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top